LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SKANDALI në Kosovë/ Kopshti kthehet në 'ferr' për 3-vjeçarin, dhunohet brutalisht nga 3 edukatore

•Në rast tronditës i dhunës ndaj një të mituri është raportuar mëngjesin e kësaj të marte në Kosovë. •Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një kopshti publik qëpër ironi të fatit mban emrin 'Gëzimi Ynë' në Fushë-Kosovë.  •Ka qenë një familjari i të miturit i cili ka denoncuar rastin përmes një videoje, teksa shihet dhuna e ushtruar ndaj vogëlushit. •Nga pamjet e rënda, 3-vjeçari duket se has në rezistencë me dy edukatoret të cilat e tërheqin zvarrë dhe më pas e dhunojnë.• I mituri më pas futet në një dhomë nga kuzhinierja dhe dy edukatoret ku vijojnë me dhunën ndaj tij. •Një e tretë më pas e tërheq sërish nëpër tokë duke u përpjekur me dhunë ta ulë në karrige. •Familjari i të miturit shprehet se ai ka pësuar trauma të rënda psikike si pasojë e dhunës ç'njerëzore të edukatoreve. •Sakaq, forcat policore të Kosovës kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e kopshtit për te nisur hetimet.• Rasti pritet të ketë reagime, pasi pamjet janë tepër shqetësuese. 

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

ME FOTO/ Kush janë edukatoret dhe kuzhinierja që dhunuan 3-vjeçarin në çerdhe në Kosovë

SKANDALI në Kosovë/ Kopshti kthehet në 'ferr' për
Autoret

KOSOVË- Personat në foto, janë tre gratë që dhunuan një 3-vjeçar brenda një çerdhe në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në një çerdhe publike dhe është denoncuar nga daja e të miturit, i cili ka publikuar dhe një video ku duket dhuna. Sipas familjarëve, i mituri dhunohet brutalisht jo vetëm nga edukatoret, por edhe nga kuzhinierja dhe pastruesja e çerdhes.

SKANDALI në Kosovë/ Kopshti kthehet në 'ferr' për

“Njëra e ka emrin Shkurta, tjerat nuk ua di emrat” ka thënë nëna e 3-vjeçarit sot për “Shqipëria Live”.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve ‘Gëzimi ynë’, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç.

Shikoni kamerat ku shihet qarte që po rrihet në derë pastaj tërhiqet zvarre, më pas e dërgojnë përsëri në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të 2 “mësueset” e kësaj çerdheje bashkë me pastruesen apo kuzhinieren! Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idioteve dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë.

Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Dhunueset e tilla nuk e kanë vendin në arsim”, ka shkruar familjari sipër videos.

2 VITE ME PARE

3-vjeçari u dhunua nga edukatoret/ Reagon ministrja e Arsimit në Kosovë: Do marrim masa, do jepet dënimi i merituar

SKANDALI në Kosovë/ Kopshti kthehet në 'ferr' për
foto nga çerdhja

KOSOVË--Një rast tronditës i dhunës së një të mituri është raportuar mëngjesin e sotëm në Kosovë. Një 3-vjeçar është dhunuar brutalisht nga edukatoret e çerdhes 'Gëzimi Ynë' në Fushë-Kosovë.

Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it bashkë me prindërit e fëmijës ndodhen në çerdhen ku ka ndodhur ngjarja. Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Ngavci ku dënon ashpër dhunën dhe shkruan se kushdo që e ka ushtruar do të marrë dënimin e merituar dhe se institucionet do të marrin masa të menjëhershme.

POSTIMI I PLOTË:

Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar. ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar. Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme. MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve.

Videoja ku shihej si i mituri dhunohej nga edukatoret u publikua nga qytetari Fatos Geci, pasi ai ishte nipi i tij 3-vjeç. Në pamjet e publikuara nga ambientet brenda çerdhes shihet teksa nipi i tij, tërhiqet zvarrë nga mësueset, ndërsa ka publikuar edhe foto nga lëndimet që ka marrë fëmija. Familjarët kanë kërkuar  nga organet e drejtësisë të reagojnë në ndërmarrjen e veprimeve ndaj mësueseve, pasi 3-vjeçari, përveç lëndimeve trupore, ka pësuar trauma të rënda psikike. Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

2 VITE ME PARE

Policia e Kosovës shkon te çerdhja ku u dhunua 3-vjeçari, flet nëna: Djali ka qëndruar 8 orë pa ngrënë e pa pirë

SKANDALI në Kosovë/ Kopshti kthehet në 'ferr' për
Çerdhja ku u dhunua 3-vjeçari

KOSOVË-Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë shkuar ditën e sotme në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, pas publikimit të një videoje ku shihet si dhunohet brutalisht një fëmijë 3 vjeç.

Dy prindërit e fëmijës ndodhen në vendin e ngjarjes, ku kanë thënë se ishin thirrur nga edukatoret e çerdhes për tju treguar problemet që ka shkaktuar fëmija i tyre. Nëna e 3-vjeçarit ka treguar se fëmija  gjatë qëndrimit në kopsht nuk ka ngrënë e as nuk ka pirë për 8 orë rresht.

“Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndal i ka hëngër dy hamburger dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali por nuk jam e sigurt”, ka thënë ajo ku ka treguar se në të njëjtën çerdhe ka edhe vajzën.

Videoja ku shihej si i mituri dhunohej nga edukatoret u publikua nga qytetari Fatos Geci, pasi ai ishte nipi i tij 3-vjeç. Në pamjet e publikuara nga ambientet brenda çerdhes shihet teksa nipi i tij, tërhiqet zvarrë nga mësueset, ndërsa ka publikuar edhe foto nga lëndimet që ka marrë fëmija.

Familjarët kanë kërkuar  nga organet e drejtësisë të reagojnë në ndërmarrjen e veprimeve ndaj mësueseve, pasi 3-vjeçari, përveç lëndimeve trupore, ka pësuar trauma të rënda psikike. Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

2 VITE ME PARE

'Krahët e nxirë'/ Shenjat e dhunës së edukatores ndaj 3-vjeçarit në Kosovë, si është gjendja e të miturit?

SKANDALI në Kosovë/ Kopshti kthehet në 'ferr' për
Pamje nga dhuna e të miturit në Fush-Kosovë

KOSOVË- Zbardhen detaje tronditëse nga rastii dhunës së një të mituri në një kopsht publik në Fushë-Kosovë nga edukatoret. Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga familjarët, krahëte 3-vjeçarit janë me shenja të dhunës. Vogëlushi ndodhet pranë familjarëve, të cilët denoncuan se fëmija ka pësuar trauma psikike si pasojë e dhunës barbasë nga edukatoret. 

Lidhur me rastin, mediat e Kosovës kanë provuar të marrin dëshminë e drejtoreshës së kopshtit “Gëzimi ynë”, por nuk është lajmëruar deri tani.

Një qytetar në rrjetin e tij social në Facebook ka njoftuar se nipi tij është rrahur nga tri edukatore. Ai ka publikuar pamje, ku shihej se fëmijë tërhiqej zvarrë e më pas goditej pa mëshirë nga tre edukatoret. Për arsye hetimore identiteti i këtyre të fundit nuk është bërë ende me dije. Ndërsa, mësohet se policia ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte pranë ambienteve të kopshtit. 

2 VITE ME PARE

TRONDITËSE në Kosovë/ E tërheq zvarrë dhe e godet, edukatorja dhunon pa mëshirë 3-vjeçarin, DENONCIMI: Fëmija ka pësuar trauma

SKANDALI në Kosovë/ Kopshti kthehet në 'ferr' për
Dhunohet i mituri në Fushë-Kosovë

KOSOVË- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në ambientet e një kopshti në Fushë-Kosovë. Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar brutalisht nga edukatorja e një çerdheje shtetërore 'Gëzimi Ynë'. 

Ka qenë një familjari i të miturit i cili ka denoncuar rastin përmes një videoje, teksa shihet dhuna e ushtruar ndaj vogëlushit. Siç shihet edhe nga pamjet e rënda, 3-vjeçari has në rezistencë me dy edukatoret të cilat  e tërheqin zvarrë dhe më pas e dhunojnë. Familjari i të miturit shprehet se ai ka pësuar trauma të rënda psikike si pasojë e dhunës ç'njerëzore të dy edukatoreve. 

Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi Ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 -vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qartë që po rrihet e tërhiqet zvarrë, me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të tri mesueset e kësaj k***e!

“Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre. Idiotëve dhe monstrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. P*****ve të ndyra do t’i jepet fund”, shkruan ai. 

Rasti pritet të ketë reagime, pasi pamjet janë tepër shqetësuese. 

dhunohet i mituri ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet