LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Skandali në Parlamentin Europian/ 4 të arrestuar, dyshohet se Katari ka ndikuar vendimet politike në BE, eurodeputetja kishte në shtëpi 600 mijë euro

• Plas skandali në Bashkimin Europian, ka edhe eurodeputetë të prangosur. • Bëhet fjalë për një hetim që ka nisur prej kohësh dhe ka shënjestruar Eva Kailin, partnerin e saj dhe deputetë të tjerë të Parlamentit Europian, një prej të cilëve ish-deputet. • Eva Kaili po merret në pyetje nga autoritetet për përfshirjen e saj në skandalin e financimit të Parlamentit Europian nga Katari. • Sipas gazetës franceze Le Monde, eurodeputetja greke, partneri i saj dhe dy anëtarët e tjerë të Parlamentit Evropian akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash. • Lidhja bëhet me Katarin, vendin ku edhe po zhvillohet Kupa e Botës. • Që prej ditës së djeshme agjencitë belge të lajmeve kanë bërë me dije se gjatë hetimit për ryshfetin e eurodeputetëve nga një shtet i Gjirit Persik, një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Evropian është ndaluar për t’u marrë në pyetje. • Policia belge ka disa muaj që dyshon se një shtet i Gjirit tenton të ndikojë në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian. Besohet se shuma të konsiderueshme parash ose dhurata në natyrë u janë shpërndarë personave në Parlament me pozicione politike ose strategjike. • Vetëm në banesën e Kailit janë gjetur shuma të mëdha parash. • Sipas prokurorisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar 600 mijë euro para në dorë dhe celularë. • Hetimet vazhdojnë. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Katari po blinte hyrjen në Shengen? Social-Demokratët distancohen nga Eva Kaili: Ndalojmë çdo votim në Parlamentin Evropian për heqjen e vizave

Skandali në Parlamentin Europian/ 4 të arrestuar, dyshohet se Katari
Foto ilustruese

BRUKSEL- Grupi Social-Demokrat në Parlamentin Evropian është distancuar nga anëtarja dhe nënpresidentja Eva Kaili, pas raporteve në mediat belge se ajo është arrestuar për korrupsion. Pas arrestimeve, vetë autoritetet në Bruksel nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar, nëse Eva Kaili është marrë në pyetje apo është prangosur, por kanë vendosur që të ndalojnë çdo votim në Parlamentin Evropian për heqjen e vizave me Katarin. 

Duke reaguar ndaj raporteve të mediave mbi një hetim belg mbi akuzat për korrupsion, të zbuluar fillimisht nga media belge Le Soir dhe Knack, Grupi Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Evropian deklaron: Ne jemi të tmerruar nga akuzat për korrupsion në institucionet evropiane. Grupi S&D ka zero tolerancë ndaj korrupsionit. Ne jemi të parët që mbështesim një hetim të plotë dhe zbulim të plotë. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me të gjitha autoritetet hetuese. Në këtë frymë, ne nuk do të komentojë publikisht për procedurat gjyqësore në vazhdim. Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave, derisa autoritetet kompetente të japin informacionin dhe sqarimet përkatëse, ne kërkojmë pezullimin e punës për çdo dosje dhe votim plenare në lidhje me shtetet e Gjirit, veçanërisht liberalizimin e vizave dhe vizitat e planifikuara.

Sipas prokurorisë, policia belge ka disa muaj që dyshon se një shtet i Gjirit tenton të ndikojë në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian. Besohet se shuma të konsiderueshme parash ose dhurata në natyrë u janë shpërndarë personave në Parlament me pozicione politike ose strategjike.

Në parim hetimi drejtohej mbi të gjitha kundër bashkëpunëtorëve e deputetëve, u bë e ditur. Por në mesin e atyre që u morën në pyetje ishte edhe një ish-deputet. Fillimisht ishte e paqartë nëse edhe ky i fundit ishte arrestuar. Sipas prokurorisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar 600 mijë euro para në dorë dhe celularë. I kontaktuar, shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian nuk ka dashur t'i komentojë këto kontrolle. Ai thjesht tregoi se po bashkëpunohet plotësisht me policinë belge.

3 VITE ME PARE

Financimi në Katar/ Këta janë dy eurodeputetët që po hetohen së bashku me Kailin

Skandali në Parlamentin Europian/ 4 të arrestuar, dyshohet se Katari
Arena dhe Tarabella

BRUKSEL- Lajmi se tre persona të tjerë janë dërguar në Bruksel nën dyshimin për ryshfet nga një “vend i Gjirit”, në kuadër të Parlamentit Europian, siç ka bërë të ditur Prokuroria Federale belge, intensifikon hetimet e Autoriteteve në Bruksel.  

Sipas informacioneve, Eva Kaili është përfshirë në rastin e skandalit korruptiv të Parlamentit Europian nga Katari. Eurodeputetja, e cila mbrohet nga imuniteti, sipas informacioneve të fundit po merret në pyetje nga autoritetet belge, ndërsa bashkëshorti i saj, Francesco Giorgi është arrestuar mëngjesin e së premtes.

Për të njëjtin rast është marrë në pyetje edhe eurodeputeti belg Mark Tarabella, si dhe kolegia e tij, Marie Arena, të dy nga grupi socialdemokrat.

Të premten u kryen më shumë se 15 hetime nga agjentët e Zyrës Qendrore për Luftimin e Korrupsionit në Bruksel dhe katër persona, të konsideruar si të dyshuar, u arrestuan. Mes tyre, Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti i S&D, Pier-Antonio Panzeri si dhe Francesco Giorgi, ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri, partner aktual i grupit S&D dhe partner i Eva Kaili.

Përveç katër arrestimeve, policia sekuestroi "rreth 600,000 euro para të gatshme" si dhe "pajisje kompjuterike dhe telefona celularë", përmbajtja e të cilave do të ekzaminohet. Sipas burimeve në Bruksel, mbrëmjen e së premtes vonë, policia dyshohet se ka gjetur 100 mijë euro në një shtëpi të Francesco Giorgi. Hetimet janë kryer aty dhe në shtëpinë e Pantzerit, ku janë sekuestruar afro 500 mijë euro cash.

Sipas gazetës Le Soir, zyrtarët e Katarit kishin tentuar të korruptonin një socialist të zgjedhur italian, i cili ishte deputet i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri në vitin 2019. Hetimi ndër të tjera ka të bëjë me akte "korrupsioni" dhe "pastrimit të parave". në kuadër të një bande të organizuar, thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë.

Për muaj të tërë, hetuesit belgë "dyshonin se një vend i Gjirit po ndikonte në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të konsiderueshme parash ose duke ofruar dhurata të rëndësishme palëve të treta me një pozicion politik dhe/ose një pozicion të rëndësishëm strategjik" brenda atij organi.

3 VITE ME PARE

Gazeta belge "L'Echo": Arrestohet Eva Kaili, babai i saj mbante një valixhe me para në dorë

Skandali në Parlamentin Europian/ 4 të arrestuar, dyshohet se Katari
Eva Kaili

"Një bombë e vërtetë në zemër të demokracisë evropiane,"- kështu e përshkruan gazeta belge "L'Echo" arrestimin e 5 personave si pjesë e hetimeve për financimin nga Katari.

“Në shtëpinë e nënkryetarit të Parlamentit Europian u gjetën çanta me para”-titullohet publikimi me foton e Eva Kailit dhe ku thuhet se janë arrestuar pesë në Bruksel dhe dy të tjerë në Itali. Sipas burimeve, hetimet vijojnë dhe nuk përjashtohet lëshimi i urdhër-arresteve të reja. Gazeta pretendon se eurodeputetja dhe një nga nënkryetaret e Parlamentit Evropian është arrestuar dhe natën e kanë kaluar në qendrën e paraburgimit. Po ashtu, sipas "L'Echo", u prangos edhe babai i Eva Kailis, i cili dyshohet se "kishte një valixhe plot me para dhe ishte në lëvizje, pasi ishte alarmuar nga bashkëpunëtorët e tij."

Arrestimet u kryen si pjesë e një hetimi për pastrim parash dhe korrupsion të udhëhequr nga Byroja Belge Kundër Korrupsionit, zyra e prokurorit federal dhe hetuesi Michel Klez. Kontrollet në shtëpinë e Eva Kailit kanë zbuluar thasë të mbushur me kartëmonedha. Shuma totale nuk është përcaktuar.

Hetimi fokusohet në veprimet e organizatorit të Kupës së Botës, Katarit, i cili besohet se ka ndikuar në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të mëdha parash ose duke ofruar dhurata të vlefshme. Kaili, pavarësisht mbrojtjes së imunitetit parlamentar që i jep mandati, ndodhet prej ditës së djeshme përpara policisë, ndërsa bashkëshorti i saj Francesco Giorgi u arrestua paraditen e djeshme.

Nisur nga serioziteti i akuzave, derisa autoritetet përkatëse të japin informacionin dhe sqarimet përkatëse, kërkojmë pezullimin e punës për çdo dosje dhe votim në seancë plenare në lidhje me shtetet e Lindjes së Mesme, në veçanti liberalizimin e regjimit të vizave dhe vizitat e planifikuara. Kujtomë se Katari po përpiqej të arrinte heqjen e vizave dhe vizitat e qytetarëve të tij në Evropë nën regjimin e Shengenit, gjë që kishte shkaktuar reagimin e disa vendeve, si psh. Franca. Ndërkohë që me rastin e Kupës së Botës, eurodeputetja greke dhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian shkoi muajin e kaluar në Katar, ku pati një takim me zyrtarë shtetërorë, me qëllim nisjen e debatit parlamentar mes Dohas dhe Bashkimit Evropian.

3 VITE ME PARE

Nën hetim nga autoritetet belge, koha kur eurodeputetja Kaili mbronte me "zell" zgjedhjen e Katarit

Skandali në Parlamentin Europian/ 4 të arrestuar, dyshohet se Katari
Kaili

BRUKSEL- Eurodeputetja Eva Kaili, e cila mbrohet nga imuniteti, po “lufton” në skandalin korruptiv të Parlamentit Europian, u dërgua në Bruksel dhe po merret në pyetje nga autoritetet belge, ndërsa bashkëshorti i saj, Francesco Giorgi u arrestua mëngjesin e së premtes. Rreth orës 22 të së premtes, AFP raportoi se Eva Kaili është arrestuar, por ky lajm nuk është konfirmuar. Vlen të theksohet se e vetmja mënyrë për të arrestuar një eurodeputet pavarësisht imunitetit është kapja në flagrancë. Eurodeputeti belg Marc Tarabella dhe kolegia e tij, Marie Arena, të dy nga grupi socialdemokrat, po merren në pyetje për të njëjtin rast. 

Organizimi i Kupës së Botës 2022 nga Katari ka shumë hije. Gjithçka nisi me financimin e komisionit të FIFA-s për organizimin e Kupës së Botës dhe “krimet” vazhduan me mijëra të vdekur, rreth 6500 sipas Guardian, të punëtorëve që punonin në kushte të mjerueshme për paga të pakta. Krimet pas Kupës së Botës 2022 duket se vazhdojnë, megjithatë, me rastin e Eva Kailit dhe dy eurodeputetëve të tjerë që janë në paraburgim.

Eva Kaili, e cila është një nga nënkryetaret e Parlamentit Europian, kishte vizituar Katarin në fillim të nëntorit dhe më pas duke folur në Parlamentin Europian e kishte cilësuar këtë vend si “pionier” në çështjen e marrëdhënieve të punës duke shkaktuar reagime të ndryshme.

Më 21 nëntor, Eva Kaili kishte bërë përshtypje kur, duke folur në Parlamentin Evropian, kishte mbrojtur procesin e rregullt ligjor të Katarit, duke folur për një "pionier në të drejtat e punës", duke cituar edhe raportin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Organizata, megjithatë, e cila ka raportuar vdekje masive në vend.

Ajo gjithashtu argumentoi se Kupa e Botës është "provë se si diplomacia sportive mund të arrijë transformimin historik të një vendi ".

Eva Kaili, megjithatë, nuk u ndal me kaq, por në mënyrë indirekte, por të qartë i thirri eurodeputetët për ngacmimin e Katarit, duke theksuar se “megjithatë, disa njerëz këtu po bëjnë thirrje që ne t'i diskriminojmë. Ata i ngacmojnë, akuzojnë për korrupsion këdo që flet me ta ose është i përfshirë me ta. Megjithatë, ata ende marrin gazin e tyre natyror. Përsëri, ata kanë kompani që bëjnë miliarda atje."

Në përfundim aijo tha se “ata na ndihmuan me Afganistanin për të shpëtuar aktivistët, fëmijët, gratë. Ata na ndihmuan dhe janë negociatorë të paqes, janë fqinjë dhe partnerë të mirë. Ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin për të kapërcyer mangësitë. Ata tashmë kanë arritur të pamundurën”.

3 VITE ME PARE

4 arrestime në Bruksel: hetimet për korrupsion dhe pastrim parash në Parlamentin Evropian

Skandali në Parlamentin Europian/ 4 të arrestuar, dyshohet se Katari
PE

BRUKSEL- Zyra e prokurorit të përgjithshëm belg po heton dyshime për korrupsion dhe shitje të ndikimit brenda Parlamentit Evropian nga një shtet i Gjirit. Në Bruksel u bënë gjithsej 16 kontrolle, tha prokuroria. Katër persona u arrestuan. Hetimi ka të bëjë me një organizatë të dyshuar kriminale si dhe akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Me gjasë e përfshirë edhe zëvendëspresidetja e PE, Eva Kaili, e cila sipas mediave duhet të jetë arrestuar.

Prokuroria nuk specifikoi se për cilin shtet të Gjirit bëhet fjalë. Sipas një sondazhi të gazetës "Le Soir” dhe revistës "Knack”, megjithatë ai shtet është Katari. Përfaqësuesit e Emiratit besohet se janë përpjekur të korruptojnë një socialist italian, anëtar të Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri në vitin 2019.

Mes atyre që morën në pyetje edhe një ish-deputet

Sipas prokurorisë, policia belge ka disa muaj që dyshon se një shtet i Gjirit tenton të ndikojë në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian. Besohet se shuma të konsiderueshme parash ose dhurata në natyrë u janë shpërndarë personave në Parlament me pozicione politike ose strategjike.

Në parim hetimi drejtohej mbi të gjitha kundër bashkëpunëtorëve e deputetëve, u bë e ditur. Por në mesin e atyre që u morën në pyetje ishte edhe një ish-deputet. Fillimisht ishte e paqartë nëse edhe ky i fundit ishte arrestuar. Sipas prokurorisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar 600 mijë euro para në dorë dhe celularë.

I kontaktuar, shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian nuk ka dashur t'i komentojë këto bastisje. Ai thjesht tregoi se po bashkëpunohet plotësisht me policinë belge./DW/

skandali i arrestimeve ne be eva kailis

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje