LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shqipëria e acartë"/ Në Kukës rrugët të kalueshme me zinxhirë, 3 fshatra të bllokuara në Mirditë

•Moti i keq ka mbërthyer të gjithë vendin.  •Prefektura e Kukësit njofton se rrugët rurale janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa të bllokuara janë rrugët për njësitë Arrën, Zapod dhe Kalis. •Ka probleme me furnizimin me energji elektrike në Njësinë Topojan dhe disa fshatra në Njësinë Malzi. •Në Mirditë vijojnë të bllokuara nga bora rrugët e fshatrave, Ndërshen, Nënshejt e Lajthizë. •Në Dibër energjia elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe të territorit, por ka ende njësi administrative dhe fshatra pa energji.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Situata në Dibër/ Prezencë e akullit në rrugë, disa fshatra pa energji, 3 grupe të OSHEE nga Kavaja dhe Durrësi u shkojnë në ndihmë

"Shqipëria e acartë"/ Në Kukës rrugët të
foto nga Bulqiza

DIBËR- Pas reshjeve të dëborës, acari dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë qarkun e Dibrës. Gjatë natës vlerat kanë zbritur nën zero duke shënuar -13 gradë. Në akset rrugore kombëtare nuk ka më dëborë por ka prezencë të akullit, ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes dhe të përdorin mjetet antirrëshqitëse.

Rruga e Arbrit është e kalueshme, por ka prezencë të akullit në orët e para të mëngjesit dhe të darkës. Mbrëmë është bllokuar sërish për më shumë se një orë, tek Hani, për shkak të ngricave. Prezencë të akullit ka edhe tek pishat e Bulqizës edhe pse rruga është kriposur. Aksi Peshkopi - Kukës ka prezencë të akullit nga Sllova deri në Vasie, ndaj në orët e para të mëngjesit dhe të darkës duhet të përdoren zinxhirët.

Rrugët e njësive administrative janë hapur, po punohet për rrugën e Lurës, mjetet e bashkisë kanë nisur hapjen e rrugëve të fshatrave. Energjia elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe të territorit, por ka ende njësi administrative dhe fshatra pa energji. Prej dy ditësh kanë punuar 6 grupe të OSHE dhe OST, në ndihmë të tyre kanë ardhur edhe 3 grupe  nga Kavaja dhe Durrësi, për të përshpejtuar riparimin e defekteve të shkaktuar nga moti i keq. Mbrëmjen e djeshme është rikthyer energjia në qytetin e Bulqizës, por ka ende disa njësi administrative pa energji. Fatmirësisht nga zonat e thella nuk ka pasur thirrje për emergjenca shëndetësore në 24 orët e fundit.

2 VITE ME PARE

Moti i acartë, ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme, drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore

"Shqipëria e acartë"/ Në Kukës rrugët të
Debora

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë përditësimin më të fundit në lidhje me situatën e vështirë të krijuar në akset rrugore në vend pas motit të ftohtë dhe reshjeve të dëborës. ARRSH u shpreh se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta, deri në -7.

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale, ndërsa grupet e mirëmbajtjes kanë punuar për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave.

Sa i përket drejtuesve të automjeteve, ARRSH i këshillon këta të fundit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

2 VITE ME PARE

Bora në Kukës, Prefektura: Rrugët rurale të kalueshme me zinxhirë, në Mirditë 3 fshatra të bllokuara

"Shqipëria e acartë"/ Në Kukës rrugët të
Bora

KUKËS- Situata pas motit të keq që përfshiu vendin tonë në fundjavë është normalizuar në pjesën më të madhe të akseve rrugore pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës.

Prefektuara e Kukësit njofton se rrugët rurale janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa të bllokuara janë rrugët për njësitë Arrën, Zapod dhe Kalis. Po ashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike në Njësinë Topojan dhe disa fshatra në Njësinë Malzi.

Në Mirditë vijojnë të bllokuara nga bora rrugët e fshatrave, Ndërshen, Nënshejt e Lajthizë.

Nga subjektet kontraktore është punuar dhe po punohet për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të gjitha akseve rrugore nacionale./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Ulje temperaturash, dëborë në veri dhe juglindje! Parashikimi i motit për sot

"Shqipëria e acartë"/ Në Kukës rrugët të
Moti

TIRANË- Sot do të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me temperatura të ulëta në vlerat minimale. Do të mbetëmi nën ndikimin e të ftohtit Siberian edhe gjatë ditës së hënë ku orët e paradites; do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por moti do të jetë i ftohtë, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si edhe dëbore në të gjithë vendin.

Ditën e Martë dhe të Mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5ballë.

Ditën e Enjte dhe të Premte moti parashikohet me alternime të herëpasherëshme vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet ulët. Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, si dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut e të borës./Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit