LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron në Arenën Kombëtare, por nuk finalizon dot

• Ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi ka përfunduar barazim në Arenën Kombëtare. • Ndeshja ka nisur mirë për kombëtaren shqiptare ku padyshim ka mbizotëruar në pjesën e parë të ndeshjes. • Me disa raste të humbura dhe një penallti të fituar nga Hysaj, kuqezinjtë kanë treguar rezistencë dhe zotësi ndaj serbëve. • Por festa për goditjen e penalltisë së fituar nga Hysaj, zgjati shumë pak, pasi topi i gjuajtur nga Rey Manaj u ndal nga portieri serb. • Pjesa e dytë për kuqezinjtë ka nisur mjaft mirë me disa raste për gol, por asnjë nuk është finalizuar. • Raste ka pasur dhe nga kombëtarja serbe, por Strakosha nuk ka gabuar me pritjet që ka bërë. • Në këto rezultate, ndeshja ka përfunduar 0 me 0. Ndeshja e sotme është e vlefshme për eleminatorët e Botërorit 2026. • Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. • Aktualisht, Shqipëria ka 4 pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia mori sot pikën e vetme. • E gjithë Tirana është blinduar, për shkak të rëndësisë së madhe që ka kjo ndeshje dhe për shkak të historisë së ndeshjeve të kaluara me Serbinë. 

32 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Shqipëria mbetet në vend të dytë, ja renditja në grupin K. Serbia e parafundit vetëm me një pikë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
Ndeshja

TIRANË- Shqipëria ka ruajtur ruajtur vendin e dytë në grupin K me 4 pikë gjithsej. Ekipi i Kombëtares pas ndeshjes së sotme me Serbinë mori vetëm një pikë, duke shkuar në totalin e 4 pikëve.

Ndërkohë Anglia ka forcuar pozitën e saj në vendin e parë, pasi ka arritur të mundë me rezultatin minimal 0-1 kundër Andorrës. Vendin e tretë momentalisht e mban Letonia me 3 pikë të grumbulluara në 2 ndeshje, e katërta është Serbia me 1 pikë.

Ndërkohë, Andorra është e fundit në grup pasi nuk ka grumbulluar asnjë pikë në 3 ndeshjet e para. Nëse kjo do jetë renditja përfundimtare, Shqipëria arrin të kualifikohet në Botërorin e 2026-ës.

11 MUAJ ME PARE

Fëshkëllen bilbili i fundit, mbyllet barazim ndeshja me Serbinë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
pamjet

TIRANË- Ka përfunduar përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë në "Arenën Kombëtare". Dueli mes dy skuadrave për kualifikueset e botërorit u mbull në barazim 0-0.

Kombëtarja shqiptare kishte disa herë mundësinë të shënonte dhe të kalonte në avantash ndaj Serbisë. Në fund të pjesës së parë të ndeshjes me Serbinë Kombëtarja kuqezi fitoi një penallti, por penalltia e fituar nga Hysaj, u humb nga 11-metërshi i Rey Manajt.

 

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Blindohet Arena Kombëtare, FNSH rrethojnë fushën

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
Pamjet

TIRANË- Stadiumi Arena Kombëtare është blinduar nga forcat e shumta të policisë në ndeshjen e sotme kundër Serbisë. Kjo për shkak të gotave plastike të hedhura në fushë, kundër lojëtarëve serb.  

 

Pas disa incidenteve, në këto momente në pjesën anësore të fushës kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt që kanë bërë kordon rrethues. 

11 MUAJ ME PARE

Ndryshime sërish te kuqezinjtë, largohet Broja futet Uzuni

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
Pamjet

TIRANË- Ndryshimet te futbollistët shqiptarë kanë vazhduar akoma. Këtë herë Silvinjo ka nxjerr Armando Brojën nga loja.

Ndërkohë që për të zëvendësuar atë, ka futur në lojë Myrto Uzunin. 

11 MUAJ ME PARE

Tensione në fushë nga tifozët, ndërpritet për disa minuta ndeshja me Serbinë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
Pamjet

TIRANË- Tensione kanë nisur në ndeshjen me Serbinë mbrëmjen e sotme. Kjo pasi një tifoz ka goditur me gotë kartoni në kokë lojtarin serb Erakovic

Loja është ndërprerë për pak sekonda pasi në fushë u hodh një gotë kartoni, që dyshohet se kishe ujë ose birrë.

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Serbia tenton për gol, super Strakosha ndalon topin

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron

TIRANË- Një tentativë për gol nga Serbia është pritur shkëlqyeshëm nga portieri ynë Strakosha. Pas një harkimi nga e majta, topi ka shkuar te Mitroviç, i cili e ka gjuajtur me kokë.

 

Por në këto momente Strakosha ka qenë në gadishmëri me një supër pritje. 

11 MUAJ ME PARE

Shqipëria bën zevendësimet e para/ Largohen Manaj e Hoxha, futet në lojë Daku dhe Bajrami 

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
pamjet

TIRANË- Pak minuta pas startimit të pjesës së dytë, Kombëtarja shqiptare ka bërë zëvendësimet e para. Manaj dhe Hoxha i lanë vendi në fushë Dakut dhe Bajramit.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.

SERBIA: Petroviç, Pavloviç, Milenkoviç, Erakoviç, Lukiç, N. Maksimoviç, A. Zivkoviç, Samarxhiç, Terziç, Vlahoviç, Mitroviç.

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ I mërzitur pas humbjes së 11-metërshit, lojtarët e Kombëtares shkojnë ngushëllojnë Rei Manajn

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
pamjet

TIRANË- Në fund të pjesës së parë të ndeshjes Kombëtarja kuqezi fitoi një penallti, ku pati mundësinë të kalonte në avantash ndaj Serbisë. Por penalltia e fituar nga Hysaj, është humbur nga 11-metërshi i Rey Manajt.

 

Pasi arbitri Davide Masa i dha fundin pjesës së parë të gjithë lojtarët e Kombëtares shkuan të ngushëllojnë sulmuesin lushnjar.

11 MUAJ ME PARE

Starton pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri- Serbi 

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
pamje

TIRANË- Sapo ka startuar pjesa e dytë e duelit mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në fund të pjesës së parë të ndeshjes me Serbinë Kombëtarja kuqezi fitoi një penallti, por penalltia e fituar nga Hysaj, është humbur nga 11-metërshi i Rey Manajt.

Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota.

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Penallti në favor të Shqipërisë, Rey Manaj humbet shansin e 'artë'

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
Pamjet

TIRANË- Kombëtarja kuqezi ka fituar një penallti në fund të pjesës së parë të ndeshjes me Serbinë. Por penalltia e fituar nga Hysaj, është humbur nga 11-metërshi i Rey Manajt. 

 

Me këtë aksion të fundit është mbyllur dhe pjesa e parë e ndeshjes kundër Serbisë. 

11 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani shikon kombëtarën në stadium

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
Altin Dumani

TIRANË- Ndeshja Shqipëri-Serbi që po luhet në stadiumin Arena Kombëtare, ka mbledhur figura të shumta në vend. Një prej tyre është dhe kryeprokurori i SPAK Altin Dumani.

Siç shihet dhe në foton e siguruar nga Dosja.al, Dumani i zhveshur nga kostumi i prokurorit dhe i veshur thjesht ndodhet në stadium për të mbështetur kombëtaren. 

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron

11 MUAJ ME PARE

FOTOTLAJM/ Spektakël në "Arenën Kombëtare", vogëlushët shqiptarë që shoqërojnë lojtarët serbë bëjnë shqiponjën gjatë himnit

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
pamje

TIRANË- Teksa në stadiumin "Arena Kombëtare" po këndohej himni i Serbisë, vogëlushët shqiptarë të veshur kuqezi, që shoqërojnë lojtarët serbë bënë me duar shqiponjën dykrenare. Siç shihet edhe në pamje gjatë gjith himnit  vogëlushët shqiptarë bënë shqiponjën. 

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron

Pak më herët Sylvinho publikoi formacionin, 11 ‘të besuarit’ e tij që do të nisin sfidën kundër Serbisë.

Formacioni Shqipërisë ndaj Serbisë (4-1-3-2): Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Manaj, Broja.

Formacioni i Serbisë (3-5-2): Petroviç, Erakoviç, Milenkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Lukiç, Terziç, Vlahoviç, Mitroviç.

 

11 MUAJ ME PARE

FOTO/ Tifozët shqiptarë hedhin gota plastike në fushë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
Pamjet

TIRANË- Pak minuta pas startimit të ndeshjes Shqipëri- Serbi, tifozët kuqezinjë kanë hedhur gota plastike në fushë. Por menjherë pas incidentit në fushë u bë thirrje që mos të penalizohet Kombëtarja. 

“Mos penalizoni Kombëtaren, mos hidhni objekte në fushë”, vjen thirrja në stadium. 

Thirrja drejtuar tyre ishte “për të treguar veten tonë” dhe për të mos penalizuar Kombëtaren në këtë sfidë historike.

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Siguria në maksimum, helikopteri ngrihet në fluturim mbi Arenën Kombëtare

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron

TIRANË- Në stadiumin "Arena Kombëtare" sapo ka startuar ndeshja historike Shqipëri - Serbi. Siç shihet edhe në pamje masa të rrepta sigurie, janë vendosur për duelin mes Shqipërisë dhe Serbisë.

 

Përveç blindimit me forca të shumta sigurie në tokë, policia shqiptare ka marrë edhe masa ajrore. Siç shihet në video një helikopter i kuq, fluturon mbi stadiumin “Air Albania”, duke ushtruar kontrolle edhe nga ajri.

11 MUAJ ME PARE

Goditet topi i parë/ Nis ndeshja Shqipëri-Serbi në Arenën Kombëtare

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
Ndeshja

TIRANË- Ndeshja Shqipëri-Serbi ka startuar mbrëmjen e sotme në Arenën Kombëtare. Topi i parë është goditur nga vendasit, duke duke u dhënë dhe përparësi. 

11 MUAJ ME PARE

Ndeshja me Serbinë/ Këndohet himni shqiptar në stadium

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
pamje nga stadiumi

TIRANË- Në stadiumin "Arena Kombëtare" është kënduar  himni shqiptar. Tani pritet të startojë ndeshja historike Shqipëri- Serbi për kualifikueset e botërorit. 

 

Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka tre pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë.

Gjithashtu Silvinjo ka vendosur që këtë ndeshje të luaj me skemën 4-3-3. 

1- Strakosha
2- Hysaj
3-Ajeti
4- Djimsiti (C)
5- Mario Mitaj
6- Shehu
7- Asllani
8- Laçi
9- Broja
10- Manaj
11- Hoxha

11 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Atmosferë elektrizuese në "Arenën Kombëtare", kuqezinjtë mbajnë flamurin e Kosovës dhe UÇK-së

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Stadiumi “Arena Kombëtare” duket më i bukur se kurrë sot, i mbushur plotë me kuqezinjtë. Përveç flamurit shqiptarë në stadium nuk mungon as flamuri i Kosovës dhe UÇK-së.

Festa e tifozëve shqiptarë në rrugët e Tiranës ka nisur që nga mëngjesi i ditës së sotme. Tifozët kuqezi ka vërshuar në rrugët e kryeqytetit, duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
Pamjet

TIRANË- Kombëtarja serbe ka hyrë në fushë në këto momente për të bërë nxehmjen e fundit, pak minuta para se të nis ndeshja. Teksa një nga një janë futur në fushë, lojëtarët janë pritur me këngë patriotike shqiptare.

 

Në momentin që po hynin të gjithë, në sfond dëgjohet kënga 'Mora Fjalë' kushtuar heroit legjendar të Kosovës Adem Jashari. 

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Nuk ndalen tifozët shqiptarë, shikoni si shkrumbojnë flamurin serb

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
Flamuri serb

TIRANË- Tifozët shqiptarë kanë nisur që në mesditën e sotme, duke festuar për kombëtaren shqiptare që do të luaj sot kundër Serbisë. Me vallë tradicionale e këngë patriotike, tifozët si gjithmonë kanë gjetur mënyra për të treguar mbështetjen e tyre ndaj Kombëtarës kuqezi. 

 

Por edhe me akte të tjera, ata kanë bërë të njëjtën gjë. Siç është edhe rasti i videos së mësipërme, ku tifozët kanë djegur flamurin serb.  

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në "Arenën Kombëtare", tifozët kuqezinjë këndojnë këngën Mora Fjalë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
pamje nga stadiumi

TIRANË- Tifozët kuqezinjë kanë hyrë në stadiumin "Arena Kombëtare" duke pritur që të startojë ndeshja historike Shqipëri- Serbi. 

 

Gjatë pritjes për startimin e ndeshjes atmosferë elektrizuese ka pushtuar "Arenën Kombëtare". Kuqezinjë të ulur në stadium këndojnë këngën Mora Fjalë. 

 

11 MUAJ ME PARE

Ndeshja Shqipëri-Serbi, publikohen formacionet, kombëtarja luan me skemën 4-3-3

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
Formacioni

TIRANË- Formacionet zyrtare janë puyblikuar të ndeshjes së sotme Shqipëri kundër Serbi. Mësohet se Silvinjo ka vendosur që këtë ndeshje të luaj me skemën 4-3-3. 

1- Strakosha
2- Hysaj
3-Ajeti
4- Djimsiti (C)
5- Mario Mitaj
6- Shehu
7- Asllani
8- Laçi
9- Broja
10- Manaj
11- Hoxha

Po ashtu është publikuar dhe formacioni i kombëtares serbe. 

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron

11 MUAJ ME PARE

 FOTOLAJM/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët kuqezinjë: Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
tifozet

TIRANË- Tifozët kuqezinjë kanë "pushtuan" kryeqytetin ditën e sotme, duke  krijuar një atmosferë elektrizuese para ndeshjes Shqipëri- Serbi për kualifikueset e botërorit. Siç shihet edhe në pamje disa tifozë kuqezinjë janë ngjitur te Piramida me një banderolë të madhe në të cilën shkruhet: “Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri”.

Mijëra forca policore janë mobilizuar këtë të shtunën në Tiranë, për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit, e cila starton në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka tre pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë.

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Me eskortë policie, momenti kur ekipi serb arrin në stadium, tifozët shqiptarë e presin me 'përshëndetje'

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
Pamjet

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur ekipi serb ka mbërritur në stadiumin 'Arena Kombëtare', ku dhe do të luajnë sot me kombëtaren shqiptare. Siç shihet dhe nga pamjet, ekipi serb ka mbërritur në stadium nën masa të rrepta sigurie dhe të shoqëruar me eskortë policie.

 

Ndërkohë që teksa ekipi serb ka mbërritur në stadium, tifozët shqiptarë kanë nisur në kor me ofendime ndaj tyre. 

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Ndeshja Shqipëri- Serbi, nis hyrja e tifozëve në stadium

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
pamje nga protesta

TIRANË- Tifozët kuqezinjë kanë nisur të hyjnë në stadiumin "Arena Kombëtare", ku në orën 20:45 starton ndeshja Shqipëri- Serbi për kualifikueset e botërorit. 

 

Në shkallët e "Arenës Kombëtare" janë ulur tifozët e parë. Përpara futjes në stadium tifozët do kenë disa kontrolle, me mjetet piroteknike dhe sendet e palejuara që do jenë rreptësisht të ndaluara.

 

 

11 MUAJ ME PARE

Kualifikueset e Kupës së Botës/ The Guardian: Ndeshja Shqipëri-Serbi ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
foto ilustruese

TIRANË- Jashtë një kafeneje tre blloqe larg nga Arena Kombëtare, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po montonin pajisje në tendën mbrojtëse. Dreka e së enjtes sapo kishte kaluar dhe Tirana po përgatitej për një ndeshje që mund të kishte mbushur stadiumin kombëtar të paktën 10 herë. Nuk kishte asnjë vështirësi për të identifikuar flamurin shqiptar, shqiponja e zezë me dy koka që shtrihej nga qendra e saj.

Flamuri i dytë që po ngrihej është bërë gjithashtu i zakonshëm. Ai mbante fjalën “Autochthonous”, duke paraqitur një version të hartës së “Shqipërisë së Madhe” që e shndërroi një ndeshje futbolli në një incident madhor diplomatik në vitin 2014.

Të premten në mëngjes ai flamur ishte zëvendësuar me një version më pak nxitës. Ndoshta autoritetet kishin hyrë për një “bisedë të qetë”. Ata duan të eliminojnë çdo shkak të mundshëm për trazira si ato që shpërthyen në Beograd 11 vite më parë, kur një dron uli imazhin e diskutueshëm në stadiumin e Partizanit gjatë një ndeshjeje kualifikuese për Kampionatin Europian mes Serbisë dhe Shqipërisë. Pasojat e asaj nate shkuan përtej sportit, dhe pati lehtësim të përgjithshëm kur, në nëntorin pasues, ndeshja e kthimit në qytetin shqiptar Elbasan kaloi pa incidente madhore.

Me siguri fytyrat ranë në pëllëmbë në federatat e të dy vendeve në dhjetor të vitit të kaluar, kur shorti i kualifikueseve për Kupën e Botës 2026 i vendosi përballë njëra-tjetrës. U ngritën vetulla në arenën ndërkombëtare, por nuk kishte asgjë që i pengonte të përballeshin sërish: pavarësisht një historie të gjatë dhe të përgjakshme, plagët më të freskëta të së cilës janë nga lufta në Kosovën me shumicë etnike shqiptare, kombet nuk janë në konflikt aktiv. Asnjëri nuk kishte kërkuar të shmangte tjetrin.

Ishte e pashmangshme që problemi i marrëdhënieve në kontekstin e futbollit të rishfaqej një ditë. Asnjë burim nuk po kursehet për ta zgjidhur. Rreth 2,000 efektivë policie do të vendosen për ndeshjen e parë të Grupit K të shtunën në mbrëmje, përfshirë forcat speciale dhe antiterror. Gjithashtu, burime sugjerojnë se deri në 500 policë me rroba civile do të jenë mes 22,500 spektatorëve. Tifozët e huaj nuk do të jenë të pranishëm. Pajisje kundër dronëve po instalohen në zonën përreth dhe personat e paralajmëruar se pajisjet e tyre do të rrëzohen nga qielli.

Me shumë gjasa, çdo përpjekje për trazira do të marrë një formë tjetër; dronët nuk ishin aq të zakonshëm në jetën publike kur ai mjeti i vogël shkaktoi kaos në Beograd. Por masat e marra rikujtojnë Ismail Morinën, operatorin e vinçit me mjekër dhe dukje të padëmshme, i cili u shpall hero kombëtar për pranimin e përgjegjësisë për incidentin e vitit 2014. Edhe pse nuk u raportua gjerësisht atëherë, Morina kishte një bashkëpunëtor që ka preferuar të qëndrojë në hije.

Veprimi i Morinës pati kosto: ai u arrestua për mbajtje të paligjshme armësh para vizitës së Serbisë në 2015, duke u mbajtur larg syve të publikut gjatë asaj ndeshjeje. Më pas u burgos në Kroaci dhe Itali, ku kishte leje qëndrimi, sipas një urdhër arresti serb të lëshuar përmes Interpolit. Ai është rikthyer në stadiumet shqiptare, duke u ngritur mbi krahët e tifozëve në ndeshjen ndaj Çekisë në vitin 2023 dhe duke shkëmbyer fanella me golashënuesin Jasir Asani. Së fundmi është parë në ndeshje vendore, por në prag të takimit të së shtunës, llogaritë e tij të dikurshme në rrjetet sociale janë zhdukur.

Nëse ndonjë nga të njohurit e tij e di ku ndodhet, nuk e thotë. Supozohet se ai nuk do të rrezikonte të afrohej pranë stadiumit të shtunën. Ai nuk do të jetë i vetmi ultra, i kaluar apo aktual, që do të mbahet larg. Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka shitur bileta në grup për tifozët organizuar, por i ka shpërndarë përmes shortit nga më shumë se 200,000 aplikime dhe ka rritur çmimet. Kjo duket si përpjekje e qëllimshme për të “pastruar” atmosferën; grupi Tifozat Kuq e Zi, që krijon pamjen më të gjallë në ndeshjet e kombëtares, reagoi ashpër dhe e cilësoi një “farsë të organizuar” në favor të të pasurve.

Ata do të organizojnë një mbledhje alternative te Piramida e Tiranës, 400 metra nga stadiumi, ku është dhënë leje për një ekran gjigant. Në tregun e zi, çmimet e biletave kanë kaluar 1,000 paund. Fakti që Shqipëria dhe Serbia do të bashkëpresin Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027 shton një tjetër dimension. Nëse pritshmëritë janë të larta për vendasit e së shtunës, po aq janë edhe për organin drejtues të futbollit europian, UEFA. Një marrëveshje kaq ambicioze, e shtyrë kryesisht nga presidenti i FSHF-së dhe nënkryetari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, mund të duket e paqëndrueshme nëse ndodh ndonjë incident.

Tifozat Kuq e Zi kanë shprehur kundërshtinë ndaj bashkë-organizimit si me fjalë, ashtu edhe me simbole vizuale, dhe mendojnë se kjo ka ndikuar në përjashtimin e tyre. I vetmi shpërqendrim gjatë stërvitjes së Shqipërisë të enjten në mbrëmje ishin disa vaditës shumë të zellshëm, praninë e të cilëve askush nuk e kundërshtoi në temperatura mbi 30°C. Elseid Hysaj, mbrojtësi i Lazios, është i vetmi lojtar aktual që ishte në ndeshjen kaotike të Beogradit. “Nuk duhet të përsërisim pamjet e viteve të kaluara,” tha ai. “Trajneri na ka kërkuar të mos panikosemi për këtë ndeshje. Duhet qetësi dhe ekuilibër emocional.”

Sylvinho, trajneri në fjalë dhe një prej karaktereve më të afërt të futbollit ndërkombëtar, bëri shaka ndërsa luante me topin me ndihmësit e tij, por është nën presion për të dhënë rezultate. E njëjta gjë vlen për Dragan Stojkoviç, homologun e tij. Anglia, që plotëson pesëshe e Grupit K bashkë me Letoninë dhe Andorrën, shihet si fituese e sigurt nga të dy kampet. Shqipëria dhe Serbia e dinë që po luftojnë për një vend në “play-off” dhe përballjet mes tyre – e dyta do të zhvillohet për katër muaj – do të jenë vendimtare.

Në orën 13:40 me orën lokale të premten, lojtarët e Serbisë mbërritën në hotelin e tyre një milje në perëndim të qendrës së Tiranës. Oficerë të armatosur nga RENEA, forca antiterror e Shqipërisë, rrethuan dy autobusë që kishin udhëtuar nga aeroporti me eskortë. Hapi i parë i një operacioni që do të zgjasë gjatë fundjavës kaloi pa probleme. Nëse gjithçka mbetet kështu, ndoshta hija e 14 tetorit 2014 do të fillojë më në fund të zhduket./ The Guardian

11 MUAJ ME PARE

Kuqezinjtë në fushë, kombi pas tyre!...

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron

TIRANE - Mbrëmjen e sotme në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri Serbi. Një ndeshje me një rëndësi specifike sportive dhe jo vetëm.

Fitorja ndaj Serbisë nuk është thjeshtë ai tre pikëshi, shumë i rëndësishëm që na çon më pranë objektivit kryesor që kemi për këto eliminatore, vendi I dytë në grup, por sot fitorja nuk është vetëm sportive, por është edhe një çështje krenarie.

Në këtë stadium dhe në të gjithë Europën, fitorja ka tjetër shije, më shumë vlerë, më shumë vëmendje dhe më shumë dëshirë për të qenë sërish mbi kundërshtarin tonë, ashtu si politikisht, historikisht, edhe sportivisht...

Për t’i lënë prapa si në 2016-n, kur ne shkuam në finalet e Europianit të Francës dhe ata, u eliminuan me turpin e sjelljes barbare të disa difozëve të tyre, duke na ndjekur ne në televizor nga shtëpia.

Sot të jesh shqiptar, ka më tepër vlerë. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë gati, zhvilluan një seancë stëritore në mëngjes në Shtëpinë e Futbollit dhe pasdite pas orës 17:00 do të mësojnë se cilët do të jenë 11 përfaqësuesit tanë që do të startojnë këtë përballje të madhe.

Fitorja na duhet patjetër dhe për këtë arsye, duket se do të kemi dy sulmuesit më të mëdhej fizik, Armando Broja në krahun e djathtë, Mirlind Daku që vec talentit dhe forcës fizike sot ka një mundësi të artë për të treguar përse ai është tek ky ekip, dhe në krahun e majtë Arbër Hoxha.

Mesfusha mbetet e njëjtë ekuilibruese me Ramadanin, Asllanin dhe Lacin, ndërkohë që edhe mborjtja nuk ndryshon, Gjimshiti në qendër me Ajetin do të ndihmohen nga krahët nga Hysaj dhe Mitaj, ndërkohë që shtyllat e portës do t’I ruaj Tomas Strakosha.

22.500 kuqezinj do të jenë sot në rolin e lojtarit të 12-të në Arenën Kombëtare, ndërkohë që miliona të tjerë kuqezi, brenda kufijëve dhe jashtë do të mbeten me sytë nga televizori plot ankth dhe emocione, duke filluar nga ora 20:45, për ndeshjen e krenarisë Shqipëri-Serbi.

B.T (Dosja.al)

11 MUAJ ME PARE

Presidenti Duka: “Rezultati pozitiv do të ishte mbyllja më e bukur e këtij takimi të vështirë”

TIRANE - Në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervstë për Klan News, ka folur për përmbylljen me sukses të Europianit U-17 të zhvilluar në Shqipëri dhe për sfidat e radhës kualifikuese të Kombëtares për Kupën e Botës.

Arritjet e këtij viti? “Në këtë ditë të rëndësishme, para një sfide kaq të rëndësishme si kjo me Serbinë, është e vështirë që të flasësh për gjëra të tjera. Sapo kemi përfunduar një kampionat europian për 17 vjeçarët, i rëndësishëm dhe i suksesshëm nga të gjitha këndvështrimet, përveç rezultatit të ekipit tonë kombëtar, i cili nuk arriti të ishte në nivelet e 7 konkurrentëve të tjerë. Nga pikëpamja organizative, logjistike apo edhe nga numri i tifozëve në stadiume, ishte vërtetë shumë e bukur. Ishim afër rekordeve, sepse në historinë e organizimit të kampionateve europiane të 17-vjeçarëve, vetëm një herë në Gjermani ka pasur më shumë sesa kaq. Në Europianin e zhvilluar në Shqipëri kishim një mesatare prej 4500 tifozësh për ndeshje. Çdokush nga futbollistët, stafet, skautët, specialistët që vizituan Shqipërinë u larguan me mbresa positive. Ishte një event i suksesshëm. Kurse sot, jam i emocionuar, i përqëndruar, i ngarkuar për këtë ndeshje të rëndësishme”.

Emocionet e ditës së sotme? “Çdo ndeshje e Kombëtares ka emocione dhe ngarkesë, pritshmëri të ndryshme sipas kundërshtarit dhe gjendjes. Por ndeshja e sotme kundër Serbisë është pak ndryshe, më e ndjeshme por është e rëndësishme për këtë fazë eliminatore sepse jemi dy ekipe që pretendojmë për t’u renditur të dytët në grup. Rezultati i ndeshjes së sotme mund të përcaktojë vazhdimin për të siguruar vendin e dytë dhe play-offin per në Botëror. Përveç kësaj, dihet sesa sensibël është si ndeshje, për përballjen, historinë, politikat etj, që shpresoj mos ta ngarkojnë emocionalisht skuadrën. Uroj që ta ndjekin të gjithë në stadium dhe tifozët ta shtyjnë ekipin drejt fitores”.

Si e përjetoni ju si president ndeshjen? “Çdo njeri ka emocione para ndeshjes së Kombëtares. Një drejtues ka edhe më shumë, përveç ndjenjës dhe tifozllëkut, ka edhe përgjegjësinë për të gjithë kompleksitetin e organizimit të një eventi të një rëndësie të veçantë siç është ky i sotmi. Jam i emocionuar pak më shumë se herët e tjera, për të gjitha rrethanat dhe arsyet. Por më shumë për rezultatin sportiv, si edhe mbarëvajtjen e ndeshjes, sigurinë, organizimin dhe gjithçka që ta mbyllim me sukses. Ajo që vërtetë i jep një mbyllje të lumtur kësaj ndeshje është rezultati pozitiv”.

Suksesi në këtë sfidë vlen sa i gjithë Botërori? “Jo sa i gjithë Botërori, por gëzimi që do të kisha nga rezultati i ndeshjes së sotme do të ishte i barabartë me gëzimin që do të kisha nga kualifikimi i Shqipërisë në Botëror”.

Kualifikimi në Botëror? “Botërori është një gjë që ne nuk e kemi arritur kurrë. Dikur kishim ëndërr Europianin, utopike, e realizueshme ose jo. Pastaj kualifikimi për herë të dytë na e ktheu si një normalitet apo detyrë. Botërorin nuk e kemi shijuar, është një gjë ndryshe. Është më i vështirë kualifikimi për në Botëror, megjithëse mund të arrihet duke pasur të gjithë komponentët bashkë. Po të kishim pasur një short mbase pak më të mirë, mos të kishim Anglinë, që bën pak hapa fals në kualifikuese ose aspak. Mbase një short ndryshe si ai që kishim në kualifikueset e Europianit, do na bënte që të shkonim mbase edhe nga vendi i parë. Tashmë mbetet e vetmja rrugë përmes play-off-it, një rrugëtim sërish shumë i vështirë, për kundërshtarin që ne kemi sot përballë. Ka kualitet, histori në futboll, ka suksese, pjesëmarrje në turnetë finalë të Kupës së Botës, ndërsa në Europian ka më pak sukses se ne. Ne kemi marrë pjesë dy herë, Serbia vetëm një herë. Mbetet një skuadër me kualitete, shumë e fortë. Ndeshje shumë e vështirë, uroj të kemi një performancë pozitive, çunat mos të kenë mbingarkesë dhe të shprehin atë që dinë. Uroj dhe shpresoj të arrijmë një rezultat pozitiv”.

Problemet brenda ekipit të Serbisë? “Niveli i skuadrës dhe stafit të ekipit serb është i lartë. Pavarësisht se nga jashtë duket sikur ka konflikte. Unë uroj që të ketë përçarje të unitetit të tyre. Para një ndeshje të ekipit kombëtar, në një rast të tillë, ku hedh një hap të rëndësishëm në këtë rrugëtim, besoj se i harron këto probleme. Unë jam i gëzuar që ne nuk kemi nga këto probleme, skuadra është e bashkuar me stafin dhe të gjithë publikun dhe uroj që të gjithë të qeshim e të gëzojmë”.

Kërkesat për të ndjekur ndeshjen në stadium? “Është shtuar interesi për të ndjekur ekipin kombëtar, jo vetëm në këtë derbi nëse do ta quaja kështu. Është një derbi ballkanik, por edhe për arsye të pozicionit në tabelë që ne kërkojmë. Edhe në ndeshje të një niveli tjetër, sërish ka shumë kërkesë për të ndjekur kombëtaren. Nuk e kishim parashikuar që do të kishim kaq shumë kërkesa, që të kishim një stadium akoma edhe më të madh. Jemi të dënuar që të pranojmë kritikat që nuk plotësojmë dot të gjitha kërkesat e biletave që besoj nuk do të përballoheshin edhe në një stadium edhe më të madh se ky”.

Europiani U-21? “Për ne është e rëndësishme sot është kjo ndeshja që do luhet sonte. Pas kësaj do të kemi kohë për të folur për të tjerat. Kampionati Europian që ne presim të zhvillojmë në 2027 me Serbinë është një ngjarje historike dhe e rëndësishme për ne. Tashmë kemi dhënë prova dhe kemi eksperiencën e duhur që të bëjmë organizime të tilla. Jam i bindur që do ta bëjmë mirë edhe atë dhe do të kemi një Europian model dhe pse jo të shohim edhe organizime të tjera”.

B.T (Dosja.al)

11 MUAJ ME PARE

Gjithçka gati për ndeshjen Shqipëri – Serbi në Tiranë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
foto ilustruese

TIRANË- Mijëra forca policore janë mobilizuar të shtunën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit, që zhvillohet në orët e mbrëmjes mes ekipeve të Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka tre pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë.

Ekipi i Serbisë ka arritur të premten pasdite në Tiranë, dhe nën shoqërimin e forcave të shumta policore është akomoduar në hotel, dhe më pas i ka kryer stërvitjet e nevojshme.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe tifozëve që të kontribuojnë në një atmosferë qytetare dhe të kulturuar.

Por, pavarësisht gjithë entuziazmit që ekziston në një ndeshje futbolli, ndeshjet mes ekipeve të Shqipërisë dhe Serbisë kanë edhe doza tjera emocioni.

Shtetasit e dy vendeve janë të përfshirë në rivalitet të madh, që ka në themel tensionet historike dhe etnike, sidomos lidhur me konfliktin në Kosovë dhe historinë më të gjerë të Ballkanit. Serbia vazhdon të mos njohë shtetësinë e Kosovës, shtet me shumicë shqiptare.

Pothuajse gjysma e ekipit shqiptar të futbollit është me orgjinë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Prandaj, siç shkruan edhe agjencia e lajmeve Associated Press, për lojtarët kjo garë ka përzierje të historisë, politikës dhe krenarisë kombëtare, dhe është një tjetër rikujtim që ndonjëherë sporti është gjithçka tjetër përveçse një lojë.

Në vitin 2014, në një ndeshje mes dy kombëtareve në Beograd, ndeshja ishte ndërprerë pasi një dron me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, pati hyrë në stadium dhe ka nxiturpërleshje mes futbollistëve në stadium, dhe thirrje nacionaliste të serbëve kundër shqiptarëve.

Autoritetet shqiptare të sigurisë kanë bërë të ditur këtë herë që do të përdorin pajisje antidronë, dhe i kanë ndaluar në stadium banderolat me përmbajtje raciste, fishekzjarrët, flakadanët, lëndët piroteknike e të tjera.

Trajneri i ekipit të Shqipërisë, braziliani Sylvinho u ka bërë thirrje lojtarëve që t’i shfrytëzojnë 90 minutat e lojës në fushë, të japin më të mirën e tyre, të respektojnë kundërshtarin dhe të mos merren fare me aspektin e rrjeteve sociale, që janë plot me përmbajtje patriotike në ditët e fundit.

Në një konferencë për media të zhvilluar të premten, ai ka thënë se lojtarët e të dyja ekipeve beson se janë të përgatitur në aspektin psikik për të përballuar presionin e lojës dhe situatës.

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, ka thënë të premten në konferencë për media se ndeshja është shumë serioze për ekipin që drejton dhe që fokusi është fusha dhe fitorja, duke mos dashur t’i komentojë marrëdhëniet etnike.

Por, ndryshe prej tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka rritur ditë më parë tensionet, kur në një tubim me mbështetësit e tij, i ka kërkuar Stojkoviqit që Serbia të fitojë.

“Shkoni atje dhe mposhtini ata”, ka thënë Vuçiq duke iu referuar Stojkoviqit që ishte në turmë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shohin ndeshjen si ngjarje sportive “ku ekipet marrin mbështetje dhe energji pozitive prej tifozëve për të arritur te goli”.

Në ndeshjen e 7 qershorit në stadium nuk do të jetë grupi zyrtar i mbështetësve të Shqipërisë, i njohur si "Tifozat Kuq e Zi”, për shkak të pakënaqësisë me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), kryesisht për mënyrën e shitjes së biletave./REL

11 MUAJ ME PARE

Surpriza te Kombëtarja... Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë!

TIRANE - Vetëm 23 lojtarë mund të përdoren, sipas rregullave të UEFA-s dhe lista aktuale e Kombëtares sheh jashtë saj katër futbollistë kuqezinj. Surprizë mund të quhet mungesa e Medon Berishës, mesfushori i Seria A që ishte në stol ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Adrion Pajaziti mori minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese dhe mund të konsiderohet po ashtu befasi, ndërsa duhet të presë për mundësinë tjetër.

Mario Dajsinani, që ishte një risi e këtij grumbullimi nga Sylvinho, nuk do e ketë sot mundësinë për të qenë alternativë e trajnerit të Kombëtares kuqezi.Portieri i Egnatias më parë ka debutuar në miqësore te kuqezinjtë.

Adrian Bajrami ndërkohë nuk ka fituar minuta me trajnerin brazilian deri tani, edhe pse ftesa nuk ka munguar.

Pjesa tjetër e futbollistëve, pra një grup prej 23 lojtarësh kuqezinj, do të jenë të gjithë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për sfidën ndaj Serbisë.

Ndeshja delikate nis në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

B.T (Dosja.al)

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tirana ngjyroset kuq e zi, tifozët "pushtojnë" lokalet duke mbështetur kombëtaren

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron
tofozet

TIRANË- Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja Shqipëri- Serbi në "Arenën Kombëtare" për kualifikueset e botërorit. Tifozët kuq e zi janë mbledhur disa orë para ndeshjes duke festuar.

 

Tirana sot është ngjyrosur kuq e zi, me tifozë të panumërt që shprehin optimizmin për një fitore të Shqipërisë përballë Serbisë. Në video tifozët dëgjohen duke kënduar këngë patriotike. 

 

11 MUAJ ME PARE

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, trajneri Sylvinho surprizon me treshen e sulmit…

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron

TIRANE - Trajneri Sylvinho ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, teksa në konferencën për mediat, ai u shpreh se e ka gati formacionin që do të hedhë në fushë mbrëmjen e nesërme.

Siç mëson gazetari i Top Channel, Endi Tufa, rreshtimi pritet të jetë 4-3-3, me Strakoshën në portë, ndërsa në mbrojtje Gjimshiti dhe Ajeti, të cilët do të mbulohen nga krahët nga Hysaj e Mitaj.

Në mesfushë është treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa në sulm pritet një ndryshim “rrënjësor”.

Krahët mund të mbulohen nga Broja dhe Arbër Hoxha, ndërsa maja e sulmit pritet t’i besohet Mirlind Dakut, duke lënë në stol treshen Bajrami-Asani-Manaj (ky i fundit është shfaqur me disa probleme shëndetësore në seancat e fundit stërvitore).

Gjithsesi, ashtu siç tha dhe Sylvinho, formacioni i tij titullar është gati dhe do ta publikojë nesër vetëm një orë përpara startit të ndeshjes.

Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë për sfidën ndaj Serbisë:

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron

B.T (Dosja.al)

11 MUAJ ME PARE

E gjithë Kosova drejt Tiranës…

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron

TIRANE - Shqiptarët e Kosovës janë nisur të shumtë, që në orët e para të mëngjesit duke krijuar një fluks  të paparë makinash në autostradë. Kjo i paraprin atmosferës elektrizuese nga ora në orë që pritet të pushtojë Tiranën…

Sfida është historike, pasi Shqipëria e pret Serbinë për herë të parë në kryeqytet, me dëshirën e madhe për ta fituar këtë ndeshje, e cila konsiderohet për kuqezinjtë si ‘porta’ drejt Botërorit 2026.

Mbështetja e shqiptarëve të Kosovës për kuqezinjtë e Kombëtares, si përherë, nuk do të mungojë edhe kësaj here, edhe pse shumë prej tyre mund të mos kenë bileta për në stadium. Për ta mjafton të jenë pranë djemve të tyre kuqezinj… me shpirt dhe zemër.

Herën e fundit kur dy kombëtaret ishin në të njëjtin grup, Shqipëria siguroi kualifikimin në Europianin 2016. Serbia u rendit pas kuqezinjve.

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja mbizotëron

B.T (Dosja.al)

shqiperi-serbi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje