LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri, çfarë po ndodh në Sudan? Përplasje mes grupit paraushtarak dhe ushtrisë, 56 viktima, 600 të plagosur

•Zhvillime të reja nga sulmet e njëpasnjëshme në Sudan mes grupit paraushtarak dhe ushtrisë. •Në Sudan, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të rivalitetit mes dy gjeneralëve që mbajnë frenat pas grushtit të shtetit të vitit 2021. •Deri më tani raportohet të jenë vrarë 56 persona përfshirë aty edhe civilë. •Ndërsa 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur. •Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum, mes të ushtarëve të rregullt dhe forcës paramilitare, Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RSF). •Dy persona u vranë në aeroportin e Khartoum, katër në qytetin fqinj Omdurman, tetë në qytetin Nyala, gjashtë në qytetin El-Obeid dhe pesë në qytetin El-Fasser. •Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura të Sudanit filluan sulme ajrore kundër një baze të grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në qytetin Omdurman. •Forca Ajrore e Sudanit u ka bërë këtë mbrëmje thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi ose në ambiente të mbyllura pasi kryen një kontroll të plotë ajror të zonave ku operon Forca e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF). •Thirrje për një armëpushim të menjëhershëm është bërë nga OKB-ja, Uashingtoni, Moska, Bashkimi Afrikan, Liga Arabe, Bashkimi Evropian dhe madje edhe ish-kryeministri Abdullah Hamdok.  

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ushtria sudaneze dhe RSF bien dakord për 'armëpushimin urgjent humanitar'

Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri, çfarë
Sudan

SUDAN- Të dy palët në konfliktin në Sudan kanë rënë dakord për armëpushimin urgjent humanitar. Përfaqësuesit nga Forcat e Armatosura Sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë kanë rënë dakord me propozimin e Kombeve të Bashkuara për të ndërprerë luftimet mes orës 16:00 dhe 19:00 me orën lokale (14:00 dhe 17:00 GMT) të dielën.

Gjenerali Burhan i Forcave të Armatosura sudaneze dhe gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë e mbështetën propozimin. Ndërsa përshëndeti marrëveshjen, përfaqësuesi i OKB-së në Sudan, Volker Perthes tha se ata do të mbajnë përgjegjësi për ta respektuar atë, shkruan BBC. 

Në Sudan, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të rivalitetit mes dy gjeneralëve që mbajnë frenat pas grushtit të shtetit të vitit 2021. Deri më tani raportohet të jenë vrarë 56 persona përfshirë aty edhe civilë. Ndërsa 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum. Thirrje për një armëpushim të menjëhershëm është bërë nga OKB-ja, Uashingtoni, Moska, Bashkimi Afrikan, Liga Arabe, Bashkimi Evropian dhe madje edhe ish-kryeministri Abdullah Hamdok. 

3 VITE ME PARE

Sulmet e njëpasnjëshme në Sudan, banori: Njerëzit po vriten në shtëpitë e tyre

Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri, çfarë
Pamje nga sulmet në Sudan

SUDAN- Një banor në Khartum, qyteti ku prej më shumë se dy ditësh është vënë në qendër të sulmeve nga 'beteja' për pushtet e Forcave të mbështetjes së Shpejtë (RSF) dhe ushtrisë së vendit. Ai ka treguar se njerëzit janë plagosur ose vrarë në shtëpitë e tyre, ndërsa shpreh frikën se numri i viktimave civile mund të vazhdojë të rritet.

Të gjithë civilëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, por kjo nuk i ka mbajtur të gjithë të sigurt. Ka shumë njerëz ose që ndodhen në shtëpitë e tyre ose ndodhen brenda dhe rreth shtëpive të tyre, në çati, në kopshte... që ose janë lënduar ose vrarë nga një plumb endacak,” tha ai. 

Në Sudan, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të rivalitetit mes dy gjeneralëve që mbajnë frenat pas grushtit të shtetit të vitit 2021. Deri më tani raportohet të jenë vrarë 56 persona përfshirë aty edhe civilë. Ndërsa 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum. Thirrje për një armëpushim të menjëhershëm është bërë nga OKB-ja, Uashingtoni, Moska, Bashkimi Afrikan, Liga Arabe, Bashkimi Evropian dhe madje edhe ish-kryeministri Abdullah Hamdok. 

3 VITE ME PARE

'Lufta' për pushtet në Sudan/ Si nisi rivaliteti mes grupit paraushtarak dhe ushtrisë?

Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri, çfarë
Pamje nga sulmi në Sudan

SUDAN- Luftimet që kanë shpërthyer në kryeqytetin sudanez, Khartoum dhe në disa zona të tjera është rezultat i drejtpërdrejtë i një ambicieje për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit.

Sulmet e njëpasnjëshme prej më shumë se dy ditësh kanë nisur në gjithë kryeqytetin mes anëtarëve të një force paraushtarake, Forcat e bështetjes së Shpejtë (RSF) dhe ushtrisë së rregullt. 

Që nga një grusht shteti në tetor 2021, Sudani është drejtuar nga një këshill gjeneralësh dhe ka dy ushtarakë në qendër të mosmarrëveshjes.

-Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është kreu i forcave të armatosura dhe në fakt presidenti i vendit, dhe zëvendësi i tij dhe udhëheqësi i RSF-së, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur ndryshe si Hemedti.

Ata nuk kanë rënë dakord për drejtimin në të cilin po shkon vendi dhe lëvizjen e propozuar drejt sundimit civil.

Një nga pikat kryesore të pengesave është mbi planet për të përfshirë RSF-në prej 100,000 trupash në ushtri dhe se kush do të drejtonte më pas forcën e re.

RSF-së zhvendosën në të gjithë vendin, një lëvizje që ushtria e pa si një kërcënim. Kishte shpresa se bisedimet mund ta zgjidhnin situatën, por këto nuk ndodhën kurrë. Nuk dihet se kush ka sulmoi e para mbrëmjen e të shtunës, por ekziston frika se kjo do të përkeqësojë situatë. Ndërsa diplomatët u kanë kërkuar të dyja palëve të shpallin armëpushimin. 

Kush janë RFS-të?

RSF u formua në vitin 2013 dhe e ka origjinën në milicinë famëkeqe Janjaëeed që luftoi brutalisht kundër rebelëve në Darfur.
Që atëherë, gjenerali Dagalo ka ndërtuar një forcë të fuqishme që ka ndërhyrë në konfliktet në Jemen dhe Libi dhe kontrollon disa nga minierat e arit të Sudanit. Ajo është akuzuar gjithashtu për shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë masakrën e më shumë se 120 protestuesve në qershor 2019. Një forcë kaq e fortë jashtë ushtrisë është parë si burim jostabiliteti në vend.

Pse është ushtria në krye?

Nisja e tensioneve në Sudan mes palëve janë episodi i fundit në periudhat e tensionit që pasuan rrëzimin e presidentit Omar al-Bashir në vitin 2019. Në vend pati një sërë prostash që bënin thirrje për t'i dhënë fund sundimit të tij gati tre dekadash dhe ushtria bëri një grusht shteti për ta hequr qafe. Por civilët vazhduan të kërkonin një rol në planin për të ecur drejt sundimit demokratik. Më pas u krijua një qeveri e përbashkët ushtarako-civile, por ajo u rrëzua në një tjetër grusht shteti në tetor 2021. Dhe që atëherë, rivaliteti midis Gjeneral Burhan dhe Gjeneral Dagalo është intensifikuar. Dhjetorin e kaluar u ra dakord për një marrëveshje kornizë për ta kthyer pushtetin në duart e civilëve, por bisedimet për të finalizuar detajet kanë dështuar.

Çfarë pritet të ndodhë? 

Nëse luftimet vazhdojnë, atëherë ato mund të copëtojnë më tej vendin dhe të përkeqësojnë turbulencat politike. Diplomatët, të cilët kanë luajtur një rol vendimtar në përpjekjen për të nxitur një kthim në sundimin civil, do të jenë të dëshpëruar për të gjetur një mënyrë për t'i bërë dy gjeneralët të bisedojnë. Ndërkohë, do të jenë sudanezët e zakonshëm ata që do të duhet të kalojnë një periudhë tjetër pasigurie.

Përshtatur nga BBC. 

3 VITE ME PARE

‘Dhjetëra civilë të vdekur’: Çfarë duhet të dini për luftimet në Sudan?

Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri, çfarë
Lufta

Luftimet që kanë shpërthyer në qytetin e Sudanit, Kartum, dhe qytete tjera, janë rezultat i drejtpërdrejtë i ambicieve për pushtet brenda udhëheqësisë ushtarake të shtetit.

Si pasojë e luftimeve të 15 prillit, është thënë të kenë vdekur të paktën 50 persona, përfshirë aty edhe civilë. Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum, në mes të ushtarëve të rregullt dhe forcës paramilitare – Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Më poshtë po i rendisim gjërat kryesore që duhet t’i dini për këtë konflikt. Prej puçit të tetorit të vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve. Në qendër të problemit janë dy burra ushtarakë.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është udhëheqës i forcave të armatosura dhe faktikisht është edhe president i shtetit.

Si dhe zëvendësi i tij dhe lideri i forcës paramilitare RSF, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur edhe si Hemedti.

Ata nuk janë pajtuar për drejtimin që e ka marrë shteti dhe kanë propozuar udhëheqësi civile.

Por, një prej pikave bllokuese lidhet me planin për të përfshirë 100.000 pjesëtarët e forcës paramilitare në ushtri.

Dhuna ka nisur pas disa ditësh tensione, dhe pasi pjesëtarë të forcës paramilitare janë angazhuar nëpër pjesë të ndryshme të shtetit.

Këtë veprim, ushtria e ka parë si kërcënim.

Ka pasur shpresë që tensionet mund të ulen përmes negociatave, por diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Ende nuk është e qartë kush i ka nisur i pari të shtënat me armë zjarri në mëngjesin e së shtunës, mirëpo ka shqetësime se konflikti do të përshkallëzohet.

Diplomatët u kanë bërë thirrje të dyja palëve për armëpushim.

Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RFS) është formuar më 2013 dhe origjinën e ka në milicinë famëkeqe Janjaweed, e cila ka luftuar brutalisht me rebelët në Darfur.

Prej atëherë, gjenerali Dagalo, e ka ndërtuar një forcë të fuqishme, e cila ka intervenuar në konfliktet në Jemen dhe Libi, dhe kontrollon disa miniera të arit në Sudan.

Kjo forcë është akuzuar për abuzime me të drejta të njeriut, përfshirë masakrim të më shumë se 120 protestuesve në qershorin e vitit 2019.

Një forcë kaq e madhe jashtë ushtrisë, ka qenë burim i jostabilitetit në Sudan.

Luftimet e së shtunës përbëjnë episodin e fundit të tensioneve që kanë përfshirë këtë shtet, prej rrëzimit nga pushteti të presidentit Omar al-Bashir më 2019.

Nëpër rrugë janë zhvilluar protesta masive, në kërkim të largimit të tij nga pushteti – pas tri dekadave si udhëheqës – dhe më pas ushtria ka intervenuar përmes një puçi.

Mirëpo civilët kanë vazhduar të kërkojnë rolin e tyre në planin për ecje drejt regjimit demokratik.

Si rezultat, më vonë është krijuar një qeverisje mes ushtrisë dhe civilëve, por e cila është përmbysur sërish përmes një puçi, në tetor të vitit 2021.

Që atëherë, rivaliteti në mes të gjeneralit Burhan dhe gjeneralit Dagalo, sa ka shkuar e është rritur.

Për një kornizë të marrëveshjes - për të kthyer pushtetin në duart e civilëve - është arritur pajtueshmëri në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo bisedimet për finalizim të detajeve kanë dështuar.

Nëse luftimet vazhdojnë, atëherë ndasitë mund të thellohen dhe të përkeqësohet turbulenca politike.

Diplomatët, të cilët kanë luajtur rol kyç në tentimet për të kthyer udhëheqësinë civile në këtë shtet, do të duhet të gjejnë patjetër një mënyrë për t’i detyruar dy gjeneralët që të negociojnë.

Deri atëherë, sudanezët tjerë do të duhet të jetojnë në një tjetër periudhë pasigurie./REL 

3 VITE ME PARE

Situata jashtë kontrollit në Sudan/ Sulme mes ushtrisë sudaneze dhe paraushtarakëve, 56 viktima, rreth 600 të plagosur

Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri, çfarë
Sulmi

SUDAN- Gjithsej 56 civilë janë vrarë dhe 595 të tjerë janë plagosur në përleshjet në pjesë të ndryshme të Sudanit. Ky sulm erdhi një ditë pasi shpërthyen armiqësitë midis ushtrisë sudaneze dhe paraushtarakëve.

Dy persona u vranë në aeroportin e Khartoum, katër në qytetin fqinj Omdurman, tetë në qytetin Nyala, gjashtë në qytetin El-Obeid dhe pesë në qytetin El-Fasser. Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura të Sudanit filluan sulme ajrore kundër një baze të grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në qytetin Omdurman, thanë dëshmitarët okularë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Forca Ajrore e Sudanit u ka bërë këtë mbrëmje thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi ose në ambiente të mbyllura pasi kryen një kontroll të plotë ajror të zonave ku operon Forca e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF).

Dy grekë u plagosën në kryeqytetin e Sudanit Khartoum gjatë përleshjeve të rënda. Anëtarët e famullisë u plagosën nga një shpërthim rakete pranë kishës ku sapo kishte përfunduar shërbesa e ringjalljes.

Mitropoliti i Nubisë dhe i gjithë Sudanit, Savvas, deklaroi se në kohën e shërbimit të Ringjalljes së parë, kisha ishte e rrethuar nga tanke dhe ushtarë. 

Të dy, tha Savvas, janë transferuar në spital ku do të vendoset nëse do të operohen apo jo.

Ministria e Punëve të Jashtme, për shkak të situatës në zhvillim të sigurisë në Sudan, rekomandon që qytetarët grekë të shmangin udhëtimet jo thelbësore në këtë vend.

Pse situata në Sudan është jashtë kontrollit?

Në Sudan, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të rivalitetit mes dy gjeneralëve që mbajnë frenat pas grushtit të shtetit të vitit 2021.

Në Khartoum, ku askush nuk po largohet nga shtëpitë e tij mes zjarreve dhe shpërthimeve të pandërprera që nga mëngjesi, mjekët pro-demokracisë po ngrenë një apel për vullnetarët, duke përmendur "një numër të madh të plagosurish, disa prej tyre në gjendje të rëndë". Thirrje për një armëpushim "të menjëhershëm" është bërë nga OKB-ja, Uashingtoni, Moska, Bashkimi Afrikan, Liga Arabe, Bashkimi Evropian dhe madje edhe ish-kryeministri Abdullah Hamdok .

Franca shprehu "shqetësimin e saj të thellë" për situatën në atë vend, duke u bërë thirrje të dyja palëve "të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndaluar" dhunën. 

Paraushtarakët "nuk do të ndalen derisa të marrin kontrollin e të gjitha bazave ushtarake", kërcënoi komandanti i tyre, gjenerali Mohamed Hamdan Daglo ose "Khemedi", duke folur shpejt dhe me zë të lartë në telefon për rrjetin Al-Jazeera./Dosja.al

sulm ne sudan

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi