LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Situata katastrofike me zjarret/ Berisha: Kamionët e ushtrisë nuk përdoren për evakuuime, por për të rrëmbyer kompjuterat e gazetarëve

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në një konferencë për mediat ka reaguar lidhur me situatën alarmante të zjarreve që kanë përfshirë të gjithë vendin. • Lideri i opzitës akuzoi qeverinë se nuk po i mbështet qytetarët, por po i braktis. • Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se kamionët e ushtrisë nuk përdoren për evakuime, por për të rrëmbyer kompjuterat e gazetarëve, duke iu referuar mbylljes së news24. • Berisha theksoi se Ardi Veliu zbatoi urdhërin e kryeministri Edi Ramës për të grabitur kompjuterët dhe laptopët e gazetarëve, ku ndodhen dosje të kriminelëve, si Olsi Rama dhe Taulant Balla. • Kryedemokrati theksoi se ky është një akt i shëmtuar dhe antikushtetues, një shkelje flagrante e ligjit, që ka për qëllim mbrojtjen e krimeve të mëdha të lidhura me këtë qeveri. • Berisha gjithashtu shpreh falënderime dhe solidaritet për zjarrfikësit dhe qytetarët që janë përballur me zjarret. • Duke folur në konferencë me gazetarët Berisha theksoi se po të kishte një qeveri të vërtetë në Shqipëri, Delvina dhe shumë zona të tjera të prekura nga flakët, do të kishin shpallur statusin e fatkeqësisë natyrore. • Berisha theksoi se me këtë qeveri, Shqipëria ka humbur mundësinë për të reaguar në mënyrë efikase ndaj katastrofave natyrore dhe ka shpërdoruar mundësinë për të ndihmuar edhe vendet e tjera të prekura nga zjarret, si Greqia dhe Italia.

3 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Berisha: Po të kishte qeveri të vërtetë Delvina dhe zona të tjera sot do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore

Situata katastrofike me zjarret/ Berisha: Kamionët e ushtrisë nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se po të kishte një qeveri të vërtetë në Shqipëri, Delvina dhe shumë zona të tjera të prekura nga flakët, do të kishin shpallur statusin e fatkeqësisë natyrore. Berisha theksoi se me këtë qeveri, Shqipëria ka humbur mundësinë për të reaguar në mënyrë efikase ndaj katastrofave natyrore dhe ka shpërdoruar mundësinë për të ndihmuar edhe vendet e tjera të prekura nga zjarret, si Greqia dhe Italia.

"Po të kishte qeveri të vërtetë nuk mund të diskutohet që Delvina dhe zona të tjera sot, do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore. Por kur nuk ka qeveri dhe ka narkoqeveri, ndonjë ndryshim të madh kjo nuk bën. Edhe njëherë. Me 21 mln euro çarter, avion në dispozicion të shpenzuar personalisht nga Edi Rama. Me 10 milionë satelitët. Me 7 milionë ‘Giro d’Italia’. Me 50 mln më tepër se kostoja në tunelin e Llogarasë, Shqipëria do të kishte dy ‘Canada Air’, do kishte të paktën edhe 150-200 zjarrfikëse më shumë.

Përsa i përket sipërfaqeve të Greqisë dhe Italisë, duhet të jesh i metë, duhet të kesh të meta mendore që të bësh krahasimin e një vendi me 28 mijë kilometra katror me vende që janë me 90 njëri, e sa është tjetri, Gadishulli Apenin, mijëra kilometra i gjatë. Nuk ka asnjë justifikim. Do të mbrohet me shpenzimet e tij të tmerrshme abuzive.
Nëse nuk do të përdorte 21 mln euro për çarter, nëqoftëse nuk do të përdoreshin 7 mln euro për ‘Giro d’Italia’ për të mashtruar shqiptarët për vota, 10 mln euro për satelitët, se na duhen për zjarret.

Nëse nuk do të paguheshin 50 mln euro më shumë për tunelin e Llogarasë dhe po shkon në 70 mln ç‘është e vërteta, po shkon në 70 mln tani, natyrisht Shqipëria jo veç që do i shuante vetë zjarret, por do ndihmonte dhe Greqinë, që na ka ndihmuar dhe i falënderoj. Do ndihmonte Italinë, e cila na ka ndihmuar dhe e falënderoj, për shuarjen e zjarreve," tha Berisha.

11 MUAJ ME PARE

Situata e rëndë e zjarreve/ Berisha: Përgjegjës kryesor i kësaj katastrofe është Edi Rama dhe vjedhjet e tij

Situata katastrofike me zjarret/ Berisha: Kamionët e ushtrisë nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur lidhur me situatën alarmante të zjarreve, theksoi se përgjegjës kryesor për këtë katastrofë natyrore është Kryeministrin Edi Rama dhe vjedhjet e tij. Duke folur në konferencë për shtyp Kryedemokrati tha se edhe në rastet e zjarrvënies pa qëllim, ka përgjegjësi të gjithsecilit për të parandaluar këtë katastrofë, ndërkohë që ai kërkoi dënimin më të madh për ata që luajnë me zjarrin.

"Qeveria është narkoqeveri. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është narko, nuk ka preokupim qeveria për këto që ndodhi. Edi Rama kalon nga kërcënim në një tjetër dhe unë absolutisht dënoj me forcën më të madhe, si një kriminel të shëmtuar atë që vë me qëllim zjarrin.

Por edhe zjarrvënia pa qëllim, kërkon që çdo qytetar, në çdo akt dhe në çdo hap të ketë parasysh që të mos krijojë, sepse është një natyrë e ndezur. Kështu që në këtë kontekst, mbaj si përgjegjës kryesor të kësaj katastrofe, Edi Ramën, vjedhjet e tij. Natyrisht temperaturat e larta janë terreni i kësaj që po ndodh dhe shpirti kriminal i individëve të caktuar që luajnë me zjarrin është ai që inicion, ndez zjarrin dhe ata meritojnë dënimin më të madh," tha Berisha.

11 MUAJ ME PARE

Berisha: Ardi Veliu zbatoi urdhërin e Ramës për të plaçkitur laptopët ku ndodhen dosjet e Olsi Ramës

Situata katastrofike me zjarret/ Berisha: Kamionët e ushtrisë nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët tha se Ardi Veliu zbatoi urdhërin e kryeministri Edi Ramës për të grabitur kompjuterët dhe laptopët e gazetarëve, ku ndodhen dosje të kriminelëve, si Olsi Rama dhe Taulant Balla. Kryedemokrati theksoi se ky është një akt i shëmtuar dhe antikushtetues, një shkelje flagrante e ligjit, që ka për qëllim mbrojtjen e krimeve të mëdha të lidhura me këtë qeveri. Berisha gjithashtu shpreh falënderime dhe solidaritet për zjarrfikësit dhe qytetarët që janë përballur me zjarret.

"Kurse urdhëri i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, urdhëri i Edi Ramës i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, për të plaçkitur dhe rrëmbyer kompjuterat dhe laptopët e gazetarëve ku janë dosjet e Edi Ramës, dosjet kriminale të Edi Ramës. Janë dosjet kriminale të Olsi Ramës. Janë dosjet kriminale të Lubi Ballukut, të Taulant Ballës dhe qeveritarëve të tjerë. Është një akt i shëmtuar antikushtetues. Është një akt direkt i drejtuar nga Edi Rama, është një përsëritje e aktit të Altin Troplinit ndaj gazetarit të njohur Elton Qyno, që si bandit i rrëmbeu kompjuterin dhe telefonin dhe e mori peng, duke shkelur çdo normë.

Pra unë mora vetëm këto elementë të ndërlidhur, por natyrisht sot Shqipëria kurrë nuk do të ishte në mëshirën e flakëve nëqoftëse narkoqeveria nuk do të ishte një plaçkitëse e madhe e shqiptarëve. Unë jam këtu për të falënderuar dhe shpreh solidaritetin tim më të madh, para të gjithë atyre shqiptarëve zjarrfikës, apo në funksione të tjera dhe qytetarë, që u përballën me flakë dhe zjarret në kushtet më të vështira. Falënderoj gjithashtu misionet e ardhura nga BE-ja dhe vendet partnere të cilat po luftojnë zjarrin krah për krah me banorët në zonat e vendit," tha Berisha. 

sal berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet