All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

‘Siguria’ voton ndryshime për karrierën ushtarake, Xhaferraj-Peleshit: E ke takuar McGonigal? Ministri: S’do ishte mëkat (Debati për kamerat)

• Komisioni i Sigurisë Kombëtare është mbledhur sot për të votuar disa ndryshime lidhur me karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Sipas ndryshimeve, sportistët, të cilët arrijnë të thyejnë rekorde olimpike në kampionatet evropiane dhe botërore do marrin gradën kolonel. • Klasifikimi i gradave honorifike: Gradat honorifike, sipas rezultateve si sportist i nivelit të lartë janë; Sportisti, i cili thyen rekord olimpik/botëror/evropian- Kolonel; Vendi i parë deri në vendin e tretë në Lojërat Olimpike/kampionat botëror (Kolonel); Vendi i parë në kampionatin evropian (Kolonel); Vendi i dytë deri në vendin e tretë në kampionatin evropian (Nënkolonel ); Vendi i katërt deri në vendin e gjashtë në Lojërat Olimpike (Nënkolonel); Vendi i shtatë deri në vendin e tetë në Lojërat Olimpike (Major ); Vendi i katërt deri në vendin e gjashtë në kampionate botërore (Major); Vendi i parë në Lojërat Mesdhetare (Major). • Në mbledhjen e sotme të komisionit ishte i pranishëm dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe dosja e agjentit të FBI-së, Charles McGonigal është përmendur nga Opozita. Deputeti Ferdinand Xhaferraj e ka pyetur Peleshin nëse e ka takuar. Ministri e ka mohuar një gjë të tillë. PD ka pasur rezerva dhe për kamerat e sigurisë që u çmontuan nga operacioni ‘Fijet’ dhe deputetët janë shprehur se kjo gjë ka treguar se shteti është kaour nga krimi.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

BIRN: Media botërore po zien për skandalin McGonigal, Peleshi e quan qesharake

‘Siguria’ voton ndryshime për karrierën ushtarake,
Niko Peleshi dhe Edi Rama
All - Paragraf - 1

Akuzat ndaj agjentit të FBI, Charles McGonigal, kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe atyre vendase, por ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u përpoq t’i zhvlerësonte ato me fjalë si “qesharake” apo “stuhi në gotë”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u përball të martën në Komisionin e Sigurisë në Kuvend me pyetje të deputetëve të opozitës për çëshjen “McGonigal”, ku një ish-zyrtar i lartë i FBI akuzohet për përfitime, udhëtime dhe takime të padeklaruara në Shqipëri, përfshi edhe ato me kryeministrin Edi Rama.

Peleshi përdori terma si “stuhi në gotë” dhe “qesharake” duke komentuar skandalin që ka zënë titujt e mediave botërore dhe akuzat e ngritura ndaj Charles McGonigal.

I pyetur nga deputeti Ervin Salianji nëse zyrtarët amerikanë i kishin kërkuar “garanci për stabilitet të vendit në rast se binte Rama”, ministri iu përgjigj se institucionet ku ai pati takime në SHBA “janë shumë serioze” dhe “nuk konsumojnë politikë kaq bajate”. 

“Ato që këtu ne i ngremë si stuhi në gotë dhe flluska sapuni ju siguroj që përtej oqeanit dukeshin qesharake,” tha Peleshi, duke iu referuar vizitës së tij në SHBA pak ditë më parë ku u prit dhe në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III.

Sipas tij vizita ishte e lidhur me forcimin e bashkëpunimit ndaj sulmeve kibernetike.

“Me stuhi në gotë dhe kështjella rëre nuk kishim kohë të bisedonim,” u tha më tej Peleshi deputetëve, duke shtuar se çështja McGonigal nuk iu ngrit as si pyetje në intervistat që dha në media.

Salianji i quajti deklaratat e ministrit pa lidhje me realitetin, duke iu referuar mediave botërore që i kishin kushtuar vëmendje skandalit. Peleshi u kërkoi deputetëve të opozitës që të mos spekulonin.

“Dikush akuzohet në Amerikë për mosdeklarim të takimeve apo të të ardhurave, ju këtu e quani korrupsion për një person që nuk është fare në akt-akuzë,” tha ai.

Pyetjes së deputetit Ferdinand Xhaferri nëse ishte takuar me ish-zyrtarin e FBI gjatë vizitave të tij në Shqipëri, Peleshi iu përgjigj me “jo”, por shtoi se nuk do të ishte mëkat nëse do e kishte takuar.

Kryetari i komisionit Nasip Naço u përpoq disa herë të ndalonte kanalizimin e debatit për çështjen “McGonigal” duke kërkuar që mbledhja t’i përmbahej rendit të ditës, por opozita këmbënguli që kjo ishte çështje që kishte lidhje me sigurinë kombëtare. /BIRN

3 VITE ME PARE

Xhaferri pyet Peleshin: E ke takuar McGonigal? Ministri: Unë jo

‘Siguria’ voton ndryshime për karrierën ushtarake,
Niko Peleshi

TIRANË- Deputeti demokrat Ferdinad Xhaferri ka pyetur ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi nëse e ka takuar ndonjëherë ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal. Gjatë Komisionit të Sigurisë, Peleshi deklaroi se ai nuk është takuar asnjëherë me McGonigal, ndërsa për drejtorin e Policisë tha se nuk ka dijeni nëse janë takuar apo jo.

Pjesë nga biseda:

Xhaferri: E keni takuar McGonigal ju apo drejtori i policisë?

Peleshi: Do përgjigjem se po nuk u përgjigja do duket sikur kemi ndonjë gjë për të fshehur.

Xhaferri: Kur vjen një zyrtar i lartë i FBI takon kreun e SHISH, drejtorin e Policisë, kreun e SPAK, ai nuk takon vetëm kryeministrin, prandaj ju pyeta.

Peleshi: Së pari ju mund të dilni se nuk e përcaktoj unë dot hapësirën se ku duhet të diskutoni ju. Mund të bëni pyetje jashtë temës. Unë kam ardhur si ministri i Mbrojtjes ndërsa drejtori i Agjencisë i Mbrojtjes Civile ka ardhur si i tillë, jo si ish funksionar. Pyetja juaj ishte e drejtpërdrejtë. Jo nuk e kam takuar, nuk e di drejtori. Por edhe po ta kisha takuar unë personalisht nuk besoj se bën lajm. Ne kur takojmë dikë nuk mund të shtiem fall dhe të parashikojmë që nuk do kenë shkelje apo akuzë nga vendet e tyre. Kjo nuk është pyetje. Unë nuk  merrem e spekulime. Edhe po ta kisha takuar nuk do ishte ndonjë mëkat.

3 VITE ME PARE

“Rama dhe McGonigal bënë lëmsh gjithë dynjanë” Salianji: Sa herë ka ngjarje Komisioni i Sigurisë merret me sporte

‘Siguria’ voton ndryshime për karrierën ushtarake,
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se sa herë që ka ngjarje të mëdha që kanë të bëjmë ne sigurinë, Komisioni i Sigurisë merret me ngjarje sporti. Gjatë fjalës së tij në Komision, Salianji ka theksuar se me skandalin që ka pasur me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal si dhe me kamerat që janë vendosur në të gjithë vendin, duhet që të ishin thirrur institucionet.  

"Komisioni i Sigurisë sa herë që ka ngjarje që kanë të bëjnë me sigurinë merret me ngjarje sporti. Në Shqipëri ka shpërthyer një skandal i madh me ish-drejtorin e kundërzbulimit në SHBA dhe një rast tjetër ku policia njofton se do vijmë t’ju heqim kamerat, kamera në gjithë Shqipërinë që nuk dihet se prej sa vitesh. Në këto kushte duhet të kishim thirrur institucionet. Nëse nuk vjen ministri të japë llogari në parlament, të paktën thërrisni ndonjë punonjës të japë llogari para qytetareve dhe para nesh. Të kërkojmë informacionin e nevojshëm nga institucionet e sigurisë për një person që është bërë kryelajm në mediat botërore, McGonigal që në takim me kryeministrin dhe dy këshilltare privat bënë lëmsh gjithë dynjanë, korruptohet, jepen miliona euro vetëm për interesa politike të kryeministrit dhe kësaj qeverie. Ky komision nuk është komision që mat meritat sportive”, tha deputeti i PD.

komisioni i sigurise 31 janar 2023

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës