LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Siguria'/ Manja: Amnistia për të burgosurit lehtëson mbipopullimin, ndërtojmë institucion për jugun

•Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ishte i pranishëm ditën e sotme në Komisionin për Sigurinë Kombëtare. Manja prezantoi “Projektbuxhetin e vitit 2023' ndërkohë që iu përgjigj disa pyetjeve të anëtarëve të komisionit. •Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja listoi sot një sërë ndryshimesh që do të vijnë për përmirësimin e sigurisë së vendit si dhe ndikimin e amnistisë fiskale dhe penale në raport me mbipopullimin e burgjeve.• Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj tha se është dakord për një amnisti që përputhet me kërkesat e qytetarëve, në mënyrë që për vepra shumë minimaliste penale të mos vuajnë dënime të mëdha. •Ministri deklaroi se Qeveria do të ndërtojë një institucion të ri në Kardhiq që do përmbledhë zonën e jugut. Manja foli dhe për çështjen e ekstradimeve. •Ai shtoi se shqiptarët e kërkuar do ekstradohen, mirëpo me Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ka ende një marrëveshje pasi nuk ka vullnet të dyanshëm.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Krerët e krimit fshihen në Dubai'/ Debate në Komision, Manja: Do ekstradojmë çdo shqiptar që kërkohet nga shteti

'Siguria'/ Manja: Amnistia për të burgosurit lehtëson
Ulsi Manja

TIRANË- Marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Dubait për shqiptarët e kërkuar nga Qeveria ishte temë diskutimit sot në Komisionin e Sigurisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se burgjet shqiptare janë mbushur me hallexhinj ndërsa kriminelët e vërtetë janë në Dubai. Ministri Ulsi Manja, në përgjigje tha se nuk ka ende një marrëveshje ekstradimi me Dubain pasi duhet që të ketë vullnet nga dy palët. Por, ai shtoi se të gjithë shqiptarët që janë në kërkim nga vendi ynë,do të ekstradohen. 

Ervin Salianji: Burgjet popullohen nga hallexhinjtë nga ata që ndërtojnë pa leje, ata që bëjnë dyer dhe derë shtëpie. Krerët e krimit janë në Dubai. Dje një ngjarje tjetër e rëndë në zonë rezidenciale, një vrasje. Ju takon te marrëveshja që duhet të bëjë qeveria për ekstradimin është e domosdoshme. Ata që janë të pamundur dënohen dhe ata që janë krerë të krimit ndërtojnë në mes të Tiranës dhe vendosin kush do të hyjë në burg dhe kush do të dalë nga burgu.

Ulsi Manja: Lidhur me marrëveshjet e ekstradimit është kërkuar edhe në Kuvend pse Shqipëria nuk nënshkruar marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ato janë edhe çështje e vullnetit të përbashkët. Mund të kërkosh ti por varet sa është vullneti i palës tjetër. Nuk ka qasje për marrëveshje ekstradimi. Shumë shpejt një grup në nivel ekspertësh kanë shfaqur kërkesën për të ardhur në Tiranë. Ne jemi të hapur me çdo shtet për marrëveshje ekstradimi. Mirëpo, çdo shqiptar që është në kërkim nga Shqipëria, kudo që të jetë do ekstradohet.

3 VITE ME PARE

'Siguria'/ Manja: Do ndërtojmë institucion që do i shërbejë gjithë jugut dhe burg për gratë në Tiranë

'Siguria'/ Manja: Amnistia për të burgosurit lehtëson
Ulsi Manja

TIRANËDitën e sotme, në Komisioni për Sigurinë Kombëtare, po diskutohet “Projektbuxheti i vitit 2023”. Ministri Ulsi Manja, deklaroi se së shpejti po të ndërtohet institucioni i rehabilitimit të të miturve si dhe shtoi se do të ndërohet dhe institucioni që do t'i shërbejë jugut. 

'Do të ndërtojmë Institutin e rehabilimit të të miturve, që aktualisht janë në Kavajë. Tërësisht trajtim ndryshe 14-21 vjeç. S’do t’u mungojë asgjë. Do fillojmë ndërtimin e burgut të grave në Tiranë, me kushte dinjitoze. Kapacitete më të mëdha të Mjekësisë Ligjore, ku do të bëhet shtesë kati.

Rikonstruksion spitalit të burgut. Burgu i Fushë Krujës të jetë në funksion të gjykatës së Apelit në Tiranë. Edhe sa i përket burgut të Tepelenës, qëllim ynë është që për jugun ne të kemi një institucion të ri në Kardhiq. Do t’i shërbejë gjithë zonës së jugut.’- tha Manja.

3 VITE ME PARE

Amnistia për të burgosurit, Manja: Po studiojmë sa e gjerë do të jetë, do lehtësonte mbipopullimin në burgje

'Siguria'/ Manja: Amnistia për të burgosurit lehtëson
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se amnistia fiskale është një traditë e Kuvendit e cila ka nisur që nga viti 2013. Ai shtoi se Qeveria është në proces studimi dhe analizimi të faktorëve që merren në konsideratë. Ministri tha se kjo amnisti ndikon në lehtësimin e mbipopullimin e burgjeve. 

Ferdinand Xhaferraj: A ka studim MD lidhur me amnistinë, apo bëhet në fund të vitit për qëllime elektorale? Pr.buxheti do ta lehtësojë mbipopullimin e burgjeve?

Manja: Amnistia penale është traditë e Kuvendit, nisur nga parimet e humanizmit. Ka pasur amnisti që prej 2013, e fundit u bë në 2020. Jemi në proces studimi e analizimi të faktorëve që merr në konsideratë një amnisti penale, MD do të propozojë një amnisiti, që ska lidhje me zgjedhjet. Do të lehtësonte mbipopullimin në burgje.

3 VITE ME PARE

Drejtori i Burgjeve: Që nga rritja e pagave nuk ka pasur asnjë dorëheqje nga radhët e policisë

'Siguria'/ Manja: Amnistia për të burgosurit lehtëson
Komisioni

TIRANË- Drejtori i Përgjithshme i Burgjeve, Admir Abrija deklaroi ditën e sotme se nuk ka pasur asnjë dorëheqje nga policia që kur u rritën pagat. Këtë deklaratë ai e bëri në Komisionin e Sigurisë. 

'Që nga dita e rritjes e pagave ne nuk kemi asnjë dorëheqje nga sistemi i policisë.'- tha Abrija.

Ky reagim vjen pas deklaratave të shumta se policët po largohen nga policia e shtetit dhe pas deklaratës së një ish efektivi. Klodian Xhaferri tha për Top Channel se pagat e ulëta, mos marrja e dietave dhe shpërblimeve si dhe niveli i stresit janë ndër arsyet kryesore që punonjësit e policisë sapo përfundojnë stazhin 5-vjeçar pas përfundimit të akademisë japin dorëheqjen. Fillimisht dorëheqjet masive të efektivëve për shkak të kushteve të punës u denoncuan nga gazetari Artan Hoxha dhe u përforcuan nga kryedemokrati Sali Berisha. Vetë kryeministri Edi Rama, e ciloi një 'gënjeshtër të ligë' të kreut të opozitës. 

ulsi manja komisioni i sigurise

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën