LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VIDEO/ Shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak/ Arrestohet pronari, në kërkim i vëllai, Policia: Kanë lidhje me grupe kriminale

• Një shtëpi bari është zbuluar në Shijak. • Mësohet se 'shtëpia e barit' ishte në pronësi të dy vëllezërve të identifikuar si Fredi Krasniqi si dhe Selman Krasniqi. • Nga dy vëllezërit është bërë i mundur arrestimi i Fredi Krasniqit, ndërkohë që Selman është shpallur në kërkim. Në 'shtëpinë e barit' janë sekuestruar 444 bimë kanabisi të kultivuara në vazo, si dhe 222 llampa që shërbenin për rritjen e lëndës narkotike. • Po ashtu është gjetur i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak. • Dyshohet se kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ U shpall në kërkim për 'shtëpinë e barit', kush është 43-vjeçari nga Shijaku me arsenal armësh

VIDEO/ Shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak/ Arrestohet
Selman Krasniqi

SHIJAK- Fotoja e mëposhtme është e Selman Krasniqit, 43-vjeçarit që është shpallur në kërkim ditën e sotme për 'shtëpinë e barit' në Shijak. Krasniqi, i konsideruar si i 'forti i Shijakut' bashkë me vëllanë e tij Fredi, iu gjet shtëpia e barit në vilën e tyre 4 katshe në Shijak. 

Ata kishin përshtatur dy katet e fundit të vilës dhe kishi vendosur aty 444 bimë kanabisi si dhe 222 llampa për ndriçim. Po ashtu brenda vilës në një mur të dyfishtë vëllezërve ju gjetën dhe një arsenal armësh. 

VIDEO/ Shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak/ Arrestohet
Selman Krasniqi
3 VITE ME PARE

Emër i njohur për Policinë, kush është Selman Krasniqi, pronari i basteve sportive që u kap me armë 'Scorpion'

VIDEO/ Shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak/ Arrestohet
Arma Scorpion

SHIJAK- 43-vjeçari Selman Krasniqi që është shpallur në kërkim për 'shtëpinë e barit' nuk është emër i padëgjuar për policinë në Shijak. Krasniqi i konsideruar si 'i forti i Shijakut' është arrestuar në vitin 2016 për armëmbajtje paleje. 

Ai u arrestua nga forcat FNSH-së dhe Policisë lokale në lokalin që kishte marrë me qira në Shijak për të zhvilluar biznesin e 'lojrave të fatit'. Gjatë aksionit të policisë, Krasniqi u kap me një armë zjarri automatik tip "Scorpion" si dhe 20 fishekë. 

"Krasniqi në momentin që Policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qera prej tij, ka hedhur armën e zjarrit në sheshpushimin e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga FNSH-ja dhe Policia lokale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Si u zbulua 'shtëpia e barit' në Shijak, policia: Kemi pasur informacione në rrugë operative

VIDEO/ Shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak/ Arrestohet
Skënder Hitaj

SHIJAK- Detaje kanë dalë nga 'shtëpia e barit' në Shijak. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Skënder Hitaj tregoi se fillimisht kanë marrë informacionë në rrugë operative për aktivitetin kriminal në këtë banesë. Hitaj u shpreh se hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjera, të cilët mund të jenë përfshirë në këtë skemë kriminale.

Në fillim kemi pas informacione në rrugë operative, bashkëpunim me prokurorinë  dhe  në bashkëpunim me strukturat e tjera të drejtorisë. Kemi bërë veprimet hetimore, që të gjejmë dhe godasin këtë banesë dhe të sekuestrojmë gjërat që u gjetën. Për momentin mund të flasim për këta dy persona pasi kemi prova dhe fakte, ndërsa për personat e tjerë mbeten pjesë e hetimeve dhe patjetër që presim operacione tjera, të cilat do t’ua bëjmë me dije në një moment të dytë”, tha ai.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Kush janë dy vëllezërit që kthyen vilën në 'shtëpi bari', brenda kishin dhe arsenal armësh

VIDEO/ Shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak/ Arrestohet
Armet

SHIJAK- Fredi Krasniqi dhe Selman Krasniqi janë dy vëllezërit që kishin kthyer vilën në Shijak në 'shtëpi bari'. Të dy këta kishin në pronësi një vilë 4 katshe në fshatin Sallmone të Shijakut, të cilën në katin e tretë dhe të katërt e kanë përshtatur në ambient për kultivimin e kanabisit. 

Po ashtu në në këtë ambient, e cila ishte me mur të dyfishtë u gjet dhe një arsenal armësh i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

VIDEO/ Shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak/ Arrestohet
Kanabisi

SHIJAK- Pamjet e mëposhtme janë nga 'shtëpia e barit' e zbuluar në Shijak. Vila 4 katshe ndodhej në pronësi të dy vëllezërve, të cilët dy katet e fundit i kishin përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Po ashtu në këtë vilë u gjet edhe një arsenal armësh, të cilat dyshohet se janë të grupeve kriminale. 

 

3 VITE ME PARE

Shtëpia e barit në Shijak, Policia: U zbuluan arsenal armësh, mund të jenë fshehur nga pjestarë të grupeve kriminale

VIDEO/ Shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak/ Arrestohet
Policia

DURRËS- Policia e Shtetit doli ditën e sotme në një konferencë për mediat aty ku ka dhënë detaje për operacionin “Krahët e krimit”, pas zbulimi të shtëpisë së barit në Shijak. Aktiviteti ushtrohej në një banesë 4 katëshe, në fshatin Sallmone e cila është në pronësi të dy vellëzerve. Njëri prej tyre është vënë në pranga ndërsa tjetëri është arrestuar. I gjithë kati i tretë ishte përshtatur për rritjen e bimëve narkotike. Si rezultat, në një ambient me mur të dyfishtë, në këtë banesë, është gjetur i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Jam sot këtu, me Zv/drejtorin e Policisë së qarkut, për Hetimin e Krimeve dhe me shefin e Komisariatit të Policisë Shijak, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “Krahët e krimit”.
 Në zbatim të planit të masave, të hartuar nga Policia e Shtetit, me fokus mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave dhe në terrene të hapura, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë zhvilluar operacione kontrolli, në terren, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Në përmbushje të detyrave të përcaktuara në këtë plan masash dhe në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara më parë, bazuar në inteligjencën informative, se në një ambient (banesë), në fshatin Sallmone, Shijak, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike me anë të llambave dhe se mbahej i fshehur një arsenal armësh, i poseduar nga grupe kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shijak, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacionin policor të koduar “Krahët e krimit”.

Si rezultat i këtij megaoperacioni, në fshatin Sallmone, u zbulua ambient (banesë 4-katëshe) i dyshuar në pronësi të vëllezërve F. K. dhe S. K.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se kati i tretë dhe i katërt i kësaj banese, ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Krahët e krimit”, bazuar në inteligjencën informative, se në këtë banesë mbahej i fshehur edhe një arsenal armësh, është ushtruar kontroll i imtësishëm në të gjitha ambientet e kësaj banese.

Si rezultat, në një ambient me mur të dyfishtë, në këtë banesë, është gjetur i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 46 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi S. K., 43 vjeç, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Nga hetimet e kryera deri tani, si dhe bazuar në inteligjencën informative, dyshohet se armët e gjetura në këtë ambient (banesë), mund të jenë fshehur nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Po nga hetimet, dyshohet se edhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Durrës, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për të dokumentuar me prova ligjore, autorësinë e vërtetë të pronësisë dhe të posedimit të armëve të zjarrit, si dhe të financimit të kultivimit të bimëve narkotike, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar me zero tolerancë, krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, duke bashkëpunuar ngushtë me agjencitë ligjzbatuese dhe me aleatin e saj kryesor, qytetarët.

Në këtë kuadër, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast paligjshmërie, si dhe të mbështetin edhe më shumë Policinë në punën e saj, me qëllim që bashkërisht të ndërtojmë një ambient sa më të sigurtë.

3 VITE ME PARE

Zbulohet 'shtëpi bari' në Shijak, arrestohet 46-vjeçari nga operacioni 'Krahët e krimit'

VIDEO/ Shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak/ Arrestohet
Shtepi bari

SHIJAK- Një 'shtëpi bari' është zbuluar ditën e sotme në Shijak. Mësohet se nga shtëpia e barit është arrestuar një person me iniciale F.K 46 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij.

Bëhet me dije se megaoperacioni i policisë për zbulimin e shtëpisë së barit është quajtur “Krahët e krimit”. Ndërkohë që pritet të zbulohen detaje të reja nga konferenca e policisë së Durrësit. 

shtepi bari ne shijak operacioni krahet e krimit fredi krasniqi selman krasniqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet