LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Marrëveshje me Kosovën? Vuçiç merr dokumentin: S'jam as i lumtur, as i trishtuar. Kurti kërkon opozitën. Vetëm Haradinaj i shkon

• Çështje javësh, jo muajsh. • Ky është afati që la emisari në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Shqipëri. • Presidenti serb Aleksandër Vuçiç takoi sot ambasadorët e QUINT dhe mori dokumentat e tyre, ku pranoi se kishte marrëveshje për Kosovën. Por shtoi se kishin rënë dakord për ta publikuar. • "Ka gjëra që mund të bëjmë, ka gjëra që nuk mundemi. Partnerët tanë janë të shqetësuar për mundësinë e një përshkallëzimi në terren,”-shtoi ai. • Po ashtu, kreu i shtetit la të kuptohet se është pak a shumë si paketa “Ahtisari”. • Gjithashtu tha ai për dokumentin se sotëm nuk është as i lumtur dhe as i trishtuar. • I pyetur nëse është bërë të paktën një hap në gjetjen e zgjidhjes për riregjistrimin e targave në Kosovë, ai tha se të dy vendet as që i janë afruar një zgjidhjeje. • Nga ana tjetër, edhe në Prishtinë ka lëvizje. • Pas largimit të Escobar, Kurti kërkoi në takim krerët e partive opozitare. • I vetmi prej opozitarëve që do të shkojë në takimin e sotëm të thirrur nga Kryeministri Albin Kurti, është kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku e kanë refuzuar ftesën. • Në këtë takim kanë diskutuar për çështjet aktuale të dialogut me theks të veçantë për energjinë dhe për vendimin e Qeverisë për target. • Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti s’ka dhënë përgjigje për çështjen e afatit 10 mujor të kërkuar nga Ëashingtoni dhe Brukseli. • Por as për një marrëveshje me Serbinë, nuk dha koment.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"U diskutua për dialogun, idetë dhe opsionet për marrëveshje", çfarë u fol në takimin Kurti-Haradinaj

Marrëveshje me Kosovën? Vuçiç merr dokumentin:
Haradinaj dhe Kurti

KOSOVË- Ditën e sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Pas përfundimit të takimit, zyra e kryeministrit ka dhënë detaje lidhur me takimin e sotëm ku në njoftim thuhet se Kurti e Haradinaj kanë folur për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim përmbajtësor në të cilin Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri i parë, Besnik Bislimi, u diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në fund thuhet se Kurti e ka falenderuar Haradinajn për interesimin e vazhdueshëm dhe të qenurit aktiv për këtë çështje.

Ndërkohë dhe Haradinaj ka folur para gazetarëve ku është shprehur se në këtë takim me kryeministrin Albin Kurti kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshje potenciale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam procesin dhe marrëveshjen vetë, diskutuam sfidat. Ishte një takim me përmbajtje sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshje potenciale  Kosovë-Serbi”, ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi se kanë diskutuar në detaje për këtë marrëveshje të mundshme duke kaluar nen për nen dhe se do të japë kontributin e tij.

“Në diskutim për krejt nenet e marrëveshjes. Preambulën për nenet. Kemi provuar të japim kontributin tonë si AAK që Kosova të arrijë sukses. Besoj se duhet të vazhdojmë më tutje me aleatët tonë, Amerikën dhe evropianët”, ka shtuar Haradinaj.

Kryeministri Kurti ditën e djeshme njoftoi se kishte ftuar krerëtr e opozitës në një takim por ka qenë vetëm Haradinaj ai që ju përgjigj pozitivisht ftesës pasi Memli Krasniqi dhe Abdixhiku e refuzuan atë.

3 VITE ME PARE

QUINT pas takimit me Vuçiçin, i shprehin shqetësimin për prishjen e stabilitetit në rajon

Marrëveshje me Kosovën? Vuçiç merr dokumentin:
BE

KOSOVË- Ambasadorët e vendeve të Quint-it kanë thënë të premten se në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë shprehur shqetësimin për prishjen e mundshme të stabilitetit në rajon, para përfundimit të afatit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS, Republika e Kosovës.

Vendet e Quintit janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuara, Italia, Franca dhe Gjermania. Afati për riregjistrim të makinave në RKS ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor. Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.

Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.

Sipas Presidencës serbe, edhe vetë presidenti, Aleksandar Vuçiq ndan shqetësimet për tensionet e mundshme dhe ka thënë se Serbia është e përkushtuar për dialogun si “mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura”. Megjithatë, ai ka konsideruar se tensionet janë shkaktuar për shkak të lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka për obligim zbatimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe vendimet qeveritare, kur është pyetur nga Radio Evropa e Lirë, lidhur me kërkesën e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për shtyrje dhjetëmuajshe të afatit për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Esbobar ka thënë të mërkurën për televizionin lokal, Kanal 10, se këtë kërkesë për shtyrje e kanë bërë të gjitha vendet e Kuintit – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.

“Ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato", ka thënë Escobar.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.

Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.

Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Video nga arkivi: Pse duhet të regjistrohen makinat në RKS?

Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë. Ndërkohë është arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje/dalje.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL/

3 VITE ME PARE

Drafti për Asociacionin, qeveria gjermane: Ne nuk jemi të përfshirë, drejtojuni fondacionit “Friedrich Ebert”

Marrëveshje me Kosovën? Vuçiç merr dokumentin:
Qeveria gjermane

GJERMANI- Qeveria gjermane ka mohuar se është e përfshirë në përgatitjen e një drafti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin thuhet se Qeveria e Gjermanisë nuk është e përfshirë në draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili është përmendur në disa kanale të mediave të enjten.

“Qeveria Gjermane nuk është e përfshirë në draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili është përmendur në disa kanale të mediave dje. Fondacioni Friedrich Ebert, në bashkëpunim me partnerët e tij punon vazhdimisht në tema të rëndësishme shoqërore-politike. Me sa jemi në dijeni ne, ky projekt i veçantë është duke vazhduar dhe rezultatet e tij do të ndahen me hisedarët dhe opinionin publik në kohën e duhur. Ambasada shprehimisht e mirëpret secilin kontribut, i cili e çon përpara dialogun publik për këtë çështje të rëndësishme. Në rast se keni pyetje të tjera, ju lutemi t’i drejtoheni Zyrës së Fondacionit Friedrich Ebert në Prishtinë”, thuhet në përgjigje.

Fondacioni Fridrich Ebert kishte përgatitur një draft të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por i cili nuk është finalizuar.  Të mërkurën në mediat e Kosovës ka qarkulluar një “Draft gjerman”, për Asociacionin. Drafti përmban 17 nene dhe parasheh që ky Asociacion t’i ketë 10 komuna me mundësi zgjerimi. E lidhur me këtë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Telegrafin se qëndrimi qeveritar për Asociacionin është i pandryshueshëm.

3 VITE ME PARE

Plani i ri për marrëveshje me Serbinë, Kurti kërkon takim me opozitën, kush do t’i shkojë sot në zyrë?

Marrëveshje me Kosovën? Vuçiç merr dokumentin:
Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj

PRISHTINË- I vetmi prej opozitarëve që do të shkojë në takimin e sotëm të thirrur nga kryeministri Albin Kurti, është kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Liderët e tjerë të partive opozitare, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku e kanë refuzuar ftesën për takimin që do të nisë sot në orën 12.00, ndërkohë që ftesa u ishte nisur që 2 ditë më parë, menjëherë pas takimit me të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Krasniqi e ka quajtur ftesën e Kurtit si joserioze, pa përmbajtje, duke refuzuar kështu pjesëmarrjen në takim dhe ka lajmëruar se nuk do të shkojë në zyrën e tij për ta takuar për çështje teknike, por vetëm kur të flitet për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbinë. 

“Vetëm pasi kërkuam sqarime, kuptuam me një fjali përmes emailit se bëhej fjalë për një temë shumë serioze – siç është Dialogu Kosovë-Serbi. Pa asnjë detaj konkret e pa specifikuar asgjë. Po jua rikujtoj që s’keni asnjë arsye që të na ftoni në takime për çështje teknike. Ndërsa, kur të ketë diskutim konkret për marrëveshjen finale, ne do të jemi aty. Ka ditë që në opinion flitet për një dokument që ju e keni në tavolinë rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të ofruar nga partnerët ndërkombëtar të Kosovës. Krasniqi ka thënë se për tema të tilla, vendi i diskutimit duhet të jetë salla e Kuvendit të Kosovës, e jo zyrat. Por, për tema të tilla, për vendime të mëdha, ju së pari duhet të bëheni serioz dhe ta kuptoni se vendi i diskutimit nuk është një zyrë, por është salla e Kuvendit të Kosovës, sepse Kuvendi i Kosovës është adresa e popullit. Prandaj, diskutimet që i keni menduar për të premten në zyrën tuaj, ju ftoj që t’i bartni në Kuvend,”- tha Krasniqi nëpërmjet një video selfie të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Në këtë takim s’do të shkojë as Abdixhiku. Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se për çështjen e dialogut, që u përfol se do të diskutohej të premten në takim, Kurti duhet të raportojë vetëm në Kuvend.

“Për temën e dialogut, Kryeministri i Kosovës duhet të raportojë vetëm në Kuvendin e Kosovës. Aty LDK do t’i ritheksojë dhe qëndrimet e saja. Ky ka qenë dhe dakordimi i liderëve nga takimi paraprak…Për LDK-në, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke. Në këtë marrëveshje të njohjes, rendi kushtetues, integriteti territorial e sovraniteti i vendit janë të panegociueshme,"-deklaroi ajo.

Pas takimit, Escobar ka deklaruar se më e rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në NATO, si dhe njohja nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së. Ndërsa shtoi se njohja nga Serbia mund të vijë në një moment të dytë. Lidhur me propozimin franko-gjerman, për të cilin tha se e mbështesin plotësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa e konsideroi çështjen e Asociacionit si një element i rëndësishëm i marrëveshjes finale. E po ashtu la edhe një lajmërim, çështja e Kosovës do të zgjidhet për javë...jo për vite. 

3 VITE ME PARE

PLANI PËR KOSOVËN? Vuçiç pret sot ambasadorët e QUINT-it: Kanë thënë që do më dorëzojnë diçka

Marrëveshje me Kosovën? Vuçiç merr dokumentin:
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sot pritet të presë përfaqësuesit e Quinta-s, të cilët sipas spekulimeve mund t'i paraqesin planin për zgjidhjen e përshpejtuar të çështjes së Kosovës. Kështu të paktën shkruajnë mediat serbe.

Sipas informatave jo-zyrtare të këtyre mediave, ambasadorët e QUINT-it pritet të prezantojnë presidentit serb, planin për zgjidhjen e përshpejtuar të çështjes së Kosovës, apo siç njihet ndryshe skenarin e prezantuar për para-marrëveshjen Kosovë-Serbi. Një gjë të tillë në mënyrë të tërthortë e pati paralajmëruar edhe vetë Vuçiç, në një paraqitje televizive, një ditë më parë.

“Po pres të shohë se çfarë do të më dorëzojnë, sepse më thanë se kanë diçka për mua. Kur më erdhën për herë të parë përfaqësuesit e Scholz dhe Macron, sikur ta dija, nuk pranova ta marr atë letër,”- tha Vuçiç.

POR ÇFARË MENDOHET SE KA PLANI I RI:

- Afati i fundit për fazën e parë të marrëveshjes është 24 shkurti, data e përvjetorit të parë të fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës.

- Serbia nuk do ta ndryshojë Kushtetutën

- Kosova do të duhej të fillonte formimin e ZSO-së (Asociacioni i Komunave Serbe)

- ZSO do të ishte garanci për komunitetin serb, por do të ishte pjesë e legjislacionit të Kosovës

- Njohja reciproke nuk do të ishte pjesë e kësaj faze

– Nëse arrihet një marrëveshje, “shpërblimi” është një paketë financiare

- Nëse nuk ka marrëveshje, do të ketë një “rrahje të rëndë” për palën që do të ndërhynte në prishjen e marrëveshjes. Por ky nuk është i vetmi kërcënim në planin e supozuar, por parashikohet edhe një skenar i errët, për të cilin nuk thuhet në termat më të saktë se çfarë do të sjellë: - Nëse palët refuzojnë të bien dakord, aktorët ndërkombëtarë kanë parashikuar një skenar alternativ, ku do ta merrnin procesin tërësisht në duart e tyre; - Arsyeja e urgjencës është se "një vit pas luftës në Ukrainë, vendet aleate planifikojnë të tregojnë unitet, gatishmëri dhe fuqi në mbështetje të Ukrainës".

Por nuk mbaron me kaq...

Edhe dje, mediat e Prishtinës publikuan atë që thonë se është një dokument gjerman: një draft se si do të duket Unioni i ardhshëm i Komunave Serbe me 17 pika. 

- Statusi i personit juridik për ZSO do konsiderohet si statuti si akti më i lartë juridik

- Do të përbëhet nga 10 bashki

- Ata do të kenë një stemë dhe një flamur

- Do të ketë një llogari bankare, do të jetë në gjendje të merret me transaksione financiare dhe të ketë prona

- Mbikëqyrje e plotë mbi zhvillimin ekonomik lokal, arsimin, kujdesin shëndetësor parësor dhe dytësor, mbrojtjen sociale dhe planifikimin urban dhe rural

- Do të ketë kuvend, kryetar, nënkryetar, këshill, bord dhe zyrë apeli

- Të gjitha ndryshimet dhe plotësimet në statut janë bërë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

Çfarë thonë shqiptarët për këtë version të ri?

Kur bëhet fjalë për shqiptarët e Kosovës, zgjidhja e vetme për ta është njohja reciproke dhe respektimi i sovranitetit të Kosovës nga Serbia. Mirëpo, ata janë të zemëruar me kryeministrin e Prishtinës, Albin Kurti i cili, siç thonë ata, nuk është transparent dhe të cilin e akuzojnë për prishjen e lidhjeve të tyre me SHBA-në.

Ndërkaq, Kurti ka caktuar për sot një takim me përfaqësuesit e partive parlamentare në Kuvendin e Prishtinës, për t'i informuar për bisedimet që ka pasur me të dërguarin amerikan Gabriel Escobar, si dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Mirëpo deri më tani i është përgjigjur vetëm Ramush Haradinaj./Blic

aleksandër vuçiç albin kurti dialogu kosove-serbi marreveshja franko-gjermane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet