LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SKANDAL në ministrinë e Kosovës/ Aferë me rezervat e shtetit, policia 'zbarkon' në MINT, pranga 2 zyrtarëve, i përfshirë dhe 'miku' i Kurtit

•Në kuadër të një hetimi për abuzim me rezervat shtetërore, policia e Kosovës ka nisur sot një aksion në Ministrinë e Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë. •Në pranga janë vënë dy zyrtarë të punonjës kësaj ministrie që janë përmendur në përgjimet e publikuara për ‘skandalin e grurit dhe vajit’. •Bëhet fjalë për personat e identifikuar me emrat, Hafiz Garë dhe Irfan Lipovica, të cilët dyshohet se janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore. •Ndërkohë, Policia ka bastisur edhe pronat e Ridvan Muharremi. •Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës dhe njihet si njeri i afërt me kryeministrin Albin Kurti. •Disa ditë më parë, Prokuroria Speciale nisi hetimet për mungesën e rezervave të grurit dhe vajit. •Sipas mediave të Kosovës, një grup prokurorësh është angazhuar për të hetuar pagesat që ka kryer qeveria për t’u furnizuar me këto dy produkte bazike, furnizime këto që nuk arritën kurrë të rezervat e shtetit.   

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Skandali me rezervat shtetërore/ Osmani: Të pritet epilogu i rastit

SKANDAL në ministrinë e Kosovës/ Aferë me rezervat e
Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë një vizite në Klinë ka thënë se për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve ligj-zbatuese duhet të pritet epilogu i rasteve, duke iu referuar arrestimeve të së premtes në MINT.

“Komenti im është që për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve ligjzbatuese, ne duhet ta presim epilogun e rasteve. Dhe, në këtë moment, nga informatat që kemi, është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti. Institucionet e kanë punën e tyre”, është shprehur e para e shtetit.

Policia e Kosovës i ka arrestuar në mëngjesin e së premtes tre persona nën dyshimet për kryerje të veprave “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”. Dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.  

2 VITE ME PARE

Skandali me rezervat shtetërore/ Reagon MINT: Organet e hetimit të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore

SKANDAL në ministrinë e Kosovës/ Aferë me rezervat e
Ministrja

KOSOVË- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka dalë me një reagim pas arrestimit të dy zyrtarëve të saj lidhur me aferën e rezervave shtetërore.

“Sot, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë erdhën Njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi për kontroll në zyrët e dy zyrtarëve të lartë të MINT,  të Drejtorit të Departamentit për rezervat shtetërore, z. Hafiz Gara dhe Drejtorit të Departamentit të integrimeve evropiane, z.Irfan Lipovica. Për më tej Prokuroria Speciale ka bërë njoftimet për rastin që po hetohet nga ta”, njofton Ministria.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thotë se mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore, duke shtuar se janë të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet, planin dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to. MINT pretendon se për këtë çështje po synohet të keqinformohet.

“Për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe koordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pret që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore, të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë, e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë Hafiz Garë dhe Irfan Lipovicën. Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.  Ndërkohë, Policia ka bastisur pronat e Ridvan Muharremi. Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës. 

2 VITE ME PARE

Afera me rezervat e shtetit në Kosovë, partitë opozitare kërkojnë shkarkimin e ministres Hajdari

SKANDAL në ministrinë e Kosovës/ Aferë me rezervat e
Razeta Hajdari

KOSOVË-  Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar sot shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari pas arrestimit të dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës, ndërsa kërkoi shkarkimin e ministres së MINT-it, Rozeta Hajdari.

“Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky”, tha ajo.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa theksoi se arrestimet nuk mjaftojnë.

“Duhen hetime të thella të aktiviteteve dhe lidhjeve kriminale të zyrtarëve më të lartë të VV-së, të cilët kjo parti i mbron publikisht! Shihet qartazi që nuk është çështje individësh por është sistematike…”, tha ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar arrestimet e sotme lidhur me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, gjersa theksoi se sot do të duhej të shkarkohej ministrja Rozeta Hajdari. 

2 VITE ME PARE

Dyshohen për përfshirje në aferën e rezervave shtetërore, këta janë dy zyrtarët e MINT-it në Kosovë që u vunë në pranga

SKANDAL në ministrinë e Kosovës/ Aferë me rezervat e
Foto ilustruese

KOSOVË-  Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë Hafiz Garë dhe Irfan Lipovicën. Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore. 

Ndërkohë, Policia ka bastisur pronat e Ridvan Muharremi. Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës. 

Disa ditë më parë, Prokuroria Speciale nisi hetimet për mungesën e rezervave të grurit dhe vajit. Sipas medias Nacionale, një grup prokurorësh është angazhuar për të hetuar pagesat që ka kryer qeveria për t’u furnizuar me këto dy produkte bazike, furnizime këto që nuk arritën kurrë të rezervat e shtetit.  

2 VITE ME PARE

Pas kontrollit në MINT, policia bastis restorantin 'Bukë e zemër', pronari mik i Kurtit

SKANDAL në ministrinë e Kosovës/ Aferë me rezervat e
Restorant

KOSOVË- Në kuadër të një hetimi të nisur për afera me rezervat shtetërore në Kosovë, policia ka kryer kontrolle edhe në restorantin “Bukë e Zemër”, që është pronë e Ridvan Muharremit, për të cilin është raportuar në media se është njeri i afërt i kryeministrit Albin Kurti. 

Mahmut Halimi, avokati i Muharremit, tha se për klientin e tij ende nuk ka fletarrest, duke shtuar se ia kanë dorëzuar policisë të gjitha provat. 

Aksioni policor nisi me kontrolle në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrjes. Në pranga kanë rënë dy zyrtarë, punonjës të kësaj ministrie që janë përmendur në përgjimet e publikuara për ‘skandalin e grurit dhe vajit’. Kjo ministri dyshohet se u bastis për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore. 

Disa ditë më parë, Prokuroria Speciale nisi hetimet për mungesën e rezervave të grurit dhe vajit. Sipas medias Nacionale, një grup prokurorësh është angazhuar për të hetuar pagesat që ka kryer qeveria për t’u furnizuar me këto dy produkte bazike, furnizime këto që nuk arritën kurrë të rezervat e shtetit. 

2 VITE ME PARE

Aksion në Kosovë/ Zbulohet skandali i grurit dhe vajit, policia 'zbarkon' në MINT, arrestohen 2 zyrtarë për aferën e rezervave shtetërore

SKANDAL në ministrinë e Kosovës/ Aferë me rezervat e
MINT

KOSOVË- Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e së premtes bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrjes. Në pranga kanë rënë dy zyrtarë, punonjës të kësaj ministrie që janë përmendur në përgjimet e publikuara për ‘skandalin e grurit dhe vajit’. 

Kjo ministri dyshohet se u bastis për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore. Mësohet se policia ka kryer kontrolle edhe në restorantin “Bukë e Zemër”, që është pronë e Ridvan Muharremit, për të cilin është raportuar në media se është “njeri i afërt i kryeministrit Albin Kurti”.

Disa ditë më parë, Prokuroria Speciale nisi hetimet për mungesën e rezervave të grurit dhe vajit. Sipas medias Nacionale, një grup prokurorësh është angazhuar për të hetuar pagesat që ka kryer qeveria për t’u furnizuar me këto dy produkte bazike, furnizime këto që nuk arritën kurrë të rezervat e shtetit.

Hetimet lidhen me përgjimet që u publikuan disa ditë më parë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë raportohet se ka paguar 10 milionë euro për blerjen e grurit dhe vajit dhe produkteve tjera që e parasheh ligji. Mirëpo afër 300 mijë litra vaj ende nuk kanë ardhur nga kompania polake. 

Po ashtu hetimet lidhen edhe me keqpërdorimin e parave për furnizimin me grurë. Konkretisht akuzat lidhen me kryerjen e një pagese të konsiderueshme për 9 ton grurë që do të blihej për rezervat shtetërore, sasi gruri kjo që nuk arriti kurrë në territorin kosovar. 

arrestime ne kosove

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë