Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Lamtumirë Fatos Nano! • Ish-kryeministri Nano është përcjell ditën e sotme për të banesë të fundit. • Trupi i Nanos do të prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë dhe ceremonia e varrimit ishte private vetëm për familjarët. • Ceremonia e homazheve ka nisur në orën 8:30 mëngjesin e sotëm dhe ka zgjatur për disa orë. • Figura dhe personazhe të mëdha politike dhe jo vetëm kanë marrë pjesë në nderimet për ish-kryeministrin. • Në rreshtin e parë të pritjes së ngushëllimeve janë vendosur, bashkëshortja e ish-kryeministrit, Xhoana Nano, dy fëmijët e tij nga martesa me gruan e parë Rexhina Nano, djali i Xhoanës dhe ish-bashkëshortja Rexhina. • Fjalimet e lamtumirës për Nanon i kanë mbajtur bashkëshortja e tij Xhoana Nano, djali i madh i Fatos Nanos, Sokol Nano si dhe kryeministri Edi Rama. • Nën tingujt e këngës legjendare të Frank Sinatrës 'I did it my way', trupi i Nanos ka kaluar për herë të fundit në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në Tiranë, ku dhe më pas është drejtuar te varrezat e Sharrës.
31 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Një moment i rrallë është regjistruar gjatë homazheve për ish-kryeministrin Fatos Nano. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti shtrënguan duart.
Gjatë ceremonisë u vu re edhe "shikimi"e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, i cili ndoqi situatën nga afër./Dosja.al

TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano është përcjell sot për në banesë të fundit. Nën tingujt e këngës legjendare të Frank Sinatrës 'I did it my way', trupi i Nanos ka kaluar për herë të fundit në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në Tiranë.
Ndërkohë që të pranishmit kanë vendosur karajfila të bardhë./Dosja.al
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama i ka dhënë lamtumirën Fatos Nanos, ditën e sotme gjatë homazheve në nderim të tij. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Nanos iu desh të drejtonte popullin pas situatës të vështirë të viti 1997.
Rama tha se do i mungojnë darkat e rralla miqësore me Nanon. Në fund, Kryeministri Rama tha se nuk i thotë dot lamtumirë Fatos Nanos, por dëshiron ti thotë "mos vdeksh kurrë Fatos Nano".
"Pas varrosjes së Partisë së Punës, Nano ishte kyç në kalimin e shkretëtirës së socialistëve dhe bashkimin e tyre me botën demokratike. E kam kujtuar gëzimin e tij kur lajmëroi pranimin e PS në internacionales së socialistëve. Si disa e diplomës kjo sot, më tha duke qeshur. Në krye të qeverisë i desh të drejtonte popullin nga dalja e piramidave. Pas katrahurës rrafshuese të ‘97 duke u përballur me një opozitë privative, hakmarrëse deri në sulme të armatosura ndaj institucioneve dhe ndaj tij, personalisht dhe fizikisht.
Gjithsesi, kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por dita për t’i dhënë atij lamtumirën. I dashur Fatos, do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi ynë si ai i shoferit të turnit të parë me turnin 2-të për të njëjtën makinë, Kur ndodhte të ndanim një dilemë strategjike, këshillat e tua më ndihmonin të vendosja pikat mbi i. Kur mendoj çfarë 4 rrotaku sovjetik mori ti në dorëzim në turnin e parë e çfarë mora unë në të dytin, më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, po thjesht mos vdeksh kurrë Fatos Nano", tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dhënë lamtumirën e fundit, Fatos Nanos ditën e sotme gjatë homazheve në nderim të tij. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se burgosja e padrejtë e ktheu Fatos Nanon në një lider të pakonkurrueshëm të PS.
Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se pa sakrificën e tij, socialsitët do kishin fat më pak bujar. Ai tha se ish-kryeministri Nano ishte i pari kryetar dhe themelues i familjes socialiste.
“Erdhi befasisht kjo ditë zie. I pari kryetar, themelues i familjes sonë. Njeriu që ikën sot pa kthim, është rast tejet i veçantë, për t’u përcjellë me fjalën e rastit, pa u bërë qesharak. Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë. Nëse jam unë zëdhënësi i familjes sonë socialiste, kjo lidhet me intuitën dhe guximin e tij për të më ftuar në odën e shtëpisë sonë politike. Besoj se vetë ulje ngritjet e forta të rrugëtimit të tij politik, ishin pasqyrë e pikërisht një dyzim i thellë, mes pengut të një detyre, që tentonte të arratisej sa herë i jepej mundësia. Kjo, e kombinuar me burgosjen absurde. E bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshëm të PS. Pa sakrifiricën e tij, socialsitët do kishin fat më pak bujar. Në selinë e partisë që udhëhoqi, ka një foto, është pamja më domethënëse pas daljes së Fatos Nanos nga burgu. Fatosi i gjyqit, është profesori i ekonomikut, që mbahet peng i dyfishtë i asaj dite. Fatosi i selisë, me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që tregojnë xixa, është një kafshë politike”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama i ka dhënë lamtumirën Fatos Nanos, ditën e sotme gjatë homazheve në nderim të tij. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ata që e nderuan Nanon, ishin ata që e quajtën tradhtar për takimin me Sllobodan Milloshevicin.
Kryeministri Rama tha se Fatos Nano ishte një lider i pakonkurrueshëm dhe se lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Në fund, Rama tha se kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë askush dot nuk do vërë në dyshim se kontributin e Fatos Nanon në rreshtat e nderit.
"Ishte ai dyzim edhe natyrës së tij aspak sistematike i kombinuar me burgosjen absurde, u bë fati i PS dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshme duke i dhënë një frymëmarrje të re. Pa sakrificën e tij, socialistët do kishin pasur një fat më bujar. Lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Për këdo që do marrë përsipër ta zbërthejë rolin vendimtar të Fatos Nanos dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste. Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto, për mua mbetet pamja më domethënëse, fill pas daljes nga burgu.
Ai i sapodali nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, kafshë e radhë politike. PS nuk lëvizi asnjë moment, e bën PS krenare për qenien e saj, promotorë e interesave madhore të kombit, Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin ata që e ngritën dhe ulën tradhtar për takimin me Milloshevicin dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradin. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë as kush dot nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit." tha Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Nderimet për ish-kryeministrin Fatos Nano kanë përfunduar në ceremoninë e homazheve që u mbajt te Pallati i Kongreseve. Në fund të fjalës së Ramës, u mbajt një minutë heshtje në nderim të Nanos.
Ndërkohë që më pas ish-kryeministri u nderua me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”./Dosja.al
TIRANË- Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano ka mbajur një fjalim në ceremoninë e homazheve, të cilat u zhvilluan në Pallaitin e Kongreseve, në nder të Fatos Nanos. Gjatë fjalës së tij, Sokol Nano u shpreh se ish-kryeministri Nano ishte një person, i cili nuk e kishte frikë humbjen.
Ai tha se Nano i kishte folur për socialdemokracinë, për Shqipërinë europiane dhe distancimin nga frika. Djali i ish-kryeministrit të ndjerë deklaroi, se Fatos Nano besonte se politika shkonte përtej luftës personale. Në fund, ai tha se Nano ishte tolerant me gjithkënd që mendonte ndryshe.
“Të nderuar të pranishëm, familjarë, miq, shokë, jam thellësisht i prekur nga vëmendja dhe dashuria juaj që kam ndjerë për babain tim në këto ditë të vështira. Familjen time ka lodhur fati me popullin shqiptar, ne e kemi ndjerë dashurinë e njerëzve ndaj Fatosit. Sot është ditë ndryshe, ai ikën nga kjo botë, por vetëm fizikisht.
Im at ishte i pari që më foli për demokracinë, nuk e kishte frikë humbjen se ishte kalorës. Më dha mësim me forcën e shembullit, më mësoi shumëçka, garën e vërtetë dhe ringritjen. Më foli për socialdemokracinë, për Shqipërinë europiane dhe distancimin nga frika. Besonte se politika shkonte përtej luftës personale. Mbolli ide, kulturë dhe qytetarë. Tolerant me gjithkënd që mendonte ndryshe. Sot i them lamtumirë tim eti, faleminderit kamion”-u shpreh Sokol Nano./Dosja.al
TIRANË- Arkmorti me trupin e ish-kryeministrit Fatos Nano është nisur drejt banesës së fundit. Pas ceremonisë së homazheve, trupi i Nanos do të prehet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.
Ceremonia e varrimit do të jetë private vetëm për familjarët e ish-kryeministrit./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë lamtumirë Fatos Nanos ditën e sotme me një elozhe gjatë homazheve në nderim të tij. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se ekzistonin dy Nano, njëri që ishte profesori i ekonomikut që u burgos dhe tjetri, Fatosi i selisë rozë. Më tej, Rama ka deklaruar se me Nanon ai ka ndarë, thyer e rindarë bukë.
"Njeriu që ikën sot pa kthim, është rast tejet i veçantë, për t’u përcjellë me fjalën e rastit, pa u bërë qesharak. Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë. Nëse jam unë zëdhënësi i familjes sonë socialiste, kjo lidhet me intuitën dhe guximin e tij për të më ftuar në odën e shtëpisë sonë politike. Besoj se vetë ulje ngritjet e forta të rrugëtimit të tij politik, ishin pasqyrë e pikërisht një dyzim i thellë, mes pengut të një detyre, që tentonte të arratisej sa herë i jepej mundësia. Kjo, e kombinuar me burgosjen absurde. E bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshëm të PS. Pa sakfiricën e tij, socialsitët do kishin fat më pak bujar. Në selinë e partisë që udhëhoqi, ka një foto, është pamja më domethënëse pas daljes së Fatos Nanos nga burgu. Fatosi i gjyqit, është profesori i ekonomikut, që mbahet peng i dyfishtë i asaj dite. Fatosi i selisë, me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që tregojnë xixa, është një kafshë politike," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, Xhoana Nano ka mbajtur fjalën e saj në homazhet e lamtumirës së Fatos Nanos. Gjatë fjalës së saj, Xhoana Nano u shpreh se Fatos Nano ishte një person, i cili kishte një zemër të madhe dhe një njeri i cili dinte të falte.
Xhoana Nano deklaroi se Nano nuk e nihte hakmarrjen dhe se nuk pranoi ta nihte. Ajo tha se Fatos Nano ishte kundër servilizmit dhe paaftësisë, ku dhe hyri në rrugën e poltikës pa u bërë pis prej saj. Në fund të fjalës së saj, Xhoana Nano tha se Fatos Nano do të mbetet në kujtesë jo vetëm si burrë shteti, por edhe si njeriu i tyre i zemrës.
Fjala e Xhoana Nanos
“Kur vjen një moment i tillë ia vlen të përmblidhen, Fatosi ishte më tepër se një figurë publike, shumë më tepër se ato që janë thënë në histori e media, ishte i vërtetë, nuk dinte të shtirej, nuk merrte poza, e urrente populizmin, bënte atë që besonte dhe besonte në atë që bënte, besonte me shpirt në vlerat Evropiane. Ishte kundër servilizmit dhe paaftësisë, ka hyrë përmes baltës së politikës pas u bërë pis prej saj. Ai kishte një zemër të madhe, një zemër që dinte të falte, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Hakmarrja ishte një cilësi që jo vetëm s’e kishte por edhe s’pranoi ta njihte dhe e tregoi menjëherë pas burgimit të padrejtë dhe vendi u përfshi në luftë cilvile dhe tregoi atë që është në thelb të një vendi, paqja sociale. Ai solli frymë të re, përplasje alternativash dhe o luftë.
Ishte i drejtpërdrejtë, ndonjëherë dhe i vështirë, gjithnjë i ndershëm me veten dhe të tjerët, e donte këtë vend me gjithë shpirt, pvarësisht çmimit personal që iu desh të paguante nuk u lodh për ta parë Shqipërinë më të drejtë. Që nga takimet me burrat e shteteve nga Parisi në Londër e Uashington, në takime ku dalloi mes të tjerash edhe elokuenca e tij e njohur. Të gjitha këto me dhimbje të thellë, shpreh edhe mirënjohjen, mirënjohje që pata fatin ta njihja, të ecja krah tij, të qeshnin e të vuanim bashkë, të jetonim. Dua t’i them edhe një herë publikisht, faleminderit Fatos. Faleminderit që me deshe dhe më dhe mundësinë të të dua. Faleminderit që dhe mirësinë tënde për mua, për ne, për familjen tonë. Do mbetesh në kujtesën tonë jo vetëm si burrë shteti, por edhe si njeriu ynë. U prehsh në paqe”./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë lamtumirë Fatos Nanos ditën e sotme me një elozhe gjatë homazheve në nderim të tij. Gjatë fjalës së tij, Rama ka kujtuar darkat e vona me Nanon. Ndërkohë që me ironi ka kujtuar mesazhet e lamtumirës të kundërshtarëve të tij, duke thënë se sa shumë e paskan dashur.
"I thonë një fjale: Vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim sot në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, e ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve dhe personazheve të ndryshme, tër ç’u tha për ty qëkurse doli lajmi që ike përgjithnjë. Po sa të dashkan mor burrë i dheut. Edhe ata që nuk lanë rrota në kurriz pa të vënë. More deri te ata që kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe që deshën të të vrasin në zyrë dhe që të thanë në fytyrë tër të zezat e gjuhës shqipe. Veç ta shihje si i kanë qendisur kaq bukur fjalët.
Plasja më vjen që sjemi sot në një darkë. Mua më duhet të rendis fjalët e një lamtumire, të cilën nuk e imagjinova dot as pasi miku im Solis më shkroi se kishe hyre në koma. Mendova Xhoin që do vazhdonte të rrinte te koka edhe për sa vjet të tjerë që do të rrinte besnike e gjumit tënd. Nuk të mendoja ty të shtrirë në një arkmort. Ja që erdhi për mua kjo ditë zie dhe më ra puna e vështirë që ti jap lamtumirën një paraardhësi, të parit kryetar të familjes sonë," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Bashkëshortja e Fatos Nanos Xhoana Nano ka mbajtur fjalën në homazhet e lamtumirës së Fatos Nanos. Xhoana deklaroi se nano e donte Shqipërinë me shpirt. Ndërkohë që theksoi se ai eci me këmbë drejt baltës së politikës dhe nuk u bë kurrë pis prej saj.
“Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai kishte një zemër të madhe, që dilte të falte, të mirëkuptonte. Hakmarrja, ishte cilësi që nuk e kishte, por nuk pranoi ta njihte. Këtë e bëri pasi udhëhoqi vendin pas burgimit të padrejtë, kur vendi ishte në prag të një lufte civile. Ishte i drejtpërdrejt, ndonjëherë kokëfortë, por i ndershëm me veten dhe të tjerët. Ai e donte këtë vend me shpirt," tha Xhoana Nano.

TIRANË- Bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano ka mbajtur fjalën në homazhet e lamtumirës së Fatos Nanos. Në fjalën e saj, Nano ka deklaruar se kjo është dita e saj më e vështirë e jetës.
Ndërkohë që e prekur shtoi se sot do ndahet me njeriun që kaloi 24 vitet e jetës së saj.
“Është dita më e errët e jetës U ndava me njeriun që jetova çerek shekulli. Pata fatin të zbuloj te Fatosi vlera dhe cilësi. Disa cilësi të tijat, që me mirënjohje të thellë, besoj se i njohin të gjithë. Në një moment si ky, ia vlen të përmblidhet. Fatosi i ishte i vërtetë, nuk dinte dhe nuk donte të shtirej. Besonte atë që bënte dhe bënte atë që donte,” tha Xhoana Nano/Dosja.al

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në homazhet, të cilat po mbahen në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. Kryeministri Rama u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Fatos Nano ndërroi jetë më 31 tetor, pas disa javësh i shtruar në gjendje të rëndë në spittal. Nano do të përcillet sot në banesën e fundit, menjëherë pas homazheve./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në homazhet, të cilat po mbahen në Pallatin e Kongreseve, në ndër të ish-kryeministrit Fatos Nano. Dy dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike, të cilët kanë marrë pjesë në homazhe janë Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj./Dosja.al
TIRANË- Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti kanë marrë pjesë në homazhet të cilat po mbahen në Pallatin e Kongreseve, në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. Lideri historik i PS-së, Fatos Nano ndërroi jetë më 31 tetor, pas disa javësh në gjendje të rëndë.
Në homazhe kanë marrë pjesë figuara poltike dhe shumë qytetarë./Dosja.al
TIRANË- Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka marrë pjesë në homazhet të cilat po mbahen në pallatin e Kongreseve, në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. Gjatë një deklarate për mediat, Ruçi u shpreh se Nano do mbahet mend si i pari që në zgjedhjet para dhe të fundit, të cilat humbi dha dorëheqjen të parevokueshme.
Ish-kryetari i Kuvendit, Ruçi tha se Nano do ngelet një qytetar ekselent, një intelektual i klasit të parë, një politikan rrace dhe do të mbahet mend si i pari politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet.
"Një komb e një popull e shfaq veten me njerëzit që nxjerr, por njëherësh e shfaq veten edhe për mënyrën se si i nderon dhe përkujton ata. Sot është dita që të nderojmë e të përkujtojmë Fatos Nanon. Si të parin themelues të PS, si i parë reformues i PS, si i pari demokratizues i PS, si i pari transformues i PS. Nano si lider i PS në 14 vite kur nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 viteve, 4 vjet ti kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet pikërisht në dekadën e parë të themelimit dhe transformimit të kësaj force politike si asnjë forcë politike.
Do mbahet mend si i pari që në zgjedhjet para dhe të fundit që humbi dha dorëheqjen të parevokueshme duke e lënë të lirë partinë politike dhe gjeneratën re për të marrë drejtimin e kësaj force politike. Do të mbahet mend si i pari që tezën që tha se do të sakrifikoj pushte për të ndërtuar shtet, nuk e kishte thjesht një predikim, por e bëri realitet kur ishte vetë në pushtet duke i hapur rrugën dy djemve të rinj të PS për tu bërë kryeministër dhe për të lanë karrigen e kryeministrit dhe se Fatos Nano do ngelet një qytetar ekselent, një intelektual i klasit të parë, një politikan rrace dhe do të mbahet mend si i pari politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet. I paharruar kujtimi i vëllai tim dhe kryetarit tim, Fatos Nano, u prehtë i qetë ai se sot e kanë nderuar e përkujtuar përfaqësues nga territori i Shqipërisë, por jo vetëm”, tha Ruçi./Dosja.al
TIRANË- Erion Veliaj ka dërguar nga qelia një kurorë me lule në nderim të ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili ndërroi jetë më 31 tetor. Në pamundësi për të marrë pjesë, si pasojë e masës së sigurisë, Veliaj ka dërguar një kurorë me lule në emër të tij.
Homazhet për ish-kryeministrin Nano po mbahen në Pallatin e Kongreseve, ndërsa do të përcillet sot për në banesën e fundit./Dosja.al
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë së lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë në homazhet, të cilat po mbahen në Pallatin e Kongreseve në nder të ish-kryeministri Fatos Nano. Gjatë një deklarate për mediat, Blushi tha se Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.
Sekretari i përgjithshëm i PL tha se uron që e majta shqiptare të udhëhiqet në vazhdim nga dy qëndrimet e Nanos "të lëshojmë pushtet për të ndërtuar shtet" dhe "organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta është më i rëndësishëm se rezultati".
“Në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të Fatos Nanos. Z. Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane. Dy qëndrimet e tij politike "të lëshojmë pushtet për të ndërtuar shtet" dhe "organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta është më i rëndësishëm se rezultati" uroj të udhëheqin të majtën shqiptare”, tha Blushi./Dosja.al
TIRANË- Gramoz Ruçi, ish-kryetari i Kuvendit ka marrë pjesë në homazhet të cilat po mbahen në Pallatin e Kongreseve, në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. Krah tij, ishte edhe grupi parlamentar i PS, por edhe ish-deputetë të tjerë socialistë të cilët iu bashkuan homazheve për liderin historik të PS./Dosja.al
TIRANË- Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano i cili ndërroi jetë më 31 tetor, është parë në momente dhimbje dhe trishtimi. Momentet në këtë foto tregojnë dhimbjen e familjarëvë të Nanos dhe trishtimin për ndarjen e tij nga jeta.
Në krah të Xhoana Nanos qëndron djali i Fatos Nanos. Homazhet për ish-kryeministrin Nano po mbahen në Pallatin e Kongreseve. Në këto homazhe kanë marrë pjesë disa figuara politike, por edhe shumë qytetarë./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka marrë pjesë në homazhet të cilat po mbahen në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroj jetë me 31 tetor. Gjatë një deklarate për mediat, Braçe u shpreh se Nano u dha të gjithëve mundësinë të rriteshim dhe ta bënin PS-në më të mirë.
Ai tha se ish-kryeministri Nano iu dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan.
“Nano i dha mundësi të gjithëve papërjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas. Pa i mohuar kurrkujt mundësinë për tu rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe./Dosja.al
TIRANË- Ish-ministri Arben Malaj ka marrë pjesë në homazhet, të cilat po mbahen në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroj jetë me 31 tetor. Gjatë një deklarate për mediat, Malaj tha se qeverisja e tij u fokusua tek paqja sociale dhe uroi që kjo të shërbente si model për inspirim.
“E gjithë qeverisja e tij ishte fokusuar në këtë drejtim, që të gjendeshin hapësira për të harruar ‘97 dhe për të ndërtuar paqe duke lënë hapësira përfaqësimi në institucionet kushtetuese dhe për opozitën e vendit. Është një model i veçantë, të shpresojmë që do të respektohet dhe do të shërbejë për inspirim”, tha Malaj./Dosja.al
TIRANË- Politikani Agron Duka ka marrë pjesë në homazhet, të cilat po mbahen në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë me 31 tetor. Gjatë një deklarate për mediat, Duka u shpreh se me Nanon kishte miqësi dhe ruante kujtime të mrekullueshme.
Ai tha se Fatos Nano vdiq në atë moment kur turi i tij ndaloi së funksionuari
“Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të tij të vetat, Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha Duka./Dosja.al
TIRANË- Deputeti Fatmir Mediu ka marrë pjesë në homazhet, të cilat po mbahen në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë me 31 tetor. Gjatë një deklarate për mediat, Mediu është shprehur se do e kujtoj Fatos Nanon si një njeri të mendimit dhe tolerancës.
Ai tha se Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë. Sipas Mediut, Nano ishte një person, më të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe një politikan i cili ka kontribute në jetën poltike të vendit.
“Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi. Askush nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë”, tha Mediu./Dosja.al

TIRANA- E diela e sotme është shpallur Ditë Zie Kombëtare me vendim të qeverisë, në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 73-vjeçare.
Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë kanë nisur që në orët e para të mëngjesit homazhet publike, ku qytetarë të shumtë nga kryeqyteti dhe rrethet po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare të pas viteve ’90. Homazhet do të vijojnë deri në orën 11:00.
Më pas, nga ora 11:15 deri në 11:45, do të zhvillohen homazhet shtetërore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta politike dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Gjatë kësaj ceremonie do të mbahen edhe fjalime nga kryeministri Edi Rama, pasues i Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste, si dhe nga një anëtar i familjes së tij.
Në orën 12:00, në të gjithë vendin do të ndërpriten aktivitetet publike dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të Fatos Nanos, ndërsa flamujt kombëtarë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë.
Pesë minuta më vonë, në orën 12:05, do të nisë ceremonia funebre shtetërore, pas së cilës trupi i Fatos Nanos do të përcillet drejt banesës së fundit në një ceremoni private familjare.
TIRANA- Në mëngjesin e sotëm, arkëmorti me trupin e ish-kryeministrit Fatos Nano ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku janë hapur dyert për homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore në nder të tij.
Në hollin qendror të Pallatit është vendosur arkëmorti i liderit historik të së majtës shqiptare, ndërsa pranë tij qëndrojnë bashkëshortja Xhoana Nano, familjarë dhe të afërm, që presin me përulësi qytetarët e shumtë që kanë ardhur për t’i bërë nderimet e fundit.
Homazhet kanë nisur që në orën 08:30 dhe do të vijojnë deri në 11:00, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, figurave të jetës publike, politike e kulturore, si dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore.
Pas përfundimit të homazheve publike, do të zhvillohet ceremonia shtetërore e nderimit, ku do të mbajnë fjalë përshëndetëse personalitete të larta të vendit. Më pas, trupi i Fatos Nanos do të përcillet për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.
FIER- Qytetarët e Fierit do të bashkohen në homazhet, që do të mbahen për ish-kryeministrin Fatos Nano. Shumë prej tyre janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar homazheve në Pallatin e Kongreseve.
Kjo për të marrë pjesë në nderimin e figurës së liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Bashkia Fier ka vendosur disa autobusë në dispozicion për qytetarët, të cilët do të marrin pjesë në homazhet e mbajtuar në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë. Qytetarët janë nisur në orën 7:00 drejt Tiranës./Dosja.al
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë një mesazh në lidhje me humbjen e ish-kryeministrit Fatos Nano. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Rama ka shkruar "Lamtumirë Fatos Nano"./Dosja.al
Postimi i Edi Ramës
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka shpallur ditën e sotme, 2 nëntor 2025, Ditë Zie Kombëtare në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. Nano i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Në njoftimin zyrtar theksohet se vendimi është marrë në shenjë respekti për kontributin e çmuar që Nano dha në jetën politike dhe publike të vendit, si një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit demokratik shqiptar.
Programi i homazheve dhe ceremonisë shtetërore
Homazhet publike do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve nga ora 08:30 deri në 11:00, ndërsa në orën 11:15 – 11:45 do të mbahet ceremonia shtetërore e nderimit nga personalitetet më të larta të shtetit.
Në orën 12:00, në të gjithë vendin do të ndërpriten aktivitetet dhe do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të ish-kryeministrit. Pesë minuta më pas, në orën 12:05, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës.
Gjatë ditës, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa Radiotelevizioni Publik Shqiptar do të transmetojë muzikë funebre gjatë zhvillimit të ceremonisë.
Për organizimin e kësaj dite është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.
Në përfundim të ceremonisë shtetërore që po zhvillohet sot në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, fjalën e fundit do ta mbajë kryeministri Edi Rama, pasuesi i tij në drejtimin e Partisë Socialiste.
Pas tij, do të flasin gjithashtu bashkëshortja e të ndjerit, Xhoana Nano, si dhe djali, Sokoli, të cilët do të përcjellin mesazhet e tyre personale dhe emocionuese për figurën e Nanos si politikan, intelektual dhe njeri i familjes./ Dosja.al