6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Orari zyrtar i votimit për zgjedhjet parlamentare ka përfunduar. • 3,713,761 votues ishin regjistruar për zgjedhjet për përbërjen e Parlamentit të ri. • Në këtë numër, përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë vendit, konkretisht 245.935 emigrantë shqiptarë, duke qenë se për herë të parë, diaspora voton pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri. • 3.7 milionë shqiptarë patën mundësinë të zgjedhin mes 11 subjekteve politike, tetë parti politike dhe tre koalicione. • Secili subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur. • Procesi i votimit nisi sot që në orën 07:00. • Pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 19:00 ka qenë 42.16%. • Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 3899 prej 5225 qendrave të votimit në total. • Deri më tani kanë votuar 1.025.997 nga 2.620.347 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. • Aktualisht, faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka rënë pak minuta para mbylljes së orarit zyrtar të votimit në vend. • Kjo vërtetohej me një kërkim të thjeshtë teksa tenton të kërkosh rezultatet e pjesmarrjes në zgjedhje. • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike edhe shifrën e pjesëmarrjeve të votuesve të diasporës. • 79.24% e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare kanë ushtruar të drejtën e votës.
109 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike edhe shifrën e pjesëmarrjeve të votuesve të diasporës. 79.24% e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare kanë ushtruar të drejtën e votës.

Ndërkohë pak më herët u njoftua se është gati të nisë numërimi i tyre. Bëhet me dije se do të jetë nga një tavolinë për çdo qark dhe me procedura të njëjta, pra e ndarë sipas qarqeve. Pas numërimit të subjekteve, do të bëhet edhe numërimi i fletëve të votimit për secilin nga kandidatët. Ky proces do të zhvillohet në Parkun Olimpik, ku tashmë gjithçka është gati nga numëruesit e subjekteve politike. Brenda vendit, vetëm 42.16% e qytetarëve kanë hedhur votën në kutitë e votimit.

TIRANË- 42.16% e qytetarëve brenda vendit kanë ushtruar ditën e sotme të drejtën e votës në zgjedhjet për përbërjen e re të parlamentit të Shqipërisë.
Procesi i votimit ka përfunduar në orën 19:00. Qarku i Dibrës kryeson me pjesëmarrjen më të lartë, me 50.10% të qytetarëve që kanë votuar. Pasohet nga Tirana me një përqindje prej 48.73%, ndërsa Kukësi renditet i treti me një përqindje të lartë pjesëmarrjeje prej 46.15%.
Pjesëmarrja në qarqet e tjera:
Vlora - 31.49%
Shkodra- 36.78%
Berat: 39,955 votues – 39.55%
Durrës: 83,740 votues – 40.53%
Elbasan: 59,305 votues – 42.13%
Fier: 120,433 votues – 42.02%
Gjirokastër: 19,744 votues – 39.23%
Korçë: 61,088 votues – 40.91%
Lezhë: 28,966 votues – 41.56%


Në vitin 2021 pjesëmarrja ka qenë më e larët, ku 48.59% e qytetarëve ushtruan të drejtën e votës.

TIRANË- Orari zyrtar i votimit në Shqipëri është mbyllur në orën 19:00. Mësohet se votimi po vijon ende në qendrat e votimit përt qytetarët që ishin në radhë për të votuar.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë iu drejtuan kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe ka përfunduar në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora votoi për herë të parë, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
TIRANA- Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka rënë pak minuata para mbylljes së orarit zyrtar të votimit në vend. Kjo vërtetohej me një kërkim të thjeshtë teksa tenton të kërkosh rezultatet e pjesmarrjes në zgjedhje.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë iu drejtuan kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora votoi për herë të parë, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
TIRANË- Një zyrë të patronazhistëve të PS të cilët vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë janë zbuluar nga gazetarët. Me të parë kamerën e xhirimit patronazhistët brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine.
Njëra prej tyre ishte Enkeljda Imeraj, drejtore e agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës. Një përfaqësues i PD-së bëri denoncim në policinë e shtetit për zyrën klandestine të fshehur të PS-së. Gazetarja Ambrozia Meta po raportonte live një rast ku patronazhistë të PS-së po punonin fshehurazi në një zyrë që nuk kishte logo.
Brenda zyrës patronazhistët po punonin në tavolinë dhe kishin laptopë Teksa gazetarja raporton Braçe del nga zyra dhe i quan banditë dhe u kërkon të largohet. Gazetarja më tej është shprehur se nuk largohet nga vendi ngjarjes.
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar pas incidentit në Vorë. Noka shkruan në një postim në rrjetet sociale se personi me të cilin u përball Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Ai shton se në videolajmin e viteve më parë përmendet se Asllanaj u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, ku një prej tyre me inicialet A.K, 44 vjeç. A.K është Albert Xhabafti dora vetë.
"Kjo fuoristradë që shihni në foton e bashkëlidhur ndodhet sot në oborrin e tij. #Policia e ushtarit të krimit #Proda, e nënshtruar nën urdhërat e Albert Xhabaftit, procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demeokratike, Flamur Nokën, pse ky i fundit kërkoi që Albert Xhabafti dhe nipi e shoferi i tij të largoheshin nga qendra e votimit", tha Noka.
REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, FLAMUR NOKA:
Sot jam proceduar penalisht me akuzën e veprës penale "Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".
Ftoj të gjithë qytetarët të shikojnë në faqen time videolajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, me të cilin sot u përballa në qendrën e votimit në #Vorë!
Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
Në videolajmin e Report TV-së vite më parë përmendet se Asllanaj u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, ku një prej tyre me inicialet A.K, 44 vjeç. A.K është Albert Xhabafti dora vetë.
Kjo fuoristradë që shihni në foton e bashkëlidhur ndodhet sot në oborrin e tij. #Policia e ushtarit të krimit #Proda, e nënshtruar nën urdhërat e Albert Xhabaftit, procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demeokratike, Flamur Nokën, pse ky i fundit kërkoi që Albert Xhabafti dhe nipi e shoferi i tij të largoheshin nga qendra e votimit.
Të nderuar qytetarë! Ju ftoj të mos bini pre e keqinformimit dhe propagandës së mediave që paguhen nga kompania e inceneratorëve! Policia e Shtetit e komanduar nga banditi Proda, ndonëse e njeh mirë skedën e Xhoni Asllanajt, e cilëson si "qytetari që u pengua" në qendrën e votimit, sepse ashtu i leverdis partisë që po humbet pushtetin.
Fitorja mbi pushtetet e kapura dhe të kalbura do të jetë e qytetarëve të vërtetë!
SHQIPËRI- Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 16:00 ka qenë 40.89%. Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 3899 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani kanë votuar 1.025.997 nga 2.620.347 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 16:00, përqindja e votuesve ka qenë 43.89%.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Florenc Çapjas, i cili pak ditë më parë u ekstradua nga Dubai, për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit. Kërkesa e tij u rrëzua, pasi ai është i dënuar për krim të organizuar. Bazuar në vendimin e Gjykatës, kjo e përjashton Çapjan nga mundësia për të marrë leje për të ushtruar të drejtat e tij zgjedhore.
“Pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë janë paraqitur 159 kerkesa me objekt “lejim votimi”, nga te cilat 137 jane te pranuara.
Të gatshëm për të pritur këto kërkesa kanë qenë gjithë gjyqtarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me përjashtim të gjyqtarëve me raport mjekësor dhe ata që janë me leje të miratuar paraprakisht nga Kryetari”, informon Gjykata.
TIRANË- Deputeti, Erion Braçe është përplasur me gazetaren Ambrozia Meta. Gazetarja po raportonte live një rast ku patronazhistë të PS-së po punonin fshehurazi në një zyrë që nuk kishte logo. Brenda zyrës patronazhistët po punonin në tavolinë dhe kishin laptopë.
Në momentin kur mbërritën gazetarët e Syri Tv ata mbyllën derën dhe më pas u larguan me vrap, duke vendosur kapucë në kokë për të mos u identifikuar. Teksa gazetarja raporton është kërcënuar nga Braçe. Teksa gazetarja raporton Braçe del nga zyra dhe i quan banditë dhe u kërkon të largohet. Gazetarja më tej është shprehur se nuk largohet nga vendi ngjarjes.
Pjesë nga debati:
“Ti dhe ky banditi këtu” ( I drejtohet përfaqësuesit PD dhe Ambrozia Metës)
“Mu zhduk po të them! Nuk po të llogaris” i thotë Braçe
Ambrozia Meta: Pse jeni në atë zyrë ku ka pasur persona të fshehur? Pse vini fshehurazi? Mos më prek me dorë. A është zyrë e juaja apo jo. A është zyrë e PS-se pse vini fshehurazi.
Braçe: Ik ore copë mishi mos të shoh këtu
TIRANË- Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në votimet e sotme në Shqipëri. Ai shprehur mbështetje për një kandidat që sipas tij ka qenë dhe duhet të mbetet zë i çështjes kombëtare në Kuvend.
“Erdhëm dhe votuam. Pres që kandidati të cilin e votova, do të vazhdojë të jetë në Parlament, të jetë avokat i çështjes kombëtare sikur deri sot, për Kosovën dhe shqiptarët kudo jetojnë,” ka shkruar Lladrovci në një postim në rrjetet sociale.
Ai theksoi se si deputetët ashtu edhe drejtuesit ekzekutivë të shtetit kanë përgjegjësi të qartë ndaj interesave të shqiptarëve jashtë kufijve administrativë.
“Deputetët, ashtu edhe drejtuesit ekzekutivë të shtetit, e kanë obligim moral, kombëtar e kushtetues, të ngritin dhe mbrojnë çështjet me rëndësi të shqiptarëve jashtë kufijve administrativë,” theksoi ai.
Lladrovci rikujtoi lidhjen shpirtërore dhe detyrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë ndaj vendit amë.
“Obligimi i shqiptarëve jashtë kufijve administrativë, dihet, ta duan Shqipërinë!” deklaroi ai.

TIRANA- Mbledhja e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e thirrur për të shqyrtuar projektvendimin “Për shtyrjen e orarit të votimit për 55 qendra votimi në qarkun Vlorë”, ka dështuar pas largimit të anëtarëve të opozitës.Kjo situatë shënon dështimin e përpjekjes për të zgjatur orarin e votimit në qarkun e Vlorës, ku ishin evidentuar problematika në disa qendra votimi. Rrjedhimisht, orari i mbylljes në ato qendra mbetet i pandryshuar, sipas vendimit fillestar të KQZ-së.
Dështimi i mbledhjes ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit për ta shqyrtuar, pasi dy komisionarët e opozitës, braktisën seancën. Mbledhjen e braktisi edhe juristi i Partisë Demokratike, Franci Nuri. Anëtarët e zgjedhur nga mazhoranca vijuan të qëndronin në sallë, por pa kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Kryetari i mbledhjes, Ilirjan Muho, sqaroi se pa kuorum nuk mund të procedohej më tej.
“Nuk kemi kuorum për të shqyrtuar projektvendimin, mbledhja nuk mund të vazhdojë,” deklaroi përfaqësuesi i Rregullatorit, Denar Biba.
TIRANA- Përfaqësuesit e PD në Komisionin Rregullator të KQZ kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje më atë çfarë ndodhi në Vorë. Opozita akuzon se edhe bandat janë pajisur me bexhe nga ana e KQZ. Përfaqësuesit e PD-së thanë se ajo që ndodhi në Vorë është e patolerueshme dhe një papërgjegjshmëri e KQZ.
Pjesë nga diskutimet:
Përfaqësuesi 1 i PD: Dua ta nis diskutimin me ngjarjen e rëndë të Vorës. Është e pa tolerueshme që ngjarje të tilla ndodhin edhe me bekimin e KQZ në zgjedhjet e 2025. Unë kam patur shumë kërkesa për tu pajisur me karta vëzhguesi. Shumë persona që nuk kanë lidhje me zgjedhjet, aq më tepër staf i KQZ të rrinë brenda qendrave të votimit. Kjo është papërgjegjshmëri që buron nga KQZ.
Përfaqësuesi 2 i PD: Ajo që ndodhi në Vorë është jashtëzakonisht e rëndë, dëshmon mbulljen e syve të KQZ, e cila duhet të ishte e shqetësuar dhe aktive. Unë do të doja të falënderoja rolin e medias për shkak të pamjeve filmike, përmes të cilave dëshmon se ky proces mbetet jo i lirë, i patronazhuar dhe i kriminalizuar.
TIRANË– Një incident ka ndodhur sot në një qendër votimi në Vorë, mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së dhe Xhoni Asllanajt, mik i Xhabaftëve. Mësohet se Asllanaj ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhërit të policisë.
Pak përpara mesnatës 25 nëntorit të vitit 2016, në rrugën “Unaza” në Vorë janë ndaluar për kontroll tre shtetas që udhëtonin me një mjet tip Toyota të blinduar. Policia gjeti brenda mjetit të blinduar, një armë pa leje, 10 mijë euro cash dhe jelek antiplumb. Bashkë me të udhëtonin edhe Julain Daci e Albert Xhabafti, të cilët u proceduan penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të policisë.
Sipas policisë Asllanaj njihet si një nga personat me te afërt të Albert Xhabaftit, i cili ndodhej në mjetin e blinduar. Albert Xhabafti, është vëllai i Baki Xhabaftit, i cili u vra me 28 shkurt të vitit 2014, në Vorë ku vetura me të cilën po udhëtonte shpërtheu nga një mekanizëm i telekomanduar.
VORË- Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj deputetit demokrat Flamur Noka. Procedimi ka nisur pasi Noka ka penguar dy qytetarë për të ushtruar të drejtën e votimit. Noka u përplas sot shoferin e Bert Xhabaftit, Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa.
Njoftimi i policisë:
Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit. Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka pasur një përplasje me një grup votuesish në Vorë. Noka është përplasur me qytetarët jashtë një qendre votimi në Vorë, teksa ka hedhur akuza se e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit.
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me numrin e votuesve që rezultojnë në listën e votimit. Hoxha shkruan se KQZ shprehet se në listën e votimit janë 3,713,761 shqiptarë. Teksa bën llogaritë ai thekson se në Shqipëri me të drejt vote janë 1.8 banorë nga 3.713.761 shqiptarë që ka në lista KQZ.
Sipas tij kjo dëshmon qartë se lista e votuesve është më shumë se dy herë më e madhe nga shqiptarët me të deejtë vote brenda vendit. Gazetatri u bëri thirrje shqiptarëve të mos humbasin kohë dhe të shfrytëzojinë edhe këto pak orë që kanë mbetur për të votuar të ardhmen e vendit.
"Një hesap i thjeshtë zgjedhor… KQZ na thotë se në listën e votimit janë 3,713,761 shqiptarë.
Censusi i qeverisë shqiptare(pak i fryrë) na thotë se në Shqipëri jetojnë 2.4 milionë banorë. Nga këta 2.4 milione banorë rezident në Shqipëri, 600 mijë nuk votojnë se janë nën moshën 18 vjeç.
Nga diaspora janë rregjistruar për të votuar në këto zgjedhje dhe 245 mije votues.
Pra në Shqipëri, kanë të drejtë vote 1.8 banorë nga 3.713.761 shqiptarë që ka në lista KQZ.
Ky fakt dëshmon qartë, se lista e votuesve është më shumë se dy herë më e madhe nga shqiptarët me të dejtë vote brenda vendit…
1.9 milionë votues me shumë në lista nga sa janë shqiptarë me te drejtë vote ne vend. Deri në orën 16:00, KQZ njofton se kanë votuar 36.11%, ose 1.340.700 shqiptarë. Por kjo shifër vlerësohet me listën e KQZ-së jo me numrin real të shqiptarëve brenda vendit. Në të vërtetë, në Shqipëri kanë votuar deri në orën 16:00, 74.5% e popullsisë me të drejtë vote brenda vendit. Kjo është shifra e saktë e pjesmarrjes në votime dhe nuk është e ulët, por shumë e lartë… Prandaj shqiptarë mos humbni kohë, shfrytëzojini edhe këto pak orë që kanë mbetur për të votuar të ardhmen e vendit tuaj," shkruan Hoxha.

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga qytetarët ditën e sotme. Sipas përditësimit të KQZ-së, deri në orën 17:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 38.35%.
Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.
LIBRAZHD- Një 43-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Librazhdit pasi dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Mësohet se i arrestuari me inicialet M.F, fotografoi fletën e votimit në qendrën me nr. 2742. Mbi 43-vjeçarin rëndon vepra penale 'shkelja e fshehtësisë së votimit'.
Njoftimi i policisë:
Librazhd/ Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit". Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
TIRANË- Një ish-efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës, është arrestuar ditën e sotme pasi fotografoi votën e tij dhe e publikoi në rrjetet sociale, i cili është një veprim i ndaluar nga ligji gjatë procesit zgjedhor. Ai është Renato Feri, një emër i njohur për strukturat e policisë. Feri në vitin 2023 ai u përjashtua nga radhët e uniformave blu pas një incidenti të bujshëm.
Gjatë kohës që po lëvizte me motor si civil, ai refuzoi t’u bindet urdhrave për ndalim nga Forcat “Shqiponja”, duke shtuar shpejtësinë dhe duke ofenduar efektivët. Ngjarja ndodhi pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Pasi u shmang ndalimit, Feri u kap më vonë në autostradën Tiranë–Elbasan, pas një ndjekjeje të organizuar nga forcat policore.

KAMËZ- Kandidati i PD-së në Kamëz Arjan Hoxha ka zuluar më shumë detaje rreth videos së publikuar, ku sekretarja e Rakip Sulit dhe tre vajza të tjera u kapën me lista emrash nëpër duar në një makinë në Kamëz dhe kërcënuan personin që i filmoi. Në një intervistë për Syri TV ai deklaroi se kërcënimi i administratës së Rakip Sulit është prezent në cdo QV.
Ai tha se njëra nga vajzat ishte sekretarja e Rakip Sulit ndëra tjetra ishte punonjëse bashkie. Hoxha shtoi se ato janë pjesë e administratës së procesit zgjedhor dhe po bëjnë fushtatë për PS-në në shkelje të hapur me ligjin.
"Videoja u regjistrua nga një pjesëtar i ekipit tim. Bëhet fjalë për QV e ngritur tek ish kopshti në qendër Kamëz. Njëra ishte sekretarja e Rakip Sulit, Rajmonda Lecka e tjetra punonjëse e policisë bashkiake. Ata janë pjesë e administratës së procesit zgjedhor. Në shkelje të hapur me ligjin bëjnë fushatë për PS-në.
Ky nuk është rast sporadik. Gjatë gjithë ditës së sotme e gjithë administrata e bashkisë ndodhet në çdo QV, brenda ambienteve të tyre në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor duke u përpjekur të intimidojnë e ushtrojnë presion mbi votuesit. Kam njoftuar me telefon kreun e KZAZ Eni Bistri por ai nuk mori asnjë masë. Dhe duke parë që ai nuk mori asnjë masë, pamjet filmike i denoncova.
Eni Bistri është dhe punonjës i bashkisë së Rakip Sulit. Gjatë gjithë ditës qytetarët ankohen se janë nënprension të administratës së Kamzës dhe patronazhistëve," tha Hoxha.
KËLCYRË-Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Këlcyrë. Mësohet se i riu është vënë në pranga pasi dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit pasi ka kryer votimin.
Rasti mësohet se është regjistruar rreth orës 15:00. Policia thekson se ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit zgjedhor, pasi cenon fshehtësinë e votës, një nga parimet themelore të procesit demokratik. Policia ka kryer arrestimin në flagrancë dhe materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i plotë:
Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë vënë në pranga një shtetas për shkelje të fshehtësisë së votimit.
I arrestuari është shtetasi M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili dyshohet se rreth orës 15:00 të ditës së sotme ka fotografuar fletën e votimit gjatë ushtrimit të së drejtës së tij në qendrën e votimit nr. 4165/01, në Këlcyrë. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit zgjedhor, pasi cenon fshehtësinë e votës, një nga parimet themelore të procesit demokratik.
Policia ka kryer arrestimin në flagrancë dhe materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Policia e Shtetit apelon sërish qytetarët të denoncojnë çdo rast apo tentativë që cenon integritetin e zgjedhjeve, duke garantuar angazhimin maksimal për një proces zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe të qetë.
TIRANË-Procesi i votimit në Yzberisht po zhvillohet në kontenierët e përshtatur si qendra votimi. Shumë qytetarë ka hasur problematike sidomos të moshuarit dhe personat me aftësi ndryshe.
Lëvizja me karrocat është e vështirë pasi nuk ka një rampë që të lehtësojë futjen e tyre brenda qendrës së votimit. Edhe brenda qendrës së votimit nuk ka hapësirë e duhur për të lëvizur personat me aftësi të kufizuar.

KAMËZ- Gjatë ditës së sotme, ku po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, nuk kanë munguar denoncimet në çdo zonë zgjedhore për patronazhistët e Edi Ramës. Ata po kapen me lista nëpër duar, duke parë se kush ka votuar, kë duhet paguar që të votojnë. Një tjetër rast i tillë është evidentuar këtë herë në zonën e Kamzës, tek qendra votimi ‘Kopshti i vjetër’.
Katër vajza që ndodheshin në makinë shihen duke kontrolluar listat e votuesve. Pasi janë kapur 'mat', patronazhistet e Ramës janë bërë dhe të dhunshme, duke goditur denoncuesin teksa një i ri me makinë, e intimidonte që të mos filmonte. Njëra prej tyre është identifikuar si sekretarja e Rakip Sulit, kryetari i bashkisë së Kamzës.
ELBASAN- Vëllai i kandidates së PS në Elbasan Ervina Meta, Bledar Ferhati është fotografuar prej disa orësh teksa qëndron në qendrën e votimit nr 25/87 në Belsh. Sipas denoncimeve nga qytetarët Ferhati po intimidon votuesit dhe komisionarët.
Në fotot e publikuara duket ai i cili qëndron me persona të ndryshëm tek ambientet e qendrës së votimit. Raste të tilla janë regjistruar shumë gjatë ditës së sotme në qendra të ndryshme të votimit në vend ku janë regjistruar edhe konflikte.
FIER- Kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Eduart Sharka përmes një postimi në "Facebook" ka denoncuar angazhimin e patronazhistëve nëpër zona të ndryshme të këtij qarku. Sharka ka ndarë një video ku duken disa persona të cilët shkruajnë në disa letra të mëdha,
Sipas tij ata brenda zonës së sigurisë së qendrës së votimit kryqëzojnë të dhënat e marra në mënyrë të paligjshme nga qendra e votimit me listat zgjedhore.
“Në fshatin Kasharaj , Lushnjë, patronazhistët brenda zonës së sigurisë së qendrës së votimit kryqëzojnë të dhënat e marra në mënyrë të paligjshme nga qendra e votimit me listat zgjedhore," shkruan ai në një postim në faqen e tij në facebook.
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga qytetarët ditën e sotme. Sipas përditësimit të KQZ-së, deri në orën 16:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 35.88%.
Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në votime deri në këto momente, bazuar në raportimet nga qendrat e votimit në të gjithë vendin. Sic edhe shihet nga të dhënat e KQZ-së, Tirana kryeson si zakonisht me numrin më të lartë të votuesve, me 157.403 votues nga 423.942 të regjistruar në qendrat e raportuara, që përbën 37.17% të pjesëmarrjes.
Dibra mban përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes me 38.90%, ndjekur nga Kukësi me 37.42%. Vlora ka aktualisht përqindjen më të ulët me 23.91%, ndonëse me një numër të konsiderueshëm votuesish, 31.215 nga 130.528 të raportuar.
-Berat: Deri tani në qarkun e Beratit kanë votuar 19,608 qytetarë nga 61,642 të regjistruar në qendrat e raportuara, duke shënuar një pjesëmarrje prej 31.81%.
-Dibër: Në Dibër janë paraqitur në votime 16,805 votues nga 43,200 të raportuar, me një pjesëmarrje të lartë prej 38.90%, një nga më të lartat në vend.
-Durrës: Në qarkun e Durrësit kanë votuar 60,376 persona nga 197,944 të regjistruar në qendrat e raportuara, duke arritur një pjesëmarrje prej 30.50%.
-Elbasan: Elbasani ka shënuar një pjesëmarrje prej 33.71%, me 44,043 votues nga 130,643 të regjistruar në qendrat që kanë raportuar.
-Fier: Në Fier kanë votuar 52,109 persona nga 154,198 në qendrat e raportuara, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 33.79%.
-Gjirokastër: Qarku i Gjirokastrës ka një pjesëmarrje prej 31.03%, me 15,719 votues nga 50,658 të regjistruar në qendrat e raportuara.
-Korçë: Në Korçë kanë votuar 50,867 qytetarë nga 155,902 të raportuar, me një pjesëmarrje prej 32.63%.
-Kukës: Kukësi ka një ndër përqindjet më të larta të pjesëmarrjes, 37.42%, me 10,940 votues nga 29,238 në qendrat e raportuara.
-Lezhë: Në Lezhë kanë votuar 15,461 persona nga 48,343 në qendrat e raportuara, me një pjesëmarrje prej 31.98%.
-Shkodër: Shkodra ka shënuar një pjesëmarrje prej 28.61%, me 30,579 votues nga 106,870 të regjistruar në qendrat që kanë raportuar.
– Tiranë: Tirana, si qarku më i madh, ka raportuar 157,403 votues nga 423,942 në qendrat e raportuara, me një pjesëmarrje prej 37.17%.
-Vlorë: Vlora ka aktualisht pjesëmarrjen më të ulët me 23.91%, ku kanë votuar 31,215 persona nga 130,528 të raportuar.
LIBRAZHD- Teksa procesi zgjedhor vazhdon ende, shkeljet e Kodit Zgjedhor nuk kanë munguar. Një ndër më të hasurat gjatë ditës së sotme është fotografimi i fletës së votimit. Është raportuar për një rast në një qendër votimit në Librazhd, ku një votues është kapur duke fotografuar votën e tij.
Siç duket edhe në video, në momentin që votuesi kapet duke bërë shkeljen, ai thotë “e fshiva, e fshiva foton nga telefoni”.
TIRANA- Në incident ka ndodhur disa orë me parë në një qendër votimi në Vorë mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe një personi të identifikuar si shoferi i Bert Xhabaftit, Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa.
Lidhur me këtë rast Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për revokimin e akreditimit të të gjithë vëzhguesve në Vorë, përveç vëzhguesve ndërkombëtarë dhe medias.
Pjesë nga vendimi:
Në mbështetje të neneve 6, 7, 19, pikat 1, shkronja "n", dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar dhe Vendimit nr. 23 date 1.2.2023, "Për procedurat dhe kriteret e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore në komisionet e zonave të administrimit zgjedhor, komisionet e qendrave të votimit dhe vendet e numërimit të votave, në zgjedhje",
VENDOS:
1. Revokimin e akreditimit të të gjithë vëzhguesve, për KZAZ-në nr. 27, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, të lëshuara për KZAZ-në, KQV-të dhe VNV-të, përveç vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave.
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.


ELBASAN- Një vajzë e rë e paralizuar ka ushtruar të drejtën e saj të votës në Elbasan. Komisionerët e qendrës e kanë ndihmuar vajzën duke i ulur kutinë e votimit në mënyrë që ajo të hedhë vetë votën brenda saj.
Në momentn që hedh votën ajo duket e buzëqeshur. Një rast frymëzues e cila tregon se pavarësisht vështirësive fizike që ka ajo vendos që të votojë dhe të vendosë për të ardhmen e vendit.
TIRANË- I shumëkërkuari i drejtësisë Florenc Çapja nuk është lejuar që të votojë ditën e sotme. Mësohet se pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë paraqitur 159 kërkesa me objekt “lejim votimi”, nga të cilat 137 janë të pranuara.
Sa i takon kërkesës që ishte bërë në Gjykatën e Tiranës nga Florenc Çapja për t'i dhënë leje për të votuar, Gjykata e Tiranës ka vendosur rrëzimin e kërkesës. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ina Hoxhaj duke qenë se ka dënim të përjetshëm.
Arrestimi i Florenc Çapjas
Çapja ndodhej në Dubai prej rreth 8 vitesh, por pas kthimit në Shqipëri është vendosur në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin përjetë. 44-vjeçari Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili është kreu i një grupi të njohur kriminal në qytetin e Elbasanit, i cili ka pasur përplasje me grupin e një tjetër personazhi të njohur të botës së krimit, Suel Çela.
Ai u dënua si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Çapja ndodhej në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait. Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro. Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut për të humbur gjurmët.
TIRANË- Një 90-vjeçare ka hasur vështirësi gjatë procesit të votimit në njësinë numër 10. Mësohet se e moshuara nuk e kupton procesin e votimit elektronik dhe ka kërkuar ta ndihmojë dikush.
Ajo nuk ishte e shoqëruar nga ndonjë i afërm dhe e ka ndihmuar një komshi. Sipas ligjit, e moshuara mund të votojë nëse e ndihmon një familjar/e që nuk ka votuar në njësinë 10 ose person tjetër i panjohur, por që nënshkruan një deklaratë. E moshuara në fund votoi, pasi e ndihmoi një komshi icili nënshkroi një deklaratë.
"Unë jam 90 vjeçe. S’jam dakord me një të huaj, sepse vota është e fshehtë. Por, hajd të vijë zotëria," tha e moshuara.
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet parlamentare në të gjithë vendin tonë. Mes politikanëve dhe shumë qytetarëve që kanë votuar, nuk kanë munguar as vipat shqiptar. Disa prej tyre kanë ndarë foto nga momenti i votimit ose pas saj, duke i bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në procesin zgjedhor.

SHQIPËRI- Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 15:00 ka qenë 32.97%. Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2282 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani kanë votuar 508991 nga 1543584 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 15:00, përqindja e votuesve ka qenë 38.6%.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
KORÇA- Nën drejtimin e prokurorit të SPAK, Vladimir Mara, prokurorët e Prokurorisë së Korçës, agjentë të BKH dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut, po ndjekin nga afër procesin zgjedhor. Task- forca është në pritje dhe gatishmëri të plotë për të hetuar çdo denoncim që do të vijë në lidhje me procesin zgjedhor.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
ELBASAN- Vijojnë ende denoncimet masive nga shkeljet e konstatuara gjatë procesit të votimit në vend. Votimi familjar është një ndër to si rasti i shkeljes thuajse më të së konstatuar këtë të diel. Ka pasur ratste ku anëtarë të së njëjtës familje janë lejuar të votojnë së bashku për arsye nga më të ndryshmet.
Ky është një rast i cili është denoncuar në qendrën e votimit në Papës, Elbasan. Rasti është denoncuar nga kandidati për deputet në Elbasan, Bledi Himçi, i cili ka njoftuar edhe strukturat e policisë për ndërhyrje.
GJIROKASTRA- Në një fshat të Gjirokastrës është raportuar për një rast fotografimi vote. Gjithahtu mësohet se në një qendër votimi është evidentuar një rast i votimit familjar.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
TIRANË- Zarfet me votat e emigrantëve nga jashtë Shqipërisë kanë mbërritur në vendin tonë, Raportohet se rreth 2784 zarfe kanë mbërritur sot. Në zgjedhjet e sotme është hera e parë që emigrantët votojnë nga vendet ku banojnë dhe punojnë.
Procesi i votimit në vend për të gjithë qytetarët kanë nisur në orën 07:00 deri në orën 19:00. Janë hasur disa problematika në disa QV por problematikat kanë qenë kryesisht teknike.
3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 2046 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 11 parti dhe koalicione zgjedhore.

FIER- Prokurori i Posaçëm, Sotir Kllapi dhe agjentë të BKH të shoqëruar nga oficerë të policisë kanë zhvilluar një vëzhgim në disa zona të Qarkut të Fierit. Krahas prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra ne qarkun e Fierit per krimet zgjedhore edhe dhe prokurorja tjeter e SPAK Doloreza Musabelliu.
Raportohet se deri më tani nuk janë vërejtur shkelje nga ana e prokurorëve të Posaçëm ndërsa prezenca e tyre do të jetë deri në mbyllje të procesit të numerimit. Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar 5 procedime penale lidhur me krime zgjedhore.
TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë sërish një thirrje qytetarëve dhe subjekteve politike. Celibashi paralajmëroi se kushdo që tenton të fotografojë votën do të përballet me pasoja ligjore. Ai shtoi se pranë Qendrave të Votimit (QV) nuk duhet të qëndrojnë persona që nuk kanë lidhje me procesin.
Gjithashtu ai tha se partitë politike dhe qytetarët duhet t’i përmbahen rregullave deri në mbylljen përfundimtare të votimit, ndërsa konfirmoi se janë marrë disa referime nga Task Forca për raste të dyshuara shkeljesh.
"Kush fotografon votën, do të ketë pasoja ligjore. Ata që nuk kanë lidhje me QV, të qëndrojnë larg. Paligjshmëria me votën është dënim me 3 vite burg. Të raportohet për personat që qëndrojnë pranë QV. Kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e votimit. Partitë politike dhe qytetarët duhet t’i përmbahen ligjit. Kemi pasur disa referime nga Task Forca", tha ai.
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga qytetarët ditën e sotme. Sipas përditësimit të KQZ-së, deri në orën 14:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 29.53%.
Ky raportim për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2266 prej 5225 qendrave të votimit në total ku deri më tani kanë votuar 449792 nga 1523080 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.
ELBASAN- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Tomor Alizoti në një deklaratë para gazetarëve ka ngritur shqetësime të forta mbi procesin zgjedhor. Gjatë fjalës së tj Alizoti ka akuzuar Partinë Socialiste për parregullsi të shumta.
Ai thekson se janë përdorur mekanizma të ndryshëm për të ndikuar te votuesit, përfshirë grupe që ushtrojnë presion dhe intimidim. Ai theksoi gjithashtu fenomenin e votimit familjar dhe patronazhistët si problem serioz që cenojnë integritetin e votës.
"Përdoren të gjitha mekanikacionet. Ka grupe njerëzish që intimidojnë zgjedhësit. Ka intimidime dhe votime familjare. Hilet e PS janë të padiskutueshme. Problem është edhe votimi familjar. Komisionerët tanë kanë parë çdo gjë dhe ne kemi përgatitur dosje për abuzimet. Këtu ka patronazhim. Por, shoh pozitivitet e reagim tek qytetarët," tha ai.
MEMALIAJ- Komisionerët e Partisë Demokratike pretendojnë se kanë kapur në flagrancë në një qendër votimi, patronazhistin Ilir Ruka, punonjës të ISHSH Gjirokastër. Sipas raportimeve të tyre, Ruka ishte duke orientuar deri në kutinë e votimit 10 persona për të votuar për Partinë Socialiste dhe ky veprim është një shkelje flagrante e ligjit dhe mund të ndikojë negativisht në integritetin e procesit zgjedhor.
Komisionerët e PD-së kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të hetuar këtë ngjarje dhe për të siguruar një proces të ndershëm dhe të drejtë zgjedhor.
POGRADEC- Një e moshuar ka dalë publikisht duke deklaruar se është dhunuar fizikisht dhe verbalish nga Luan Tollozhina në ambientet e jashtme të një qendre votimi. Kjo është një tjetër akuzë rëndon mbi Luan Tollozhinën në lidhje me sjelljet e tij gjatë procesit zgjedhor.
E moshuara shprehet se pasi ka votuar vetë ka shkuar dhe ka marrë bashkëshortin që të votojë pasi ai është i sëmurë. Ajo thekson se Tollozhina e ka kapur në fyt dhe i ka thënë fjalë të rënda. Sipas saj ai vën ligjin në Pogradec.
"Jam 73 vjeçe, votova normalisht. Më pas mora burrin dhe e solla këtu, se e kam të shtrirë në krevat. Më kapi Luan Tollozhina për gryke dhe më tha fjalët e fundit, që s’ka bir nëne t’i thotë.
Të më dhunojë dhe të më thotë mua ‘je komuniste dhe rrugaçe’ në këtë moshë. Unë isha këtu jashtë dhe prisja, ai bën ligjin këtu," tha ajo.
FIER- Kryetarja e PS-së në Fier, Dorina Gjino ka reaguar së fundmi në lidhje me incidentin e regjistruar në një qendër votimi i ku u bllokua rruga nga kandidati demokrat. Gjino shton se Partia Socialiste do të kallëzojë kryetarin e Partisë Demokratike Fier, Rrapo Gjika pasi po ushtron presion ndaj komisionerëve.
Ajo denoncoi një rast edhe më flagrant në Topojë, një njësi e cila njihet si basion socialist ku aktualisht ka një përqendrim të forcave të Partisë Demokratike. Gjino thekson se kandidati i Partisë Demokratike, Ajet Gurguri u përplas me komisionerët brenda qendrës së votimit dhe u shoqërua jashtë qendrës nga forcat e policisë.
"Partia Socialiste e qarkut Fier denoncon me forcë veprimet bllokuese të qëllimshme të segmenteve të Partisë Demokratike në këtë qark sa i përket procesit të votimit. Bazuar në prova konkrete dhe dëshmitarë, Partia Socialiste do të kallëzojë shtetasin Rrapo Gjika, identifikuar me detyre kryetar i Partisë Demokratike, Fier, pasi po ushtron presion ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike që të pezullohet pa shkak procesi i votimit. Z. Gjika është dokumentuar në këtë përpjekje në qendrat e votimit 2999, 2884 dhe 2884/1 të Bashkisë Fier.
I bëjmë thirrje kryetarit të PD Fier të ndalojë menjëherë përpjekjet e qëllimshme për pengimin dhe bllokimin e procesit të votimit dhe e njoftojmë se ndaj tij po përgatitet kallëzimi i shoqëruar me të gjitha materialet audiovizive dhe dëshmitë e të pranishmeve që faktojnë këtë veprim të paligjshme të tij.
Partia Socialiste e qarkut Fier ju bën gjithashtu thirrje komisionerëve në qendrat e votimit të të gjitha forcave politike të respektojnë përcaktimet e Kodit Zgjedhor dhe të ushtrojnë me përpikmëri detyrën e marrë përsipër, për të siguruar një proces të qetë dhe të rregullt votimi për të gjithë qytetarët e këtij qarku.
Ndërkohë Partia Socialiste Fier denoncon një rast edhe më flagrant në Topojë, një njësi e cila njihet si basion socialist ku aktualisht ka një përqendrim të forcave të Partisë Demokratike. Pasi kandidati i Partisë Demokratike, Ajet Gurguri u përplas me komisionerët brenda qendrës së votimit dhe u shoqërua jashtë qendrës nga forcat e policisë, tashmë përfaqësuesit e kësaj partie kanë vërshuar drejt njësisë Topojë, duke filluar nga Luan Baçi dhe deri tek drejtuesi politik, Gazmend Bardhi. Përsërisim se për të gjitha rastet e mësipërme kemi nisur referime pranë organeve ligjzbatuese.
Denoncojmë gjithashtu se kandidati i PD, Gentian Çela është paraqitur pranë qendrave të votimit, 2835 dhe 2835/1, në njësinë Karbunarë, Lushnje ku ka arritur të tërheqë komisionerët e PD, duke pezulluar kështu procesin e votimit në këto dy qendra.
Kandidati Çela do të kallëzohet nga Partia Socialiste Fier për një numër veprash shkelje të Kodit Zgjedhor, duke nisur nga aksesimi i qendrave të votimit, intimidimi i Përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe bllokimi i procesit të votimit përmes presionit të komisionerëve për braktisjen e detyrës. I bëjmë thirrje dretjeusve të Partisë Demokratike të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje dhje të lejojë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës të qetë," shprehet ajo.
POGRADEC- Pas incidentit në qendrën e votimit në Pogradec, nipërit e 63-vjeçarit t arrestuar, Luan Tollozhina, shkuan në banesën e komisionerit të Partisë Socialiste Enton Gega dhe dhunuan djalin dhe bashkëshorten e tij. Në një deklarat për mediat, Suela Gega, bashkëshortja e Enton Gegës tregoi se si ndodhir ngjarja e rnd. Gega tha se djali i tyre, i cili është i operuar dhe me këmbë të thyer, u godit me arka. Ajo u përpoq të mbronte djalin dhe u dhunua fizikisht.
“Godisnin djalin me arka, unë të mbroja djalin më sulmuan edhe mua. Po mbroja djalin e haja unë, se është me këmbë të thyer”, tha Suela Gega.
NJOFTIMI I POLICISË:
Pogradec/Informacion paraprak/ Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).
Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve.
TIRANË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i 34-vjeçari ka ardhur pasi ai ka fotografuar fletën e votimit dhe më pas e ka publikuar në rrjetet sociale.
I arrestuari akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë;
Tiranë/ Fotografoi fletën e votimit dhe më pas e publikoi atë në rrjete sociale, arrestohet 34-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas shfaqjes së një postimi në një portal ku një shtetas kishte publikuar fotografimin e fletës së votimit, organizuan punën, identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin R. F., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se ky shtetas ditën e sotme, ka fotografuar fletën e votimit, dhe më pas e ka publikuar në rrjetet sociale. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
POGRADEC- Pas konfliktit të ndodhur në një qendër votimi në Pogradec, një 63-vjeçar i përfshirë u arrestua se dhunoi komisionerin e PS-së. Mësohet se pas incidentit nipërit e të arrestuarit kanë shkuar në banesën e anëtarit të komisionit dhe kanë goditur bashkëshorten dhe djalin e tij.
Bëhet me dije se djali po merr mjekimin e nevojshëm në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa bashkëshortja po jep kallëzimin në komisariat. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak/ Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).
Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve.

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit. Deri në orën 13:00, sipas KQZ-së, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 27.08% të votuesve.
Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.
VORA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka nisur vizitat në terren për të ndjekur nga afër mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Bëhet me dije se ndalesa e tij të parë është një qendër votimi në njësinë administrative të Vorës.
Kjo vizitë vjen pas një konference për shtyp të mbajtur më herët gjatë ditës, ku kreu i KQZ dha përditësimet më të fundit mbi pjesëmarrjen dhe ecurinë e votimeve në rang vendi.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

TIRANË- Dhëndri i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur sot në një prej qendrave të votimit në kryeqytet. Malltezi është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por është lënë i lirë për pak çaste për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese me leje të miratuar nga prokurori Arben Kraja.
Kujtojmë se Malltezi është vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej muajit nëntor të vitit 2023, pas hetimeve të nisura për dosjen “Partizani”.
MIRDITË- Një çift të moshuarish kanë votiar së bashku në dhomën e fshehtë të votimit. Rasti është regjistruar në Mirditë. Mësohet se i moshuari i ka kërkuar komisionerëve që të votojë së bashku me gruan e tij pasi ajo ka probleme me shikimin.
Siç shihet edhe nga pamjet të moshuarit kanë votuar bashkë. Edhe pse jo në kushte të mira shëndetësore e moshuara ka dalë për të votuar për të shprehur vullnetin e saj për partinë që do të qeverisë vendin në 4 vitet e ardhshme.

DIBËR- Paraditen e sotme, në qendrën e votimit 1122 të vendosura në Njësinë Administrative Maqellarë, Dibër, është regjistruar një incident, ku një përplasje verbale mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste ka degjeneruar në dhunë fizike.
Sipas burimeve nga vendngjarja, kandidati i Partisë Socialiste, Danjel Gjura, thuhet se ka goditur me grusht shtetasin Florian Lazri punonjës i Ujësjellësit, gjatë një debati që mendohet të jetë zhvilluar në lidhje me veprimtari të karakterit elektoral dhe ndikimin mbi votuesit. Lazri thuhet se ishte në mbështetje të kandidatit Agron Malaj.
Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të qendrës së votimit, në prani të qytetarëve dhe anëtarëve të komisionit zgjedhor. Menjëherë pas incidentit, policia është thirrur në vendngjarje për të marrë deklaratat e palëve të përfshira dhe për të nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Deri në momentin e publikimit të këtij informacioni, Partia Socialiste nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar në lidhje me rastin. Burime jozyrtare tregojnë se konflikti mund të ketë lindur nga mosmarrëveshje të brendshme brenda strukturave lokale të kësaj force politike, të cilat dyshohet se lidhen me menaxhimin e listave të mbështetësve dhe ndikimin mbi elektoratin.
Ky incident ndodh në një klimë të tensionuar politike në qarkun e Dibrës, ku rivaliteti mes forcave politike është intensifikuar ndjeshëm në ditët e fundit dhe janë shtuar raportimet për presion mbi votuesit.
DURRËS- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka mbërritur në Durrës për të ndjekur procesin zgjedhor të ditës së sotme. Bëhet me dije se ai ka vizituar Qendrën e Votimit 14/94 në qytetin bregdetar. Gonzato u shpreh për mediat se ecuria e këtyre zgjedhjeve kanë një rëndësi shumë të madhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Nuk donim të shihnim zgjedhjet vetëm në kryeqytet. Do të donim të shihnim si po ecën procesi zgjedhor dhe në vende të tjera të Shqipërisë. Kam dhe kolegë të mi nga shtetet anëtare të BE-së që kanë dalë për të vëzhguar. Arsyeja përse e bëjmë këtë, nuk është s’e kemi besim te OSBE/ODIHR, sepse ata po bëjnë një punë shumë të mirë, por që dhe ne të kemi përvojën tonë. Të shohim çfarë mendimesh kanë qytetarët, kjo për arsye sepse janë zgjedhjet e para pas çeljes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë", tha ambasadori.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
LUSHNJË- Në Karbunarë të Lushnjës është raportuar se ka pasur problematika gjatë procesit zgjedhor të ditës së sotme. Sakaq kandidati i PD, Gent Çela ka bllokuar me makinë menjëherë rrugën për në Qendrën e Votimit. Mësohet se ndërkohë është është nisur edhe policia drejt vendngjarjes.
VLORË- Giro d'Italia ka paralizuar qarkullimin në qytetin e Vlorës dhe për këtë arsye u kërkuar që procesi i votimit të shtyhet dëri në orën 22:00. Bllokimi i rrugëve në Vlorë do te zgjasë për disa orë dhe kjo ka sjellë që qytetarët të mos votojnë dot deri kur të hapet qarkullimi.
Por orari nuk do të shtyhet dhe se procesi i votimit do të mbyllet në orën 19:00. Lajmi i orarit është konfirmuar nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha teksa theksoi që procesi do të vijojë deri në orën 19:00.
LEZHË- Deputeti i Partisë Demokratike në listat e mbyllura dhe njëkohësisht drejtuesi politik i saj për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj pas votimit ka folur për mediat. Gjekmarkaj komentoi edhe arrestimin e bashkëshortit të deputetes Elda Hoti.
Ai e cilësoi arrestimin si një kurth të ngritur nga organet shtetërore, të cilat sipas tij në vend që të ndëshkojnë ata që cenojnë procesin zgjedhor dhe merren me shitblerjen e votës, po targetojnë qytetarët që mbrojnë të drejtën e votës.
Ai theksoi se Partia Demokratike po monitoron çdo rast abuzimi dhe do t’i denoncojë publikisht ato. Gjekmarkaj bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime, duke e cilësuar këtë moment si një pikë kyçe për vendin.
“Qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre për të ndërtuar një Shqipëri ku sundon ligji dhe jo bota e krimit. Indiferenca është armiku më i madh i demokracisë”, u shpreh ai.
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar praninë e patronazhistëve për të shantazhuar votuesit tek Shkolla e Kuqe në kryeqytet. PD pretedon se bandat e patronazhistëve nuk ndalen as në mes të Tiranës duke thënë se personat në foto janë pjesëtarë të grupit e Dori Zanës dhe Geri Kusit.

Ndërkohë, mësohet se në grupin e patronazhistëve janë edhe punonjës shtetëror, kryesisht nga OSHEE-ja ku mes tyre janë Edmond Gorezi dhe Ivi Shazivari. Prej tyre ka me bexh të falsifikuar ose vëzhgues që nuk qëndrojnë në qendrat e tyre të votimit.

KUKËS- Në zonën malore të Zapodit në Bashkinë Kukës, fletët e votimit janë transportuar drejt qendrave të votimit me mushka. Në foto shihet se një mushkë e ngarkuar me materiale zgjedhore, në një terren të vështirë malor duke dërguar materialet zgjedhore në shkollën 9-vjeçare të fshatit Bele.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
FIER- Kandidati i PD-së, Luan Baçi, mësohet se është nxjerrë jashtë qendrës së votimit në Topojë të Fierit nga komisionerët. Baçit i është kërkuar që të dalë jashtë nga qendra e votimit ku ndodhej, pasi u pretendua se po pengonte vijimësinë normale të procesit zgjedhor.
Gjithashtu në Topojë është raportuar për edhe për të tjera raste ku ka pasur pengime të procesit zgjedhor në disa Qendra Votimi.

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit. Deri në orën 12:00, sipas KQZ-së, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 21.91% të votuesve.
Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.
ELBASAN- Një ngjarje e veçantë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Së bashku me qytetarët e tjetrë në qendrën e votimit është paraqitur edhe një vajzë, e cila sot ka ditën e dasmës. Me fustanin e nusërisë, vajza në fjalë duket se nuk ka vendosur të vijojë ceremoninë martesore pa hedhur votën e saj në këto zgjedhje.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
FIER- Kandidatja e Partisë Soacialiste në Fier, Kiduina Zaka ka deklaruar ditën e sotme se PD-ja në këtë qytet po zbaton një aksion të organizuar pët të penguar zhvillimin normal të procesit të votimit. Zaka tha se disa përfaqësues të kësaj force politike kanë braktisur detyrën në disa raste. Zaka shtoi se PS-ja u bën thirrje të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike që të mos iu binden urdhërave të drejtuesve të tyre për të shkelur ligjin.
"Ashtu si e kishim paralajmëruar, Partia Demokratike në qarkun e Fierit po zbaton një aksion të organizuar për të penguar zhvillimin normal të procesit të votimit. Përfaqësues të kësaj force politike kane braktisur detyrën, në disa disa raste, siç është sekretari i Qendrës së Votimit 3209/1 në Topojë të Fierit, i cili ka marrë edhe vulën me vete. Partia Socialiste ka bërë kërkesë për zëvendësim të menjëhershëm të sekretarit të Qendrës së Votimit 3209/1, Jani Sharka.
Partia Socialiste edhe një herë ju bën thirrje të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike, të mos ju binden urdhrave të drejtuesve të tyre për të shkelur ligjin. Çdo shkelje e ligjit do të denoncohet në organet ligjzbatuese. Ndërkohë që në orët e para të procesit të votimit janë vërejtur kandidatë të Partisë Demokratikë që në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor kanë hyrë brenda qendrave të votimit. Përmendim këtu kandidatët Zana Numani, Luljeta Sejko, Luan Baçi, Eduart Sharka, Gentian Çela dhe Samena Malenaj, të cilët në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor hyjnë në qendrat e votimit duke ushtruar presion mbi komisionerët ndërkohë që ata kryejnë detyrën sipas parashikimeve ligjore.
Të gjitha këto veprime në shkelje të ligjit nga kandidatët e PD janë referuar pranë KZAZ-ve dhe KQZ-së dhe skuadra juridike e Partisë Socialiste të qarkut Fier po procedon me kallëzime individuale për secilin kandidat të Partisë Demokratike që hyn në qendrat e votimit në shkelje të plotë të Kodit duke bërë presion mbi komisionerët dhe zgjedhësit në përgjithësi. Të gjitha këto aksione janë të vërtetuara me pamje filmike dhe fotografi.
Partia Socialiste e qarkut Fier kërkon nga kandidatët e të gjitha forcave politike të respektojnë përcaktimet e Kodit Zgjedhor dhe mos të afrohen pranë qendrave të votimit me shumë se 150 metra. Partia Socialiste është e angazhuar me të gjitha strukturat e saj në respekt të plotë të Kodit Zgjedhor, për të siguruar një proces të qetë dhe të rregullt votimi. Faleminderit," tha Kandidatja Kiduina Zaka.
TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të shtuar zgjedhjeve në Shqipëri që po mbahen ditën e sotme. Mediat si Reuters, RFI, AP, eKathimerini, The WashingtonPost, Al Jazeea dhe të tjera media, kanë përshkruar situatën në Shqipëri në këtë ditë zgjedhje, ndërkohë që kanë theksuar se rezultati pritet që të mësohet ditën e nesërme.
Mediat theksojnë se në Shqipëri janë atashuar më shumë se 2 000 vëzhgues të huaj dhe shqiptarë dhe komuniteti ndërkombëtar në veçanti po i vëzhgon nga afër këto zgjedhje, të cilat shihen si një provë e funksionimit të duhur të institucioneve të brishta pas një fushate të ashpër.
Shkrimi i Reuters:
Shqiptarët filluan të votojnë në zgjedhjet parlamentare të dielën, me kryeministrin Edi Rama që kërkon një mandat të katërt të paprecedentë në detyrë, pas një fushate të dominuar nga premtimet për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe akuzat për korrupsion të përhapur. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit (05:00 GMT) dhe do të mbyllen në orën 7 të mbrëmjes. Rezultatet priten të hënën. Rama, në pushtet si kreu i Partisë Socialiste që nga viti 2013, është favorit për të fituar kundër rivalit të tij të vjetër, ish-kryeministrit Sali Berisha të Partisë Demokratike, i mbështetur pjesërisht nga një rrjet me ndikim i ndërtuar gjatë 12 viteve në pushtet, një periudhë e fundit e rritjes së shëndetshme ekonomike dhe një imazh kryesisht popullor jashtë vendit.
Por kundërshtimi ndaj Ramës është intensifikuar vitin e kaluar për shkak të një goditjeje të perceptuar ndaj opozitës, përfshirë Berishën, ndërsa Rama i rezistoi një sërë skandalesh të tij. Këto përfshijnë arrestimin e aleatit të tij, kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, këtë vit me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Veliaj dhe Berisha mohojnë shkeljet. Rama e ka kaluar javën e fundit duke përsëritur premtimin e tij për t'u bashkuar me BE-në deri në fund të dekadës, megjithëse disa ekspertë dyshojnë se ky afat kohor do të jetë i mundur duke pasur parasysh reformat e kërkuara për t'u bashkuar me bllokun, përfshirë zhdukjen e korrupsionit.
"Ne do të marrim mandatin tonë të katërt dhe nuk do të humbasim asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në BE", tha ai në tubimin e tij të fundit të fushatës të premten.
Shumë votues të rinj, veçanërisht, janë të lodhur nga njerëz si Berisha dhe Rama, të cilët e kanë drejtuar vendin në role të ndryshme që nga rënia e komunizmit në vitin 1990. Ata tregojnë pabarazinë e madhe të të ardhurave në Shqipëri, e cila i bën shumë njerëz të ngasin makina të shtrenjta Range Rover rreth kryeqytetit, Tiranës, ndërsa të tjerë jetojnë në banesa të ngushta të epokës sovjetike. Sondazhet tregojnë se Rama fiton më shumë se 40% të votave, një epërsi komanduese ndaj Berishës, i cili është dobësuar nga akuzat për korrupsion. Por ai mund të ketë nevojë për ndihmë nga partitë më të vogla për të ruajtur një shumicë të ngushtë prej katër vendesh në parlamentin me 140 vende.
“Do të votoj për politikanë të rinj sepse ata si Rama dhe Berisha kanë qenë këtu për tre dekada dhe vetëm sa zëvendësojnë veten”, tha Arber Qazimi, 21 vjeç.
Një studente e ekonomisë e quajtur Erisa tha se as nuk do të votonte dhe në vend të kësaj po kërkonte një mënyrë për t'u bashkuar me qindra mijëra shqiptarë që kanë emigruar gjatë dekadës së fundit, shumë prej tyre në vendet e afërta të BE-së. Fuqitë e mëdha evropiane mbështetën një armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë të shtunën me mbështetjen e Presidentit të SHBA-së.
“Ne duam të shohim ndryshime për të ndaluar të rinjtë të dalin nga vendi”, tha Elson Toska, 37 vjeç, pasi votoi. “E ardhmja nuk është Evropa, për të shkuar dhe punuar atje. Ne kemi vendin tonë.”
Me disa masa, Rama ka bërë mirë. Rritja ekonomike vjetore mbi 4% për vitet 2022-2024, e nxitur nga tregtia me BE-në dhe një bum turizmi, i tejkaloi vendet e tjera të Ballkanit, thotë Banka Botërore. Por korrupsioni mbetet një problem i madh, thonë ekspertët, i nxitur nga bandat kriminale që fitojnë miliarda euro nga trafikimi i drogës dhe armëve jashtë vendit dhe i sjellin ato përsëri në Shqipëri për t'u pastruar.
Shkrimi i RFI
Zgjedhjet e vendosin Kryeministrin Edi Rama përballë rivalit të tij të përbetuar, Sali Berishës, një të krahut të djathtë i cili kryeson një aleancë partish opozitare. Rama, 60 vjeç, ka qenë udhëheqës i Partisë Socialiste që nga viti 2005 dhe po kërkon një mandat të katërt radhazi të paprecedentë me premtimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Berisha, 80 vjeç, mezi pret të kthehet në pushtet pas 12 vitesh në opozitë. Koalicioni i ish-presidentit ka miratuar sloganin në stilin e Donald Trump - "Shqipëria e Madhe" dhe po bën fushatë mbi një platformë ringjalljeje ekonomike.
"Ne jemi të vetmit që mund të rilançojmë ekonominë e vendit, të vetmit që janë në gjendje ta çojnë Shqipërinë përpara. Edi Rama po numëron ditët e fundit të regjimit të tij", tha Berisha.
Disa nga arkitektët e fushatave presidenciale të Trump janë ribashkuar në Shqipëri, për t'i ardhur në ndihmë fushatës së Berishës. Ata përfshijnë Chris LaCivita, i cili shërbeu si bashkë-menaxher i fushatës së përpjekjes së suksesshme të Trump në vitin 2024; anketuesi i Trump, Tony Fabrizio, për një kohë të gjatë, dhe Paul Manafort, i cili shërbeu si kryetar i fushatës së Trump në vitin 2016 - përpara se të dënohej në vitin 2018 për krime që përfshinin lobim të fshehtë për ish-presidentin pro-rus të Ukrainës. Gjykata italiane i shpall të paligjshme ndalimet e emigrantëve të kontraktuara në Shqipëri.
"Është e vetmja Parti Demokratike për të cilën do të mendoja të punoja ndonjëherë", tha me shaka LaCivita, ndërsa drejtohej për në vend për udhëtimin e tij të tretë para zgjedhjeve të së dielës.
Berisha, i cili shpreson që administrata e re amerikane do të tërheqë sanksionet që e ndalojnë të hyjë në Shtetet e Bashkuara, ka nënshkruar gjithashtu një kontratë dyvjeçare prej 6 milionë dollarësh me Continental Strategy, një firmë republikane konsulence dhe lobimi. Në fund të një fushate të shënuar nga konfrontimi, veçanërisht në mediat sociale, sondazhet e fundit tregojnë një fitore për partinë e Ramës.
Ndërkohë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tha se kishte "polarizim ekstrem politik" në kombin ballkanik me 2.8 milionë banorë. Berisha akuzon socialistët për "blerje votash, frikësim votuesish, presion, përdorim të fondeve publike nga ministrat dhe kandidatët e shumicës për fushatën e tyre zgjedhore" - pretendime të cilat Rama i ka hedhur poshtë si "asgjë tjetër veçse një justifikim për humbjen".
Votat e diasporës
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, diaspora është në gjendje të votojë nga jashtë me postë. Kjo po shihet si një provë për zhvillimin e proceseve dhe institucioneve demokratike, në kontekstin e negociatave të pranimit në BE, të cilat filluan në vitin 2022. Sipas të dhënave zyrtare nga komisioni qendror zgjedhor, 245,935 shqiptarë që nuk banojnë në Shqipëri janë të regjistruar për të votuar.
"Shqipëria ka bërë një proces të rëndësishëm në rrugën drejt pranimit në BE, duke demonstruar këmbënguljen e saj në zbatimin e reformave ambicioze në të mirë të qytetarëve të saj", tha Silvio Gonzato, ambasadori i delegacionit të BE-së në Shqipëri, për agjencinë franceze të lajmeve AFP.
Humbësit kanë sfiduar rezultatet e çdo zgjedhjeje që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990 me arsyetimin e mashtrimit. Këtë herë votimi po monitorohet nga afër dhe, në një rast tjetër të parë, nëpunësit civilë dhe zyrtarët e drejtësisë do të vendosen së bashku me komisionin zgjedhor dhe rreth 300 vëzhgues ndërkombëtarë. Për Brukselin, votimi i së dielës është një provë e madhe për Shqipërinë, e cila është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.
"Organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në përputhje me normat dhe vlerat demokratike, do të jetë një hap thelbësor për të përforcuar demokracinë shqiptare, për të rritur besimin e qytetarëve tek përfaqësuesit e tyre të zgjedhur dhe për të çuar përpara integrimin evropian të vendit", tha Gonzato.
Pesë ditë pas zgjedhjeve, Tirana do të presë samitin e Komunitetit Politik Evropian, një forum diskutimi ndërqeveritar rreth të ardhmes së Evropës - i themeluar në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës, me iniciativën e Presidentit francez Emmanuel Macron.
Shkrimi i Anadolu Agency
Më shumë se 3.7 milionë votues të regjistruar në Shqipëri do të shkojnë në kutitë e votimit të dielën në zgjedhjet e 11-ta të përgjithshme të vendit që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991. Një total prej rreth 3.71 milionë votuesish kanë të drejtë të zgjedhin anëtarët e parlamentit me 140 vende, me 53 parti politike dhe tre koalicione parazgjedhore që garojnë. Votimi do të zhvillohet nga ora 7:00 deri në 19:00 sipas orës lokale (05:00-17:00 GMT) në 5,225 qendra votimi.
Për herë të parë, gati 246,000 qytetarë të regjistruar jashtë vendit do të jenë gjithashtu në gjendje të votojnë me email ose fletëvotim postar, me këtë proces që mbyllet gjithashtu në orën 19:00 sipas orës lokale të dielën. Sipas ligjit zgjedhor të Shqipërisë, një parti duhet të marrë të paktën 1% të votave kombëtare për të hyrë në parlament.
Në sondazhe, Partia Socialiste në pushtet e Kryeministrit Edi Rama ka qenë në krye, ndërsa Partia Demokratike kryesore e opozitës nën ish-kryeministrin Sali Berishë shihet gjithashtu si një favorite. Blloku i Berishës, Aleanca e Shqipërisë së Madhe, përfshin 25 parti aleate. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të dërgojë rreth 100 vëzhgues për zgjedhjet.
Shkrimi i AP, The Washington Post dhe eKathimerini
Kryeministri Edi Rama po kërkon një mandat të katërt si kryeministër i Shqipërisë në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, pasi u përball me armikun e tij politik në një fushatë të zhurmshme të dominuar nga përpjekjet e vështira të vendit për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Partia Socialiste e Ramës thotë se mund të sigurojë anëtarësimin në BE brenda pesë vjetësh, duke iu përmbajtur një premtimi ambicioz, ndërsa përballet me kundërshtarët konservatorë me akuza publike dhe premtime konkurruese për rritje page.
Hapja e zgjedhjeve për votuesit jashtë vendit për herë të parë ka shtuar paqëndrueshmërinë, së bashku me shfaqjen e partive të reja, një zhvendosje në fushatën në mediat sociale dhe një ndalim të kohëve të fundit të TikTok. Dhe kundërshtarët e Ramës kanë punësuar një lojtar të fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara për të drejtuar fushatën e tyre. Vendi me 2.8 milionë banorë, me 3.7 milionë votues të kualifikuar, përfshirë diasporën, që votojnë për herë të parë me postë, do të zgjedhë 140 ligjvënës për mandate katërvjeçare, duke zgjedhur nga 2,046 kandidatë që përfaqësojnë 11 grupime politike, përfshirë tre koalicione. Votimi u hap në orën 7 të mëngjesit sipas orës lokale dhe zgjat deri në orën 7 të mbrëmjes.
Kapele bejsbolli të zeza dhe blu
Rama, 60 vjeç, siguroi fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE tetorin e kaluar dhe po mbështetet shumë në këtë moment. Fushata e tij gjithashtu theksoi arritjet në infrastrukturë dhe reformën në drejtësi. Nën sloganin e partisë, "Shqipëria 2030 në BE, Vetëm me Edin dhe PS-në", Rama këmbëngul se pranimi i plotë në BE është i mundur deri në vitin 2030 me financim vjetor prej 1 miliard eurosh (1.13 miliardë dollarë) pas anëtarësimit.
Shefeja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, po e shtyn Shqipërinë të vazhdojë reformat, veçanërisht në qeverisje dhe përpjekjet kundër korrupsionit - për të qëndruar në rrugën e duhur për anëtarësim në BE. Komentuesit janë gjithashtu skeptikë. "Është një premtim zgjedhor që është dëshirë e qytetarëve", thotë analisti i pavarur Aleksander Cipa, duke e përshkruar afatin kohor të Ramës si "të parealizueshëm". Sfiduesi kryesor i Ramës është Sali Berisha, një mbijetues 80-vjeçar me zë të ngjirur dhe energjik i politikës së trazuar të Shqipërisë. Berisha, një ish-president dhe kryeministër, ka udhëhequr Partinë Demokratike të Shqipërisë konservatore që nga themelimi i saj në vitin 1990, kur protestat studentore shënuan fundin e izolimit komunist.
Ai argumenton se Shqipëria ende nuk është gati për anëtarësim në BE. Lidershipi i Berishës - i mbushur me grindje partiake dhe akuza për korrupsion - dhe mesazhet mbeten të diskutueshme. Ai e filloi fushatën - duke marrë hua nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump - me sloganin "Bëjeni Shqipërinë të Madhe Përsëri", por përfundimisht u vendos në "Shqipëri Madhështore". Partia Demokratike e Shqipërisë punësoi Chris LaCivita, konsulentin politik veteran republikan dhe arkitektin e fushatës presidenciale të Trump për vitin 2024. Berisha shpesh shfaqet në tubime i veshur me një kapelë bejsbolli blu të shënuar me numrin 1, pozicionin e partisë në fletën e votimit. Në përgjigje, Rama mban një kapelë të zezë të zbukuruar me numrin 5 të Partisë Socialiste.
Premtimet ekonomike dhe të turizmit
Shqetësimet ekonomike kanë qenë qendrore për fushatën. Socialistët thonë se do të përshpejtojnë një bum turizmi, nga 10 milionë mbërritje në vitin 2024 në 30 milionë deri në vitin 2030, duke diversifikuar destinacionet duke zgjeruar projektet e infrastrukturës. Demokratët argumentojnë se performanca e dobët e qeverisë ka shtyrë më shumë se 1 milion shqiptarë të largohen nga vendi gjatë dekadës së fundit. Të dyja partitë kanë bërë premtime të ngjashme: një pension minimal prej 200 eurosh (225 dollarë), një pagë mesatare mujore prej 1,200 eurosh (1,365 dollarë) dhe një pagë minimale prej 500 eurosh (570 dollarë) - rreth 20% ose më e lartë se nivelet aktuale. Kryeministri gjithashtu mbështet një taksë të sheshtë prej 10%, rimbursime të taksës mbi vlerën e shtuar për artikujt bazë ushqimorë, një kartë konsumatori të mbushur me para qeveritare për pensionistët që të blejnë ushqime bazë me çmime të zbritura dhe përfitime të tjera.
Premtimet kanë turbulluar vijat ideologjike dhe politika e dominuar nga dy parti ka inkurajuar krijimin e alternativave. Disa parti të reja - dy nga qendra e djathtë dhe dy nga e majta - mund të dalin si vendimtare, nëse asnjë parti e madhe nuk fiton shumicën. Por analisti Lutfi Dervishi e konsideron këtë skenar të pamundur.
“Është një fushatë pa debat dhe rezultate pa surpriza”, tha ai. “Zgjedhjet nuk do ta trondisin skenën aktuale – as sistemin dhe as aktorët kryesorë.”
Korrupsioni dhe drejtësia
Pavarësisht përmirësimit të ndjeshëm të Shqipërisë në indeksin e korrupsionit të Transparency International – duke u rritur nga vendi i 116-të në vitin 2013 në vendin e 80-të në renditje në vitin 2024 – korrupsioni mbetet thembra e Akilit e vendit dhe një pengesë për integrimin evropian. Reformat rrënjësore gjyqësore të nisura në vitin 2016 me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së çuan në hetime dhe ndjekje penale të zyrtarëve të lartë. Disa ish-ministra, kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë janë burgosur, ndërsa të tjerë përballen me hetime të vazhdueshme.
Pavarësisht premtimeve për qeverisje më të pastër, të dy partitë kryesore po paraqesin kandidatë që përballen me akuza për korrupsion. Vetë Berisha është akuzuar për korrupsion dhe është në pritje të gjyqit. Në vitin 2021, qeveria amerikane ia ndaloi atij dhe të afërmve të tij të ngushtë të hynin në vend për shkak të korrupsionit të dyshuar. Tetorin e kaluar, Ilir Meta, një ish-president dhe tani kreu i Partisë së Lirisë së Shqipërisë të krahut të majtë që është aleate me Berishën, u arrestua për akuza për korrupsion. Ai po kandidon për një vend parlamentar në Tiranë.
Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, një zyrtar i lartë socialist, u ndalua në shkurt mes një hetimi për korrupsion që përfshinte fondet publike. Ai nuk po kandidon për rizgjedhje. Të gjithë të akuzuarit kanë mohuar shkeljet. Ndërsa socialistët e Ramës marrin meritat për gjyqësorin e reformuar, Berisha është zotuar ta shpërbëjë atë, duke e përshkruar atë si një mjet të drejtësisë selektive të qeverisë Rama.
TikTok dhe "bufi i kënetës"
Mediat sociale janë bërë një mjet kryesor për fushatë. Rama organizon transmetime të përditshme live në Facebook për t'u angazhuar me votuesit. Berisha ka ndjekur shembullin, megjithëse më rrallë. Qeveria ka vendosur një ndalim 12-mujor për TikTok, duke përmendur shqetësime për nxitje dhe ngacmim online. Partitë e opozitës e dënuan këtë veprim si censurë.
Një kod sjelljeje i prezantuar nga avokati i popullit i Shqipërisë për të inkurajuar fushatën etike dështoi ndërsa diskursi politik u bë gjithnjë e më toksik. Rama e përshkroi Berishën si një "buf kënete" - një metaforë për korrupsion - ndërsa Berisha e quajti Ramën një "kryegangster". Zgjedhjet e kaluara të Shqipërisë shpesh janë dëmtuar nga parregullsi, duke përfshirë blerjen e votave dhe manipulimin e fletëvotimeve. Më shumë se 570 vëzhgues ndërkombëtarë do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të këtij viti, duke theksuar interesin e bashkësisë ndërkombëtare në sigurimin e një procesi të besueshëm dhe transparent.
Shkrimi i Al Jazeera
Shqiptarët po hedhin votat në zgjedhjet e përgjithshme, me kryeministrin Edi Rama që kërkon një mandat të katërt të paprecedentë pas një fushate të dominuar nga premtimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe akuzat për korrupsion. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit sipas orës lokale (05:00 GMT) të dielën dhe do të mbyllen në orën 7 të mbrëmjes (17:00 GMT), me rezultatet që priten të hënën.
Gati 3.7 milionë shqiptarë, përfshirë qindra mijëra që jetojnë jashtë vendit, kanë të drejtë të votojnë. Për herë të parë, anëtarët e diasporës mund të hedhin votat e tyre me postë. Rama, udhëheqës i Partisë Socialiste në pushtet që nga viti 2013, e ka pozicionuar veten si arkitekti i së ardhmes së Shqipërisë në BE. Ai është zotuar se vendi do t'i bashkohet bllokut deri në vitin 2030, duke përsëritur premtimin në tubimin e tij të fundit: "Ne do të marrim mandatin tonë të katërt dhe nuk do të humbasim asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në BE."
Rivalenti kryesor i Ramës, 80-vjeçari Sali Berisha, ish-president dhe kryeministër, drejton Partinë Demokratike konservatore. Pavarësisht se i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar për shkak të korrupsionit të dyshuar, të cilin ai e mohon, Berisha ka ruajtur një numër të madh ndjekësish besnikë dhe ka miratuar slogane duke përfshirë "Ta bëjmë Shqipërinë të madhe përsëri".
Rama është përballur me akuza për kapje shteti, me zëra të opozitës që paralajmërojnë se fusha e lojës politike është larg të qenit e barabartë. Kritikët thonë se dominimi i Ramës mbi institucionet publike ka dëmtuar kontrollet demokratike. Administrata e Ramës nuk i ka shpëtuar shqyrtimit, me aleatin e tij të ngushtë - kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj - të arrestuar këtë vit për korrupsion të dyshuar dhe pastrim parash. Të dy burrat i mohojnë akuzat.
"Dua të largohem nga vendi"
Gara politike është, në shumë mënyra, një ripërballje e rivalëve të vjetër. Rama dhe Berisha kanë dominuar jetën publike që nga rënia e komunizmit në vitin 1990. Shumë votues të rinj janë zhgënjyer me të dy.
"Do të votoj për politikanë të rinj sepse ata si Rama dhe Berisha kanë qenë këtu për tre dekada dhe ata vetëm zëvendësojnë veten", tha 21-vjeçari Arber Qazimi, duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters.
Të tjerë, si Erisa, një studente e ekonomisë, planifikojnë të abstenojnë plotësisht. "Po mendoj vetëm se si të dal nga vendi për të studiuar dhe pastaj të qëndroj atje dhe të mos kthehem më kurrë", tha ajo, duke i bërë jehonë ndjenjës së shumë prej rreth një milion shqiptarëve që kanë emigruar në dekadën e fundit.
Me socialistët që potencialisht kanë nevojë për aleatë për të ruajtur shumicën e tyre të ngushtë, partitë më të vogla mund të jenë vendimtare në formësimin e qeverisë së ardhshme. Fushata u zhvendos kryesisht në platformat e mediave sociale, megjithëse një ndalim njëvjeçar i TikTok, i vendosur për shkak të ngacmimit dhe nxitjes në internet, ka çuar në akuza për censurë. Partia Demokratike solli strategun politik amerikan Chris LaCivita, i njohur për rolin e tij në fushatën e vitit 2024 të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, në një përpjekje për të mprehur mesazhin e tyre.
POGRADEC- Një tjetër konflikt ka ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën “Muhamer dhe Esat Minarolli” në qytetin e Pogradecit. Bëhet me dije se në ambientet e jashtme të kësaj qendre është shënuar një përplasje fizike.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Momentalisht ende nuk dihen shkaqet dhe personat e përfshirë.
LUSHNJË- Kandidati i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar një denoncim të fortë në rrjetin social Facebook. Korreshi pretendon se në Lushnjë po veprojnë grupe të armatosura që synojnë të ushtrojnë presion dhe të frikësojnë qytetarët gjatë procesit të votimit.
Në postimin e tij, Korreshi i drejtohet SPAK-ut duke shkruar në mbishkrimin e postit: SPAKUUU ja dhe një i deleguar që thotë se nuk pjerth për ju, brenda territorit të qendrës së votimit në Imësht. Shënojeni dhe këtë trimin.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka votuar paraditen e sotme. Pas votimit Noka ka folur për gazetarët ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë. Ai e ka cilësuar 11 majin si një ditë të madhe ku shqiptarët kanë mundësinë të vendosin me votën e tyre për ndryshimin.
Noka shtoi se fati i vendit është në duart e qytetarëve dhe se duhet të votojnë masivisht. Ai theksoi se për t'u shkëputur nga e sotmja dhe e kaluara 12-vjeçare e errët e Shqipërisë duhet të dalin në votime.
"Sot është një ditë e madhe. Sot shqiptarët kanë mundësinë të vendosin me votën e tyre për ndryshimin. Një thirrje kam për çdo qytetar të këtij vendi. Dilni votoni. Fati juaj dhe i vendit tonë është në duart tuaja dhe të askujt tjetër. Masivisht në votime për të ndryshuar këtë realitet.
Masivisht për të ushtruar verdiktin tuaj, të drejtën tuaj, masivisht, për të vendosur për qeverisjen e nesërme dhe për t'u shkëputur nga e sotmja dhe e kaluara 12 vjeçare e errët e Shqipërisë. Dilni në votime. Ndryshimi është në duart tuaja," tha ai.

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se deri më tani procesi i votimit në të gjithë vendin po shkon normalisht, ndërsa renditi disa nga problematikat e hasura në nisje. Në një konferencë për media, Celibashi tha se nuk ka asnjë qendër votimi të pahapur ose të bllokuar dhe theksoi se në momonetin kur ka nisur procesi i votimit, kanë qenë prezent vëzhgues të ndryshëm.
"Nuk kemi asnjë qendër të votimi të pahapur apo të bllokuar. Janë 8% e qendrave që janë hapur me vonesë, ndërmjet orës 7 deri në orën 8. Për 5% të qendrave të votimit, rezulton se nuk kanë qenë të pranishëm të 7 anëtarët. Vlen të theksohet se në momentin kur procesi i votimit është hapur, kanë qenë prezentë vëzhgues të ndryshëm. 5% të QV kemi patur raportime për tensione në momentin e hapjes ndërmjet anëtarëve, që kanë shkaktuar vonesa. Ka ndërhyrë KQZ dhe situata është stabilizuar.
Kemi një raportim që lidhet me personat me aftësi të kufizuara, janë rreth 21% të rasteve. Nuk janë asistuar sipas procedurave të Kodit Zgjedhor. Pasi ka filluar procesi, kemi patur 6% të QV ndërprerje të procesit për arsye logjistike, por situata më pas është normalizuar. Kemi një raportim që në 5% të QV kemi një mosrespektim të distancës prej 150 m, të individëve që kanë përfunduar procesin e votimit.
Sa i përket identifikimit elektronik, janë 4 qendra pa operatorë. Janë në zonën e Dropullit. Janë 4 qendra votimi në të cilat identifikimi po bëhet manualisht. Në përgjithësi rezulton se problematikat e orëve të para, procesi vlerësohet se ka filluar normalisht dhe po vijohet normalisht. Patëm disa raportime edhe nga stafi ynë në terren dhe përfaqësues politike mbi prezencë të kandidatëve për deputetë pranë QV. Dikush ndoshta edhe në padijeni pa dashur të vëzhgojë, prandaj adresuam edhe atë deklaratë politike. Prej atij momenti nuk kemi raportime apo pretendime lidhur me çështjen.
Votimi elektronik në njësinë 10 dhe në Vorë procesi është duke shkuar normalisht, si për funksionalitetin e palosjes apo probleme të tjera që mund ta afektojnë procesin e votimit në këto 74 QV," tha Celibashi.
TIRANA- Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it ndodhej sot në njësinë numër 10 në Tiranë ku po votohet në mënyrë elektronike. Zannier tha para mediave se po mbledh informacion dhe se duhet të sigurohen se zgjedhjet janë me standarde ndërkombëtare.
Ai shtoi se dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ata si mision janë këtu që nga fundi i marsit. Zannier tha se kanë vëzhguar dhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit, nesër shtoi ai do të kenë një konferencë për shtyp.
“Jemi këtu për të vrojtuar zgjedhjet dhe për të vëzhguar nëse këto zgjedhje janë me standardet ndërkombëtare. Kjo është një nga qendrat e votimit nga qendrat e shumta ku jemi ne sot. Kemi 240 vëzhgues, por janë dhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE-së dhe Parlamenti Europian. Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ne jemi këtu që nga fundi i marsit. Sigurisht ne kemi vëzhguar dhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit, nesër do të kemi një konferencë për shtyp.
Konferenca do të jetë nesër në 15:00 dhe do të jeni të gjithë të ftuar. Nuk do të ishte domethënëse nëse do të jepja një mendim sot. Unë jam një person në një qendër votimi. Sigurisht që jam duke mbledhur informacion dhe jam në këtë QV sepse është një nga angazhimet e Shqipërisë që 10% e votimit të jetë elektronik”, tha ambasadori i OSBE-së.
TIRANË- Ministria e Brendshme ka bërë më dije një njoftim të rëndësishëm për qytetarët. Ministria njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e dielë, datë 11 maj.
Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura deri në orën 16:00 për tërheqjen e kartave.
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se deri më tani 185. 679 zarfe kanë mbërritur nga diaspora. Gjatë një deklarate për mediat, Celibashi ka theksuar se numri i zarfeve të ardhur nga diaspora të arrijë në 200 mijë.
"185. 679 zarfe të mbërritur në KQZ, në fakt ky numër është pak më i madh. 2.500 zarfe janë administruar në kutinë e posaçme, kur kanë mbërrutur në KQZ janë konsideruar si të parregullta nga pikëpamja formale, por do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisionet. Sot është dita e fundit e dërgesave të zarfeve, jemi dakorduar me DHL që mbërritja të mos jetë më vonë se ora 5, që të gjitha të marrin vulën e hyrjes para orës 19:00. Parashikoj se do të shkojë në 200 mijë numri i zarfeve nga diaspora," tha Celibashi.
TIRANA- Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj dhe bashkëshortja kanë ushtruan të drejtën e votës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare. Në një deklaratë për mediat pas votimit, Shehaj i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Ai tha se sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët.
"Sot është një ditë e rëndësishme sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen", tha Shehaj.
LIBRAZHD- Qendra e votimit në fshatin Spathar të Librazhdit është bllokuar pasi votuesit janë kapur duke fotografuar fletët e votimit. Ky incident është raportuar nga përfaqësuesit e opozitës.
Sipas tyre, disa votues janë kapur duke fotografuar fletën e votimit pas hedhjes së saj në kuti, një veprim që bie ndesh me ligjin zgjedhor dhe cenon fshehtësinë e votës. Përfaqësuesit opozitarë kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të komisionerëve dhe policisë për verifikimin e situatës dhe ndalimin e çdo praktike që mund të konsiderohet presion ndaj votuesve ose blerje votash.

DIBËR- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Pilafes të Dibrës për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash, në të cilën u raportua dhe për të shtëna me armë. Mësohet se kandidatët Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi bllokuan një makinë të një kandidati të PS-së, së bashku me disa simpantizantë demokrat. Policia ka zbardhur ngjarjen ditën e sotme dhe bën me dije se nuk ka pasur të shtëna me armë. Më tej mësohet se janë referuar materialet në SPAK për tre persona; Xhemal Gjuknshi, Esat Gjura dhe 35-vjeçarin I.SH.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), telefonoi sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër duke pretenduar se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kishte ndaluar shtetasin E.C., që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave, ju informojmë se;
Menjëherë me marrjen e telefonatës, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe drejtuesit e DVP dhe të Komisariatit Dibër. Nën drejtimin e Prokurorit të Posaçëm, Prokurorit të Rrethit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kanë vijuar veprimet për menaxhimin, ndjekjen dhe hetimin e plotë të situatës. Në vendin e ngjarjes, janë konstatuar të bllokuara nga kandidati për deputet shtetasi Xh.Gj., shtetasi E.Gj., dhe persona të tjerë, automjetet e shtetasve I.C., dhe R.D.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorëve, ka bërë këqyrjen e këtyre automjeteve ku nuk është konstatuar asgjë me interes për hetimin. Në vijim të dyshimeve për automjete që shpërndanin vlera monetare, shtetasi E.M., dhe A.H(Gj), i janë vënë në ndjekje një automjeti tjetër që drejtohej nga shtetasi I.Sh., nga ku është dëmtuar automjeti i shtetasit E.M.
Gjithashtu, shtetasi Xh.Gj., ka shprehur pretendimin se ka qenë dhe punonjësi i policisë, shtetasi E.Gj (i ati i kandidatit për deputet të subjektit politik Partia Socialiste shtetasi D.Gj) që po përpiqej të shpërndante para në shkëmbim të votës dhe pasi janë vënë në ndjekje simpatizantët e subjektit politik të Partisë Demokratike, ai është larguar dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Në lidhje me këtë pretendim, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorëve, ka realizuar këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe nuk janë gjetur gëzhoja apo indicje të tjera se ky punonjës ka përdorur armën.
Në lidhje me rastin, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit punonjësi i policisë shtetasi E.GJ, ku nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i është sekuestruar arma shërbimit dhe janë kryer një sërë veprimesh të tjera hetimore.
Sa më sipër, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër për kompetencë dhe për vlerësim, kanë referuar materialet pranë SPAK, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, parashikuar nga nenet 277 dhe 293 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Xh.Gj., 62 vjeç, dhe E.Gj., 33 vjeç, si dhe për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit I.Sh., 35 vjeç
ELBASAN- Dy procedime penale ka nisur prokuroria e Elbasanit sot teksa mësohet se njëri rast ka të bëjë me fotografimin e një fotografim vote dhe një rast tjetër me votim familjari në Bradashesh. Gjithashtu mësohet se prokurorë të SPAK dhe BKH kanë zbarkuar sot në prokurorinë e Elbasanit.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit. Deri në orën 11:00, sipas KQZ-së, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 16.5% të votuesve.
Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.
POGRADEC- Një incident është shënuar në Pogradec, ku një prej simpatizantëve të Partisë Demokratike ka qëlluar me gusht komisionarin e Partisë Socialiste, Entin Gega brenda qendrës së votimit.
Mësohet se ky incident në qëndresën e votimit nuk ka patur prapavijë politike, por arsye personale. Bëhet me dije se Luan Tollozhina ka qëlluar me grushta Gegën pasi ky i fundit i kishte ngacmuar vajzën e tij. Policia bën me dije se Tollozhina është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 10:20, shtetasi E. G., që është komisioner në qendrën e votimit nr.3901/00 Pogradec, ka njoftuar tek salla operative, se brenda ambienteve të qendrës së votimit është goditur nga shtetasi L. T.,
Menjëherë është shkuar në afërsi të qendrës së votimit, dhe është bërë shoqërimi i shtetasit L. T., për në ambientet Komisariatit.
Në Komisariat është paraqitur dhe shtetasi E. G., për të bërë kallëzim. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi gjatë fjalës së tij ngriti gjithashtu shqetësimin për praninë e kandidatëve për deputetë pranë qendrave të votimit, gjë që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Ai u shpreh se ka pasur raportime nga të dyja krahët politikë për prani të kandidatëve në qendrat e votimit.
"Disa kanë shfaqur dëshirë të vëzhgojnë procesin, pa e ditur ndalimin ligjor. Kandidatët nuk mund të jenë vëzhgues gjatë votimit – kjo e drejtë u takon vetëm gjatë numërimit,” sqaroi Celibashi.
Ai shtoi se ka patur një rast të raportuar për intimidim ndaj votuesve, që po verifikohet, ndërsa bëri apel për respektimin e rregullave ligjore nga të gjitha palët për të garantuar mbarëvajtjen e procesit.
"Të gjitha raportimet që vijnë, flitet për 4-5 raste në total. Janë raste sporadike. Disa kandidatë për deputet, sidomos në këtë moment nuk do ishte konstruktive të flitet me x kandidat, pak rëndësi ka kë përfaqsojnë," tha ai.
Sa i përket orarit të procesit të votimit, Celibashi u shpreh se orari është përcaktim ligjor i cili nis në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00. Ai shtoi se nëse zgjedhësit janë në radhë në orën e mbylljes, Komisioni i Qendrës së Votimit ka detyrium tu marrë emrat dhe ti lejojë të votojnë.
"Votimi fillon në orën 07:00 deri në 19:00, është përcaktim ligjor. Nesë në momentin kur QV është duke u mbyllur zgjedhësit që janë në radhë komioni i qendres së votimit ka detyrimin që ti lejojë të gjithë të votojnë. Merr emrat e personave qe janë prezent dhe i lejon," shtoi ai.
LUSHNJE- Gjatë procesit të votimit janë regjistruar përplasje fizike në një QV në Lushnjë mes komisionerëve të PD dhe PS. Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve. Ndërkohë, pas këtij incidenti, votimi është pezulluar.
“S’ka burrë nëne”, tha njëri prej tyre.
“Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD ka kërkuar të mbyllen kamerat, në atë moment ka ndodhur përplasja e parë. Më pas u mbyllën kamerat. Ka pasur pretendime nga anëtari i PD se ai i PS po bënte foto”, ka thënë njëri prej komisionerëve.
TIRANË- Kreu i KQZ, Ilrian Celibashi paraditen e sotme ka zhvilluar një konfrencë për mediat ku ka folur në lidhje me zgjedhjet dhe procesin e votimit. Celibashi gjatë fjalës së tij u shpreh se raportimet tregojnë që procesi po shkon normalisht.
Sipas tij nuk raportohen probleme as me funksionalitetin e pajisjes, apo probleme të tjera që mund të afektojnë procesin në 75 qendra votimi. Ai u shpreh se 4 qendra votimi janë pa operator pasi ata nuk janë paraqitur. Celibashi tha se identifikimi po bëhet manualisht.
"Për sa i përket identifikimit elektronik, janë 4 qendra votimi pa operator. Nuk është paraqitur operatori. Kryesisht në zonën e dropullit. Janë 4 qendra votimi në të cilat indentifikimi po bëhet manualisht," tha ai.
MIRDITË- Kandidatja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka reaguar pas arrestimit të bashkëshorti të saj. Në një postim në Facebook, Hoti shkruan se ministri i drejtësisë Ulsi Manja dhe çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm. Demokratja thotë se këto manovra janë të dështuara sepse fuqia e popullit nuk ndalet nga asnjë makineri represive.
“Asnjë polici politike, asnjë strukturë kriminale dhe asnjë zëdhënës i krimit të organizuar nuk do të mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Ditët e frikësimit, fabrikimeve dhe shtypjes së zërit opozitar janë drejt fundit. Ulsi Manja dhe çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm, për çdo tentativë për të frikësuar qytetarët që duan një të ardhme më të mirë.
Këto manovra janë të dështuara sepse fuqia e popullit nuk ndalet nga asnjë makineri represive. Ata që blenë vota dhe shantazhuan, votuesit janë të lirë dhe po rendin nga qendra në qendër votimi, Aleksander Dodaj, Renuar Kolaj dhe të gjithë kriminelët elektoral, i keni bërë llogaritë gabim. Njëshat nuk ka regjim që i ndal. Qytetarë, mos harroni gjithçka ju kanë bërë këto 12 vite", thuhet në reagim.
ELBASAN- Policia e Elbsanit ka shoqëruar një komisariat një 56-vjeçare, e cila u rapotua se fotografoi fletën e votimit. Mësohet se qytetarja u denoncua publikisht nga kreu i PD-së së Elbasanit, Aurel Bylykbashi. Policia shton se votimi në qendrën e votimit në fjalë vazhdon normalisht.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 07:45, ka njoftuar anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”, shtetasi I. P., se gjatë procesit të votimit, shtetasja M. C., 56 vjeçe, ka fotografuar fletën e votimit.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në polici 56-vjeçaren, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Votimi në qendrën e mësipërme vazhdon normalisht.

FIER- Një tjetër situatë e paprecedentë është regjistruar në në KZA 59 Fier, Qendrën e Votimit 3134/01 teksa raportohet se 500 fletë votimi nuk janë gjetur. Sipas informacioneve, në QV janë marrë 547 fletë votimi, por kanë gjetur 47.
Bëhet me dije se në sistem del që janë dërguar 547 fletë. Situata e paprecedentë ka ndodhur në Qendrën e Votimit në shkollën “Kostandin Peto”.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
ELBASAN- Një situatë e paprecedentë ëhstë konstatuar në një qendër votimi në Elbasan. Mësohet se një patronazhiste me laps e letër, një prej tyre qëndron në afërsi të hyrjes së një qendër votimi në Elbasan, ndërsa është denoncuar nga vëzhgues të PD.
Këta të fundit i kërkojnë patronazhistes të largohet prej aty, ndërsa i kujtojnë që është për në SPAK.
FUSHË-KRUJË- Në IVEP Fushë-Krujë votojnë 282 të burgosur dhe të paraburgosur. Mësohet se në total në këtë burg janë 338 individë ndërsa pjesa që nuk voton përjashtohet për shkak të veprave penale për të cilët ata akuzohen.
Bëhet me dije se procesi i votimit në IVEP Fushë-Krujë ka nisur në orën 08:55 minuta, ndërsa nuk ka patur problematika. Sipas informacioneve 60 votues janë me vendim gjykate ndërsa deri më tani kanë votuar 15 individë.

TIRANË- Një akt i paprecedentë është konstatuar mëngjesin e sotëm në rrugët e Petrelës. Në një denoncim të publikuar nga Syri.net, një tufë me karta ID, të qytetarëve të ndryshëm janë gjetur te hedhura në rrugë.
Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, dhe pse këto karta identifikimi janë hedhur në rrugë. Ndërkohë që pritet një hetim i ngjarjes dhe zbardhja e saj.
TIRANA- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato po monitoron zgjedhjet në KZAZ nr. 36 në kryeqytet. Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
TIRANË- Shqiptarët u drejtohen kutive të votimit sot për zgjedhjet parlamentare të cilat shihen si vendimtare për të matur zhvillimin demokratik të vendit dhe për ta përcaktuar synimin e madh për një të ardhme evropiane.
Në zgjedhje – ku për herë të parë do të votojnë edhe shqiptarët në mërgim – do të përballen kryeministrin në largim, Edi Rama, dhe kundërshtari i tij i përbetuar Sali Berisha, një politikan i djathtist që kryeson një aleancë të partive opozitare.
Rama, 60 vjeç, është lider i Partisë Socialiste që nga viti 2005 dhe është duke e kërkuar mandatin e katërt me radhë, diçka e paparë, me premtimin për ta anëtarësuar vendin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
Ai thotë se dyert e Brukselit janë çelësi “për t’u dhënë shqiptarëve një pasaportë evropiane” dhe t’u mundësosh atyre “të përfitojnë nga të drejtat e njëjta sikurse qytetarët e të gjitha vendeve të tjera evropiane.”
Ai që do të përpiqet ta ndalë Ramën është Berisha, 80 vjeç, i cili është i etur për t’u kthyer në pushtet pas 12 vjetësh.
Ish-presidenti udhëheq koalicionin opozitar që ka marrë një slogan të ngjashëm me atë të Donald Trumpit, “Shqipëria e Madhe”, bazuar në ringjallje ekonomike.
“Ne jemi të vetmit që mund ta rivendosim ekonominë e vendit, të vetmit që mund ta çojmë Shqipërinë përpara. Edi Rama po numëron ditët e fundit të regjimit të tij”, tha Berisha.
Fushata gjithashtu i jep atij mundësinë që ta rifreskojë imazhin e tij si një lider i fortë, pavarësisht se është nën vëzhgimin e drejtësisë shqiptare, sepse dyshohet se është i përfshirë në një çështje ku ka përfituar familja e tij.
Pak para përfundimit të një fushate të shënuar nga teprime verbale, veçanërisht në rrjetet sociale, sondazhet e fundit tregonin fitore për partinë e Ramës.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ndërkohë, tha se ka “polarizim ekstrem politik” në këtë vend ballkanik me 2.8 milionë banorë.
Berisha akuzon socialistët për “blerje votash, frikësim, presion, përdorim të fondeve publike nga ministrat dhe kandidatët e shumicës për fushatën e tyre elektorale”.
Rama i ka hedhur poshtë këto pretendime duke i quajtur “asgjë më shumë se një justifikim për humbjen”.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, shqiptarët jashtë vendit ka mundësinë të votojnë në vendet ku jetojnë përmes postës, si një provë për zhvillimin e proceseve dhe institucioneve demokratike, posaçërisht në kontekstin e negociatave për anëtarësim në BE, të cilat filluan në vitin 2022.
Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 245.935 shqiptarë jashtë vendit janë të regjistruar për të votuar.
“Shqipëria ka bërë një përparim të ndjeshëm në rrugën drejt BE-së, duke treguar këmbëngulje në zbatimin e reformave ambicioze për të mirën e qytetarëve”, tha për AFP-në Silvio Gonzato, ambasador i delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Humbësit kanë kontestuar rezultatet e secilës palë të zgjedhjeve që prej përfundimit të komunizmit në fillim të viteve të ‘90-ta, duke pretenduar për manipulime.
Por, kësaj here, votimi po vëzhgohet nga afër dhe për herë të parë në terren do të angazhohen punonjës civilë dhe zyrtarë ligjorë, krahas komisionit zgjedhor dhe rreth 300 vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sapo ka hapur një procedurë verifikimi për një kontratë prej 6 milionë dollarësh të nënshkruar në prill mes një fondacioni të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe firmës lobuese amerikane “Strategjia Kontinentale”.
“Strategjia Kontinentale” u themelua nga Carlos Trujillo, një këshilltar i lartë i Trumpit.
Sipas Partisë Demokratike “kontrata synon të forcojë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Partisë Demokratike”.
Për Brukselin, votimi i së dielës është një test i madh i ri për Shqipërinë, e cila është anëtare e NATO-s prej vitit 2009.
“Organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në përputhje me normat dhe vlerat demokratike, do të jetë një hap thelbësor për të forcuar demokracinë shqiptare, për të rritur besimin e qytetarëve tek përfaqësuesit e zgjedhur dhe për të avancuar integrimin evropian të vendit”, tha Gonzato.
Vetëm pesë ditë pas zgjedhjeve, Tirana do të jetë mikpritëse e samitit të radhës të Komunitetit Politik Evropian./ REL
TIRANA- Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime deri tani në rang vendi ka arritur në 1.93%.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
LUSHNJE- Një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë në këtë ditë zgjedhjesh është kthyer në dhomën e fshehtë të votimit.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
TIRANA- Radhë janë krijuar në qendrën e votimin në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në kryeqytet.Një nga qytetarët ka kërkuar ndihmë në një QV në Tiranë pasi ka probleme me shikimin.
Mësohet se një ndihmë e tillë nuk i është ofruar, pasi anëtarët e komisionit deklarojnë se një gjë e tillë nukë shtë brenda kompetencave të tyre.
Gjithashtu mësohet se kjo situatë ka krijuar radhë në qendrën e votimin në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në kryeqytet.
TIRANA- Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje kandidatëve për deputetë dhe përfaqësuesve të subjekteve politke të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Celibashi thotë se KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Ai shton se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.
"KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit. Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor", thotë Celibashi.
ELBASAN- Që me nisjen e procesit të votimit nuk kanë incidentet e para teksa është regjistruar dhe një rast me forografimi vote në në Elbasan. Bëhet me dije se një votuese, me shpresën se ishte herët dhe nuk do ta vinte re njeri, ka hedhur votën dhe më pas ka nxjerrë celularin nga xhepi për ta fotografuar. Gjithashtu mësohet se qytetarja është bllokuar menjëherë nga komisionerët të cilët kanë lajmëruar dhe policinë.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

ELBASAN- Në Qarkun e Elbasanit janë shënuar disa problematika të natyrës teknike dhe organizative. Raportohet se në Librazhd është bërë një ngatërrim i kapakut të kutisë së votimit mes dy qendrave. Kjo ngatërresë ka sjellë ndërprerje të përkohshme të procesit.
Ndërkohë, në qytetin e Peqinit janë shënuar vonesa në hapjen e disa qendrave votimi për shkak të mbërritjes së vonuar të komisionerëve. Në Gramsh, deri në orën 08:00 nuk ishin paraqitur komisionerët e subjektit politik PSD, ndërsa në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, mungesa e përfaqësuesve të të njëjtit subjekt ka krijuar boshllëk në komisionet e disa qendrave.
SHKODRA- Në zonat e thella malore të Dukagjinit, Kelmendit, Pukës dhe Fushë-Arrëzit, në qarkun e Shkodrës mësohet se ende nuk ka nisur procesi i votimit.
Bëhet me dije se komisionerët në disa qendra votimi ende nuk kanë mbërritur. Për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë, procesi zgjedhor ka nisur gjithmonë me vonesë në këto zona.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
FUSHË-KRUJË- Ka nisur procesi i votimit edhe në qendrën numër 1302/00 në Fushë-Krujë teksa në 50 minuta janë paraqitur për të votuar 4 qytetarë. Një situatë e pazakontë është krijuar, pasi qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten.
Sipas informacioneve, kjo qendër votimi ka në total 754 votues. Pjesëmarrja deri më tani paraqitet e ulët, teksa deri më tani procesi paraqitet i qetë dhe pa problematika të theksuara.
TIRANË- Një 100-vjeçar ka hedhur votën në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë.
“Me numër si kam por kam votuar që në 46 dhe deri sot. Sado e gjatë të jetë është e qartë dhe e lexueshme për të gjithë qytetarët fleta e votimit. Janë bërë zgjedhjet e para, 46, 50, 60 deri sot mund të kem votuar. Sa më shpejt është më mirë, çdo punë, sa më shpejt të jetë aq më e saktë është”, u shpreh ai.
VLORA- Një qendër votimi në Vlorë nuk po hapet për shkak se kryetarit të komisionit humbi nënën e tij ndërsa qytetarët mësohet se po presin në radhë për të votuar.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
TIRANA- Me nisjen e procesit zgjedhor janë raportuar dhe problematika në qendrën e votimit te “Dëshmorët e Lirisë” në njësinë numër 5 në Tiranë. Mësohet se qytetarët nuk mund të votojnë, pasi nuk konfigurohen të dhënat e Qendrës së Votimit. Bëhet me dije se në kutinë e votimit në këtë qendër është hedhur vetëm një votë, më pas pajisja është prishur.
Lidhur me rastin mësohet se ëhtë vënë në dijeni KQZ ndërsa rinisja e procesit mund të rinisë pas 3 orësh me lista manuale, në rast se pajisja nuk rregullohet ndërkohë.
VLORA- Procesi i votimit në qendrën e votimit 44/71/2 në Vlorë nisi me vonesë, për shkak se dy komisionerë raportohet se u larguan për arsye familjare.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
BERAT- Procesi i votimit që në orët e para ka hasur problematika në disa qytete. Në një qendër votimi në Berat raportohet se nuk ka drita. Nga ky problem procesi i votimit nuk ka nisur ende në shkollën “Shyqyri Lakra”.
Qytetarë të shumtë janë paraqitur për të votuar por nga problematika e hasur duhet të presin në radhë deri kur të zgjidhet problemi me energjinë elektrike.
POGRADEC- Misioni i OSBE/ ODIR po vëzhgon nisjen e procesit në qytetin e Pogradecit. 3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.
Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 2046 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 11 parti dhe koalicione zgjedhore. Vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në bashkinë Vorë, do të votohet dhe numërohet në formë elektronike.
LEZHË- Procesi i votimit në vend ka nisur në 70:00 në pjesën më të madhe të vendit, por në disa QV janë hasur disa problematika. Në qarkun e Lezhës, në një nga qendrat e votimit është raportuar një vonesë në nisjen e procesit. Shkak është bërë një pajisje teknologjike e operatorit, e cila nuk ka funksionuar siç duhet.
Vonesa ka krijuar radhë dhe pritje për qytetarët që kanë mbërritur për të votuar. Komisionerët në vendngjarje po përpiqen të zgjidhin problemin teknik për të vijuar normalisht procesin zgjedhor.
LUSHNJE- Problemet e para janë raportuar në disa qendra votimi në vend. Probleme ka edhe në qytetin e Lushnjës që në orët e para të mëngjesit. Në Lushnjë QV 28/65 nuk ka filluar votimi pasi nuk punon kamera e pajisje PEI.
Sekretari i PD gjithashtu nuk ka pranuar të ulet në tavolinë me pretendimin se nuk respektohet renditja në karrige. Këto faktorë kanë sjellë qe votimi të mos nisë ende.
FIER- Procesi i votimit ka nisur thuajse në të gjithë vendit, por momentalisht raportohet për probleme raportohen në një qendër votimi në Fier. Mësohet se aktualisht kanë mbërritur qytetarët e parë, por votimi nuk ka nisur ende pasi po pritet kolaudimi i pajisjes së identifikimit.
Nga ana tjetër, anëtarët e komisionit janë të ulur në vendet përkatëse dhe pritet nisja e procesit të votimit. Sipas informacioneve, në lidhje me këtë problematikë është njoftuar edhe KQZ.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
FUSHË KRUJË- Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 në të gjithë vendin ndërsa problemet e para janë evidentuar. Mësohet se në një nga qendrat e votimit në Fushë-Krujë, mungojnë dy anëtarë të komisionit.
Nuk dihet arsyeja e mungesës së tyre por raportojet se ata ende nuk janë paraqitur në qendrën e votimit. Për shkak të mungesës së dy anëtarëve të komisionit procesi i votimit në qendrën e votimit 1303/1 në Fushë Krujë nuk ka nisur ende.
Në qendrën e votimit 130300 në Fushë Krujë po ashtu mungon një anëtare. Procesi nuk ka nisur ende. Me probleme po përballet edhe Kavaja, kryesisht qendra 2161/1 në Kavajë. Nuk ka nisur procesi pasi nuk ka ardhur operatori i KQZ.
SHQIPËRI- Qytetarët shqiptarë u drejtohen ditën e sotme qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri. Në këtë numër, përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë vendit, konkretisht 245.935 emigrantë shqiptarë, duke qenë se për herë të parë, diaspora voton pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri.
3.7 milionë shqiptarë do të kenë mundësinë të zgjedhin mes 11 subjekteve politike, tetë parti politike dhe tre koalicione. Secili subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.
Procesi i votimit nisi sot që në orën 07:00 dhe do të vijojë deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00. Por sipas KQZ dhe Kodit Zgjedhor, qendrat qëndrojnë të hapura edhe përtej orarit vetëm në raste të fluksit të votuesve në qendrën e votimit dhe mbyllen vetëm pasi të ketë ushtruar të drejtën edhe zgjedhësi i fundit që ndodhet aty.
SHQIPËRI- Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit do të nisë në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
Më poshtë subjektet politike të renditura sipas rendit në fletën e votimit:
1. Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha
2. Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori
3. Lëvizja Atdheu e drejtuar nga Kreshnik Osmani
4. Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Endri Hasa
5. Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Rama
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj
7. Aleanca Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga Elena Kocaqi
8. Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim i drejtuar nga Dashamir Shehi
10. Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj
11. Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi