LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shpërthime të mëdha në Doha të Katarit/ Izraeli shënjestron liderin e Hamasit, Khalil al-Hayya. Katari: Shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtare! Netanyahu: Izraeli merr përgjegjësinë e plotë

• Një seri shpërthimesh të forta u regjistruan pak para orës 15:00 në zonën Katara të Dohas në Katar. •Dëshmitarët raportojnë të paktën pesë shpërthime të fuqishme në këtë rajon. • Sipas burimeve nga një zyrtar izraelit, bëhet fjalë për një operacion për eleminimin e një zyrtari të lartë të Hamasit brenda territorit të Katarit. • Ngjarja ka shkaktuar alarm dhe panik në zonë, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për shkaktarin dhe pasojat e shpërthimeve. • Video të shpërthimeve dhe shtresave të mëdha tymi janë përhapur gjerësisht në media dhe rrjetet social. • Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit ka dënuar me termat më të ashpër të mundshëm sulmin për të cilin Izraeli tashmë ka marrë përgjegjësinë. • Majed Al Ansari deklaroi se sulmi ka goditur një banesë rezidenciale ku banojnë disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. • Ai theksoi se sulmi përbën një shkelje flagrante të ligjeve ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz për të gjithë ata që ndodhen në Katar. • Ndërkohë, është publikuar edhe deklarata e plotë mbi sulmin nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). • IDF ka konfirmuar se Izraeli ka kryer një sulm ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. • IDF nga ana e saj e cilësoi sulmin plotësisht efektiv dhe në shenjë. • Emri zyrtar i sulmit ndaj udhëheqjes së Hamasit në Katar është koduar “Atzeret HaDin”, që përkthehet si “Dita e Gjykimit”. • Emri sjell në mendje festën hebraike të Shemini Atzeret, gjatë së cilës Hamasi pushtoi Izraelin, jugor më 7 tetor 2023. • Mediat izraelite raportojnë edhe për një dakordësi nga ana e SHBA-ve për sulmit, duke specifikuar se edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump i dha dritën jeshile. • Ndërkohë zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut ka lëshuar një deklaratë pas sulmeve në Doha. • Në deklaratë theksohet se veprimi i sotëm kundër krerëve kryesorë terroristë të Hamasit ishte një operacion tërësisht i pavarur izraelit. • Sipas deklradtës izraeli e nisi, e drejtoi dhe merr përgjegjësi të plotë mbi sulm. 

10 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Sulmi Izraelit në Doha/ Trump-Emirit të Katarit: Asgjë e tillë nuk do të ndodhë përsëri

Shpërthime të mëdha në Doha të Katarit/ Izraeli

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur me kryeministrin izraelit dhe udhëheqësin e Katarit pas sulmeve izraelite në Doha të hënën, tha një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë. Pas sulmit, Trump foli me Netanyahun, i cili i tha se donte paqe shpejt. Duke folur më vonë me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, presidenti i SHBA-së e siguroi atë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte më kurrë në tokën e vendit të tij.

Sipas zëdhënëses Caroline Levitt, Shtëpia e Bardhë u informua nga Pentagoni se Izraeli do të niste një sulm ndaj Hamasit në Katar këtë mëngjes. Trump ngarkoi këshilltarin e tij kryesor, të dërguarin special Steve Witkoff, me informimin e katarianëve për sulmin e afërt.

"Bombardimi i njëanshëm i Katarit, një shtet sovran dhe aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara që po punon shumë, me guxim dhe po merr rreziqe për të negociuar paqen, nuk i çon përpara qëllimet as të Izraelit dhe as të Amerikës", theksoi Levitt.

Vendndodhja e zgjedhur për sulmin e vendosi Trump në një pozitë shumë të pakëndshme, duke vënë në dukje se eliminimi i Hamasit është një qëllim i rëndësishëm. Megjithatë, Katari mohon se është informuar paraprakisht.  Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Emirateve, Majed Al Ansari, tha se autoritetet e Katarit morën një telefonatë nga zyrtarë amerikanë ndërsa zhurma e shpërthimeve tashmë po dëgjohej në qytet.

Deklarata e lexuar nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë thotë: "Këtë mëngjes, administrata Trump u njoftua nga ushtria e Shteteve të Bashkuara se, ndërsa Izraeli po sulmonte Hamasin, i cili për fat të keq ndodhej në një zonë të Dohas , kryeqytetit të Katarit, bombardimi i njëanshëm brenda Katarit , një komb sovran dhe aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara që po punon shumë dhe po merr rreziqe të guximshme me ne për të ndërmjetësuar paqen, nuk përparon qëllimet e Izraelit ose të Amerikës.

Megjithatë, eliminimi i Hamasit, i cili ka përfituar nga mjerimi i atyre që jetojnë në Gaza, është një qëllim i denjë. Presidenti Trump menjëherë udhëzoi të Dërguarin Special Witkoff të informonte katarianët për sulmin e afërt, gjë që ai e bëri. Presidenti e konsideron Katarin një aleat të fortë dhe mik të Shteteve të Bashkuara dhe shpreh keqardhje të thellë për vendndodhjen e këtij sulmi. Presidenti Trump foli gjithashtu me Kryeministrin Netanyahu pas sulmit. Kryeministri i tha Presidentit Trump se dëshiron të arrijë paqen dhe shpejt."

10 MUAJ ME PARE

Gjashtë të vdekur nga sulmi izraelit në Doha/ Hamasi deklaratë: Armiku dështoi, zyratarët mbijetuan

Shpërthime të mëdha në Doha të Katarit/ Izraeli
foto ilustruese

KATAR- Hamasi ka bëerë një deklaratë mbi sulmin izraelit në Doha, duke thënë se ekipi i tij negociator kishte mbijetuar. Hamasi shtoi se sulmi konfirmon pa asnjë dyshim se Netanyahu dhe qeveria e tij nuk dëshirojnë të arrijnë ndonjë marrëveshje për paqe.

Në një deklaratë, tha: "Ne konfirmojmë dështimin e armikut për të vrarë vëllezërit tanë në delegacionin negociator".

Në deklaratë thuhet gjithashtu se gjashtë persona të tjerë u vranë në sulm.

"Ne e mbajmë qeverinë amerikane bashkëpërgjegjëse me pushtuesin për këtë krim, për shkak të mbështetjes së saj të vazhdueshme për agresionin dhe krimet e pushtuesit kundër popullit tonë", shtoi deklarata.

10 MUAJ ME PARE

Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Administrata Trump ishte njoftuar për sulmin izraelit në Doha

Shpërthime të mëdha në Doha të Katarit/ Izraeli
Shtëpia e Bardhë

SHBA- Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i ka konfirmuar BBC-së se administrata Trump ishte njoftuar për sulmin izraelit në Doha përpara se ai të ndodhte. Sulmi i Izraelit ndaj Katarit, një aleat i madh jo-NATO për SHBA-në, ngriti menjëherë pyetje në lidhje me nivelin e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së SHBA-së, veçanërisht duke pasur parasysh afërsisht 10,000 personel ushtarak amerikan që janë të stacionuar në vend.

Ndërkohë pritet që lidhur me sulmin të flasë më vonë të martën edhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump i cili do të paraqitet në Zyrën Ovale lidhur me një vendim për shëndetësinë.

10 MUAJ ME PARE

Sulmi në Katar/ Sky News: Pesë zyrtarë të Hamasit ndodheshin në takim në Doha, kush ishte shënjestër e Izraelit

Shpërthime të mëdha në Doha të Katarit/ Izraeli
pamje nga sulmi

KATAR- Një seri shpërthimesh të forta u regjistruan pak para orës 15:00 në zonën Katara të Dohas në Katar. Dëshmitarët raportuan se të paktën pesë shpërthime të fuqishme në këtë rajon. Siç raportojnë mediat e huaja në shënjestër ishte lideri i Hamasit, Khalil al-Hayya. 

Por Sky News shkruan se Doha ishin të pranishëm pesë zyrtarë të Hamasit, Khalil al Hayya, Khaled Mashaal, Muhamed Darwish, Razi Hamad dhe Izzat al-Rishk. 

Rrjeti televiziv saudit Al-Arabiya ka raportuar se al-Hayya, i cili më parë shërbeu si zëvendëskryetar i byrosë politike të Hamasit, u vra në sulm.

10 MUAJ ME PARE

I shënjestruar nga Izraeli, kush është Khalil al-Hayya/ Pse sulmi ndaj Katar sjell një krizë të re?

Shpërthime të mëdha në Doha të Katarit/ Izraeli
Khalil al-Hayya

KATAR- Khalil al-Hayya ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të Hamasit për dekada dhe një figurë qendrore në zyrën e tij politike në Gaza. I lindur në vitin 1960 në qytetin e Gazës, ai fillimisht u bë i njohur përmes fushës së arsimit islam, duke marrë diploma universitare në teologji.

Karriera e tij politike e çoi atë në Asamblenë Legjislative Palestineze në vitin 2006, dhe më pas ai u bë një bashkëpunëtor i ngushtë i udhëheqjes së lartë të Hamasit. Që nga viti 2017, ai ka mbajtur pozicionin e zëvendës shefit të byrosë politike në Gaza dhe ka qenë i përfshirë në negociata vendimtare me Izraelin dhe ndërmjetës të tjerë ndërkombëtarë.

Rëndësia e tij ndërkombëtare u rrit veçanërisht pas vitit 2024, kur vdekjet e figurave të larta si Saleh al-Aruri dhe Yahya Sinwar lanë boshllëqe të konsiderueshme në udhëheqjen e Hamasit. Al-Haya që atëherë ka qenë në qendër të një ekipi udhëheqës tranzicional prej pesë anëtarësh që mori përsipër koordinimin e vendimeve ushtarake dhe politike të lëvizjes.

Në të njëjtën kohë, ai kishte marrë një rol udhëheqës në negociatat për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite, gjë që e bën atë një figurë vendimtare jo vetëm për funksionimin e brendshëm të Hamasit, por edhe për përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje për krizën e vazhdueshme në Gaza.

Në thelb, Khalil al-Haya është sot i vetmi person nga garda "e vjetër" e Hamasit që Izraeli pas ngjarjeve të "Mavrou Saturday", pushtimit dhe masakrave nga forcat e Hamasit në territoret e saj. Haya është një person i caktuar me lidhje të rëndësishme si në nivel politik dhe ekonomik ashtu edhe me Iranin pasi ka qenë i pranishëm në të gjitha takimet dypalëshe të 20 viteve të fundit.

Haya është gjithashtu sot një person që ka gjetur "strehë" në Katar me raportet e transmetuara nga mediat izraelite se ai ka zgjedhur të qëndrojë jashtë Gazës dhe ka marrë urdhra të qartë nga Hamasi për të zgjatur luftën dhe sulmet ndaj Izraelit.

"Sulmi i sotëm ndaj Katarit nga Izraeli, edhe nëse kishte në sytë "liderin" e ri të Hamasit, është një lëvizje me rrezik të madh. Avionët luftarakë izraelitë që goditën vendin në një periferi të Dohas ishin një "lëvizje ekskluzivisht izraelite", theksoi zyrtarisht zyra e Netanyahut pak minuta pas sulmeve, dhe kjo për shkak se vetëm pak muaj më parë presidenti amerikan Donald Trump ishte personalisht në Doha, i cili u largua nga zona me marrëveshje të nënshkruara me vlerë më shumë se 1 trilion dollarë.

Është e vështirë që ky njoftim nga ana e Izraelit të qetësojë Katarin dhe është mjaft e vështirë të mos ketë një reagim zyrtar edhe nga Arabia Saudite. Sulmi i sotëm i drejtpërdrejtë i Izraelit ndaj Katarit gjithashtu ndryshon ndjeshëm situatën në të gjithë rajonin pasi Katari nuk është as Iran dhe as Liban dhe është një vend në të cilin SHBA ka bazën e saj më të madhe në rajonin më të gjerë. Kjo është Baza Ajrore Al Udeid, e vendosur rreth 30 kilometra në jugperëndim të Dohas.

10 MUAJ ME PARE

Mediat izraelite: Trump dha dritën jeshile për sulmin në Doha

Shpërthime të mëdha në Doha të Katarit/ Izraeli
foto ilustruese

IZRAEL- Mediat izraelite raportojnë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha Izraelit miratimin e tij për sulmin ndaj udhëheqjes së Hamasit në Katar. Kanali 12 citon një zyrtar izraelit në raportin e tij se Trump dha dritën jeshile.

Emri zyrtar i sulmit ndaj udhëheqjes së Hamasit në Katar është koduar “Atzeret HaDin”, që përkthehet si “Dita e Gjykimit”. Emri sjell në mendje festën hebraike të Shemini Atzeret, gjatë së cilës Hamasi pushtoi Izraelin, jugor më 7 tetor 2023.

Mediat izraelite raportojnë edhe për një dakordësi nga ana e SHBA-ve për sulmit, duke specifikuar se edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump i dha “dritën jeshile”. Sipas burimeve të Channel 12 , Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka dhënë dritën jeshile sulmit izraelit në Katar.

Hamasi e ka mohuar eliminimin fizik të delegacionit të tij në Katar, duke deklaruar se ata mbijetuan, por media të ndryshme informojnë për të paktën vdekjen e 3 prej drejtuesve të grupit.

10 MUAJ ME PARE

Operacioni "Dita e Gjykimit"/ Netanyahu: Izraeli merr përgjegjësinë e plotë për sulmet

Shpërthime të mëdha në Doha të Katarit/ Izraeli
foto ilustruese

IZRAEL- Zyra e Benjamin Netanyahut ka lëshuar një deklaratë pas sulmeve izraelite në Doha. Kjo vjen pas disa raportimeve në median izraelite që sugjeruan se SHBA-të luajtën një rol në operacion. Më parë, Channel 12 citoi një zyrtar izraelit i cili tha se Donald Trump "dha dritën jeshile" për sulmin.

"Veprimi i sotëm kundër krerëve kryesorë terroristë të Hamasit ishte një operacion tërësisht i pavarur izraelit. Izraeli e nisi, e drejtoi dhe merr përgjegjësi të plotë," thuhet në të.

Emri zyrtar i sulmit ndaj udhëheqjes së Hamasit në Katar është koduar “Atzeret HaDin”, që përkthehet si “Dita e Gjykimit”. Emri sjell në mendje festën hebraike të Shemini Atzeret, gjatë së cilës Hamasi pushtoi Izraelin, jugor më 7 tetor 2023.

Mediat izraelite raportojnë edhe për një dakordësi nga ana e SHBA-ve për sulmit, duke specifikuar se edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump i dha “dritën jeshile”. Sipas burimeve të Channel 12 , Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka dhënë dritën jeshile sulmit izraelit në Katar.

Hamasi e ka mohuar eliminimin fizik të delegacionit të tij në Katar, duke deklaruar se ata mbijetuan, por media të ndryshme informojnë për të paktën vdekjen e 3 prej drejtuesve të grupit.

10 MUAJ ME PARE

Izraeli sulmoi kryeqytetin e Katarit/ IDF publikon deklaratën e plotë: Do vazhdojmë të veprojmë për të mposhtur organizatën terroriste...

Shpërthime të mëdha në Doha të Katarit/ Izraeli
foto ilustruese

KATAR- Izraeli ka kryer një sulm ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit Doha. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Katarit ka dënuar ashpër sulmin për të cilin Izraeli tani ka marrë përgjegjësinë. Ndërkohë, është publikuar edhe deklarata e plotë mbi sulmin nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). IDF ka konfirmuar se Izraeli ka kryer një sulm ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha.

"IDF dhe ISA kryen një sulm të saktë që synonte udhëheqjen e lartë të organizatës terroriste Hamas. Për vite me radhë, këta anëtarë të udhëheqjes së Hamasit kanë udhëhequr operacionet e organizatës terroriste, janë përgjegjës direkt për masakrën brutale të 7 tetorit dhe kanë orkestruar dhe menaxhuar luftën kundër Shtetit të Izraelit.

Para sulmit, u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe inteligjencës shtesë. IDF dhe ISA do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për të mposhtur organizatën terroriste Hamas përgjegjëse për masakrën e 7 tetorit," thuhet në deklaratën e IDF

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Izraeli godet në Katar, shpërthime të mëdha në Doha

Shpërthime të mëdha në Doha të Katarit/ Izraeli
pamjee nga shperthimi

KATAR- Ushtria izraelite ka kryer një sulm në Doha të Katarit, me synim eliminimin e udhëheqësve të lartë të Hamasit. Shpërthimesh të forta u regjistruan pak para orës 15:00 në zonën Katara të Dohas, në Katar, ku më pas u panë edhe shtresa të mëdha tymi. Dëshmitarët raportojnë të paktën pesë shpërthime të fuqishme në këtë rajon.

Sipas burimeve nga një zyrtar izraelit, bëhet fjalë për një operacion për likuidimin e një zyrtari të lartë të Hamasit brenda territorit të Katarit. Ngjarja ka shkaktuar alarm dhe panik në zonë, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për shkaktarin dhe pasojat e shpërthimeve. Video të shpërthimeve dhe shtresave të mëdha tymi janë përhapur gjerësisht në media dhe rrjetet social.

Një zëdhënës i Ministrit të Jashtëm të Katarit, reagoi në një deklaratë duke thënë se vendi dënon me fjalët më të ashpra sulmin, i cili sipas tij u krye në ndërtesa ku banojnë disa anëtarë të byrosë politike të Hamasit.

“Ky sulm kriminal përbën një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz për sigurinë e banorëve të Katarit”, thuhet në deklaratë.

10 MUAJ ME PARE

Sulmi izraelit në Doha/ Reagon Katari: Në shënjestër lideri i Hamasit, Khalil al-Hayya

Shpërthime të mëdha në Doha të Katarit/ Izraeli
foto ilustruese

KATAR- Shpërthime të shumta u dëgjuan në Doha të Katarit, thanë dëshmitarët për Reuters të hënën. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte kryer një sulm që synonte zyrtarët e lartë të Hamasit në Katar, por nuk specifikoi se ku ndodhi sulmi.

"Ushtria dhe shërbimi i sigurisë së brendshme (Shin Bet) kryen një sulm të synuar kundër udhëheqjes së lartë të organizatës terroriste Hamas. Ne sulmuam udhëheqjen e Hamasit në Katar, përfshirë Khalil al-Hayan dhe Jabarin. Presim rezultatet e sulmit", tha ushtria në një deklaratë.

Zyrtari, duke folur për Channel 12, tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump dha dritën jeshile për këtë sulm izraelit ndaj kryeqytetit të Katarit. Al Jazeera, duke cituar një burim të Hamasit, theksoi se objektivi i sulmit izraelit ishin anëtarët e ekipit negociues të organizatës që po takoheshin në kryeqytetin e Katarit. 

Katari deklaroi se ky ishte: "frikacak i Izraelit është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare".

Sulmi përbën një shkelje flagrante të të gjithë ligjit ndërkombëtar, tha qeveria. Katari shtoi se hetimi po vazhdon në nivelin më të lartë.

sulmi ne katar izrael

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës