Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Sheshin Skënderbej në protestën kundër projektit të planifikuar në Zvërnec. • Tubimi nisi rreth orës 18:00 me pankarta si: “Shqipëria nuk është në shitje” dhe “Zëri ynë, e ardhmja jonë”. • Protestuesit kanë nisur marshimin nga qendra e Tiranës drejt institucioneve shtetërore, përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë, duke kërkuar më shumë transparencë për projektin dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura në Zvërnec. • Në protestë janë dëgjuar thirrje kundër projektit të resortit që sipas raportimeve parashikon një investim prej rreth 4 miliardë eurosh në zonën e Zvërnecit. • Organizatorët e konsiderojnë projektin një kërcënim për ekosistemin dhe interesin publik. • Tubimi vjen pas tensioneve të ditëve të fundit në Zvërnec, ku gjatë protestave në terren u raportuan përplasje dhe incidente me protestues. • Kjo ka shtuar mobilizimin qytetar në kryeqytet.
14 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Qytetarët kanë përfunduar pas më shumë se dy orësh protestës përpara Kryeministrisë. Ata u grumbulluan fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke bërë thirrje se Shqipëria nuk është në shitje. Gjatë tubimit disa protestues rrethuan me tel me gjemba godinën e Ministrisë së Brendshme, si shenjë e pakënaqësisë për situatën dhe për të kërkuar mbrojtjen e Zvërnecit.
Përpara Kryeministrisë protestuesit mbajtën fjalime, ku kërkuan dorëheqjen e Kryeministri Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari. Protesta u shoqërua gjithashtu me thirrje të forta nga turma, ku u dëgjua vazhdimisht ultimatumi: “Keni 24 orë afat, lironi zyrat!”. Gjatë fjalimeve banorët bënë thirrje që të largojnë oligarkët nga toka e tyre.
Pjesëmarrësit përcollën edhe mesazhin “Nesër më shumë”, duke lënë të kuptohet se mobilizimi do të vazhdojë sërish ditën e nesërme në orën 10:00./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kërkuan njëzëri dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit në Zvërnec. Protestuesit i vunë ultimatum kryeministrit, duke i dhënë 24 orë afat për anulimin e projektit në Zvërnec. Protestuesit përsërisnin gjithashtu thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”.
“Rama në burg, Berisha në burg. Këtu vendosim ne. 24 orë afat… lironi zyrat… nesër në orën 18:00 te Gjergj Kastrioti dhe më pas këtu”, brohorisnin protestuesit, duke paralajmëruar vijim të aksioneve edhe në orët dhe ditët në vijim./Dosja.al

TIRANË- Qytetarët kanë pralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim. Gjatë tubimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke lënë të kuptohet se mobilizimi do të vazhdojë sërish.
Gjatë protestës qytetarët ndezën blicat e telefonave celularë nga protestuesit në Bulevard, në shenjë sensibilizimi dhe mbështetjeje për kauzën.
Organizatorët deklaruan se reagimi qytetar do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve tu bashkohen protestave kundër ndërtimeve që, sipas tyre, rrezikojnë një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit./Dosja.al

TIRANË- Një banore nga Rrjolli bëri thirrje gjatë tubimit masiv që të largojnë oligarkët nga toka e tyre. Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se nuk kanë nevojë as për Bashkim Ulajn, as për Shefqet Kastratin që të zhvillojnë tokën e të parëve. Ajo kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari dhe ndalimin e projekteve që, sipas saj, po zhvillohen në interes të qytetarëve. Ajo theksoi ndër të tjera se shqiptarët nuk kanë nevojë për qeveri me oligarkë.
"Ne jemi mbledhur sot këtu për Zvërnecin, për Rrjollin dhe për të gjithë Shqipërinë. Unë jam nga Rrjolli dhe besoj se për katër muaj e keni parë të gjithë masakrën që na është bërë. Dhe kjo qeveri duhet t’i largojë oligarkët nga Rrjolli dhe nga Zvërneci. Nuk kemi nevojë as për Bashkim Ulajn, as për Shefqet Kastratin që të zhvillojnë tokën e të parëve tanë. Ne nuk kemi nevojë as për musketierët e tyre. E kemi mbrojtur prej shekujsh tokën tonë dhe do ta bëjmë edhe sot.
Kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, bashkë me të gjithë oligarkët që na tregojnë muskujt në tokat e gjyshërve tanë. Nuk na duhen as të fortët e Bashkim Ulajt, as të Shefqet Kastratit për të zhvilluar atë tokë. Shqipërinë nuk e mbrojnë grekët, sepse Shqipëria ka mjaft trima. Nuk jemi të grekut, sepse jemi shqiptarë.
Rama dhe ministri i Brendshëm duhet të kishin dhënë tashmë dorëheqjen. Me të gjithë këta qytetarë që ka poshtë zyrës së tij, ai duhet të kishte burrëri dhe të tërhiqej për ta lënë këtë vend ta zhvillojë rinia që është këtu. Nuk kemi nevojë për qeveri me oligarkë. Ne nuk duhet të largohemi nga ky shesh pa u anuluar ligji i zonave të mbrojtura, Paketa e Maleve dhe ai i investitorit strategjik," tha banorja./Dosja.al

TIRANË- Qytetarët kanë bërë thirrje njëzëri gjatë protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kundër Policisë së Shtetit. Pas dhunës barbare ndaj banorit në Zvërnec, protestuesit në Tiranë bënë thirrje që policia të heqë kapelet. Ata shprehen se nuk është yurp të jesh polic, por turp është të mos zbatosh ligjin kur ke veshur uniformën.
“Nuk është turp të jesh polic, por mos të zbatosh ligjin kur ke veshur uniformën," tha një protestuese./Dosja.al

TIRANË- Në mesin e mijërave qytetarëve që kanë zbarkuar sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar lidhur me situatën e Zvërnecit ka edhe një foshnje. Siç shihet nga pamjet, foshnja ndodhet mes protestuesve në karrocë, ndërkohë që qytetarët bëjnë thirrje "Poshtë qeveria".
Kjo është dita e dytë e protestës që po mbahet sot në bulevard, kundër projektit të Zvërnecit, por dhe për paketën e maleve apo dhe për terapinë hormonale që do të aplikohet në QSUT./Dosja.al
TIRANË- Rojet private me maska në protestën në Zvërnec, ishin ata që krijuan dhunën më të rëndë në atë protestë. Por mesa duket, këtë herë personat me maska, kanë marrë tjetër detyrë.
Kanë hipur sipër tarracës së godinave të ministrive dhe po vëzhgojnë qytetarët që kanë marrë pjesë në protestë. Por pse po e bëjnë vallë?
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
TIRANË- Një i ri tha gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se qeverisë dhe opozitës nuk i bëhet vonë për shqiptarët, ndërsa theksoi nevojën për bashkim mes protestuesve. Gjatë fjalës së tij, ai u bëri thirrje qytetarëve që kur Rama të dalë në publik të sabotojnë, pasi sipas tij Kryeministri është shumë i zgjuar për të ndikuar.
“Opozitës dhe qeverisë s’i bëhet vonë për shqiptarët. Ne kemi njëri-tjetrin. Kur kryeministri të dalë në publik, sabotojeni, se është shumë i zgjuar për të ndikuar,” u shpreh ai gjatë fjalës së tij, ndërsa bëri thirrje për anulimin e projektit të Zvernecit./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë kërkuar në kor rrëzimin e qeverisë Rama. Gjatë protestës së sotme, mjëra qytetarë janë bërë bashkë dhe kanë kërkuar që Rama të dorëhiqet si kryeministër.
Në protestën për Zvërnecin, qytetarët kanë sulmuar si qeverinë ashtu dhe Opozitën për mosreagimin e tyre.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët janë bërë bashkë ditën e sotme në protestën për mbrojtjen e Zvërnecit. Mijëra qytetarë me pankarta në duar janë mbledhur në protestë ditën e sotme para kryeministrisë.
Protestuesit fajësojnë të dy krahët e politikës për atë që po ndodh në Zvërnec. Qytetarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” apo edhe slogane si “Rama në burg, Berisha në burg”.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë nisur protestën para kryeministrisë për projektin e Zvërnecit. Nga Ministria e Brendshme ku u mblodhën ditën e sotme, qytetarët me këngë labe në sfond, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Ata kanë kërkuar anulimin e projektit për Zvërnecin si dhe dorëheqjen e Ramës si kryeministër.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët ditën e sotme kanë dalë në protestë para Ministrisë së Brendshme në lidhje me projektin në Zvërnec. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, qytetarët kanë nisur me brohorima dhe të bërtitura.
"Shqipëria është e jona, jo e oligarkëve," thonë njëzëri qytetarët.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët ditën e sotme kanë dalë në protestë para Ministrisë së Brendshme në lidhje me projektin në Zvërnec. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, qytetarët kanë marrë me vete një tel me gjëmba, duke ia vendosur kështu godinës.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare për Zvërnecin ka nisur pasditen e sotme në Tiranë. Me sloganin "Shqipëria nuk është në shitje", qindra mijëra qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme. Nga Ministria e Brendshme, qytetarët pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku kërkojnë anulimin e projektit.