Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit qytetin e Shkodrës. • Sipas informacioneve policore rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe” në derën e banesës private të një oficeri policie, është vendosur lëndë plasëse. • Mësohet se tritoli është vendosur në derën e banesës private të Vilson Zhurrit, i cili është polic krimesh në zonën e Pultit në Dukagjin. • Në dëshminë e tij, Zhurri është shprehur se nuk ka konflikte personale me askënd, por dyshimet janë te detyra e tij. • Zona e Pultit është një prej zonave me kultivimin më të madh të lëndëve narkotike. • Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. • Sipas informacioneve nga kamerat e sigurisë janë dalluar dy persona që afrohen me motor dhe vendosin lëndën plasëse.
2 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka tronditur në orët e para të mëngjesit qytetin e Shkodrës. Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të Vilson Zhurrit, i cili është polic krimesh në zonën e Pultit në Dukagjin, është vendosur lëndë plasëse.
Në dëshminë e tij, Zhurri është shprehur se nuk ka konflikte personale me askënd, por dyshimet janë te detyra e tij. Zona e Pultit është një prej zonave me kultivimin më të madh të lëndëve narkotike.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas informacioneve nga kamerat e sigurisë janë dalluar dy persona që afrohen me motor dhe vendosin lëndën plasëse.
SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka tronditur në orët e para të mëngjesit qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve policore reth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të një oficeri policie, është vendosur lëndë plasëse.
Raportohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.