Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Regjistrohen 2 koalicione në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve. • Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bashkuar forcat në "Bashkë fitojmë!", por PD dhe PL nuk janë vetëm. • Në koalicion bëjnë pjesë edhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe Partia për Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. • Por në dokumentin e koalicionit që mban firmën e Metës dhe logon e Partisë së Lirisë, është e përfshirë edhe PD-ja. • Kjo edhe pse djekryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që të mos e regjistronte PD në zgjedhje, vendim që është ankimuar në LAS. • Ndërkohë një koalicion tjetër opozitar ka depozituar dokumentat për zgjedhjet e 14 majit. • Bëhet fjalë për "Aleanca Liberale e Djathtë"; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat. Sigla e koalicionit do të jetë ALD. • Deri më tani nuk ka sinjalë për dorëzime të tjera, ndërsa afati vazhdon deri në mesnatë. Por Enkelejd Alibeaj është ankuar dhe kërkon mosregjistrimin e koalicioni "Lëvizja Bashkë!".
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është ankuar për regjistrimin e koalicionit "Bashkë fitojmë!" të Partisë Demokratike dhe të Lirisë, bashkë me 2 aleatët e tjerë. Me anë të një postimi në rrjetet socialiste, deputeti i PD-së, Alibeaj tha se po përdoren simbolet e PD-së që pretendon që ai përfaqëson, ndaj edhe bën thirrje që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi të marrë masa e të mos regjistrojë koalicionin.
"Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD. Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale. PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozërisë politike të drejtuesit të saj. Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD. Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhesit,"-shkruan në postimin e tij Enkelejd Alibeaj.
Sot në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në lokalet e 14 majit. Pak orë para përfundimit të afatit,deputetët Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho, me koalicionin 'Aleanca Liberale e Djathtë' dorëzuan në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për koalicionin e tre partiak; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat. Sigla e koalicionit do të jetë ALD. Edhe opozita dorëzoi kërkesën për regjistrimin e koalicionit në KQZ për zgjedhjet e 14 Majit. Partitë në koalicion janë: PL, PBDNJ, PDK. Koalicioni udhëhiqet nga Partia e Lirisë, brenda së cilës është edhe grupimi i Sali Berishës. Emri i koalicionit është “Bashkë fitojmë”
Ndërkohë ditën e nesërme në orën 12:00 Komisionin i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë kërkesën e PD të grupimit Alibeaj për të shfuqizuar vendimin e kryekomisionerit, i cili të martën vendosi për të mos e regjistruar këtë forcë politike si subjekt zgjedhor. Gjithashtu KAS pranoi bashkimin në të njëjtën çështje edhe të ankimimit të Sali Berishës. Relatori i të dyja çështjeve të bashkuara do të jetë Koli Bele.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dorëzon në Komisionin Qendorr të Zgjedhjeve koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’! Partitë përbërëse të koalicionit janë: Partia e Lirisë; Partia Demokratike e Shqipërisë; Partia Demokristiane; Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. Emri i koalicionit është: Bashkë fitojmë! Shkronjat nistore të koalicionit do të jenë: BF.
Para se të depozitonin letrat në KQZ, përfaqësuesit ligjorë të partive kanë dhënë edhe nga një deklaratë për shtyp. Përfaqësuesi ligjor i PD, Ledio Nuraj tha se është i bindur që KQZ do e pranonte koalicionin, ndërsa shtoi se ishte besimplotë që do të fitonin në të gjitha bashkitë e vendit.
Ledio Nuraj: Kemi bindjen se PD do të pranohet si pjesë e këtij koalicionit, është ajo partia më e madhe opozitare, që përfaqëson zgjedhësit opozitarë që paraqie taletërnativa ndryshe me bazë të gjerë. PD do regjistrohet pasi ka nxjerrë përfaqësuesit nga Primaret që do të garojnë zgjedhjet lokale. Sa bashki do fitojmë? 61!
Endrit Brahimllari: është koalicioni i fitores dhe është më i gjëri që keni parë ndonjëherë...
Sot në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në lokalet e 14 majit. Pak orë para përfundimit të afatit,deputetët Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho, me koalicionin 'Aleanca Liberale e Djathtë' dorëzuan në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për koalicionin e tre partiak; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat. Sigla e koalicionit do të jetë ALD.
Edhe opozita dorëzoi kërkesën për regjistrimin e koalicionit në KQZ për zgjedhjet e 14 Majit. Partitë në koalicion janë: PL, PBDNJ, PDK. Koalicioni udhëhiqet nga Partia e Lirisë, brenda së cilës është edhe grupimi i Sali Berishës. Emri i koalicionit është “Bashkë fitojmë”
Ndërkohë ditën e nesërme në orën 12:00 Komisionin i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë kërkesën e PD të grupimit Alibeaj për të shfuqizuar vendimin e kryekomisionerit, i cili të martën vendosi për të mos e regjistruar këtë forcë politike si subjekt zgjedhor. Gjithashtu KAS pranoi bashkimin në të njëjtën çështje edhe të ankimimit të Sali Berishës. Relatori i të dyja çështjeve të bashkuara do të jetë Koli Bele.
TIRANË-Koalicioni 'Aleanca Liberale e Djathtë' ka dorëzuar ditën e sotme në KQZ kërkesën për rregjistrimin në zgjedhje. Bëhet fjalë për koalicionin tre partiak; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat, të cilët do jenë nën siglën 'ALD'.
Partitë zotërojnë në Kuvend tre mandate përkatësisht të deputetëve Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.