Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Itali, ku një 23-vjeçar i identifikuar me emrin Klajdi Bitri është vrarë me një mjet të fortë nga një shtetas algjerian. •Ngjarja ka ndodhur në Sirolo, në provincën e Ankonës. •Bitri një i cili punon në këtë zonë, humbi jetën duke mbrojtur një shokun e tij pas një mosmarrëveshjeje në rrugë. •Vrasësi i identifikuar me emrin Melloul Fatah 27 vjeç ka sulmuar të riun sepse makina përpara tij po shkonte shumë ngadalë pranë një rrethrrotullimi. •Në atë moment ai dyshohet se doli nga një mjet tip 'Polo' e bardhë, me sa duket e drejtuar nga një grua, dhe filloi të dhunonte shoferin, një baba që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. •Në mbrojtje të tij ka ndërhyrë 23-vjeçari, i cili i ka ndarë. •Por sulmuesi u kthye duke marrë një shtizë peshkimi nga bagazhi duke e gjuajtur e duke lënë të vdekur shqiptarin. •Autori ka tentuar të arratiset me një makinë të errët por u ndalua nga karabinierët e stacionit Falconara pak para orës 21. •Ngjarja ndodhi në via Cilea, pikërisht në qendër, përpara syve të shumë kalimtarëve që ktheheshin nga deti.
3 artikuj për këtë temë.
ITALI- Detaje nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri në Itali. Autori me shtetësi algjeriane i identifikuar me emrin Melloul Fatah 27 vjeç ishte pa këmishë, me pantallona të shkurtra, pranë nënkalimit Palombina Vecchia, në Falconara, kur dy karabinierë e bllokuan dhe e arrestuan, shkruajnë mediat italiane.
Ai akuzohet se pasditen e djeshme goditi me shtizë 23-vjeçarin shqiptar, Klajdi Bitri, punëtor, banues në Ankona. Në një video të xhiruar nga një banor, e cila u bë menjëherë virale, shfaqen pamjet e fazave të arrestimit. Karabinierët e imobilizojnë, njëri i thotë “zbrisni, zbrisni”. Polici tjetër duke mbajtur taserin, i thotë "ke vrarë një djalë". Në atë moment vrasësi mohon, përsërit "noo, noo", ai dëshpërohet. Karabinierët thërrasin komisariatin në telefon, "E morëm, e morëm - thonë - e kemi, lajmërojini të gjithë".
I arrestuari, sipas audios së videos, duket se nuk e ka kuptuar se kishte kryer një vrasje. Më pas mbërrijnë patrulla të tjera me sirena, njëra me rroba civile, karabinierë të tjerë dalin dhe e detyrojnë të arrestuarin të hipë në një makinë shërbimi.
Çfarë ndodhi?
I riu shqiptar mbrojti një shokun e tij. Sulmuesi ka vepruar sepse makina përpara tij po shkonte shumë ngadalë pranë një rrethrrotullimi.
Në atë moment ai dyshohet se doli nga një mjet tip 'Polo' e bardhë, me sa duket e drejtuar nga një grua, dhe filloi të dhunonte shoferin, një baba që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. Në mbrojtje të tij ka ndërhyrë 23-vjeçari, i cili i ka ndarë. Por sulmuesi u kthye duke marrë një shtizë peshkimi nga bagazhi duke e gjuajtur e duke lënë të vdekur shqiptarin./Dosja.al
ITALI- Detaje nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar, Klajdi Bitri në Itali. Mediat italiane kanë publikuar pamje nga momenti i arrestimit të autorit algjerian. Karabinierët shihet teksa e shtrijnë në tokë për t'i vënë prangat, pak pasi tentoi të arratisej. Në dorë mbante një shtizë, me të cilën i mori jetën të riut shqiptar Klajdi Bitri.
Ngjarja ka ndodhur në provincën e Ankonës. Vrasësi i cili ishte arratisur me një makinë të errët u ndalua nga karabinierët e stacionit Falconara pak para orës 21.
Çfarë ndodhi?
I riu shqiptar mbrojti një shokun e tij. Sulmuesi ka vepruar sepse makina përpara tij po shkonte shumë ngadalë pranë një rrethrrotullimi.
Në atë moment ai dyshohet se doli nga një mjet tip 'Polo' e bardhë, me sa duket e drejtuar nga një grua, dhe filloi të dhunonte shoferin, një baba që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. Në mbrojtje të tij ka ndërhyrë 23-vjeçari, i cili i ka ndarë. Por sulmuesi u kthye duke marrë një shtizë peshkimi nga bagazhi duke e gjuajtur e duke lënë të vdekur shqiptarin./Dosja.al
ITALI- Vritet në Sirolo, në provincën e Ankonës shqiptari Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar, i cili humbi jetën duke mbrojtur një shokun e tij pas një mosmarrëveshjeje në rrugë. Vrasësi i cili ishte arratisur me një makinë të errët u ndalua nga karabinierët e stacionit Falconara pak para orës 21. Ai është një 30-vjeçar algjerian me banim në provincën e Ankonës.
Ngjarja ndodhën në via Cilea, pikërisht në qendër, përpara syve të shumë kalimtarëve që ktheheshin nga deti.