LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shqiptarë qëndroni në këmbë"/ Berisha: Rama kërkon me çdo kusht të frikësojë 600 mijë votuesit që e tmerruan në 14 Maj

Ditën e sotme qytetarët kanë vijuar tubimin e radhës në mbështetje të lideri të opozitës Sali Berisha. • Pas përfundimit të fjalës që mbajtën qytetarët, lideri i opozitës ka mbajtur fjalimin e tij. • Berisha akuzoi Kryeministri Edi Rama si përgjegjës për arrestimin e 38 mijë shqiptarëve brenda 1 viti. • Kryedemokrati tha se duhet të qëndrojmë në këmbë përballë këtij regjimi dhe se duhet të vazhdojmë betejën. • Sipas Berishës, Rama i ngjan Stalinit dhe Gedafit, ku po përpiqet të frikësojë votuesit e Partisë Demokratike. • Kryedemokrati bëri thirrje që mos të pranohet kurrë, alibia sipas tij, se shqiptarët votojnë Edi Ramën.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Berisha: Rama arrestoi Sali Berishën jo për të frikësuar atë, por për të frikësuar 600 mijë shqiptarët që votuan kundër tij në 14 maj

"Shqiptarë qëndroni në këmbë"/ Berisha: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka folur pasditen e sotme për tubimin e qytetarëve të mbledhur poshtë shtëpisë së tij.

Berisha ka akuzuar Edi Ramën, sipas tij të frikësuar nga 600 mijë shqiptarë kundër tij në 14 Maj. 

Berisha:Demokrate e demokratë. Përballë jush është armiku i qenies shqiptare, është armiku i idealeve tuaja, armiku i vlerave që ju besoni. Mos harroni kurrë se për të ju asgjësuar ju, Sali Berisha dy vite më parë, u shpall non grata.

Sepse Edi Rama donte një Shqipëri pa opozitë dhe Xhorxh Sorosi, McGonigal dhe mafia ndërkombëtare këtë kishte projektuar. Por ju u ngritët me guxim, kthjelltësi dhe të betuar se Shqipëria do të ketë opozitë. Përsëri ky bastard i xhelatëve hoxhistë vazhdoi përpjekjet për zhdukjen e opozitës.

Mori vulën, siglën, hoqi emrin e kryetarit tuaj nga lista e votimit, dha zero financime, përdori bandat, qindra milionë para të buxhetit, vetëm e vetëm për të zhdukur opozitën. Ju jeni njerëz politik, ju kurrë nuk duhet të falni armikun për aktet që ka ndërmarrë ndaj jush. Do të ishte frikë nga ju, kapitullim para tij nëse ndokush legjitimon aktet antiopozitare, antidemokratike të njeriut që ka përqendruar të gjithë pushtetin në duart e tij. Mos harroni kurrë se në ato kushte 600 mijë shqiptarë firmosën për të qenë opozitarë. Nderim për jetë atyre që me firmën e tyre mbajtën në këmbë opozitën.

Miqtë e miq!

Pasi dështoi në asgjësimin e opozitës me 14 maj, Edi Rama në ambicien e etërve të tij, për një Shqipëri pa opozitë vazhdoi me mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve tuaj në parlament. Por ata kur u ngritën me guxim, ja shndërruan parlamentin në hiç siç meritonte. Kur me mosbindjen civile i kallën tmerrin, ai kaloi në hapin tjetër. Vendosi në arrest shtëpie liderin e opozitës me shpresë se do të realizonte qëllimet e tij.

Miqtë e mi!

Edi Rama nuk është budalla, ai nuk arrestoi Sali Berishën në ‘arrest shtëpie’ për të frikësuar Sali Berishën, sepse ai e di mirë, e ka të qartë që nuk mund ta frikësojë kurrë. Por e bëri këtë për të frikësuar 600 mijë shqiptarët që votuan kundër tij me 14 maj.
Ai e bëri këtë si përpjekjen e fundit për të tmerruar popullin opozitar.
Por përsëri ai dështoi. Ky ballkon, kjo rrugicë ishte projektuar prej tij të ishte si ballkoni i terrorit, i frikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kurse ju me guximin tuaj e shndërruat këtë ballkon, këtë rrugicë në rrugicën e guximit, e trimërisë, të shpresës dhe të fitores. I treguat Edi Ramës se njëlloj si kundër 32 vite më parë nga sheshi i Qytetit Studenti nisi beteja për përmbysjen e regjimit monstruoz të etërve të tu.

Nga kjo rrugicë po nis beteja për përmbysjen tënde dhe të bandës që të rrethon. Edi Rama në këtë betejë shqiptarët pa asnjë lloj mëdyshje do të bashkohen, do të ngrihen dhe do të fshijnë diktaturën tënde nga faqja e dheut.
Aty ku sot janë sarajet e Surrelit do të ketë thjeshtë një muranë që do të thotë se; këtu dikur banonte kryehorri i kombit, kryetradhëtari i kombit, kryepisi i kombit, diktatori i kombit, Edi Rama që nuk është më.
Edhe njëherë ju përshëndes përzemërsisht, ju falënderoj me mirënjohje, ju ftoj të vazhdojmë betejën tonë për liri, betejën tonë për dinjitet, betejën tonë për të ardhmen.

2 VITE ME PARE

Berisha: Mos pranoni kurrë se shqiptarët votojnë Edi Ramën, ka zhytur në frikë ata dhe frika u ka ndrydhur shpirtin

"Shqiptarë qëndroni në këmbë"/ Berisha: Rama
Foto ilustruese

TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka bërë thirrje pasditen e sotme nga ambientet e shtëpisë së tij drejt mbështetësve për të qëndruar në rezistencë, ndaj regjimit, siç ai e quan qeverisjen nga Kryeministri Edi Rama.

Berisha e krahasoi Ramën me Gedafin dhe Stalinin duke thënë se Shqipëria është duke bërë hapa prapa. 

Berisha: Frika që Edi Rama mbolli në të 4 anët e vendit, solli sot Shqipërinë në terrorin e diktaturës së tij. Por frika është ndjenja e cila shkatërron, shpërfytyron qeniet njerëzore. Po të kthehemi pak mbrapa në diktaturë, një histeri të tmerrshme përjetoi Tirana kur vdiq diktatori. Dhe po të pyesje shqiptarët të përgjigjeshin masivisht se populli e do Enver Hoxhën dhe vdes për të.

Edhe sot po të pyesësh, të përgjigjen se populli e voton Edi Ramën. Populli e donte Enver Hoxhën se ishte i frikësuar dhe i tmerruar. Populli voton Edi Ramën, sepse Edi Rama ua rrëmben votën, i tmerron dhe i frikëson.
Populli nuk do diktatorët. Nuk donte Gadafin, Stalinin, nuk donte asnjë diktator dhe njerëzit e lirë nuk mund të duan kurrë diktator. Kjo është e vërteta për Shqipërinë e shqiptarët. Demokratë e demokratë, sot më shumë se kurrë duhet të jeni në këmbë.

Edi Rama është sot pas Enver Hoxhës, figura më e urryer e shqiptarëve. Po si nuk mund të jetë i urryer ai i cili grabit me firmën e tij, qindra milionë eurot e djegësit. Po si mund të duan shqiptarët atë, i cili gjobit shqiptarët me 1 miliardë euro me Portin e Durrësit dhe u grabit 4 miliardë euro të tjera për veten dhe arabët e tij. Po si mund të votojnë shqiptarët një njeri i cili jeton sot në saraje 57 metra të gjata themelet, të ndërtuara të tëra mbi vjedhjen dhe përvetësimin.

Po si mund të duan shqiptarët një njeri i cili, u bë kryeministër duke deklaruar 3800 euro dhe 400 mijë lekë dhe përfundoi me saraje me një park 5 mijë metra katrorë. Po si mund të votojnë shqiptarët, në njeri i cili, kur ata marrin detërat me gomone, i bie qark globit për pushime dhe harxhon dhjetëra milionë.

Po si mund të votojnë shqiptarët, në njeri i cili me soj e sorollopin e tij grabit nga mëngjesi deri në darkë, pasuritë publike të shqiptarëve. Mos pranoni kurrë se shqiptarët votojnë Edi Ramën. Por Edi Rama i ka zhytur në frikë ata dhe frika u ka ndrydhur shpirtin. Frika i bën ata të pranojnë këtë realitet të tmerrshëm. Frika i bën ata të injorojnë ata, këtë realitet të tmerrshëm.
Po si mund të votojnë shqiptarët një njeri i cili do të renditet në historinë e kombit, një nga tradhëtarët më të ligj të këtij kombi.

Po si mund të votojnë shqiptarët, në njeri të cilin Europa e quan, Pashiqi i Tiranës. Si mund të votojnë shqiptarët një armik të egër të qenies së tyre që në 10 vite përgjysmoi popullatën shqiptare. Tejkaloi Çubrilloviçin, Pashiqin, të gjithë pushtuesit në përzënien e shqiptarëve nga trojet e tyre.

Kush i beson këto? Vetëm frika ju vret mendjen njerëzve, ju heq mendjen njerëzve. Askush nuk mund të pranojë një gjë të tillë.

2 VITE ME PARE

Berisha: Tek Edi Rama, sapo mori pushtetin u zgjuan demonët e etërve të tij xhelatë, arrestoi 38 mijë shqiptarë brenda 1 viti

"Shqiptarë qëndroni në këmbë"/ Berisha: Rama
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka folur pasditen e sotme në tubimin që mbahet poshtë shtëpisë së tij. Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar këtë të fundit me përfaqësuesit e rregjimit diktorial.

Berisha tha se Rama sa mori pushtetin, nisi agjendën e etërve të tij xhelatë siç e quan ai. 

Berisha: Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për ju, që mblidheni çdo natë në këtë rrugicë, si simbol shprese, guximi si inkurajim për çdo shqiptar. Si misionar të vërtetë të një beteje të re, pa kthim, jetike dhe vendimtare për çlirimin e këtij vendit nga diktatura e aleancës me krimin, drogën dhe korrupsionin.

Tek flas sot para jush, dëshiroj të ftoj çdo shqiptar, shqiptare kudo që ndodhet të shtrojë vetes një pyetje; si arritëm ne gjatë këtyre 10 viteve, si arritëm ne, kombi që vuajti sa as një komb tjetër në Europë nga diktatura më e egër e kohërave, të biem përsëri pas 32 vitesh në një diktaturë të re.

Si arritëm ne që dorëzuam 10 vite më parë pushtetin me votën e shqiptarëve, që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, anëtarësuam Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe morëm vendimin për statusin e kandidatit. Si arritëm ne që dolëm nga honet e varfërisë dhe mjerimit në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.

Si arritëm ne, njerëzit nga më të varfrit dhe të keqpaguarit në Rajon dhe Europë te jemi ndër më të mirëpaguarit në Europë.
Si arritëm ne pas gjitha këtyre në 10 vite të zhytemi përsëri në tmerrin e një diktature të re.
Ftoj shqiptarët të shtrojnë një pyetje edhe një herë; çfarë arme përdori Edi Rama për të zhytur këtë vend në shtypje, për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij.

Ai përdori armën që kanë përdorur të gjithë diktatorët në të gjitha kohërat, ai përdori armën që etërit e tij e përdorën mbi shqiptarët, ai përdori armën e frikësimit të qytetarëve.

Të dashur miq!

Rikujtoni pak se si ky person, pasi erdhi në pushtet, kalonte nga studio në studio televizive me hekura në dorë, duke bërtitur se do të bëjë shtet. Mos harroni se si para syve tanë arrestoi në 1 vit, 38 mijë shqiptarë në tërësi për çështje civile, që nuk arrestohen kurrë në një vend të lirë.

Tek Edi Rama, sapo mori pushtetin u zgjuan demonët e etërve të tij xhelatë. Tek Edi Rama, sapo mori pushtetin u zgjua famëziu Koleka, që ekzekutonte inteligjencën teknike shqiptare si armike të partisë, për pushtetin e tij dhe Enver Hoxhës.
U zgjua Koleka i cili firmoste ekzekutimin e poetëve të pavdekshëm, me dorën e tij të zezë, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekës.
U zgjua xhelati tjetër i kollarisur dhe me kostum që të dukej xhentelman, xhelati Kristaq Rama që firmoste varjen publike në litar të kundërshtarit Havzi Nela.

Të gjitha këto miqtë e mi, vetëm e vetëm për të eliminuar kundërshtarët dhe për të mbjellë frikë dhe terror tek shqiptarët.
Frika individuale, ka dëshmua koha, është nëna e të gjitha të këqijave. Frika e zhvesh njeriun nga dinjiteti i tij.
Frika e përul njeriun, e poshtëron atë.

Frika shkatërron karakterin njerëzor dhe në fakt kjo ka qenë arma më e keqe, më e rrezikshme e të gjitha diktaturave.
Këtë armë përdori Edi Rama kundër shqiptarëve në këto 10 vite.

2 VITE ME PARE

Nis tubimi i qytetarëve poshtë shtëpisë së liderit të opozitës, protestuesit bëjnë thirrje kundra masës së sigurisë

"Shqiptarë qëndroni në këmbë"/ Berisha: Rama
Qytetarët në protestë

TIRANA- Disa qytetarë janë mbledhur sërish ditën e sotme poshtë pallatit ku banon lideri i opzitës, Sali Berisha. Ata kundërshtojnë masën 'arrest shtëpie' të caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Një pjesë e tyre po mbajnë fjalën teksa të pranishëm shihen të jenë edhe deputet e mbështetës të Berishës.

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka marrë pjesë në protestë gjithashtu. Ndoka u shpreh se arrestimi i ish-kreut të qeverisë Berisha është bërë për arsye politike dhe se arrestimi i liderit të opozitës është i pafalshëm. Ai shtoi se Berisha është një pengesë reale e qeverisë së Ramës dhe se ai ishte personi që çliroi PD-në nga kapja e saj.

sali

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje