“Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit”/ Rama: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenët dhe as për oligarkët
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
•Tritol në portën e banesës së Sokol Shpendit në Shkodër. •Lënda plasëse është vendosur gjatë natës në portën e banesës së 52-vjeçarit, i cili ka në pronësi edhe hotel 'Shkodra'. •Nga shpërthimi që ndodh rreth orës 03:43 pati vetëm dëme në një cep të portës së jashtme të banesës. •Sokol Shpendi në dëshminë e tij për policinë ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e ka të qartë se kush mund të jenë autorët që vendosën lëndën plasëse. •Ende nuk dihen motivet e sulmit. •Policia është vënë në ndjekje të autorit.
3 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Detaje të reja rreth shpërthimit me tritol që ndodhi ditën e sotme në një banesë në Shkodër.
Sasia e eksplozivit është vendosur në derën hyrëse ndërsa shtëpia ndodhet disa metra më tutje dhe nuk ka pësuar dëme kjo edhe për shkak se sasia e lëndës plasëse sipas policisë vendore të Shkodrës ka qenë e vogël.
Sokol Shpendi prej vitesh është pronar i një hoteli në Shkodër. Deri më tani është ende e paqartë nëse sasia e lëndës plasëse lidhet me konkurrencën apo ka arsye të tjera.
Policia ka sekuestruar kamerën e sigurisë, por edhe të tjera në zonën përreth duke u munduar që të identifikojë autorët. Në dëshminë e tij për policinë, Shpendi ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e ka të qartë se kush mund të jenë autorët që vendosën lëndën plasëse ndërsa ka kërkuar që të zbardhet e plotë kjo ngjarje./Dosja.al
SHKODËR- Lënda plasëse u vendos në në portën e banesës së Sokol Shpendit, pronar i hotel 'Shkodra'. Nga shpërthimi që ndodhi rreth orës 03:43 pati vetëm dëme në një cep të portës së jashtme të banesës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Tomë Kola’ në Shkodër, ndërsa policia njofton se po punon për të identifikuar dhe për të kapur autorin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit./Dosja.al
SHKODËR- Një sasi tritoli ka plasur në portën e banesës së një 52-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tomë Kola” në Shkodër rreth orës 03:45. Policia ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të shtëpisë.
“Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës”, njoftoi policia.