Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në bulevardin “Nënë Tereza”, në Tiranë, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi. • Blutë bëjnë me dije, se nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale, pa të lënduar në njerëz. • Mësohet, se kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin, i cili afrohet i vetëm pranë kantierit dhe sapo vendos lëndën plasëse largohet me një motoçikletë. • Shkak dyshohet të jetë ndonjë konflikt i mundshëm i pronarëve të ndërtimit, edhe pse ata vetë kanë deklaruar se nuk kanë probleme me njeri. • Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. • Ndërkohë, autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërtimi me tritol në Kamëz. Mësohet, se kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin, i cili afrohet i vetëm pranë kantierit dhe sapo vendos lëndën plasëse largohet me një motoçikletë.
Shkak dyshohet të jetë ndonjë konflikt i mundshëm i pronarëve të ndërtimit, edhe pse ata vetë kanë deklaruar se nuk kanë probleme me njeri. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 minuta, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, pa të lënduar në njerëz. Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në bulevardin “Nënë Tereza”, në Tiranë, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi. Blutë bëjnë me dije, se nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale, pa të lënduar në njerëz.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe dokumentimin e plotë të rastit./Dosja.al