LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Skenar i denjë për filma/ Bledar Selmanaj tenton sërish arratisjen nga burgu, murin e çan me grushte...kapet në momentin e fundit

• Bledar Selmanaj ka tentuar arratisjen nga burgu sërish ditën e djeshme. • Fillimisht Selmanaj ka çarë murin e qelisë duke e goditur me grushte. • Pasi mbështolli duart me peshqir dhe çarçafë, goditi murin e qelisë në katin e parë duke mundur që të hap një vrimë, të cilën e zgjeroi më pas deri sa të mund të kalonte. • Pas kësaj ai ka dalë në oborrin e burgut dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet tubave të kullimit. • Por teksa do të zbriste me litar nga muri rrethues i burgut, është pikasur nga një gardian burgu. • Ndërsa Drejtoria e Burgjeve tregon se Selmanaj me mjete rrethanore ka hapur një vrimë në mur dhe më pas është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik. • Por në momentin që do të kalonte murin e sigurisë, Selmanaj është pikasur nga rojet e burgut, të cilët e kanë arrestuar. 

4 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Tentativa e arratisjes së Bledar Selmanajt/ Drejtoria e Burgjeve: Hapi një vrimë në mur, gjatë ndalimit kundërshtoi rojet

Skenar i denjë për filma/ Bledar Selmanaj tenton sërish
Drejtoria e Burgjeve

TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas tentativës së disatë për tu arratisur nga Bledar Selmanaj. Selmanaj ndodhet në burgun e Fierit, i akuzuar për vrasjen e mikut të tij, Xhuljano Bullarit. Sipas drejtorisë së Burgjeve, Selmanaj me mjete rrethanore ka hapur një vrimë në mur dhe më pas është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik. 

Por në momentin që do të kalonte murin e sigurisë, Selmanaj është pikasur nga rojet e burgut, të cilët e kanë arrestuar më pas. 

Njoftimi i Plotë:

Më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset. Ai ka dalë përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë perimetër sigurie. Forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje dhe pas kontrollit të territorit është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij.

Gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Aktualisht, ai është i akomoduar në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ky shtetas ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përmes veprimeve aktive. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve siguron dhe garanton një nivel të lartë sigurie dhe mbarëvajtje të qetë në sistemin e burgjeve.

9 MUAJ ME PARE

Skenar si në filma/ Si tentoi arratisjen Selmanaj, çau murin me grushte dhe kaloi nga tubat a ajrimit (DETAJE)

Skenar i denjë për filma/ Bledar Selmanaj tenton sërish
Bledar Selmanaj

FIER- Detaje të reja kanë dalë nga tenativa e arratisjes së Bledar Selmanajt nga burgu i Fierit. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Selmanaj ka çarë murin e qelisë duke e goditur me grushte. 

Fillimisht Selmanaj pasi mbështolli duart me peshqir dhe çarçafë, goditi murin e qelisë në katin e parë duke mundur që të hap një vrimë, të cilën e zgjeroi më pas deri sa të mund të kalonte. Pas kësaj ai ka dalë në oborrin e burgut dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet tubave të kullimit.

Por teksa do të zbriste me litar nga muri rrethues i burgut, është pikasur nga një gardian burgu. Në këto momente, kanë ardhur rojet e burgut, të cilët e ndaluan dhe e vendosën në qeli izolimi.  

Si u vra Xhuljano Bullari?

25-vjeçari Xhuljano Bullari u ekzekutua brenda makinës së nuses së dajës, tip Fiat Punto me të cilën ishte nisur nga Babrruja drejt Babicës së Madhe në Vlorë. Ai u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit 2021, ndërsa familjarët u shprehën të tronditur dhe mohuan mundësitë e një konflikti të djalit të tyre. Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali që i mori dhe jetën. Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Por edhe deri më sot, nuk e ka pranuar vrasjen. /Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Tentoi arratisjen nga burgu për të disatën herë/ Kush është Bledar Selmanaj, vrau shokun e tij për 100 kg kanabis

Skenar i denjë për filma/ Bledar Selmanaj tenton sërish
Bledar Selmanaj

FIER– Bledar Selmanaj, i dënuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, ka tentuar arratisjen sërish ditën e djeshme për të disatën herë. Mësohet se Selmanaj, ndodhej në zonën e ajrimit teksa tentoi që të dlinte nga rrethimi i burgut. Por në këto momente u pikas nga një gardian, i cili njoftoi rojet, të cilët e kapën Selmanajn në flagrancë. 

Por kush është 39-vjeçari Bledar Selmanaj?

Ai rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi vite më parë është akuzuar për disa vjedhje argjendarish e banesash në Tiranë. Duke kryer disa vjedhje seri ai është etiketuar edhe si hajduti ‘serial’ në kryeqytet.

Ndërkohë, ai u arrestua në vitin 2021 në zonën e Bllokut, në Tiranë, për vrasjen e 25-vjeçarit Bullari, me të cilin rezultoi se kishte njohje. Ai e vrau të riun në Vlorë, ndërsa në oborrin e banesës së tij, në qytetin bregdetar, iu gjet e groposur arma e krimit, si dhe veshjet që kishte përdorur ditën e ngjarjes. 

Bullari u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit 2021, ndërsa familjarët u shprehën të tronditur dhe mohuan mundësitë e një konflikti të djalit të tyre. Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali që i mori dhe jetën. Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Por edhe deri më sot, nuk e ka pranuar vrasjen.

Tentavita e parë për tu arratisur

Bledar Selmanaj fillimisht tentoi arratisjen nga ambientet e spitalit të burgut në 2021. Ai ka tentuar arratisjen në orët e para të mëngjesit të datës 22 dhjetor. Fillimisht ai ka mundur që të presë prangat dhe më pas ka arritur që të presë 4 hekura dhe ka tentuar që të dalë nga burgu, por është kapur në kohë nga ana e efektivëve të burgut./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Tentoi të arratisej për të disatën herë nga burgu i Fierit/ Si u pikas Bledar Selmanaj nga gardiani ditën e djeshme

Skenar i denjë për filma/ Bledar Selmanaj tenton sërish
Bledar Selmanaj

FIER- Bledar Selmanaj ka tentuar arratisjen nga burgu sërish ditën e djeshme. Mësohet se Selmanaj, ndodhej në zonën e ajrimit teksa tentoi që të dlinte nga rrethimi i burgut. Por në këto momente u pikas nga një gardian, i cili njoftoi rojet, të cilët e kapën Selmanajn në flagrancë. 

Por kjo nuk është hera e parë që Selmanaj tenton arratisjen nga burgu i Fierit. Në vitin 2021, Selmanaj ka tentuar arratisjen nga ambientet e spitalit të burgut, duke prerë 4 hekura. Por teksa tentoi largimin, është mundur që të kapet nga efektivët. 

Si u vra Xhuljano Bullari?

25-vjeçari Xhuljano Bullari u ekzekutua brenda makinës së nuses së dajës, tip Fiat Punto me të cilën ishte nisur nga Babrruja drejt Babicës së Madhe në Vlorë. Ai u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit 2021, ndërsa familjarët u shprehën të tronditur dhe mohuan mundësitë e një konflikti të djalit të tyre. Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali që i mori dhe jetën. Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Por edhe deri më sot, nuk e ka pranuar vrasjen. /Dosja.al

bledar selmanaj

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët