LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Largimi" i Yuri Kim, Olta Xhaçka: U mbyllëm gojën thashethemeve. Do të ketë rokadë ambasadorësh, presim emrat...

• Ashtu siç ishte paralajmëruar, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka zhvilloi një konferencë për mediat me kryenegociatoren me Bashkimin Europian Majlinda Dhukën, me tematikë Shqipëria në marrëdhëniet me jashtë dhe rrugën e integrimit europian 2022 – 2023. • Shembullin e saj do e ndjekin të gjithë ministrat e tjerë të kabinetit. • Në fjalën e saj, sot në konferencën për shtyp, ministrja Xhaçka renditi disa nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2022 të politikës së jashtme si marrjen e mandatit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Tiranë dhe hapjen e negociatave me BE. • Po ashtu, njoftoi se edhe këtë vit Samiti i Berlinit do të mbahej në Tiranë. • Gjatë konferencës, ajo u pyet mbi një njoftim të pazakontë të institucionit që ajo drejton lidhur me mandatin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. • Me disa fjalë e tejkaloi ngjarjen, duke u shprehur se thjeshtë e theksuan publikisht diçka që dihej. • E pyetur nga mediat, Xhaçka nuk dha ndonjë qëndrim të ri lidhur me mandatin e saj si deputete kur tha se ajo nuk ka shkelur ligjin lidhur me statusin e investitorit strategjik, ndërsa njoftoi po ashtu e pyetur nga mediat se po negociohet në nivel teknik me Greqine për marrëveshjen për Detin. • Përgjatë konferencës për mediat, në fund, ministrja foli edhe për takimin e kryeministrit Rama me Presidentin Bajram Begaj një ditë më parë, për zëvendësimin e diplomatëve tanë, duke thënë se ende nuk janë përcaktuar emrat e ambasadorëve që do të zëvendësohen.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VOA: Çështja e detit në Gjykatë, Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë

"Largimi" i Yuri Kim, Olta Xhaçka: U mbyllëm gojën
Pamje nga konferenca sot

Në Tiranë, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha sot se Shqipëria po përgatitet për nisjen e bisedimeve me Greqinë për arritjen e një kompromisi për dërgimin e çështjes së përcaktimit të kufirit detar, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Të dy vendet kanë më shumë se dy vite që kanë rënë dakort për t’ju drejtuar një arbitri ndërkombëtar, pasi përpjekjet e mëhershme për një zgjidhje bilaterale nuk çuan në një rezultat.

Ministrja Xhaçka shpjegoi se po vijon puna teknike që do të çojë në negociatat e reja me Greqinë, synimi i të cilave këtë herë është që palët të bien dakort për pyetjet që do t’i shtrojnë Gjykatës, apo pikat e mosmarrëveshjeve mes tyre, për të cilat duhet të kërkojnë interpretimin e Gjykatës.

Për të hyrë në këto bisedime, siç bëri të ditur dhe ministrja Xhaçka, do të duhet që të merret më parë, nga Presidenti Bajram Begaj, autorizimi, për t’i dhënë plotfuqinë grupit negociator.

Pak javë më parë gjatë vizitës së tij të dytë në Tiranë brenda disa muajve, ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, nxiti përshpejtimin e procesit për arritjen e kompromisit për dërgimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ministrja Xhaçka deklaroi se me Greqinë po diskutohet një paketë çështjesh.

“Jemi duke diskutuar se si do të punojmë bashkërisht për të tejkaluar dhe adresuar shumë probleme që kemi trashëguar nga e kaluara, cështje që janë në interes të të dy vendeve tona. Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe zgjidhur të gjithë gamën e cështjeve që janë ende të pazgjidhura. Nuk bëhet fjalë vetëm për delimitimin e hapësirës detare, por dhe për çështje të tjera të trashëguara, siç është shfuqizimi i të ashtuquajturit ligj të luftës, si dhe efekteve juridike që rrjedhin prej tij, sa i takon të drejtave të pronësisë, por dhe çështjet e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, këtej dhe andej kufirit”, bëri të ditur zonja Xhaçka duke njoftuar se “kemi punuar dhe kemi përfunduar, e janë për t’u ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për riparimin dhe mirëmbajtjen e piramidave kufitare dhe për incidentet kufitare”./VOA

3 VITE ME PARE

Akuzat e opozitës për investitore strategjike, Xhaçka: Fjalën e fundit e thotë gjykata

"Largimi" i Yuri Kim, Olta Xhaçka: U mbyllëm gojën
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e opozitës kundrejt bashkëshortit të saj se është investitor strategjik. Duke folur për mediat, ministrja tha se fjalën e fundit e ka gjykata ndërsa shton se nuk ka shkelur asnjë ligj apo kaluar asnjë normë etike. Po ashtu ajo ka theksuar se të gjitha këto janë shpifje nga opozita.

"Nuk më rëndon shpatullat aq sa ç’mund ta imagjinoni të qenin ministre dhe investitore strategjike. Është kthyer në filozofi punë nga opozita e cila shpif shpif se diçka do të mbetet. Shpifje dhe hiperbole politike që vjen nga kjo opozitë që ka humbur rrugën e saj. Megjithatë ky është një proces që për fat të mirë ka hyrë në binar ligjor dhe fjalën e fundit e ka gjykata. Do ju thosha të prisni me durim ashtu siç po pres edhe unë pasi nuk kam shkelur asnjë ligj dhe nuk kam kaluar asnjë normë etike dhe morale," u shpreh Xhaçka.

3 VITE ME PARE

Xhaçka: Këtë vit do të mbahet Samiti i Berlinit në Tiranë

"Largimi" i Yuri Kim, Olta Xhaçka: U mbyllëm gojën
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se viti 2023 do të forcojë më shumë rolin e Shqipërisë në rajon. Gjatë deklaratës për mediat, Xhaçka tha se gjatë këtij viti do të mbahet në Tiranë Samiti i Berlinit. Po ashtu ka theksuar se po ashtu Shqipëria do të marrë kryesinë e Fondit për Ballkanin Perëndimor për periudhën janar–dhjetor 2023.

"Gjatë vitit 2023 do ta forcojmë më tej rolin tonë pro-aktiv në rajon, me mikpritjen që përmenda të Samitit të radhës të Procesit të Berlinit, por jo vetëm: Shqipëria do të marrë kryesinë e Fondit për Ballkanin Perëndimor për periudhën janar – dhjetor 2023. Do të ndjekim procedurat për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve të nënshkruara në nëntor 2022, në kuadër të procesit të Berlinit. Do të ndjekim zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Ballkanit të Hapur," tha Xhaçka.

3 VITE ME PARE

Xhaçka jep lajmin: Këtë vit pritet hapja e ambasadës shqiptare në Ukrainë

"Largimi" i Yuri Kim, Olta Xhaçka: U mbyllëm gojën
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se viti 2023 do të jetë intensiv në çështjen e marrëdhënieve diplomatike. Gjatë fjalës së saj me gazetarët, Xhaçka u shpreh se këtë vit pritet hapja e ambasadasës shqiptare në Ukrainë si dhe në Baku. Po ashtu ajo theksoi se deri më tani janë konflirmuar një sërë vizitash në nivel Presidenti, Kryeministri dhe Ministër i Jashtëm në vendet e huaja. 

Fjala e Xhaçkës:

Sa i përket marrëdhënieve dypalëshe përtej rajonit tonë, gjatë 2022 është realizuar nje agjende intensive bilaterale, sa i takon realizimit të vizitave në nivele të larta, në nivel Presidenti Republike, Kryeministri, Kryetare Kuvendi, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në të gjitha këto takime është lobuar dhe marrë mbështetje për integrimin Evropian te Shqipërisë, është konfirmuar vullneti për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, është përmirësuar baza ligjore e bashkëpunimit, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve, si dhe është lobuar për mbështetje kandidaturash e qëndrimesh në organizatat ndërkombëtare. Fokus i veçante i është kushtuar lobimit për çështjen e Kosovës dhe luftës në Ukrainë. Gjatë këtij viti, do te vijohet me intensifikimin e agjendës bilaterale dhe forcimin e mbulimit diplomatik:

– Pritet hapja e Ambasadës sonë në Ukrainë,
– Pritet hapja e Ambasadës se Azerbajxhanit në Tiranë dhe zyrtarizmi i vendimit për hapjen e Ambasadës sonë në Baku,
– Janë konfirmuar një sërë vizitash në nivel Presidenti, Kryeministri, ministër i Jashtë etj.

3 VITE ME PARE

Çështja e detit, Xhaçka: Me Greqinë jemi në fazën e punës teknike

"Largimi" i Yuri Kim, Olta Xhaçka: U mbyllëm gojën
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë konferencës për analizën vjetore të viti 2022 dhe objektivat për vitin 2023 tha se janë në fazën e punës teknike në lidhje me çështjen e detit. Duke folur për mediat XHaçka ka thënë se nga Greqia kanë mirëkuptimin për të zgjidhgur të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull. Po ashtu ajo theksoi se me Greqinë kanë përfunduar ratifikimi i dy marrëveshjeve të rëndësishme në lidhje me piramidat kufitare.

"Jemi duke punuar me Greqinë për problemet që kemi trashëguar që janë në interes të dy popujve, kemi mirëkuptim për të zgjidhur të gjithë gamën e çështjeve, nuk bëhet fjalë vetëm për hapësirën tregtare, por edhe për shfuqizimin e ligjit të luftës apo efektet juridike që lindin prej tij. Edhe çështje të tjera të hapura, kemi përfunduar ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për mirëmbajtjen  dy piramidave kufitare, edhe çështja e kufizimit të zonave detare si çështje me interes të ndërsjelltë. Aktualisht jemi në fazën e  punës teknike me një grup të gjerë për të përgatitur këtë negociatë, për të bërë të mundur arritjen e këtij kompromisi. Nuk është vetëm çështja e kufizimit detar, por janë një sërë çështjesh," tha Xhaçka.

3 VITE ME PARE

Njoftimi për largimin e ambasadores Kim, Xhaçka: U vumë kapak thashethemeve

"Largimi" i Yuri Kim, Olta Xhaçka: U mbyllëm gojën
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka sqaruar postimin e bërë në Tëitter nga Ministria e Jashtme në lidhje me përfundimin e mandatit të ambasadores amerikane Yuri Kim. Gjatë deklaratës për media ditën e sotme, Xhaçka është shprehur se nuk kërkon shkencë kalulimi i përfundimit të mandatit për një ambasador. Po ashtu ajo ka theksuar se postimi u bë, në mënyrë që të ndalonin thashethemet në lidhje me largimin e Kim. 

"Nuk kërkon ndonjë shkencë për të kalkuluar se kur fillon dhe mbaron mandati i një ambasadori që ka një vëmendje të veçantë. I mirëkuptoj ata që mendojnë se mund të mos kishim bërë një njoftim të tillë por s’kemi thënë asgjë më shumë se ajo që u tha në media dhe përpara se ky informacion të bëhej i ditur nga ne. Ka qenë në ministri prej shumë kohësh dhe media s’e ka ditur. E bëmë të njohur kur kaloi përtej Ministrisë të Jashtme. Tek ne kanë filluar telefonatat, kërkesa për informacion dhe teori komploti dhe lobimesh. Në këto kushte, gjykuam që ishte vendi për t’i prerë këto thashetheme duke thënë se nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme," tha Xhaçka.

Në fund të mandatit të ambasadores Yuri Kim, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit. Konfirmimi në fakt si rrallë herë për mbarimin e mandatit të Kim nuk erdhi nga SHBA, por nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë me anë të një postimi në Twitter disa javë më parë.

olta xhaçka olta xhaçka 7 janar 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet