LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0 Çekinë, ëndrra Euro2024 bëhet realitet

• Shqipëria mund Çekinë me rezultatin 3 me 0. • Që në minutën e 9, Jasir Asani ka tronditur kundërshtarët dhe ka çuar në avantazh Shqipërinë. • Fillimisht ishte Ramadani, ai që dha asistin ndaj Asanit, i cili arriti që ta shënonte gol. • Pas disa minutash Çekia ka tenuar që të marrë situatën në kontroll, me Chytil, i cili realizoi një gol në portën shqiptare. • Por për shkak se e kishte prekur topin me dorë, goli u anulua dhe sulmuesi çek mori karton të kuq, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë. • Golin e dytë të Shqipërisë e shënon Seferi dhe ndaj Çekisë kuqezinjtë thellojnë avantazhin.• Spektakël ka dhuruar ekipi i kuqezinjve, ku sërish Seferi ka goditur drejt portës për të shënuar golin e tretë. • Arbnor Muja godet për të katërtën herë portën por VAR-i anullon golin. • Me fitoren e sotme, kombëtarja ka arritur 13 pikw dhe kryesimin e grupit E. 

15 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ëndrra Euro2024 bëhet realitet, Shqipëria arrin të kualifikohet për në Kampionatin Evropian

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0
Kombëtarja kuqezi

TIRANË- Kombëtarja kuqezi ka arritur që të kualifikohet në kampionatin e Euro2024. Pas fitores së thellë ndaj Çekisë, Shqipëria, e cila kryeson grupin E, ka arritur që të marrë kryesimin e grupit E me 13 pikë.

Pas kësaj ndeshjeje, kombëtarja kuqezi ka dhe dy ndeshje të tjera për të luajtur me Moldavinë në Moldavi si dhe ndeshja e fundit është me ishujt Faroe në Tiranë. Nëse ne arrijmë që të fitojmë ose barazojmë të paktën një prej këtyre ndeshjeve, zyrtarisht marrim pjesë në Euro24 në Gjermani.

Në grupin E kualifikues të Euro 2024, Shqipëria mban vendin e parë në grup me 13 pikë, 5 më shumë se Çekia që ka edhe një ndeshje më pak. Polonia ka 9 pikë, ndërsa Moldavia është me tetë pikë dhe mbyllin klasifikimin Ishujt Faroe me një pikë.

2 VITE ME PARE

Shqipëria shënoi për të katërtën herë, VAR-i heq golin

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0
Air Albania

TIRANË-Shqipëria ka dhuruar mbrëmjen e sotme një ndeshje spektakolare kundra Çekisë. Pas 3 golave, kuqezinjtë shënuan për të katërtën herë në portën çeke. Muja goditi drejt portës, por goli u anullua.

Tifozat vijojnë të festojnë fitoren 3 me 0 ndaj Çekisë. Tre golat u shënuan nga Asani në pjesën e parë dhe dy gola të Seferit pjesën e dytë.

2 VITE ME PARE

Spektakël sonte në Air Albania/ Shqipëria shënon golin e tretë, përsëri Seferi

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0

TIRANË- Shqipëria ka shënuar dhe golin e tretë për këtë mbrëmje me protagonist përsëri Seferin. Ishte Seferi ai i cili në minutin e ’51 i dhuroi kombëtares sonë një tjetër gol spektakolar. Goli i tretë vulos dhe hyrjen e Shqipërisë në EURO '24.

Shqipëria ka shënuar golin e parë me një goditje me të majtë nga Jasir Hasani dhe dy golat e rradhës kanë patur protagonist Seferin. 

2 VITE ME PARE

FOTOT/ Të dy qëndojnë në distancë, Rama dhe Kurti ndjekin ndeshjen nga tribuna, kryeministri i Kosovës i buzëqeshur duartroket kombëtaren

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0
Rama dhe Kurti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kanë zgjedhur që të ndekin ndeshjen e kombëtares kuqezi kundër Çekisë nga tribuna e stadiumit Air Albania. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, të dy janë në distancë nga njëri-tjetri.

Rama është i ulur në tribunë i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre Zaho. Ndërkohë që kryeministri Kurti shihet në këmbë në tribunë, teksa i buzëqeshur duartroket kombëtaren kuqezi.

2 VITE ME PARE

VIDEOLAJM/ Tifozat këndojnë këngën e Adem Jasharit në Air Albania, tifoz sot në ndeshje dhe djali i heroi të luftës

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0
Stadiumi Air Albania

TIRANË-Në pamje shihen tifozat kuqezi që këndojnë këngën e njohur të Adem Jasharit. Të gjithë të pranishmit janë përfshirë në një atmosferë gëzimi për fitoren.

Ndeshjen Shqipëri-Çeki në Air Albani po e ndjek dhe djali i heroit të luftës së Kosovës Lulzim Jashari.

2 VITE ME PARE

Shqipëria shënon goloin e dytë, Seferi e nis me vrull pjesën e dytë

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0
Goli

TIRANË- Kuqezinjtë e kombëtares e kanë nisur pjesën e dytë të ndeshjes kundër Çekisë me dyfishimin e golave. Në minutën e 51 ka qenë Taulant Seferi, ai që ka shfrytëzuar rastin e ardhur dhe ka tronditur rrjetën e kundërshtarëve.

Golin e parë për shqiptarët e bëri Jasir Asani në minutën e 9, ndërkohë që çekët kanë ngelur me 10 lojtarë, për shkak se Chytil u largua nga loja me karton të kuq.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ “Mallkue qoftë, kush s’na do bashkë”, mesazhi i banderolës së tifozave kuqezi

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0

TIRANË- Banderola e tifozave kuqezi në ndeshjen e sotme midis Shqipërisë dhe Çekisë, ka bërë shumë përshtypje. Në tifozerinë e “Plisave” ka rënë në sy parrulla me fjalët “Mallkue qoftë, kush s’na do bashkë”, një mesazh që vjen dhe pas ngjarjeve të ndodhura në veri të Kosovës.

Shqipëria kryeson ndaj Çekisë me një gol nga Jasir Asani.

2 VITE ME PARE

Anulohet goli i Çekisë, arbitri ndëshkon sulmuesin çek me karton të kuq

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0
lojtaret cek

TIRANË- Lojtarët çek kanë tentuar që të sjellin barazimin në fushën e blertë në Air Albania. Por tentativa e tyre ka dështuar, pasi një prej sulmuesve çek bëri gol në portën tonë me dorë.

Kjo ka sjell dhe ndëshkim nga arbitri, i cili i ka vendosur katron të kuq, duke e nxjerr nga loja. Për pjesën tjetër të lojës, Çekia duhet që ta vazhdojë me 10 lojtarë.

2 VITE ME PARE

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0 Çekinë, ëndrra Euro2024 bëhet realitet

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Jasir Asani vendos plisin dhe përshëndet tifozët pas shënimit të golit

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0
Jasir Asani

TIRANË-Jasir Asani, lojtari i kombëtares kuqezi ka përshëndetur tifozat pas shënimit të golit duke vendosur në shenjë simbolike plisin. 

Shqipëri – Çeki, një nga ndeshjet më vendimtare të eliminatoreve për Euro 2024, ka nisur në Arenën Kombëtare.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Kalon Shqipëria në avantazh, Asani shënon në minutat e para të takimit

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0
Goli

TIRANË- Shqipëria ka nisur ndeshjen kundër Çekisë me këmbën e mbarë. Kjo pasi Jasir Asani ka shënuar golin e tij të parë në minutën e 10 të takimit.

Pas golit Jasani ka zgjedhur që të festojë me plis në kokë, ndërkohë që tifozeria u çua në pesh, sapo topi shkundi rrjetën.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Ballist Morina në Air Albania, 'Autochthonous' në mbështetje të Kombëtares kuqezi

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0
Ballist Morina

TIRANË- Tifozi 'më i flaktë' i kombëtares kuqezi 'Ballist Morina' ka shkuar ditën e sotme Air Albania për t'i mbështetur në ndeshjen kundër Çekisë. Morina, i cili disa vite më parë, ngriti flamurin 'Autochthonous' në mes të Beogradit, sot është rikthyer në stadum për të mbështetur kombëtaren.

Menjëherë, Morina është rrethuar nga tifozët e shumtë dhe fansat e tij që po bëjnë foto.

2 VITE ME PARE

"Lavdi Afrim Bunjakut"/ Tifozët nderojnë policin e vrarë nga serbët në Kosovë: Dëshmori më i ri i kombit

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0
Pankarta

TIRANË- Tifozët shqiptarë në ndeshjen e sotme kundër Çekisë, kanë zgjedhur që të nderojnë edhe efektivin Afrim Bunjaku, i cili u bra nga sulmi terrorist serb në veri të Kosovës. Me anë të një pankarte, tifozët kanë vendosur foton e efektivit dhe mbi të kanë shkruar 'Lavdi Afrim Bunjakut'. 

 ‘Lavdi Afrim Bunjaku! Dëshmori më i ri i kombit’, shkruhet në pankartë.

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0
Pankarta
2 VITE ME PARE

Ndeshja Shqipëri-Çeki për kualifikueset e Euro 2024, del formacioni i kombëtares

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0
Kombetarja

TIRANË- Formacionet zyrtare të ndeshjes së sotme janë bërë publike. Mësohet se Sylvinho ka zgjedhur formacionin 4-3-3 për ndeshjen kundër Çekisë. 

Në portë është Berisha. Ndërsa në mbrojtje Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj. Mesi i fushës, Bajrami, Asllani, Ramadani; në sulm Asani, Seferi dhe Cikalleshi.

Formacionet e kombëtares:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Bajrami, Asllani, Ramadani; Asani, Seferi, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0
Formacionet
2 VITE ME PARE

VIDEO/ Me flamuj kueqezi dhe veshje me motive kombëtare, tifozët ndezin Tiranën pak orë para ndeshjes

Shqipëria drejt Gjermanisë/ Kombëtarja mund 3 me 0
Festa

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga Tirana, pak orë para se të nisë ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për Euro2024. Siç shihet, tifozë të shumtë shqiptarë janë mbledhur pranë stadiumit dhe po festojnë përpara ndeshjes.

Të veshur me fanella të kombëtares dhe me flamuj kuqezi, tifozët shqiptarë ja kanë marrë këngës. Tifozët shpresojnë që ndeshja e sotme të kthehet në festë, me futbollistët që premtojnë të bëjnë maksimumin sonte në mbrëmje.

ndeshja shqiperi-ceki euro2024

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet