LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shqiptari vret me thikë 26-vjeçaren shtatzënë në Itali, viktima e kishte denoncuar për përndjekje

•Vrasja e Vanessa Ballan, shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ka tronditur Italinë. • Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në Spineda, Riese Pio X, një komunë me 10 mijë banorë që ndodhe rreth 40 minuta larg Treviso-s. •Ajo ishte 3 muajshe shtatzënë dhe prej 3 javësh kishte marrë lejen e parakohshme të lindjes. •Vanessa kishte një djalë 4 vjeç, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej në kopsht. •Autor i dyshuar i këtij krimi është Bujar Fandaj, një 41-vjeçar nga Kosova, i cili u arrestua disa orë pas krimit, pranë shtëpisë së tij në Altivole.  •Fandaj dyshohet se hyri me forcë në shtëpinë e viktimës duke e sulmuar gruan shtatzënë e cila ndodhej me pizhame. •Fillimisht e dhunoi fizikisht, më pas e goditi të paktën 7 herë më thikë.  •Alarmin e dha bashkëshorti i viktimës, Nicola Scapinello, i cili kishte shkuar në shtëpi, duke gjetur gruan e tij të vdekur. •Sipas të dhënave të deritanishme viktima dhe vrasësi njiheshin. •Ata raportohet se kishin pasur një lidhje të shkurtër dashurie, e cila ishte mbyllur keq. •Gjatë javëve të fundit, ai e përndiqte, duke i shkuar në vendin e punës. •Ajo edhe e kishte denoncuar, por mesa duket, Fundaj kishte vendosur të kryente aktin e rëndë.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

PARALAJMËRIMET! Videot në "Tik Tok" të vrasësit, Bujar Fandaj s'e kishte harruar Vanessën: Nëse s'tregon respekt....

Shqiptari vret me thikë 26-vjeçaren shtatzënë në
Bujar Fundaj

TIRANË- Detaje të frikshme kanë dalë në dritë nga vrasja e gruas shtatzënë në Itali, Vanessës, që ka tronditur komunitetin në Spineda në zonën e Trevisos. Vrasësi, Bujar Fandaj, me origjinë nga Kosova, tashmë i arrestuar, ka publikuar disa video në Tik Tok pak orë para vrasjes.

Sipas Il Gazzettino, ai ka publikuar edhe një video të fundit në Tik Tok disa orë para krimit. "Te jap zemren time, por mos mendo kurrë të ma thyesh. Sepse nëse del nga zemra, nuk do te kthehesh më kurrë"


Mesa duket, Bujari nuk u dorëzua kurrë për marrëdhënien me Vanessën. Edhe në videot e mëparshme, ai duket se dërgonte mesazhe me nënkuptim. 

'Nëna ime më ka rritur si personin më të sjellshëm që ke takuar, por nëse nuk më tregon respekt, do të tregoj se përse kam mbiemrin e babait'- thuhet në videon që ai shihet me flamurin kuq e zi në fytyrë.

2 VITE ME PARE

"Nëse më del nga zemra nuk hyn më"/ Shqiptari e kishte paralajmëruar vrasjen e 26-vjeçares, Vanessa e kishte denoncuar

Shqiptari vret me thikë 26-vjeçaren shtatzënë në
bujar fandaj, vannesa ballan


ITALI- Vrasja e një 26-vjeçareje shtatzënë, ka tronditur provincën e Trevisos në Itali. Bujar Fandaj, 41 vjeç me origjinë kosovare, u arrestua mbrëmjen e djeshme në afërsi të shtëpisë së tij në Altivole, si autori i dyshuar i krimit të rëndë.

Fandaj dyshohet se vrau Vanessa Ballan, vetëm 26 vjeçe, me të paktën shtatë goditje në gjoks, ndoshta me thikë. E reja, nënë e një fëmije 4 vjeç, ishte tre muajshe shtatzënë dhe prej rreth tre javësh ishte në shtëpi me leje të parakohshme shtatzënie. 

Fandaj dhe Vanessa njiheshin me njëri-tjetrin, pasi në të kaluarën kishin pasur një lidhje që ka zgjatur disa muaj. Lidhja përfundoi keq, pasi ajo ishte shprehur se kishte frikë prej tij dhe e denoncoi për përndjekje. 

Sipas Corriere della Sera, Fandaj, i cili punonte si korrier ishte nisur me furgonin e punës për te shtëpia e 26-vjeçares, në Spineda, në Riese Pio X. Në momenti që arriti përballë shtëpisë, u fut me forcë duke thyer me çekiç një derë prej xhami. Ai e gjeti të renë ende me pizhame, e dhunoi fizikisht më pas e goditi me thikë për ta lënë më pas në tokë, të mbuluar nga gjaku.

Arratisja e autorit pas vrasjes

Fandaj futet përsëri në furgonin i cili ishte parkuar shumë afër hyrjes së shtëpisë dhe u largua për tu arrestuar më vonë nga autoritetet. Policia e Trevisos sekuestroi të gjitha pamjet nga kamerat në zonë dhe sistemet e targave për të identifikuar drejtimin e furgonit dhe lëshoi alarm kombëtar për ndalimin e tij. Në të njëjtën kohë, ushtarakët kontrolluan shtëpinë e 41-vjeçarit në Altivole për të kërkuar pista të mëtejshme dhe për të kuptuar nëse vrasja ishte me paramendim. 

Kjo hipotezë mbështetet edhe nga fakti se rreth orës 08:00 të mëngjesit të 19 Dhjetorit, Fandaj kishte ndarë në profilin e tij social një foto nga makina, në kufirin mes Italisë dhe Sllovenisë. Në këtë imazh shfaqej një tabelë autostrade që tregonte drejtimin për nga Lubjana dhe Nova Gorica. Dyshimet janë se bëhet fjalë për të një fotografi të vjetër të cilën i dyshuari e publikoi në mënyrë që të krijonte një alibi për karabinierët.

Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, kjo nuk është e vetmja foto që ka ngjallur interesin e hetuesve në profilet e tij në rrjetet sociale. Të hënë në mbrëmje, rreth orës 22:00, në TikTok dhe Instagram, 41-vjeçari kishte publikuar një Story, me audio në sfond, ku thuhej: “Kështu jam gatuar, të jap menjëherë zemrën, transparencë e sinqeritet. Por mos mendo se mund të ma fusësh, sepse nëse më del nga zemra nuk hyn më”. Vanessa u gjet në shtëpi e pajetë nga bashkëshorti i saj Nicola Scapinello, i cili ishte kthyer nga puna në shtëpi për drekë.

2 VITE ME PARE

Vrasja e gruas shtatzënë në Itali, arrestohet shqiptari, mediat italiane: Viktima e kishte denoncuar për përndjekje

Shqiptari vret me thikë 26-vjeçaren shtatzënë në
Bujar Fandaj

ITALI- Bujar Fandaj nga Kosova, i cili u shpall në kërkim si autor i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçares shtatzënë Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali, është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes.

Sipas mediave italiane, viktima e kishte denoncuar 41-vjeçarin për përndjekje në muajin tetor. Dyshja raportohet se ka qënë në një lidhje romantike, e cila mori fund muaj më parë. Ka qenë një i afërm i viktimës që ka përmendur emrin e shqiptarit si një i dyshuar i mundshëm.

E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Partneri i 27-vjeçares ndodhej në shtëpi në momentin e krimit. Çifti ishin bashkë prej 11 vitesh dhe kishin një fëmijë. Gruaja ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë./Dosja.al

 

 

 

vanessa ballan bujar fandaj

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës