LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Shtëpi bari' në Shijak, lihet në burg Fredi Krasniqi: Jam i sëmurë. Avokati: I duhen lekë për ndërhyrje kirurgjikale

• Fredi Krasniqi u la në burg. • 46-vjeçarit, të cilit iu gjet një shtëpi bari si dhe një arsenal armësh në Shijak, iu dha masa e sigurisë. • Ndërkohë që vëllai i tij Selman Krasniqi ndodhet ende në arrati. • Gjatë seancës së sotme, Krasniqi u shpreh se kanabisin e kishte kultivuar pasi i duheshin lekët për nëj ndërhyrje kirurgjikale. • Ndërsa për arsenalin e armëve, theksoi se i kishte që nga viti 1997 dhe se ishin të paprekura. • Këto deklarata i përforcoi dhe avokati i tij Aleksander Ndrejaj.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U la në burg, avokati i Fredi Krasniqit: Është invalid, i duheshin lekët për ndërhyrje kirurgjikale

'Shtëpi bari' në Shijak, lihet në burg Fredi Krasniqi:
Aleksander Ndrejaj

DURRËS- Avokati mbrojtës i Fredi Krasniqit, Aleksander Ndrejaj deklaroi se klienti i tij është i sëmurë dhe për këtë kërkuan zbutje të masës së sigurisë. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Krasniqi u la në burg, ndërkohë që avokati Ndrejaj deklaroi se arsenali i armëve i sekuestruar i përket vitit 1997.

 “Është invalid dhe shkaku që e ka shtyrë janë kushtet ekonomike se duhet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, të cilën e ka pasur të pamundur ndër vite për ta bërë. Në ambientet e banesës ka mbjellë disa bimë. Ndërhyrja kirurgjikale është më tepër se 40 mijë euro. Armët janë që nga 1997 në një shtëpi të braktisur në bodrumin e saj. Armët ishin të pluhurosura dhe të harruara nga familjarët”, tha avokati.

Ndërkohë që nga operacioni i policisë është shpallur në kërkim dhe vëllai i Fredit, Selman Krasniqi, i cili ishte bashkëpunëtor në shtëpinë e barit e hapur në vilën 4 katshe. Por mësohet se 43-vjeçari nuk ndodhet fare në Shqipëri, por është larguar drejt Italisë. 

2 ditë më parë në dy katet e fundit të një vile 4 katëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. 

3 VITE ME PARE

U kap me arsenal armësh dhe 'shtëpi bari', merret masa e sigurisë për Fredi Krasniqin, lihet në burg

'Shtëpi bari' në Shijak, lihet në burg Fredi Krasniqi:
Shtepia e barit

DURRËS- 46-vjeçari Fredi Krasniqi që u kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak i është dhënë masa e sigurisë. I paraqitur në Gjykatën e Durrësit, Krasniqi është lënë në arrest me burg. Gjatë seancës së sotme, Krasniqi ka thënë para togave të zeza se armët i ka që prej vitit 1997 dhe se kanabisi nuk financohet nga grupet kriminale.    

Ndërkohë që nga operacioni i policisë është shpallur në kërkim dhe vëllai i Fredit, Selman Krasniqi, i cili ishte bashkëpunëtor në shtëpinë e barit e hapur në vilën 4 katshe. Por mësohet se 43-vjeçari nuk ndodhet fare në Shqipëri, por është larguar drejt Italisë. 

2 ditë më parë në dy katet e fundit të një vile 4 katëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. 

3 VITE ME PARE

'Shtëpi bari' në Shijak, pronari: Lekët e kanabisit i dua për operacion, armët i kam nga viti 1997

'Shtëpi bari' në Shijak, lihet në burg Fredi Krasniqi:
Shtepia e barit

DURRËS- Fredi Krasniti, pronari i 'shtëpisë së barit' në Durrës ka deklaruar se kanabisin e ka mbjellur pasi i nevojiteshin paratë për të kryer një operacion. Ai ka mohuar kategorikisht se armët që u gjetën në banesë të jenë në funksion të grupeve kriminale. Sot, pritet që të mbahet seanca për Krasniqin, i cili u arrestua pasi u kap me ‘shtëpi bari’ në Durrës.

Krasniqi ka thënë para togave të zeza se armët i ka që prej vitit 1997 dhe se kanabisi nuk financohet nga grupet kriminale.  

Armët i kam ruajtur që prej kohës së trazirave që përkon me vitet 97’ dhe i kam ruajtur që në atë periudhë brenda një muri të dyfishtë. Bimët narkotike i kam mbjellë për të përfituar para të shpejta për shkak të disa problemeve shëndetësore dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për t’ia arritur. Kam nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk mund ta përballoj koston në formë tjetër. Çdo impiant që është vendosur në shtëpi, është bere nga unë dhe nuk ka financuar asnjë grup kriminal”, ka dëshmuar Fredi Krasniqi.

Policia sekuestroi në katin e tretë dhe të katërt të një vile trekatëshe në fshatin Sallmone 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Arsenali i armëve ishte fshehur brenda një muri të dyfishtë brenda banesës.

shtepi bari ne shijak fredi krasniqi selman krasniqi operacioni krahet e krimit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet