LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sot afati i fundit për dorëzimin e emrave në KQZ! PS publikon listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, mblidhet sërish Kryesia nga Alibeaj

• Sot përfundon afati për dorëzimin e emrave si kandidatë për keyebashkiakë dhe listat me emra për Këshilltarë Bashkiakë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. • KQZ ka zbardhur emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste që që do të garojnë për anëtarë të Këshillave Bashkiakë në disa rrethe të vendit, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në lista, janë publike emrat për Këshillat Bashkiak të Beratit, Korçës, Elbasanit, Lezhës, Lushnjës si dhe Durrësit. • Sot Enkelejd Alibeaj do mbledhë sërish Kryesinë. Roland Bejko është personi që ka marrë besimin e grupit të përfaqësur nga Enkelejd Alibeaj për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Ai mori shumicën përballë Jonila Godoles. Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku dhe Oriela Nebijaj janë deputetët që nuk morën pjesë në votim. • Bejko do të garojë përballë Belind Këlliçit, kandidatit të dalë nga Primaret e Partisë Demokratike, të kryesuar nga Sasli Berisha dhe kryebashkiakut aktual Erion Veliaj. • Durrësi, Elbasani dhe Shkodra janë lënë pa emra nga Alibeaj. Në total është konfirmuar kandidimi në 15 bashki. Sot pritet të mblidhet sërish Kryesia nga Alibeaj për të marrë vendimin përfundimtar.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

LISTAT- Zbardhen emrat e kandidatëve për Këshillat në 13 bashki të koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Sot afati i fundit për dorëzimin e emrave në KQZ! PS publikon
Ilir Meta, Sali Berisha

TIRANË- Sot në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të listës së kandidatëve për anëtarët në Këshillat Bashkiakë. Deri më tani janë dorëzuar disa lista për kandidatët e Këshillave Bashkiakë. Bëhet fjalë për bashkitë Tiranë, Durrës, Kamëz, Berat, Fier, Lezhë, Vlorë, Lezhë, Elbasan, Korçë, Lushnje, Shkodër dhe Peqin.

Duke qenë se për Këshilltarë Bashkiakë, është e nevojshme paraqitja e një liste me 1603 mijë kandidatë, sipas marrëveshjes Berisha-Meta, 1337 prej tyre do jenë të Partisë Demokratike, Partisë së Lirisë do i lihen 240 pozicione kandidimi, PBDNJ-së 20 pozicione kandidimi dhe për Partinë Demokristiane 6 pozicione kandidimi në listën e koalicionit. Kryedemokrati Sali Berisha tha para pak ditësh tha se formula e kandidimit do të bëhej sipas zgjedhjeve të vitit 2015.

3 VITE ME PARE

LISTAT- Nga Lezha e deri në Berat! Emrat e kandidatëve të PS-së që do të garojnë për anëtarë të Këshillave Bashkiakë

Sot afati i fundit për dorëzimin e emrave në KQZ! PS publikon
PS

TIRANË- Zbardhen emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste që që do të garojnë për anëtarë të Këshillave Bashkiakë në disa rrethe të vendit, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. KQZ ka publikuar listën me kandidatë të këshillave bashkiakë të Beratit, Korçës, Elbasanit, Lezhës, Lushnjës si dhe Durrësit.

Në Berat PS ka vendosur më pak kandidatë se dy qytetet e sipërpërmendura. Në Durrës, PS ka dorëzuar listën me 52 emra të firmosur nga kryebashkiakia aktuale e qytetit bregdetar, Emirjana Sako.

Kujtojmë se sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

3 VITE ME PARE

Erion Veliaj prezanton kandidatët për Këshillin Bashkiak, garon Endri Fuga: Duam 40 nga 61 mandate për Tiranën!

Sot afati i fundit për dorëzimin e emrave në KQZ! PS publikon
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar ekipin me 66 emra, me të cilët do të kërkojë një mandat të tretë për qeverisjen e kryeqytetit. Më 14 maj, Veliaj do të shkojë në zgjedhje me atë që është cilësuar si "krahu i djathtë" i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga. Pasi u tërhoq nga posti i drejtorit të Agjencisë për Media dhe Informim, e lajmëroi se do të fokusohej tek fushata e PS-së, duket se ka pasur ndërmend që të ishte dhe vetë pjesë e fushatës. Gjithashtu pjesë e listës është edhe ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, e cila është bërë e njohur më shumë se për politikën, për fjalimin e saj të famshëm, kur rrëfente se ishte zgjuar në pallatin e Saimir Tahirit. Edhe aktori Gaz Paja është pjesë e listës së kandidatëve për Këshilla Bashkiak, por nuk mungon as ish-futbollisti Redi Jupi. E ndërsa siç e bëri me dije edhe vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në listë ka edhe shumë zv.ministra të qeverisë Rama. 

Nga të gjithë, Veliaj do 40 nga 61 mandate në parlamentin e kryeqytetit. 

“Nuk presim menatën për pazare, kemi qenë të përgatitur. Ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë. Nuk e duam këshillat për të rrëzuar qeverinë, kjo është gafa më e rëndë, prandaj ne kemi një listë që mishëron bashkëpunimin si kurrë më parë me qeverinë. Një pjesë e zv.ministra do i kemi në këshill bashkiak dhe ky raport do të mishërohet me praninë e shumë zv, ministrave të re, Rovena Kuko, Besart Kadia. Nuk do kemi 100% të Këshillit Bashkiak, por parashikojmë 40 mandate,"-tha Veliaj në fjalën e tij. 

LISTA E KANDIDATEVE TE PARTISE SOCIALISTE PER KESHILLIN BASHKIAK TE TIRANES

1.         Romina Kuko

2.         Aldrin Dalipi

3.         Megi Fino

4.         Eridian Salianji

5.         Etleva Bajrami

6.         Endri Fuga

7.         Ledia Tota

8.         Plarent Ndreca

9.         Sonila Qato

10.       Luan Bregasi

11.       Arta Dollani

12.       Genc Hyska

13.       Joleza Koka

14.       Julian Hodaj

15.       Reme Lala

16.       Redi Jupi

17.       Blerina Doracaj

18.       Gaz Paja

19.       Silda Anagnosti

20.       Endri Hoxha

21.       Adelina Greca

22.       Hantin Bonati

23.       Vjollca Braho

24.       Glinxhet Madhi

25.       Katerina Marku

26.       Aldo Merkoçi

27.       Albina Nanaj

28.       Enio Civici

29.       Xhilda Kito

30.       Bes Kadia

31.       Maura Linadi

32.       Agim Kraja

33.       Grejsi Bixhi

34.       Halit Valteri

35.       Kamela Banushi

36.       Rezart Isufi

37.       Xheni Hatllari

38.       Alfred Muharremi

39.       Sara Shameti

40.       Sead Kazanxhiu

41.       Bora Minga

42.       Roy Bashaj

43.       Gresa Hoxha

44.       Tedi Deraj

45.       Elektra Kadriaj

46.       Tahir Batalli

47.       Rea Kalo

48.       Kejdi Jazenxhiu

49.       Sindi Tona

50.       Endrrit Fetahu

51.       Anxhela Bakiasi

52.       Hermes Kafenxhiu

53.       Fatbardha Sadikaj

54.       Savio Dosti

55.       Erisa Veliu

56.       Samuel Nazeri

57.       Romina Zaimi

58.       Albi Deliaj

59.       Helena Kace

60.       Qazim Fucija

61.       Kamelisa Selami

62.       Emanuel Dosti

63.       Olsa Ulqinaku

64.       Aldo Aga

65.       Arsiva Qefalia

66.       Irla Pirra

3 VITE ME PARE

Bardhi kundër Alibeajt: Mos t’i çojmë demokratët në përplasje dhe betejë mes tyre

Sot afati i fundit për dorëzimin e emrave në KQZ! PS publikon
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dalë kundër daljes me kandidatë të tjerë përballë emrave të zgjedhur nga procesi i Primareve. Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se qëndrimi i tij ka qenë që 14 maji të mos kthehet në betejë mes demokratëve. Por, Bardhi shton se gjithsesi do ta respektojë atë vendim.

“Unë nuk dua të them se kush humbi por dua të sqaroj pozicionin tim në mbledhjen e Kryesisë së partisë. Unë e respektoj dhe do ta zbatoj vendimin. Qëndrimi im ka qenë që 14 majit nuk duhet të jetë betejë mes demokratëve. Sot PD ka një problem të saj të brendshëm, është ndarë në 2 pjesë dhe rrezikon që një betejë që duhet ta kishim me kundërshtarin rrezikojmë ta kthejmë mes veti. Kam qenë dakord për disa kandidatë që sipas vlerësimeve rrezikon fitues, për disa bashki nuk kam qenë dakord që të kishim kandidat. Nuk kam qenë dakord që në Tiranë të kishte kandidat nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Kjo nuk i do të thotë se nuk do mbështes kandidaturat zyrtare të PD-së. Por natyrisht që kam qenë se të gjithë demokratët së bashku do të duhet të bënin betejë kundër Erion Veliajt. Unë bëra thirrja që ne, pjesa e përgjegjshme e PD të mos i çonim demokratët në përplasje dhe betejë mes nesh. Është miratuar një numër i caktuar kandidaturash. Disa emra janë tërhequr,”- shkruan Bardhi.

3 VITE ME PARE

Deputeti Dashnor Sula kundër Alibeajt: Nuk duhet të nxjerrim kandidatë kundër atyre të Primareve, ndihmon partinë në pushtet

Sot afati i fundit për dorëzimin e emrave në KQZ! PS publikon
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti Dashnor Sula ka dalë kundër zgjedhjes që ka bërë kolegu i ti jpër të nxjerrë kandidatë paralelisht me ata që janë zgjedhur nga procesi i Primareve. Në një postim në Facebook, Sula shkruan se një gjë e tillë favorizon partinë në pushtet. Ai shton se Opozita duhet të maksimizojë votat për të ardhur në pushtet dhe jo të përçahen.

STATUSI:

Dublimi kandidatëve të opozitës nuk i shërben demokratëve as gjithë shqiptarëve. Jemi 50 ditë larg zgjedhjeve lokale. Një mundësi e mirë për të gjithë shqiptarët që bashkitë të mos jenë më në dorën e 1 njeriu. (Të vetem ne doren e nje partie shtet PS.). Pas 4 vitesh të një çmendurie kolektive ku opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, tani është momenti që ti jepet fund kësaj “monokracie”. Është përgjegjësi e opozitës që të krijojë frymë, alternativë dhe besueshmëri te qytetarët se pushteti lokal që është më pranë qytetarëve mund të menaxhohet më mirë. Ne si opozitë duhet të maksimalizojmë votat opozitare dhe ti bëjmë ftesë atyre familjarëve që kanë mbetur vetëm pasi fëmijët janë detyruar të largohen, të bashkohen me ne në mënyrë që fëmijët e tyre të kenë një të ardhme më të mirë. Që ta bëjmë këtë, që të marrim jo vetëm mbështetjen e demokratëve por duhet të tejkalojmë inatet personale dhe të mendojmë më afër qytetarëve.

Që të marrim mbështetjen edhe të atyre që s’janë demokratë të përbetuar, duhet fillimisht të mos ndajmë votat e demokratëve. Luçiano Boçi,Mustafa Pashja, Bedri Qypi…… janë demokrat. Janë një prej nesh. Ndaj nëse ne duam të mirën e demokratëve dhe qytetarëve pa parti, nuk duhet tu nxjerrim atyre rivalë po opozitarë, po të djathtë. Por duhet të bashkohemi kundër atij që kemi kundërshtar politik. Si në bashkitë e qarkut Elbasan ashtu edhe në të gjitha qarqet e tjera. Ne nuk duhet të nxjerrim kandidat kundër kandidatëve të PRIMAREVE. Unë distancohem nga kjo lëvizje. Është e gabuar të çajmë votën opozitare. Ndihmon partinë në pushtet. Nëse ne na dhimbset logo e partisë dhe duam ta forcojmë, atëher blindojmë këshillat bashkiakë. Nëse vërtet duam të ruajm flamurin, logon e vulën e PD jua ofrojmë qytetarëve me këshilla bashkiak. Ndërkohë edhe kandidatët për kryetar bashkie janë një prej nesh. ( Janë demokratë e opozitarë).

3 VITE ME PARE

Gjekmarkaj thirrje Alibeajt: Dorëzoni vulën tek Berisha! Mos lini pas alibi për humbjen

Sot afati i fundit për dorëzimin e emrave në KQZ! PS publikon
Agron Gjekmarkaj

Në Pranveren e vitit 2021 kam besuar shumë se po bënim një beteje për të ndryshuar Shqiperinë. Kur fitoren nuk e patem besova që do bënim një opozite cilesore.Perfunduam të ndarë e të sharë në Foltore e Vulë.
Armik na u shfaq SHBA dhe perendimi. Na tolloviten dy njerez Lulzim Basha dhe Sali Berisha.Na bënë qesharak.Një lufte e pandershme mes tyre per interesa personale. Një pakt i thyer per mungesë parimesh. Tashmë kjo është histori. Sot "Vula" ka më shumë forume se anetarë. U drobiten forumet mbledhje pas mbledhjeje për të mos bërë asgjë.Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk duhet të ekzistojë dhe s'ka pse mban peng vulen që mund ta perdorin të tjeret. Per çfarë partie mund të flitet pa u ndeshur! Atehere paskan të drejtë ata që e quajnë parti e vjedhur.Një parti që nuk gjen kandidatë duhet ta ulë qepenin. Do të ishte më e ndershme që në një sini "vula" të udhetonte nga "Kotoni" si koka e Ali Pashes drejt "Shqupit". Ta pranojmë qe deshtuam duke mos bërë asgje, me sytë hapur shihnim qiellin dhe enderronim se çfarë bie nga siper.Ta pranojmë që nuk paskemi bërë beteje parimore per asnjë çast! Të pranojmë se SHBA me goditje ballore ose me deux ech machina do eliminonte Sali Berishen dhe do silleshim si triumfarore kush e kush të marrë meritat. Të pranojmë që kjo nuk ndodhi dhe shumë u kthyen tek ai, të tjere i bëjnë sytë e embel, marrin premtime per zergjersi dhe bëjnë lojen e tij për ta çuar shpartallimin deri në fund të gjësë se mbetur. Naten shohin ëndrra me meshirë.Filloi gara per tu justifikuar kush e ka sulmuar më pak. Më e trishte është kur sheh deputet që ju ndrisin sytë kur Berisha sulmon Bashen me fjalorin e 32 viteve, kaq të dhunshem e neokomunist dhe pa vrasje ndergjegje sa te verteta ka brënda, po keshtu ju ndrinin kur Bashen e kishin perballë Kryetar. Nuk del një ti thotë mbaje mor burrë gojen. Nuk flet shqiptari keshtu.

Shumëkush mbeti pezull me spirancen hedhur mbi paqartesitë dhe frikerat e veta, mbi ambicjet dhe frustimet e veta. Pas 6 Marsit nuk e perkufizuam kurrë identitetin e grupit që mbeti, në jemi parti, shoqatë kulturore, gjuetaresh apo grup miqsh. Personalisht kam besuar në çdo gjë që kam bërë e thenë. Asnjë pendese. Në ka gjë që me ben krenar është fjalimi në kongresin e 18 Dhjetorit. Një ushtrim i vertete demokracie. Nuk me kanë munguar ofertat per tu rikthyer. I kam falenderuar por jo. Pardje mora pjesë pas shumë mungesash per arsye personale në një mbledhje grupi dhe kolegë të dashur në diskutimet e tyre të kunderta kishin të gjithë të drejtë. Një nyje gordiane që nuk pritet. Disa e kishin me mot vendosur të mbeshtesnin "primaret" po ama pas 14 Majit do i kerkonin llogari Enkeledit për deshtimin. Hahahahha. Edhe qeshin në kohë krize. Ne nuk nxjerrim kandidate por ne jemi PD ! hahahha sa shaka.Ne nuk jemi PD. Keshtu nuk jemi asgjë. Duke mos ditur se çfarë jemi nuk po dime se çfarë po bëjme. Në pamundesi per të patur njerez, për të nxjerre kandidat u sygjerova kolegve të mi ta çonin "vulen" që parmbremë tek Sali Berisha. E kisha pa asnjë grimë cinizmi. Më burrerore është. Duhet pranuar deshtimi. Nuk mbulohet ai me fjalë të medha. Ajo është partia e tij herë e madhe herë e vogel, here e hapur e herë bunker dhe s'kemi pse ja mbajmë vulen si kapsulë shpetimi për të bërë negociata të pista neser.

Njerzit do jua dinin per nder, Berisha jo edhe aq se tek e fundit na mundi dhe na futi në qoshe. Vula e pa perdorur nga ne shnderrohet në ornament. Ju nenshtruam presionit dhe gjuhes së tij. Ai ka qënë mjaft zemergjere , në pronen e tij ka lënë një ngaster per tokë fraksioni. Mundet të shkohet atje dhe aty do jetë një mundesi e madhe lerimi per reflektim e autokritikë. Më të zellshmit mund të bëhen prapë deputete! Pse i bëmë keto beteja e debate qysh nga 9 Shtatori? Disa se dinë më. Disa e kanë harruar. Disa flasin për bashkim duke pranuar si të vetem kantidatin e "primareve" a thua se e perçame ne PD-në sikur ska ndodhur asgjë deri tani. Nuk mungoi oferta mazokiste , silleni kantidaten ketej perdoreni siglen e vulen po as i degjoi njeri. Berisha nuk e negocion atë që e beson si të veten. E perçau Sali Berisha për interesat e veta me qartesine e atij që po i merrnin gjëne e vet por ama mori shumicen me vete dhe ne na mbeti vula me gjyq. I duhej për tu mbrojtur nga Perendimi. A është fatkeqesi? E madhe është! Nuk e shohin, nuk e ndiejnë. Zoti drite jua bëftë të gjithve atyre që besojnë se është shaka.

Vulen kur e rimorem nuk na u desh më. Nuk e perdorem. Kolegë të dashur Enkeled , Gazment,Jorida, kthejani Sali Berishes vulen. Ti lëmë pallavrat jo ashtu jo keshtu,demokratet andej, demokratet ketej. Do gezohen njerzit në bazë se nuk do hallakaten e caperlohen me njëri tjetrin. Personalisht e di qe Sali Berisha është një politikan dhe intelektual i kalibrit të lartë por njekohesisht perfid sepse sherbehet nga një shpurë rrandokopesh folklorike si gati gjithmonë. Me kete nuk kam parasysh pothuaj asnję nga 625 mije votuesit e PD por toga të caktuara ylyfelinjesh. E ka zhveshur PD nga cilesia duke ja shnderruar fytyren në menyre sistematike per arsye dominimi e pervetesimi. I zgjedh per Adil, per Pali per Lenka, për të tillë i do si kamerire lepe peqe, si ushtar të gatshem me shqiptu çdo marrezi pa u skuqe e pa u zverdhe, ku " gratë" behen "burra" dhe "burrat" në "gra".Një shkolle politike e bazuar mbi veteposhtrimin. Një model enverist që flet per demokraci. Me shqeteson "non grata" e tij por shkolla politike shumë me teper, poterexhinjtë folklorikë e zgrapes që presin qarin pranë tij po kaq. Kjo nuk me pengon të pranoj se ai e perdor vulen, ti njoh zotesinë. Ne jo. Ai ka njerez, ne nuk paskemi 61 veta. Duket grotesk. Nuk është. E verteta kjo. Çojani vulen kolegë dhe mos të rrinë njerzit në ankth.

Miq deputet mos prisni daten 15 shkoni sonte le të triumfojë bashkimi mes të mundurve dhe mundesit, perdhunuesit dhe të perdhunuarve, ofruesit dhe perfituesve,bujkrobit dhe roberve. Unë nuk do të vi e tek e fundit jam i bindur që nuk ma ndien askush mungesen asaj binaje. Une si me sentimental se mohoj respektin qe kam per deputet që gjinden tek Berisha apo për të tjetë që janë duke shkuar. Kjo është liria. Kjo ndjesi në të njëjten kohe liri me jep për të bërë deshmitarin e kesaj thyerje morale ku e reja shembet dhe e vjetra lulezon germadhash. Por lirojeni robinjen vulë. Çojeni tek i zoti. Mos lini nga pas alibi që do ju ndjekin gjithë jeten.

Shënim: Shkrimi u mor në profilin e autorit në Facebook

roland bejko enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend