LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Skenar filmi! Pastruesja dhe i biri vjedhin rreth 120 mijë euro në shtëpinë ku punonte, me lekët blenë "BENZ-a"

• Një vjedhje spektakolare është zbuluar në kryeqytet. Në pranga kanë rënë Rozeta Dobi 49 vjeçe dhe Havier Dobi, 23 vjeç (nënë e bir). • Të dy akuzohen se kanë vjedhur një shumë prej 8 milionë lekë të reja dhe bizhuteri me vlerë 50 mijë euro në një shtëpi ku gruaja punonte si pastruese. • Me paratë e vjedhura, të dy kanë blerë makina "Mercedes Benz" që tashmë janë sekuestruar nga Policia e Shtetit. • Shtëpia ku ka ndodhur vjedhja ndodhet në zonën e njohur si Komuna e Parisit, "Rruga e Kosovarëve". • Në momentin e arrestimit, iu janë gjetur 58 mijë euro kesh, florinj, çanta Valentino, 3 makina, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura. 

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kreu vjedhjen së bashku më nënën, Havier Dobi i dedikon poezi në Tik Tok: Të dua mami

Skenar filmi! Pastruesja dhe i biri vjedhin rreth 120 mijë euro në
Havier Dobi

TIRANË- 23-vjeçari Havier Dobi i cili kreu vjedhjen së bashku me nënën e tij, i ika dedikuar asaj një poezi. Në një tatuazh në parakrahun e tij, Dobi ka shkruar fdisa rreshta nga kënga e Stresit 'Të du mam'. 

Këtë tatuazh, i riu e ka postuar dhe në rrjetet sociale, duke treguar kështu dhe dashurinë e madhe që ka për nënën e tij.

"Të du mam. Ti je dashuria më e madhe që kam. Sa herë mërzit jam ty të kam pranë. E kët jet ti ma kë dhan. Të du mam" shkruhet në parakrahun e të riut. 

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Rozeta përdori çelsin 'kopil' për të hyrë në banesë, si e kamufluan vendin të dukej vjedhje e rastësishme

Skenar filmi! Pastruesja dhe i biri vjedhin rreth 120 mijë euro në
Sekuestrimet

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vjedhja spektakolare në Tiranë. Rozeta Dobi, e cila ka qenë më parë punonjëse e kësaj shtëpie ka përdorur çelsin kopje që u ka mbajtur pronarëve të saj, pasi ka lënë punën. Duke punuar më parë në këtë banesë, 49-vjeçarja dinte çdo lëvizje të pronarëve të shtëpisë dhe vjedhjen e kryen në momentin që nuk kishte njeri në shtëpi. 

Pasi kanë marrë sendet me vlerë dhe shumat e parave që shkonin në 120 mijë euro, ata kanë bërë rrëmujë vendin. Kjo është bërë për të inskenuar sikur kjo banesë është vjedhur nga persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur më datën 15 dhjetor dhe në shtëpinë ku punonte 49-vjeçarja si pastruese jetonte një grua dhe vajza e saj.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Kush është Havier Dobi, pasioni për boksin dhe reklamimi i jetës luksoze në rrjetet sociale, i riu që kreu vjedhjen spektakolare në Tiranë

Skenar filmi! Pastruesja dhe i biri vjedhin rreth 120 mijë euro në
Havier Dobi

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga 23-vjeçari Havier Dobi që vodhi një banesë së bashku me nënën e tij, 49-vjeçare Rozeta Dobi. Policia vuri në hetim familjen për shkak të shpenzimeve të shumta që kishin bërë pas vjedhjes së sendeve dhe shumave të mëdha parash që shkonin në 120 mijë euro. 

Dobi, i cili ka pasion boksin nuk e fsheh në rrjetet sociale shpenzimet e mëdha që ka bërë dhe jetën e luksit. Pasi kryen vjedhjen, i riu bleu dy makina tip 'Benz', ndërkohë që nuk mungojnë as pozat me ora floriri, bizhuteri të shtrenjta e syze dielli.

Po ashtu ai në video të postuara në Tik Tok, shpreh dhe dashurinë që ka për mamanë e tij, me të cilën kryen dhe vjedhjen.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Valentino, florinj, ora të shtrenjta dhe 58 mijë euro, çfarë gjeti Policia te shtëpia e pastrueses Rozeta në Tiranë?

Skenar filmi! Pastruesja dhe i biri vjedhin rreth 120 mijë euro në

TIRANË- Tre makina tip 'Mercedes-Benz', ora floriri, buxhuteri të shumta dhe mijë euro e dollarë u sekuestruan ngta policia në banesën e 49-vjeçares Rozeta Dobi. Dobi së bashku me djalin e saj Havier, grabitën banesën e ish-punëdhënësit të 49-vjeçares.

Pasi u largua nga puna, Rozeta planifikoi grabitjen së bashku me djalin e saj, në banesën ku ishte punonjësja e mirëmbajtjes. Gjatë kontrollit të banesës së ish-punonjëses janë gjetur dhe sekuestruar 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjes.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Vodhën 120 mijë euro në banesë, zbulohen identitetet e nënës dhe djalit

Skenar filmi! Pastruesja dhe i biri vjedhin rreth 120 mijë euro në
makinat e sekuestruara

TIRANË- Identitetet e nënës dhe djalit të saj, të cilët vodhën sende dhe shuma parash në vlerë 120 mijë euro janë identifikuar nga policia. Në prangat e policisë kanë rënë 49-vjeçarja Rozeta Dobi si dhe djali i saj 23-vjeçari Havier Dobi. 

Rozeta Dobi fillimisht ka punuar në atë banesë si punonjëse e mirëmbajtjes. Por pasi ka lënë punën, ajo ka thurur grabitjen së bashku me djalin e saj 23-vjeçar. Gjatë kontrollit të banesës së ish-punonjëses janë gjetur dhe sekuestruar 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjes.

3 VITE ME PARE

Si u zbuluan nga policia/ Vodhën 120 mijë euro një banesë, arrestohen nënë e bir në Tiranë

Skenar filmi! Pastruesja dhe i biri vjedhin rreth 120 mijë euro në

TIRANË- Nënë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vjedhje. Të dy ata kanë vjedhur sende dhe shuma parash në një banesë që shkojnë deri në 120 mijë euro. 49-vjeçarja e cila ka qenë punonjëse e mirëmbajtjes në shtëpinë që është vjedhur, me ndihmën e djalit të saj 23-vjeçarit, kanë arritur që të futen e të marrin sende e bizhuteri me vlerë mijëra euro. Gjatë kontrollit të banesës së ish-punonjëses janë gjetur dhe sekuestruar 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjes.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Inside". Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, si rezultat i një hetimi me metoda speciale proaktive. Vodhën në një banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, vihen në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese dhe djali i saj. Sekuestrohen mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i provave të siguruara falë një pune të mirëfilltë hetimore, trejavore, të realizuar me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Inside". Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve: - R. D., 49 vjeçe dhe H. D., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë.

Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

rozeta dobi havier dobi vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet