LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Jam kundër arrestimit të Veliajt"/ Rama sulmon drejtësinë: SPAK ka krijuar pavarësinë, por nuk mund të shkelë të drejtat e njeriut!

• Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në rubrikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'sy" me zgjedhjet e 11 majit ku ju bëri thirrje diasporës të regjistrohen për të hedhur votën e tyre. • Rama u shpreh se 11 maji është historik jo vetëm për emigrantët që do të mund të votojnë pa ardhur në Shqipëri por është vendimtar edhe për procesin e anëtarësimit në BE. • Sipas tij, Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë drejt BE, ndërsa nuk kanë munguar ironitë për opozitën ku tha se në vend "zien kazani me ujin e kënetës dhe bufin plak". • Kreu i qeverisë u pyet nga komentuesit për shtyrjen e dhënies së bonusit të pensionistëve. • Ai tha se bonusi është depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe do të lëvrohet në pranverë. • Ai u shpreh se Reformën në Drejtësi e ka sjellë Partia Socialiste, ndërsa shtoi se nëse SHBA do të kishte sjellë SPAK-un, tani që u tërhoq do ta kishte marrë me vete. • Më tej deklaroi se ka plot gjëra që nuk shkojnë me SPAK, pasi sipas tij është institucion i ri. • Po ashtu tha se ndonëse SPAK ka krijuar pavarësinë nuk mund të mund të pranohet që të shkelen të drejtat e njerëzve dhe paraburgimi të bëhet normë brenda pa gjyq. • Rama deklaroi sërish është kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe kjo lëvizje sipas tij është e panevojshme për të vazhduar hetimet. • Ai tha se në Prokurorinë e Posaçme ndodh diçka e paligjshme, sipas tij, ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor për të intimiduar dhe linçuar njerëz paraprakisht. • Një prej komenteve, të cilëve Rama iu përgjigj, ishte për ripostimin e një fotoje me kryeministrin nga Alex Soros, në një kohë që vetë Rama i ka fshirë fotot me të. • Kreu i qeverisë tha se nuk i interesonin historitë që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk janë, por shtoi se siç ka mik Alex Sorosin dhe të atin e tij, ka miq dhe kundërshtarët e tyre. • Kreu i qeverisë ka komentuar sot dhe deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berishës për shkrirjen e SPAK. • Duke ironizuar, Rama tha se Berisha "do të shkrijë Noc Rrokun", ndërsa u shpreh se PS kërkon nga ana tjetër vetëm drejtësi të pavarur. • Ndërsa iu drejtua ndjekësve, Rama tha se opozita ka imponuar te njerëzit fjalën "vjedhje" dhe sikur në këtë vend nuk bëhet gjë tjetër veçse vidhet.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Fatos Nano u prangos nga bufi i kënetës", Rama: Sot arrestimet nuk i kryen qeveria apo politika

"Jam kundër arrestimit të Veliajt"/ Rama sulmon
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa fliste për reformën në drejtësi tha se sot jetojmë në demokraci dhe se pushtetet janë të ndara. Rama tha se sot arrestimet nuk i kryen qeveria apo politika. Më tej u shpreh se dikur ishte kreu i PD-së Sali Berisha ai që prangosi ish-kreun e PS Fatos Nano, por se kjo gjë nuk mund të ndodhë më sot.

“Jetojmë në demokraci. Pushtetet janë të ndarë. Nuk arreston qeveria, partia. Nuk arreston politika. Pavarësisht se në disa raste arrestimet e drejtësisë mbajnë erë jo të mirë, por kemi arritur një fazë të re të drejtësisë sonë. Fatos Nano e futi në burg ish kryeministri, bufi i kënetës e futi në burg vetë. Kjo ka marrë fund. Këto historitë mos ia thoni vetes. Këtu është çështje drejtësie. Këto punë i di drejtësia. Më e qartë se nuk ka është rasti i “21 janarit”. Çfarë mund të bënim ne? Reformën në drejtësi. Nëse nuk do kishte qenë reforma në drejtësi, do përsërisnim të njëjtat gjëra si ata me bufin e kënetës. Ne nuk jemi ata. Ne jemi drejt Europës. Në këto kushte të ndryshimit tërësor, është filozofi. Është një ndryshim tërësor”, tha ai.

Rama u shpreh më tej se pas daljes së Nanos nga burgu PS u rikthye në pushtet. Më tej shtoi se Nano si kryeministër nuk zgjodhi të hakmerrej për gjithçka që i kishte ndodhur, por zgjodhi rrugën e pajtimit.

“PS u rikthye në qeveri në 97 me një kryeministër që doli nga burgu politik ,që nuk u hakmor. Zgjodhi rrugën e pajtimit, me bashkëjetesë demokratike. Këto kushte çfarë mund të bëjë një forcë politike, veçse një reformë dhe t’i thotë drejtësisë je e pavarur. Duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vet për shkak se korrupsioni nuk është problematikë me një pale por me një shoqëri të tërë, që lidhet me të gjithë pjesët e sistemit shoqëror. Vetëm një sakrificë e tillë politike mund ta krijonte pavarësinë e një institucioni”, tha ai.

 

1 VITE ME PARE

Deklaratat e Berishës për shkrirjen e SPAK, Rama: Do shkrijë Noc Rrokun

"Jam kundër arrestimit të Veliajt"/ Rama sulmon
edi rama

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka komentuar sot dhe deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berishës për shkrirjen e SPAK. Duke ironizuar, Rama tha se Berisha "do të shkrijë Noc Rrokun", ndërsa u shpreh se PS kërkon nga ana tjetër vetëm drejtësi të pavarur. 

Ndërsa iu drejtua ndjekësve, Rama tha se opozita ka imponuar te njerëzit fjalën "vjedhje" dhe sikur në këtë vend nuk bëhet gjë tjetër veçse vidhet.

"Një buf kënete që ulërin do të shkrij SPAK, do të shkrij SPAK, do shkrijë Noc Rrokun. Ky është dallim i madh, ne duam drejtësi të pavarur, pa parë majtas e djathtas, por patjetër një drejtësi europiane ku të gjitha palët janë ta garantuara. Jua kanë bërë gojën, ju ka futur bufi llumin e kënetës në stomak, në ezofag, në plënc e zorrë, jua kanë bërë fjalën vjedhje sikur këtu nuk bëhet asnjë punë tjetër në këtë vend, vetëm vidhet e vidhet, nuk është kështu.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme!" Çështja e Veliajt/ Rama: Jam kundër arrestimit të tij, por nuk e ndaloj unë drejtësinë!

"Jam kundër arrestimit të Veliajt"/ Rama sulmon
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot live në rubrikën "Sy m'sy" se është kundër ndalimit të kryetari të bashkisë së Tiranës dhe kjo lëvizje sipas tij është e panevojshëm për të vazhduar hetimet. Rama tha se në atë institucion ndodh diçka e paligjshme, sipas tij, ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor për të intimiduar dhe linçuar njerëz paraprakisht. Ai shtoi se është e rëndësishme të kemi zërin kritik. Gjithashtu Rama tha se sistemi i drejtësisë do ketë gjithë mbështetjen e tij kur sulmohen në mënyrë agresive.

"Jam kundër ndalimit të kryetari të bashkisë së Tiranës, është i panevojshëm për të vazhduar hetimet. Por ama si mund të ndaloj unë ekzekutimin. E pra në këtë vend ka ndodhur nuk ka ndodhur para 100 vjetësh. Ndalimin për 21 janarin e ka bërë një buf kënete që ulëret do shkrij SPAK-un, por do shkrijë Noc rroku. Ne duam një drejtësi të pavarur duke parë vetëm drejtë por duam një drejtësi ku prokurori bën detyrën e vet dhe gjykatësi bën arbitrin jo ortakun e prokurorit. Prandaj është e rëndësishme të kemi zërin kritik, por jo do të të shkrij unë se ti më ke shkrirë mua.

Ama do shkrihesh nëse je i korruptuar dhe nëse je i provuar si i tillë, por jo nuk mund t'i thuash dot kurrë një institucioni do shkrihesh se po bën punën tënde, pavarësisht se puna mund të mos jetë gjithmonë e mirë. Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme, ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor për të intimiduar dhe linçuar njerëz paraprakisht por një gjë është e sigurt. Kjo punë do ecë përpara, që SPAK gjykata speciale dhe sistemi i drejtësisë do kenë gjithë mbështetjen time kur sulmohen në mënyrë agresive personalisht do kenë mbështetjen e qeverisë”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Alex Soros ripostoi foton që kryeministri vetë i ka fshirë, Rama: Siç kam miq atë dhe të atin kam dhe miq që janë kundërshtarë me to

"Jam kundër arrestimit të Veliajt"/ Rama sulmon
rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet e tij sociale, ku i është përgjigjur disa komentuesve për çështje të ndryshme. Një prej komenteve ishte për ripostimin e një fotoje me kryeministrin nga Alex Soros, në një kohë që vetë Rama i ka fshirë fotot me të. 

“Si ta kishte publikuar Alex Soros foton", shkruante komentuesi. Kreu i qeverisë tha se nuk i interesonin historitë që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk janë, por shtoi se siç ka mik Alex Sorosin dhe të atin e tij, ka miq dhe kundërshtarët e tyre. 

"Unë Alex Sorosin e kam pasur mik dhe të atin e kam mik. Alex Sorosin dhe të atin i kam pasur dhe do i kem miq dhe jam shumë krenar për atë miqësi. Përrallat dhe historitë që kërkojnë të lidhin gjërat që nuk janë nuk më interesojnë. Siç kam miq Aleksin dhe të atin kam dhe miq që nuk janë miq me to. Mos u bëni qesharakë, lërini historitë ti zgjidhin amerikanët me njeri tjetrin. Unë kam shumë miq që mes tyre janë kundërshtarë. Merr shih koleksionin e fotografive të mia do shohësh që kjo që po të them që  kjo është mëse e vërtetë. Këto histori me kukulla mos i hani, se nuk ju çojnë asgjëkundi”, tha Rama.

Në një kohë kur kryeministri Rama fshiu çdo foto me Alex Sorosin nga rrjetet sociale, ky i fundit duket se nuk e hedh pas "të shkuarën" me të. Ditën e djeshme, Soros ka postuar në rrjetet sociale një foto me kryeministrin Rama duke i bërë tag dhe duke shkruar se e riktheu foton pas "kërkesës së popullit". Soros merr pjesë në takime të ndryshme për çështje globale, ndërsa po ashtu në rrjetet e tij sociale ka ndarë shpeshherë foto me kryeministrin. Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros. Pronat e biznesit të Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës.

1 VITE ME PARE

"Blerja e votave, alibi idiote e humbësve kronikë!" Rama: Janë fatkeq se nuk pranojnë që ne jemi më të mirët dhe të duhurit për këtë vend

"Jam kundër arrestimit të Veliajt"/ Rama sulmon
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi, që e akuzon për blerje votash në rumbrikën "Sy m'sy" në rrjetet sociale. Rama tha se 800 mijë njerëz nuk ka perëndi që i blen dhe se janë vullnet popullor. Ai tha për opozitën se blerja e votave është alibia e tyre, sipas tij, e humbësve kronikë që nuk fitojnë.

"Bajat janë të gjithë ata që e lidhin votën e popullit për PS dhe mua, me blerje dhe shitje. 800 mijë njerëz nuk ka perëndi që i blen, janë vullnet popullor dhe këtë nuk e luan topi. Është thjesht alibia idiote e humbësve kronikë që nuk fitojnë edhe pse nuk arrijnë të kuptojë pse humbasin.  

Dhe duke ia mohuar të vërtetën vetes mbeten po humbësa, ngelësa dhe fatkeq për faktin se nuk pranojnë të vërtetën se humbin se ne jemi më të fortë, më të zotë, më të mirë dhe jemi të duhurit për këtë vend. Përsa u përket rrenave, unë di që nuk kam as arsye dhe as edukatën e njeriut që të rren për të përfituar, qoftë edhe një  votë të vetme", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"SHBA po të kishte sjellë SPAK-un, tani që u tërhoq do ta kishte marrë me vete", Rama sulmon drejtësinë: SPAK ka krijuar pavarësinë, por nuk mund të shkelë të drejtat e njerëzve

"Jam kundër arrestimit të Veliajt"/ Rama sulmon
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës në daljet drejtpërdrejt në rrjetet sociale, se Reformën në Drejtësi e ka sjellë Partia Socialiste. Rama u shpreh se nëse SHBA po të kishte sjellë SPAK-un, tani që u tërhoq do ta kishte marrë me vete. 

Më tej deklaroi se ka plot gjëra që nuk shkojnë me SPAK, pasi sipas tij është institucion i ri. Po ashtu tha se ndonëse SPAK ka krijuar pavarësinë nuk mund të mund të pranohet që të shkelen të drejtat e njerëzve dhe paraburgimi të bëhet normë brenda pa gjyq. 

"Për Reformën në drejtësi marr përsipër autorësinë. Nëse SPAK do ta kishte sjellë, Amerika, tani që Amerika është tërhequr nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete… Por jo. SPAK është këtu. Është e vetmja garanci për shkuarjen përpara të SPAK është PS. Rrotullojeni nga të doni, reformën në drejtësi e kam bërë unë me PS. Po pastron politikanët e korruptuar. 

Ka plot gjëra që nuk shkojë edhe me SPAK, se nuk ka rënë nga qielli, është një institucion i ri, me shumë probleme, por ka krijuar vetëbesimin e pavarësisë. Askush nuk mund të thotë  se SPAK është i kontrolluar nga unë, por ai është një institucion i pavarur. Ne nuk do ta tolerojmë një sistem drejtësie të njëanshëm, jo profesionale dhe në shkelje të standardeve demokratike. Kemi hyrë në një fazë tjetër, na duhet që të kemi një pozicion kritik për të  gjithë gjërat nuk shkojnë.

Ne nuk mund të pranojmë, që në emër të pavarësisë paraburgimi të bëhet një normë për të kapur dhe për të kyçur brenda pa gjyq, këdo qoftë kur kushte e domosdoshme që duhen plotësuar për paraburgosje janë shumë të qarta. Këto janë çështje të një diskutimi dhe debati demokratik.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Shtyrja e dhënies së bonusit të pensionistëve, Rama: Është depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe do të lëvrohet në pranverë

"Jam kundër arrestimit të Veliajt"/ Rama sulmon
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjetet e tij sociale paraditen e sotme në rubrikën “Sy m’sy". Rama u pyet për shtyrjen e dhënies së bonusit të pensionistëve. Ai tha se bonusi është depozituar në Bankën Shqipërisë dhe do të lëvrohet në pranverë.

“Kush të jep votën ty është armik dhe spiun”, ishte komentii cili i drejtohej kryeministrit Rama se përse nuk po shpërndahet bonusi në muajin shkurt.

"Unë nuk kam thënë kurrë që bonusi i pensionistëve jepet në shkurt, kam thënë kemi një bonus pranvere. Nuk ka nevojë të ta them unë se pranvera ka ardhur në shkurti, bonusi do të jepet në Pranverë. Është depozituar në BSH dhe do të lëvrohet në pranverë. Kur fillon pranvera?

Pyet se ta thonë. Dhe pastaj nuk e di ku lidhet bonusi me spiun, armikun dhe tradhtarin. Sikur të gjithë spiunët, armiqtë, e tradhtarët të ishin si unë do kishin shpëtuar nga armiqtë, tradhtarët dhe spiunët", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Kur ne morëm detyrën vendi ishte pa drita dhe plot me borxhe", Rama: Shqipëria sot me Shqipërinë dje si dita me natën

"Jam kundër arrestimit të Veliajt"/ Rama sulmon
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në daljen drejtpërdrejt në rrjetet e tij sociale tha se Shqipëria dje me Shqipërinë sot është si nata me ditë. Ai u shpreh se në kohën kur Partia Socialiste mori mandatin qeverisë, vendi nuk kishte drita dhe ishte i mbytur në borxhe. Rama tha se PS ende nuk ka ndërtuar atë çfarë ka dashur dhe synuar, ku si pengesë për këtë përmendi pandemini e koronavirusit dhe tërmetin e 26 nëntorit 2019.

"Çfarë kam bërë unë për Shqipërinë nuk kam nevojë t'jua them ju. Shqipëria kur ne morëm detyrën ishte pa drita. Nuk kishte një makineri që ndizej në kantiere. Ishin fikur të gjitha nga borxhet. Nuk kishte më para. Spitalet nuk kishin mundësi të furnizohenin me ilaçe se shteti nuk i paguante kompanitë e furnizimit me ilaçe. Ne nuk kemi ndërtuar gjithçka kemi dashur, sepse na doli rrugës një pandemi që gjunjëzoi botën dhe një tërmet. Shqipëria sot me Shqipërinë dje si dita me natën.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Vota e diasporës/ Rama emigrantëve: Regjistrohuni, 11 maji, vendimtar për Shqipërinë! Qeveria, përgjegjëse për të mbuluar të gjitha shpenzimet

"Jam kundër arrestimit të Veliajt"/ Rama sulmon
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale duke iu përgjigjur edhe komenteve lidhur me çështje të ndryshme. Rama u ndal te vota e diasporës, duke thënë se është shumë e rëndësishme, dhe se procesi duhet të ndiqet me kujdes. Ai ka shtuar se 11 maj është vendimtar për Shqipërinë 2030 dhe se qeeria është përcaktuar si përgjegjëse për të mbuluar të gjitha shpenzimet me postë. 

“Tani është përcaktuar qeveria si përgjegjëse për të mbuluar të gjitha shpenzimet me postë. Do të duhet thjesht të shënojnë preferencën të fusin fletën e votimin në zarfin që do të kthehet dhe ta kthejnë mbrapsht me postë. Regjistrohuni se kjo është jo vetëm historike për ata që janë jashtë. Nga ana tjetër 11 maj është vendimtar për Shqipërinë 2030, për procesin e anëtarësimit”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Brenda mandatit të katërt do ngremë flamurin në BE", Rama: 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete që ka marë peng opozitën shqiptare

"Jam kundër arrestimit të Veliajt"/ Rama sulmon
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'sy" ka folur lidhur me zgjedhjet e 11 majit ku ju bëri thirrje diasporës të regjistrohen për të hedhur votën e tyre.

Rama u shpreh se 11 maji është historik jo vetëm për emigrantët që do të mund të votojnë pa ardhur në Shqipëri por është vendimtar edhe për procesin e anëtarësimit në BE.

Sipas tij, Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë drejt BE, ndërsa nuk kanë munguar ironitë për opozitën ku tha se në vend "zien kazani me ujin e kënetës dhe bufin plak".

"Regjistrohuni. Kjo është jo vetëm historike për ju që jeni jashtë që do mund të votoni pa ardhur fizikisht në Shqipëri por 11 maji është vendimtar për Shqipërinë 2030. Është vendimtar për procesin e anëtarësimit. Në Konferencën e Mynihut kishte panel të posaçëm dhe komisionerja Marta Kos deklaroi që brenda 2027 të mbyllen negociatat. Kështu brenda mandatit të katërt do ngremë flamurin në Bashkimin Europian. Na kanë ardhur dy letra për të hapur dy grupkapituj të tjerë. Shqipëria po përmbush ato që duhen me hapa të shpejtë, ndërkohë këtu zien kazani me ujin e kënetës dhe bufin plak. 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete që ka marë peng opozitën shqiptare.", tha Rama.

edi rama alex soros arrestimi i erion veliaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje