LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Situata kritike në Vlorë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme katastrofike, 33 familje kalojnë natën në konvikte! Rrugët dhe banesat ende nën pushtetin e ujit

• Ndonëse dita e sotme ka nisur me diell dhe pa vranësira në qiell, Vloria akoma po përballet me pasojat e stuhisë dhe shirave të një dite më parë. • Rrugët e qytetit vijojnë ende të mbuluara nga uji, ndërsa sipas raportimeve, situata më problematike është lagjet ‘Albano dhe Romina’, lagjia ‘Leg Sallat’, lagjia ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, zona te Xhamia, lagja 'Rilindja', 'Skela', 'Pavarësia', rruga ‘Hasan Kushta’ rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit ‘Ismail Qemali’. • Mbrëmjen e djeshme 33 familje, konkretisht 55 persona e kanë kaluar natën në konvikte, ndërsa sipas informacioneve në disa lagje energjia vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme pasi në disa kabina ka prezencë uji. • Uji dhe balta ka vërshyer në banesa dhe biznese, ku dëmet e shkaktuar kanë qenë katastrofike. • Ende nuk ka një përllogaritje të bilancit të saktë, por autoritetet vendore pritet të nisin punën për verfikimin e dëmeve. • Niveli i ujit në shumë rrugë të yqtetit bregdetar ka arritur 50-60 centimetër. • Fatmirësisht nuk është raportuar për asnjë person të lënduar.

12 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Përmbytjet në Vlorë, përmirësohet situata në disa rrugë, problem mbeten balta dhe inertet

Situata kritike në Vlorë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme
Vlorë

VLORË- Pasditen e sotme është përmirësuar situata në disa rrugë të qytetit të Vlorës. Pas pamjeve të publikuara ku Vlora duket e "pushtuar" nga uji, tashmë disa rrugë janë pastruar nga uji. 

Ajo që ka mbetur pas është balta dhe inertet të cila mbulojnë rrugët. Zona e Skelës, lagja Pavarësia, 28 Nëntori, Kushtrimi si dhe lagjja Albano dhe Romina kishin prezencë uji gjatë paradites duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, por prej pasdites këto rrugë janë bërë sërish të kalueshme nga automjetet dhe qytetarët. Dëmet janë të shumta në rrugën Hasan Kushta në bizneset që operojnë në këtë zonë.

1 VITE ME PARE

Uji në banesë shkoi deri në 60 cm, banori në Vlorë me lot në sy: Kam marrë kryetarin e bashkisë nuk më është përgjigjur! Jam me dy invalidë në shtëpi, ku të mbytem

Situata kritike në Vlorë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme
Përmbytjet

VLORË- Dëmet nga përmbytjet në Vlorë janë të shumta ndërsa çdo qytetar i prekur nga këto dëme kërkon një përgjigje dhe një zgjidhje për hallin që u ka rënë. Të mbuluar nga balta dhe me banesat të cilat nuk mund të jetojnë dot në to qytetarët kërkojnë zgjidhje sa më parë për situarën e tyre emergjente.

Remzi Limo është një prej banorëve, banesa e të cilit është përmbytur 5 herë. Ai shprehet se ka telefonuar kryebashkiakun, i cili nuk i është përgjigjur, ndërkohë që zjarrfikëset dhe policia kanë shkuar me shumë vonesë duke i gënjyer se po shkojnë nga momenti në moment. Limo thotë se kanë kërkuar ndihmë gjatë ditës së djeshme, pasi niveli i ujit kishte arritur deri në 1.5 metra jashtë banesës.

“Jam me dy invalidë, shtëpia është përmbytur, s’kam as motra as vëlla, asnjë njeri s’kam. Ku te vete, ku të mbytem. Shtëpia është e mbushur me ujë e llum. Kjo është e 5-ta herë që përmbytet dhe unë s’kam marrë asnjë majë gjilpëre.

Kam marrë kryetarin e bashkisë nuk më është përgjigjur, kam marrë edhe të tjerë nuk më janë përgjigjur. Dje morëm policinë, zjarrfikëset, na thonin erdhëm erdhëm dhe na gënjenin. Uji jashtë ishte 1.5 metra, brenda ishte 50-60 cm, ne ishim në ujë, askush nuk vinte të na ndihmonte”, tha qytetari me lot në sy teksa kërkon zgjidhje.

1 VITE ME PARE

Reshjet e dendura të shiut në Vlorë, shembja e dherave bllokoi për disa orë bypassi-n e Vlorës

Situata kritike në Vlorë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme
Bypassi i Vlorës

VLORË- Nga reshjet e dendura të shiut ka patur probleme edhe në Bypassin e Vlorës. Mësohet se ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave të cilat kanë ardhur pas reshjeve të denudra të shiut një dite më parë.

Përshkak të shembjes së dherave është bllokuar qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet se masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës për të hapur qarkullimin. Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. 

1 VITE ME PARE

Me fshesa në duar, qytetarët në Vlorë pastrojnë rrugët nga balta që la pas përmbytja

Situata kritike në Vlorë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme
Vlorë

VLORË- Qyteti i Vlorës që prej ditës së djeshme ka kaluar orë kritike për shkak të përmbytjeve të cilat erdhën nga reshjet e dendura të shiut. Qytetarët e prekur nga këto përmbytje kanë marrë dëme të mëdha në banesa dhe në bizneset e tyre.

Natyra tregoi edhe një herë se është më e fortë se njeriu ndërsa qytetarëve u ka mbetur në dorë të pastrojnë qytetin. Qyteti, banesat dhe bisnezet e tyre janë mbuluar nga balta ndërsa numrojnë dëmet, banorëve u mbetet në dorë të pastrojnë atë që la pas përmbytja dhe të shpresojnë se të dëmshpërblehen nga shteti. Në rrugët e Vlorës shihen qytetarët me fshesa në duar duke pastruar trotuaret dhe rrugët që kryesisht janë afër bizneseve të tyre.

1 VITE ME PARE

Manastiri i Zvërnecit nuk i shpëton përmbytjeve, punonjësit largojnë ujin me pompa: Nuk kemi patur ndihmën e askujt!

Situata kritike në Vlorë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme
Manastiri i Zvërnecit

VLORË- Që prej ditës së djeshme qyteti i Vlorës është nën pushtetin e ujit pas reshjeve të dendura të shiut të cilat sollën probleme në disa zona. Por përmbytjeve nuk i ka shpëtuar as Manastiri i Zvërnecit.

Mësohet se ambienti i jashtëm dhe bodrumet e manastirit kanë qenë nën pushtetin e ujit ndërsa kanë qenë punonjësit e këtij institucioni fetar të cilët kanë larguar ujin. Më tej bëhet me dije se punonjësit ndërhyrë me pompa për largimin e ujit ndërsa kanë theksuar se nuk kanë patur ndihmën e askujt.

1 VITE ME PARE

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë janë ende nën ujë, dëme të shumta në shtëpi e biznese

Situata kritike në Vlorë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme
Vlorë

VLORË- Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut disa rrugë në qytetin e Vlorës janë ende në ujë ndërsa banorët ndodhen para një realiteti i cili i ka lënë pa shtëpi ose pa biznes. Mësohet se situata më problematike paraqitet në lagjen “Lef Sallata”, atë  “10 korriku” dhe pranë bibliotekës së qytetit.

Banorë, punonjës të bashkisë, forca të ushtrisë po punojnë për kthimin e situatës në normalitet ndërsa dëmet janë të konsiderueshme. Shumë biznese kanë dëme të konsiderueshme të cilat mund të kushtojnë miliona lekë. 

Në zonën pranë Kalasë reshjet shkaktuan rënie gurësh dhe dherash nga një shkëmb. Dy shtëpi u dëmtuan por pa dëme në njerëz. Tashmë banorët po mundohen të pastrojnë baltën dhe të shpëtojnë çfarë munden nga ajo që la pas shiu.

 

1 VITE ME PARE

Përmbytjet në Vlorë, merr flakë një nga pompat e hidrovorit, stakohen edhe tre të tjerat

Situata kritike në Vlorë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme
Vlorë

VLORË- Pas përmbytjeve të regjistruara në Vlorë, qyteti është përballur me një tjetër problematike. Mësohet se një nga pompat e hidrovorit është përfshirë nga flakët. Më tej bëhet me dije se pas përfshirjes nga flakët të pompës janë stakuar edhe tre pompa të tjera.

Mësohet se pompa është përfshirë nga flakët kur po operonte në mënyrë intensive për të përballuar ngarkesën e lartë. Pas zjarrit në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikëse. Ndërkohë një nga punonjësit i cili punon në hidrovorin e qytetit bregdetar ka thënë se si pasojë e mbeturinave që njerëzit hedhin janë shkatërruar 2 pompa.

"Këtu na shkatërruan pompat nga mbeturinat që njerëzit hedhin në kanal. Na nxorën 2 pompa të mëdha jashtë loje. Këtu janë me mijëra mbeturina, dyshek, jorganë, batanije, rrogoza, kolltuqe,divanë, bidona çfarë nuk ka.

Na kanë mbetur të hedhim krokodila në ujë që t’i hanë me gjithë mbeturina. I bëjmë thirrje qeverisë të na sjellin pompa të reja. 30 vite e njëjta situatë. Njerëzit janë të pandërgjegjshëm", ka thënë një punonjës i hidrovorit.

 

 

1 VITE ME PARE

Dëmtohen dy shtëpi nga rrëshqitja e gurëve në zonën e Kalasë në Vlorë/ "Nuk jetohet aty", banorët: Kemi bërë thirrje për ndihmë, nuk na janë përgjigur (VIDEO)

Situata kritike në Vlorë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme
banesa e demtuar

VLORË- Kanë qenë të shumta banesat e prekura nga reshjet intensive dhe përmbytjet e ditës së djeshme. Dy prej tyre në zonën e Kalasë janë tashmë të pabanueshme për shkak të rënies së e gurëve nga një shkëmb

Banorët e prekur raportojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për jetesë. 

“Nuk futem nuk kam ku të vete. Jam në qiell të hapur. Na janë tharë rrobat në trup. Kemi bërë thirrje për ndihmë dhe nuk na janë përgjigjur.”, ka thënë një nga banoret.

 

 

Ata kanë treguar se në momentin e rënies së gurëve, dolën menjëherë jashtë për siguri dhe kërkuan ndihmë nga institucionet, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet.

1 VITE ME PARE

Përmbytjet në Vlorë/ Kryebashkiaku: Në 2 orë e gjysmë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu, ka disa zona problematike

Situata kritike në Vlorë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme
ermal dredha

VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka folur paraditen e sotme lidhur me situatën e përmbytjeve në qytet.  Dredha është shprehur për mediat, se prurjet e reshjeve prej 180 milimetrash në 2 orë e gjysmë dje, është prurje e cila zakonisht regjistrohet në një periudhë rreth 30-ditore sipas tij.

Ai tha se reagimi nga bashkia është përqendruar në zonat më problematike. Më tej tregoi se po punohet edhe të marrë masa për suportin financiar pas dëmeve të shkaktuara në banesat e qytetarëve. 

“Jemi në terren. Ka zona ku mund të ketë ankesa nga qytetarë, por reagimi ka qenë maksimal. Është edhe numri i mjeteve që na kufizon të reagojmë në moment në çdo segment, po e kemi marrë me prioritete, aty ku prezenca e ujit është më e madhe, aty ku ka akses më të madh të qarkullimit të mjeteve duhet ët reagojmë më shpejt, një rast është edhe këtu ‘Albano dhe Romina’. Rast që përsëritet çdo vit sa herë ka prurje reshjesh më shumë se normale, ka rënë 180 mm shi, prurje e cila mund të ndodhë për një muaj. Janë gati 55 banorë që janë evakuuar, janë asistuar me veshmbathje dhe ushqime, jemi duke bërë database me informacionet për të marrë masat për suportin financiar për dëmet që janë shkaktuar në banesa.", ka thënë Dredha. 

1 VITE ME PARE

Cilat janë lagjet më problematike? Përmbytjet me dëme katastrofike në Vlorë, pronarët e bizneseve: Humbja mund të shkojë deri në rreth 100 mijë euro

 

Situata kritike në Vlorë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme
rruget në vlore

 

VLORË- Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditës së djeshme, kanë sjellë përmbytje të mëdha, duke shkaktuar një situatë kritike në qytetin bregdetar të Vlorë.  Rrugët e qytetit vijojnë ende të mbuluara nga uji, ndërsa sipas raportimeve, situata më problematike është lagjet  ‘Albano dhe Romina’, lagjia ‘Leg Sallat’, lagjia ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, zona te Xhamia, lagja 'Rilindja', 'Skela', 'Pavarësia', rruga ‘Hasan Kushta’ rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit ‘Ismail Qemali’. 

Mbrëmjen e djeshme 33 familje kanë kaluar natën në konviktin e qytezës studenti dhe atë të shkollës industriale ‘Pavarësia. Në disa lagje energjia vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme pasi në disa kabina ka prezencë uji.

Dëmet kanë qenë shumta edhe për bizneset në Vlorë, ndonëse ende nuk ka një përllogaritje të saktë. Një farmacist, ka treguar për mediat dëmin e madh që i është shkaktuar biznesit të tij, i cili sipas tij përllogaritet në rreth 100 mijë euro.

"Niveli i ujit arriti rreth gjysmë metri brenda farmacisë. Humbja ime mund të jetë rreth 100 mijë euro", thotë ai, ndërsa rrëfen momentet e frikës kur ishte i mbyllur brenda, pa mundur të dalë.

"Kemi qëndruar 2 orë brenda. Janë pothuajse 20-50 biznese gjithë kjo rrugë. Kjo është hera e disatë, si një katastrofë.", ka thënë ai. 

Një tjetër biznes i prekur ishin edhe lokalet, ku nga videot e publikuara dje në rrjetet sociale, shihej si rrjedha e ujit e cila vërshonte nëpër rrugë, mori para karrige dhe çadra. Një nga pronaret e këtyre lokale dëshmon se ka humbur më shumë se 20 milionë lekë nga përmbytjet e përsëritura.

“Dimër për dimër, këtu bëhet det. Jemi të detyruar ta rregullojmë çdo gjë nga vetja. Shteti nuk merr masa. Dëmi mund të jetë 1 milionë lek për pastrime, lyerje minimumi. Po jemi përmbytur nga 20 herë, më kanë vajtur 20 mln lekë, askush s’do t’ia dijë”, është shprehur ai.

Autoritetet vendore pritet të nisin punën për të bërë një bilanc të dëmeve të shkaktuar në gjithë Vlorën për shkak të përmbytjeve katastrofike që goditën qytetin.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Pasojat e motit të keq në Vlorë, bajpasi drejt Orikumit i pakalueshëm, bllokohet nga rrëshqitja e dherave

Situata kritike në Vlorë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme
pame nga bajpasi

VLORË- Ndonëse dita e sotme ka nisur me diell dhe pa vranësira në qiell, Vloria akoma po përballet me pasojat e stuhisë dhe shirave të një dite më parë. 

Sipas raportimeve, bajpasi që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes masive të dherave nga mali. 

Disa nga lagjet e qytetit vijojnë të jenë nën ujë, ndërsa dëmet e shkaktuara në biznese dhe jo vetëm llogariten të jenë të shumta. 

1 VITE ME PARE

24 orët kritike në Vlorë! Qyteti zgjohet me lagjet e përmbytura, 33 familjet e evakuuara e kalojnë natën në konvikte

Situata kritike në Vlorë/ Përmbytjet shkaktojnë dëme
lagjet e permbytura

VLORË- Ditën e djeshme vendi ynë është përfshirë nga moti i keq dhe reshje të dendura shiu. Vlora ishte qyteti më i prekur, ku përmbytjet ishin të përmasave të mëdha.  Ndonëse ka kaluar situatën më kritike gjatë ditës së djeshme, qyteti bregdetar është zgjuar sot me disa lagje të mbuluara në ujë.

Ditën e djeshme u bë me dije se 33 familje janë evakuuar, konkretisht 55 persona, të cilët e kanë kaluar natën në konvikte.  Pas kërkesës së kryebashkiakut Ermal Dredha në ndihmë kanë shkuar edhe Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura. 

Çarja e kanalit të ujërave të larta bëri që uji të pushtojë qytetin, lagjet kryesore, biznese e banesa duke shkaktuar edhe dëme të shumta. Niveli i ujit arrinte 50-60 centimetër. Fatmirësisht nuk është raportuar për asnjë person të lënduar. 

permbytjet ne vlore moti i keq ne vend

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion