LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Skandali me abuzimet te Teatri Kombëtar/ Aktori Besmir Bitraku: Zhgënjim. Delinda Disha: Hijena që e keni bërë teatrin si pronën tuaj

• Vala e reagimeve pas skandalit të publikuar mbrëmjen e kaluar nga emisioni Piranjat më lidhje me Teatrin Kombëtar ka qenë e shumtë. • Aktorë të shumtë kanë reaguar në lidhje me abuzimin me 12 milionë lekë të Drejtorit të teatrit Altin Basha dhe bashkëshortes së tij. • Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. • Aktori i Teatrit Kombëtar Besmir Bitraku e ka konsideruar këtë si një zhgënjim dhe ka theksuar se Basha duhet të japë dorëheqjen nëse i ka ngelur ndopak dinjitet. • Aktorja Delinda Disha iu drejtua bashkëshortes së Bashës, duke thënë që turp të kenë, pasi deri tani vodhën me grushte teatrin. 

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“Vend i ndyrë/ Delinda Disha i kthehet ashpër ndaj Iliriana Bashës: Turp të kesh, hijena që e keni bërë teatrin si pronën tuaj

Skandali me abuzimet te Teatri Kombëtar/ Aktori Besmir Bitraku:
Delinda Disha

TIRANË- Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ka reaguar ashpër ndaj Iliriana Bashës, bashkëshortes së Drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha, pasi kjo e fundit e quajti Shqipërinë një vend të shpifur e të ndyrë. Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Iliriana Basha bëri deklaratën pasi u zbulua nepotizmi në Teatrin Kombëtar, pasi Altin Basha e kishte punësuar gruan si skenografe e kostumografe.

Pas deklaratës së saj, reagoi Delinda Disha e cila iu drejtua duke thënë që turp të kenë, pasi deri tani vodhën me grushte.  Aktorja shkruan se në një vend tjetër do të ishin pastrues, duke i quajtur hiena që e kanë bërë teatrin si pronën e tyre.

"Turp të kesh që shan Shqipërinë. Deri tani që keni vjedhur me grushta ju ka pëlqyer Shqipëria. Në vend tjetër do ishit pastruese dhe jo këtu ku jeni. Shqiptarët e ndershëm ikën nga ky vend dhe punojnë anë e mbanë botës se jeni ju hijena që e keni bërë teatrin si pronën tuaj. Keni dhe gojë e shan Shqipërinë që ju beri me byth e bark.Rrethi artistik e di mirë se kush jeni ju. Po sot u demaskuat si çifti Ceausescu. Nese sju pëlqen Shqipëria ikni largohuni nga ky vend dhe mos e shani. Lereni dhe teatrin të marri frymë se e keni bërë si parcelë tuajën. Slatë fjalë pa sharë për teatrin vetëm që të merrje poste drejtuese," shkruan Disha. 

Skandali me abuzimet te Teatri Kombëtar/ Aktori Besmir Bitraku:

1 VITE ME PARE

Investigimi i Piranjave për Altin Bashën/ Aktori Besmir Bitraku: Zhgënjim. Nëse të ka ngelur ndopak dinjitet jep dorëheqjen

Skandali me abuzimet te Teatri Kombëtar/ Aktori Besmir Bitraku:
Besmir Bitraku

TIRANË- Aktori i Teatrit Kombëtar Besmir Bitraku ka reaguar pas investigimit të emisionit Piranja për drejtoritn e Teatrit Kombëtar Altin Basha. Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërsa Bitraku e ka konsideruar këtë si një zhgënjim dhe ka theksuar se Basha duhet të japë dorëheqjen nëse i ka ngelur ndopak dinjitet. 

"Turp, zhgënjim, keqardhje. Nëse i ka ngel ndopak dinjitet, jep dorëheqjen," shkruan Bitraku.

Skandali me abuzimet te Teatri Kombëtar/ Aktori Besmir Bitraku:
Postimi
1 VITE ME PARE

Skandali me vjedhje dhe abuzime dramatike në Teatrin Kombëtar, Adriana Kalaja: Kjo çështje do të referohet si kallëzim penal shtesë në SPAK

Skandali me abuzimet te Teatri Kombëtar/ Aktori Besmir Bitraku:
Foto nga emisioni

TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka reaguar lidhur me skandalin me vjedhjet dhe abuzimet dramatike në Teatrin Kombëtar, publikuar mbrëmjen e shkuar në emisionin "Piranjat". Kalaja shkruan në rrjetet sociale se rasti në fjalë konfirmoi plotësisht se akuzat e Qendrestarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ishin të bazuara në fakte dhe prova.

Ajo shton e bashkëshortja e Drejtorit Altin Basha, jo vetëm ka firmosur dy herë në listën e tradhëtarëve për shembjen e Teatrit Kombëtar, por ka zgjedhur t'i rrisë fëmijët duke vjedhur, mashtruar dhe manipuluar, sipas saj, në kurriz të atyre që kanë vendosur të punojnë me punë dhe ndërshmëri.

Kalaja thotë se  në interes të publikut është e detyruar të sqarojë se bashkë me Teatrin, varrosën nën rrënoja gjithë garderobën 80 vjeçare, për të cilën Aleanca ka referuar edhe kallëzim penal në SPAK. Ajo thotë se nisur nga ky investigim, siguron të gjithë Qendrestarët, Miqtë dhe Mbështetësit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, se kjo çështje do referohet si kallëzim penal shtesë në SPAK.

POSTIMI:

Kauza e Teatrit, "tërmeti" që po nxjerr "minjtë" nga vrimat.....
Reagim i detyruar:
Sapo ndoqa investigimin e emisionit "Piranjat" te Syri Tv, për korrupsionin dhe vjedhjen nga ana e drejtuesve të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental

Duke qenë se e kam ndjekur që në fillim këtë Kauzë, qoftë si protestuese, por qoftë dhe si avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,

Së pari, do doja që në emrin tim dhe të Qendrestarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të shpreh mirënjohjen më të thellë stafit të këtij emisioni, për një punë të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme.

Së dyti, dua të theksoj faktin se kjo karegori zvarranikësh të pushtetit, si Altin Basha, që për interesa të tyre korruptive dhe amorale, shitën Kauzën më unike në historinë e Shtetit Shqiptar, konfirmoi plotësisht se akuzat tona ishin të bazuara në fakte dhe prova.

Së treti, bashkëshortja e Drejtorit Basha, ndyrësinë ta shohë te vetja se nuk është vendi ynë i ndyrë por morali që ajo përfaqëson.

Së katërti, kjo bashkëshortja e Drejtorit Basha, jo vetëm ka firmosur dy herë në listën e tradhëtarëve për shembjen e Teatrit Kombëtar, por ka zgjedhur t'i rrisë fëmijët duke vjedhur, mashtruar dhe manipuluar në kurriz të atyre që kanë vendosur të punojnë me punë dhe ndërshmëri.

Së pesti, në interes të publikut jam e detyruar të sqaroj se bashkë me Teatrin, barbarët dhe antishqiptarët, varrosën nën rrënoja gjithë garderobën 80 vjeçare të atij Teatri, për të cilin ne si Aleancë kemi referuar edhe kallëzim penal në SPAK.
Në këto kushte, nisur nga ky investigim, siguroj të gjithë Qendrestarët, Miqtë dhe Mbështetësit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, se kjo çështje do referohet si kallëzim penal shtesë në SPAK.

Kemi dhënë prova, se i shkojmë gjërave deri në fund.

Do i'a dalim t'i kthejmë Tiranës, Historinë, Identitetin dhe Trashëgiminë Kulturore që meriton dhe që antishqiptarët i'a morën padrejtësisht dhe përkohësisht.
Deri atëhere,

TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.

altin basha abuzimi te teatri kombetar besmir bitraku delinda disha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet