All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate të ashpra në Kuvend, Bardhi- Braçes: Mbylle gojën gore! Manja-Shehajt: T'i shkul veshët!

• Ka përfunduar seanca e sotme plenare në Kuvend. • Në nisje të seancës, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi interpelancë me kryeministrin Edi Rama. • Bardhi tha se kreu i qeverisë duhet të vijë të japë llogari për ndërhyrjen dhe presionin që bëri ndaj Rai 3 për dokumentarin mbi Shqipërinë. • Ai shtoi se për të njëjtën çështje me të njëjtin objekt, një grup deputetësh në senatin italian kanë thirrur në interpelancë kryeministren e Italisë. • Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, duke sqaruar se përse nuk është miratuar kërkesa e opozitës për interpelancë me kryeministrin, tha se kjo çështje është shqyrtuar në Konferencën e Kryetarëve ditën e hënë. • Gazment Bardhi ka debatuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla në lidhje me respektimin e rregullores së Kuvendit. • Në momentin që Nikolla nuk e ka lejuar që ai të flasë, Bardhi ka shkuar në foltore dhe nuk ka lëvizur deri në momentin që ka marrë fjalën. • Pas debatit me Nikollën, Bardhi teksa kishte bllokuar foltoren, u përplas me Erion Braçen, duke iu drejtuar atij me fjalën gore. • Një protestë e shkurtër u zhvillua gjithashtu në seancë, ku protestuesit që kërkojnë të vendoset vota e emigrantëve arritën që të futën në Kuvend. • Deputeti i PD-së, Ervin Salianji kishte thirrur sot në interpelancë në Kuvend, ministrin e Brendshëm Taulant Balla. • Salianji tha se një ndër arsyet ishte akuza që ka bërë ndaj Policisë së Shtetit, kreu i SPAK, Altin Dumani. • Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë fjalës në interpelancën me deputetin demokrat Ervin Salianji, tha se goditjet e forta kundër grupeve kriminale, vijojnë të intensifikohen çdo ditë. • Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në interpelancën e kërkuar me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u ndal te rezultatet e PISA-s. • Zhupa tha se të dhënat e këtij raporti ishin trupëruese për Shqipërinë e cila renditet poshtë Palestinës dhe Uzbekistanit. • Ministrja Manastirliu gjatë fjalës së saj në interpelancë, ka deklaruar se çështja e arsimit kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve. • Ajo u shpreh se rezultatet në ulje për vendin tonë kanë ardhur edhe si pasojë e disa faktorëve ndër të cilat listoi pandeminë dhe tërmetin. • Një tjetër përplasje e ashpër ishte dhe ajo mes deputeti Agron Shehaj dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës. • Shehaj i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës duke i thënë të japë dorëheqjen dhe duke e akuzuar se ka gënjyer kur tha se nga Amnistia Penale nuk përfiton asnjë i dënuar nga Gjykata e Posaçme. • Teksa deputeti i thoshte nga foltorja jep dorëheqjen, Manja po fliste pa mikrofon dhe i thotë “t’i shkul veshët”.

21 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Balluku në Kuvend: Fluturimet nga Vlora nisin në pranverën e 2025-ës, brenda majit hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
belinda balluku
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur ditën e sotme në seancën plenare në Kuven për projektligjin “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror Albcontrol”.

Balluku tha se Aviacioni Civil Shqiptar sot ndodhet në një moment historik pasi në 5 vitet e fundit, duke nisur nga viti 2019, ka nisur dizenjimi dhe aplikimi i një strategjie të mirëfilltë për zhvillimin e aviacionit civil në Shqipëri, duke krijuar një mundësi të re të zhvillimit ekonomik në vend. 

Gjatë fjalës së saj ministrja tha se aeroporti i Kukësit është funksional. Zv/kryeministrja deklaroi se, në fund të dhjetorit 2024 përfundojnë punimet për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës dhe më pas do të vijohet me proceduarën e licencimit të tij, me synimin që në pranverën e vitit 2025, të kemi ulje-ngritjet e para.

Balluku bëri të ditur se, brenda muajit maj, hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportit të katërt në jug të vendit, pikërisht në Gjirokastër.

Fjala e plotë e ministres në Kuvend, projektligji “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror Albcontrol”

Aviacioni Civil Shqiptar sot ndodhet në një moment historik pasi në 5 vitet e fundit, duke nisur nga viti 2019, ne nisëm dizenjimin dhe aplikimin e një strategjie të mirëfilltë për zhvillimin e aviacionit civil në Republikën e Shqipërisë, duke krijuar kështu një mundësi të re të zhvillimit ekonomik në vend, pasi dihet qartë që aviacioni civil është kolonë mbështetëse e disa sektorëve për zhvillimin e tyre.

Kemi deklaruar në atë kohë se Shqipëria do të ketë 4 porta hyrëse nga ajri dhe prej vitesh tashmë po punojmë. Duke nisur nga aeroporti i Tiranës i cili përmes një rinegocimi të kontratës ekzistuese koncesionare tashmë operon komplet në kushte të tjera. Vetëm për ta bërë më të prekshme dhe më të kuptueshme të gjithë këtë investim që bëhet në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës duhet thënë një masë krahasuese e qartë. 13 mijë metra katrorë ka pasur në terminale ky aeroport deri në vitin 2020, ndërkohë që sot ka 40 mijë metra katrorë. Pra është shtuar me 3-fishin e tij, më shumë se 3-fishin, për të akomoduar të gjithë fluksin e pasagjerëve dhe të trafikut që aeroporti i Tiranës ka. Gjithashtu këto investime shkojnë edhe në pistën e aeroportit të Tiranës e cila deri para pak kohësh ka qenë rreth 2.8 kilometra e gjatë, ndërkohë që sot synojmë që këtë pistë ta çojmë në 3.2 kilometra për të qenë një pistë që akomodon të gjitha fluturimet transoqeanike, duke e kthyer aeroportin e Tiranës në një aeroport të kategorisë 4 E.

Duhet pasur parasysh gjithashtu që shtimi i vendqëndrimeve me 9 vendqëndrime të reja, 2 prej të cilave janë teknikisht të ndërtuara për të përballuar të gjithë avionët të cilët mund të kryejnë fluturime transoqeanike, shpreh qartë dëshirën dhe vullnetin e Qeverisë Shqiptare dhe gjithashtu angazhimin e koncesionarit të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës për të pasur tashmë një nivel tjetër operimi i cili nuk do të jetë më e nevojshme për shqiptarët që të fluturojnë në pika të tjera, hube kontakti pra për të marrë fluturimet siç është Vjena, siç është Stambolli, Roma apo vende të tjera, por mund të fluturojnë drejt kontinenteve të tjera kryesisht Amerikës, aty ku ne kemi diasporën më të madhe, direkt nga aeroporti i Rinasit.

Nga ana tjetër, aeroporti i Kukësit tashmë është funksional dhe ne kemi një lajm shumë të mirë që e kemi thënë herë pas here që të gjitha punimet civile në aeroportin e Vlorës, pra aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, i cili parashikohet të jetë një nga aeroportet më të mëdha në rajon përsa i përket përpunimit, jo vetëm të pasagjerëve, por edhe të mallrave kargo, por edhe një industri e nënsektorit të ri të industrisë së aviacionit për vendin tonë që është ajo e mirëmbajtjes së avionëve. Punimet civile në këtë aeroport po shkojnë ashtu siç duhet. Ne parashikojmë që në fund të muajit dhjetor të 2024 të dorëzohet dhe më pas aty nis puna e të gjithë grupit nga operatori, që ashtu siç e dini është aeroporti i Munihut dhe tek koncesionari dhe patjetër Autoriteti Aviacionit Civil për të vazhduar më tej me licencimin e këtij aeroporti dhe që në pranverën e vitit 2025 të kemi ulje-ngritjet e para. Por sigurisht për të pasur portën e katërt do të na duhet që brenda muajit maj ne të hapim garën ndërkombëtare për një aeroport të katër në jug, i cili fillimisht u propozua që të ishte në zonën e Sarandës, por sigurisht duke pasur parasysh një sërë kërkesash të asaj zone përsa i përket të gjithë zhvillimit turistik, por edhe zonave të mbrojtura që ndodhen në zonën e Sarandës, më pas kemi dakordësuar dhe me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe me Autoritetin e Aviacionit Civil që zona e Gjirokastrës do të ishte zona e duhur. Edhe për shkak të korridoreve ajrore, edhe për shkak të një ‘airfield-i’ ekzistues në atë zonë, i cili do të kthehet shumë më lehtësisht në aeroport.

Por kjo nuk ka asnjë pengesë, pasi aeroporti i Gjirokastrës do të jetë dhe i Sarandës, duke qenë se tashmë ne e mbështesim me një infrastrukturë rrugore për thënë nga më modernet e cila ka në mes tunelin e Skërficës që jep një akses nga aeroporti i Gjirokastrës në qytetin e Sarandës vetëm për 35 minuta.

Të gjitha këto sigurisht kërkojnë edhe axhustime të tjera ligjore dhe kërkojnë që të ketë një mirëfunksionim edhe të aktorëve të tjerë që shërbejnë në fushën e aviacionit civil, pra siç është rasti i navigimit ajror. Kjo është dhe arsyeja pse sot gjendemi këtu dhe pse kemi kërkuar disa ndryshime pra në ligjin organik të funksionit të Agjencisë së Trafikut Ajror, pra të Albcontrol, që padyshim ka të bëjë me këtë zhvillim ekspansional që ne kemi pasur, duke nisur nga viti 2019. Kjo është diçka që duhet shënuar dhe është një arritje e madhe për vendin tonë dhe për të gjithë strukturat që operojnë në aviacionin civil, pasi kini parasysh që ka pasur tre sfida shumë të forta deri më sot aviacioni civil. Ka pasur të gjithë krizën e pandemisë dhe krizën postpandemike. Më pas agresionin e Rusisë në Ukrainë që ka ndryshuar një sërë korridoresh lëvizje dhe gjithashtu edhe konfliktin duke nisur nga tetori i 2023 që kemi në zonën e Gazës dhe Izrael.  

Megjithatë janë disa shifra që dua të ndaj me ju. Numri total i fluturimeve parashikohet të rritet gjatë vitit 2024 përkatësisht 10% krahasuar me 2023 dhe 55% krahasuar me 2019. Në vitin 2023 ne kemi pasur një rritje dhe tejkalim të parashikimeve do ta thoja në fluturime krahasuar me vitet pararendëse, duke e renditur Shqipërinë në vend të parë në Europë në rikuperimin e trafikut. Sipas buletinit të publikuar nga EUROCONTROL në vitin 2023 Shqipëria u rendit e para me një rritje prej 31% përsa i përket trafikut ajror. Kjo edhe si pasojë e shtimit të kompanive ajrore dhe të destinacioneve të reja nga aeroporti i Rinasit. E nënvizoj këtë pasi dua thjesht që të mendoni dhe të analizoni sesi do të jetë në pranverën e vitit tjetër kur të jetë në operim dhe aeroporti i dytë ndërkombëtar, ai i Vlorës.

Në ndërkohë që duhet pasur parasysh gjithashtu që parashikimi për vitin 2024 tregon një rritje me 32% të fluturimeve terminale, ulje dhe ngritjeve në aeroportin e Rinasit, krahasuar me vitin 2023, si dhe një rritje me 137% e këtyre fluturimeve të terminalit krahasuar me 2019.

Sa i takon trafikut terminal rritja është ekspansionale, arrin në 33% në krahasim me 2023, në 157% me 2019. Të gjitha këto të thëna së bashku sigurisht na vënë para një detyre që navigimi ajror duhet ti përgjigjet të gjithë kërkesës që i vijnë nga aeroportet apo nga kompanitë ajrore. Konkretisht në 2022 Albcontrol ka nisur rekrutimin e kontrollorëve të trafikut ajror përsa i përket edhe aeroporteve të reja të cilat do të ndërtohen në vend, duke pasur parasysh që rekrutimi dhe përgatitja e një kontrollori të trafikut ajror është një procedurë që zgjat rreth 2 vjet, por sigurisht ne kemi nisur rekrutimin përmes Albcontrol dhe të inxhinierëve, vrojtuesve metrologjik dhe specialistëve të ARO.

Pas një procedure krejtësisht transparente dhe një gare e cila udhëhiqet nga EUROCONTROL tashmë me të gjithë vajzat dhe djemtë që kanë hyrë në industri dhe ka nisur trajnimi i tyre, ne parashikojmë që një pjesë të jenë gati në përfundim të këtij viti. Rreth 16 kontrollorë të trafikut ajror që do të shërbejnë përsa i përket fluturimeve, ulje-ngritjeve në zonën e Vlorës, por gjithashtu do të jemi gati brenda këtij viti edhe me të gjitha stafet inxhinierike dhe ata të ground-it që do të duhen për aeroportin e ri.

Të gjitha këto arritje madhore, siç ju thashë, janë falë një Strategjie të zhvillimit të aviacionit civil në Republikën e Shqipërisë të dizenjuar në vitin 2019 dhe tashmë në zbatim të kësaj Strategjie Kombëtare shumë shpejt do të na duhet që të nisim edhe procedurat, siç ju thashë, ato të garës ndërkombëtare për aeroportin e Gjirokastrës.

Zhvillimi me hapa të tillë ekspancionalë në aviacionin civil në vend ka nxjerrë në pah nevojën për të pasur më shumë burime njerëzore të kualifikuara. Pasi do të kemi edhe nën sektorë të rinj që do të aktivizohen që deri më sot nuk kanë qenë të disponueshëm në Republikën e Shqipërisë. Industria e mirëmbajtjes së avionëve është një industri e rëndësishme e cila në vendet përreth nesh sot nuk ka më kapacitete përpunuese dhe ky është një moment i artë për Shqipërinë dhe unë besoj që këtë e kanë kuptuar edhe kompanitë që operojnë tashmë në territorin tonë, se i duhet dhënë një vëmendje e madhe kësaj industrie e cila do të krijojë punësim për shumë djem dhe vajza në disa nivele, duke nisur nga inxhinieria e avioni dhe deri tek teknikët. Për këtë arsye, në bashkëpunim me ICAO gjatë vitit 2024 ne do të kemi mundësinë të themelojmë për herë të parë në Republikën e Shqipërisë Akademinë Ajrore për të përgatitur kështu të gjitha stafet e nevojshme që do të kenë mundësi për të punuar në të katërt aeroportet e vendit në të ardhmen.

Pikërisht për t’ju përshtatur sa më mirë këtyre dinamikave të reja dhe sigurisht këtij aktiviteti kaq të madh të aviacionit civil në vendin tonë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka propozuar projektligjin “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”.

Synimi i këtij projektligji është të orientojë organizimin e Albcontrol, në formën e një enti publik, jo fitimprurës, buxhetor, ndryshe nga sh.a që ka qenë deri më sot dhe sigurisht ky ent publik do të funksionojë në të mirë të publikut shqiptar, por padyshim dhe të sigurisë kombëtare pasi është diçka që ju e dini, por unë do të dua ta ndaj me publikun që në sallat e navigimit ajror shqiptar operojnë sigurisht kontrollorët e trafikut ajror civil, por edhe kontrollorët e trafikut militar. Ne kemi grupet të përbëra që operojnë nga sallat e operimeve për mbikalimet, ulje-ngritjet, në zonën e Rinasit.

Kjo inciativë ligjore vjen në vazhdën e perfeksionimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të një sërë procesesh që lidhen me intensifikimin e shërbimit të lundrimit ajror mbi territorin e Republikës së Shqipërisë dhe sigurisht ka për qëllim rritjen e mëtejshme të standardeve nga një ent që kryen një veprimtari, siç ju thashë, me rëndësi strategjike edhe për sigurinë kombëtare.

Në fakt, iniciativa, në frymë dhe në gërmë të saj, do të sigurojë garanci akoma më larta për mbarëvajtjen akoma më të mirë të punës në sigurimin e shërbimeve akoma më cilësore të lundrimit ajror në vendin tonë, ku përfshihet shërbimet e menaxhimit të trafikut ajror; shërbimet e komunikimit, të lundrimit dhe mbikëqyrjes; shërbimet e informacionit aeronautik; shërbimet meteorologjike për lundrimin ajror;  shërbimet e hartimit të procedurave të fluturimit në të gjithë hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë,  si dhe shërbime të tjera, në përputhje me standardet e konventave ndërkombëtare apo të legjislacionit në fuqi.

Dëshiroj të qartësoj për të gjithë opinionin publik se është detyrë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si ministria përgjegjëse për sektorin e transportit ajror të propozojë rregullime që forcojnë më tej standardet organizative për ofrimin cilësor të shërbimeve të lundrimit ajror.

Janë shërbime me rëndësi jetike, për të gjithë përdoruesit e tyre, por nuk kanë të bëjnë vetëm me miliona udhëtarë të cilët ulen dhe ngrihen në aeroportet e Republikës së Shqipërisë, por ka të bëjë gjithashtu dhe me miliona udhëtarë të cilët mbikalojnë në hapësirën tonë dhe shoqërohen nga kontrollorët e trafikut ajror shqiptar dhe siç ju thashë edhe elementi militar është shumë i rëndësishëm pasi lidhet direkt me sigurinë kombëtare.

Në këto kushte, sot, jam e sigurt se do të jemi të gjithë bashkë për të mbështetur këtë iniciativë sa kohë ajo ofron standarde më të larta sigurie, padyshim qartëson mënyrën e operimit të navigimit ajror që duhet thënë që është një kompani shtetërore e cila është e vetmja në Republikën e Shqipërisë.

Por, nëse dikush nga ju do të vazhdojë të jetë skeptik pasi kam ndjekur me vëmendje të gjithë debatet që keni pasur në komisionet përkatëse unë do të dëshiroja dhe kam shumë kënaqësi t’ju sqaroj se nuk ka se si, ndërsa propozohet një projekt ligj për organizimin e një subjekti si ent publik, tërësisht jo fitimprurës dhe me objektiva të qarta përsa i përket sigurisë ajrore të vendit tonë dhe sigurisë kombëtare të jemi akoma të paqartë apo të aludojmë arsye të tjera. Ajo çka sot po kërkojmë të bëjmë kryesisht dhe që unë kam shumë dëshirë që ta ndaj me ju dhe më pas edhe t’ju përgjigjem nëse dikush do të vazhdojë të jetë skeptik është që thelbi i këtij projektligji qëndron sigurisht në formën e organizmit të institucionit, por nga ana tjetër ka të bëjë edhe me një ndryshim thelbësor pasi deri dje navigimi ajror qëndronte me Ministrinë e Ekonomisë. Ministria e Ekonomisë nuk ka kapacitetet teknike për të ndjekur një kompani të kësaj specifike. Dhe kjo është arsyeja edhe e ndryshimit të formës duke e kthyer në një institucion publik buxhetor, jo fitimprurës, por që i atashohet dhe i shkon në varësi ministrisë së linjës si ministria e cila ndjek politikat e aviacionit civil në vendin tonë, si ministria e cila udhëheq zhvillimin e këtij sektori dhe padyshim si ministria që ka kompetencën e plotë për të ndjekur në vijueshmëri gjithçka që do të duhet që aviacioni civil të përmbushë në kuadër të zhvillimit ekspancional që kemi sot në aviacionin civil.

Unë nuk do dua të zgjatem pasi jam e sigurt që do të kem mundësi të përgjigjem edhe gjatë kohës kur kolegët do të diskutojnë, po e mbyll këtu duke ju lenë ju kohën për vazhdimin.

2 VITE ME PARE

Debat në Kuvend për Amnistinë Penale/ Shehaj: Ministri i Drejtësisë që liron të korruptuarit! Manja: T'i shkul veshët (VIDEO)

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
agron shehaj, ulsi manja

TIRANË- Një tjetër debat është zhvilluar në seancën e sotme plenare në Kuvend. Deputeti Agron Shehaj gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka folur për të dënuarit për korrupsion nga GJKKO të cilët kanë përfituar nga ligji për Amnistinë Penale. 

Shehaj i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës duke i thënë të japë dorëheqjen dhe duke e akuzuar se ka gënjyer kur tha se nga Amnistia Penale nuk përfiton asnjë i dënuar nga Gjykata e Posaçme. 

“Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në emër të qeverisë, deklaroi në këtë përlament në mënyrë tekstuale; që nuk do përfitojnë nga amnistia asnjë i dënuar nga GJKKO-ja dhe asnjë i dënuar për korrupsion. Po e citoj: “Amnisti që s’do ketë, jo e jo, por as ulje të dënimit për ata që janë dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO. Ministri gënjeu me paturpësine me të madhe.”, tha deputeti. 

Më tej deputeti tha se amnistia liroi rreth 40 zyrtarë nga burgu, ndërsa uli dënimet për 60 të tjerë. Shehaj iu drejtua sërish ministrit Manja për Ulsi Manjën tha se me mazhorancën dha një mesazh të qartë për SPAK-un.

“Ky është një mesazh për spakun; Ju i kapni, ne i lirojmë.” – u shpreh Shehaj. Pas kësaj debati mes tyre ka agravuar. Teksa deputeti i thoshte nga foltorja jep dorëheqjen, Manja po fliste pa mikrofon dhe i thotë “t’i shkul veshët”.

DEBATI:

Shehaj: Jep dorëheqjen, mashtrues. S'të vjen mirë. Nuk të vjen mirë që erdhe gënjeve këtu. Të pëlqen heshtja. S'të pëlqen kur njerëzit ta plasin në fytyrë. Do më shkulësh veshët mua ti. Ministri i Drejtësisë që liron të korruptuarit.

Manja: Dhe tani që amnistia mori 116 vota, vjen këtu dhe na del si kalorësi i ndershmërisë dhe kalorësi luftës kundër korrupsionit kur në fakt ku shtet do të duhet të merret seriozisht me ty. Sepse je njeriu, evazori më i madh në këtë vend që sponsorizon portale dhe shkrime që çojnë ujë në mullirin e shteteve dashakeqe ndaj Shqipërisë. Dhe mbaje mend. Nuk do të jetë e largët dita që ajo fytyra jote prej ëngjëlli të dalë ashtu siç është në të vërtetë.

 

 

2 VITE ME PARE

“Më lirë udhëtimi për në Itali se sa kollarja”, Braçe ironizon me Sulën: Kur ishim këtu qaje për biletën 300 euro, tani e ke me 10 euro

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Dashnor Sula dhe Erion Braçe

TIRANA- Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka mbrojtur projektligjin për Albcontrol, teksa theksoi se në këtë sektor ka pasur zhvillime. Braçe tha se jo vetëm biletat e avionëve janë ulur, por edhe infrastruktura është përmirësuar. Sipas Braçes, ky shtë sektori me rritje më të rëndësishme në këtë vend.

Ai ironizoi deputetin tjetër, Dashnor Sula, kur tha se ky i fundit nuk duhej të mërzitej, pasi me 10 euro mund të shkonte në Itali.

“Nëse ka një sektor që është rritur më shumë, është sektori ajror. Është rritur jo si qëllim në vetëvete, por është rritur në funksion të ekonomisë familjare. Kemi ndarë bashkë me ju që jo vetëm i kishim biletat nga 300-400 euro, por shërbimi ishte privatizuar. Kishte ata pronarët këtu në sallë, e lidhur me ministrin e Transportit. Shqiptarët lumturoheshin me faktin se i paguanin 400 euro zotërisë në fjalë. Tani jo vetëm që kemi një sektor që gëlojnë shqiptarët, por kemi udhëtime që nisin nga 12 euro.

Është një sektor që është zhvilluar. Lajmi tretë i mirë është se në këtë sektor po vazhdon të zhvillohet infrastruktura. Është pasuri që i shtohet këtij vendi. Dhe ai aeroporti i Vlorës apo dhe zgjerimi i Tiranës. Është sektori me rritje më të rëndësishme në këtë vend. Më lejoni që pa pikë turpi ta falënderoj ministren e Transportit pikërisht edhe për këtë gjë. U mërzite Dashi? Shkon në Itali me 10 euro. Kur ishim këtu qaje për biletën 300 euro, por tani e ke me 10 euro. Do të doja të ktheja. Kushton më lirë bileta se sa kollarja ku shkon Dashi në Itali”, tha Braçe.

2 VITE ME PARE

Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku: I padrejtë, dëmton ekonominë! Ministri i Financave ngatërron mollët me dardhat

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjate fjalës së saj nga foltorja në seancën e sotme në Kuvendit ka folur për taksimin e profesioneve të lira. Tabaku u shpreh se taksimi për profesionet e lira është i padrejtë ndërsa shtoi se dëmton ekonominë dhe gjobit njerëzit e punës.

Ajo më tej foli edhe në lidhje me deklaratat e ministrit të Financave, Ervin Mete, në seancën e së hënës, duke thënë se krahasimi që u bëri profesionistëve të lirë me banka, është i gabuar. Deputetja demokrate shtoi se ata nuk kërkojnë të mos taksohen, por të trajtohen në mënyrë të drejtë.

“E di që është e vështirë të rikthehet vëmendja te temat që kanë interes te qytetarët, por dua të fokusohem te një temë që ditët e fundit ka ngjallur shumë interes, te taksa e profesioneve të lira. GJK njoftoi se më 18 qershor do të ketë një seancë të përbashkët për të dëgjuar padinë e grupit të PD-së,  por edhe të shoqatave dhe organizata që janë bashkuar kundër taksës së padrejtë ndaj profesioneve të lira.

Parlamenti pati nderin e veçantë të hënë, ku dëgjoi për herë të parë apo të dytë në parlament ministrin e financave, të flasë për ekonominë. Ata kopukët tha, 29 mijë profesionistët e lirë, marrin më shumë xhiro e fitim se bankat, por kur ngatërron dardhat me mollët dhe kur e ke mendjen gjithë ditën te dardhat dhe mollët, sigurisht që këtë llogari do bësh.


Së pari, janë 29 mijë profesionistë të lirë, që kanë një fitim prej  510 mln euro, i pjesëtuar del 1,400 euro në muaj. Sa banka ka Shqipëria? Sa aksionerë? A ka aksioner që merr më pak se profesionistët e lirë? A e dini se çdo vit në Shqipëri, një qytet me madhësinë e Gjirokastrës i largohen Shqipërisë? Prandaj nuk dalin të dhënat e censusit.

Taksa e profesioneve të lira, e pandershme, e dëmshme për ekonominë, gjobit punën dhe nga ana tjetër, fondet e buxhetit shtetit shkojnë në drejtim të paditur, sot do të jetë një taksë shtesë mbi njerëzit e punës. Nuk ka shtet pa taksa, dhe ata nuk kërkojnë të mos taksohen, por të trajtohen në mënyrë të drejtë”, tha Tabaku.

2 VITE ME PARE

Alibeaj për votën e emigrantëve: Do i drejtohemi SPAK, po shkelet Kushtetuta dhe vendimi i GJykatës Kushtetuese

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Enkelejd Alibeaj

TIRANA- Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj, tha para mediave se vota e emigrantëve është një e drejtë kushtetuese e diasporës. Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj, ka përcaktuar 10 janarin e 2024, si datë kur Kuvendi duhej të kishte miratuar bazën ligjore që KQZ të ecte me votën e diasporës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Alibeaj shtoi se PD do t’i drejtohemi SPAK-ut dhe shtoi se gjithashtu do të dorëzojnë projekt-amendamentin.

“Kemi paraqitur disa kërkesa Nikollës, që është kallëzuar nga ana jonë në SPAK. Janë një sërë interpelancash me kryeministrin, disa iniciative ligjore siç është paketa e mbështetjes së SPAK, paraqitja e kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetëve që është nevojë urgjente, kemi paraqitur dhe projekt-propozimet e Kodit Zgjedhor. Sot me të drejtë diaspora kërkon të drejtën e tyre. SPAK prej disa muajsh është në shkelje të kushtetutës të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për t’i garantuar votën diasporës. Mesa duket kanë gjetur me hipokrizi therëse që ta zvarrisin nëpër skutat e parlamentit, diskutimin e reformës zgjedhore, ndërkohë ne që në nëntor kemi dorëzuar në Kuvend draftin e plotë.

Çudia më e madhe është se për interesa të vogla okulte e gjetën gjuhën e përbashkët, natën, për të nxjerrë të dënuar nga GJKKO për t’i nxjerrë dhe amnistuar. Ky është dopio-standardi. Ç’i takon Cezarit t’ia japin Çezarit. PD në një nga kërkesat më të mëdha, e ka çuat deri në fund mision e vetë për votën e diasporës. Cdo të enjte bëhet një teatër, nuk diskutohet vota e diasporës, mbështetja ndaj SPAK, është një thikë pas shpine për qytetarët. Ka një vendim të Gjykatës që ka përcaktuar deri më 10 janar të 2024, Kuvendi duhet të kishte miratuar bazën ligjore që KQZ të ecte me votën e diasporës.

Që nga ndryshimet kushtetuese, një nga instrumente për moszbatimin e një vendimi gjyqësor, t’i drejtohemi SPAK. Politika duhet t’i nënshtrohet ligji njësoj si qytetarët shqiptarë. Mjeti tjetër është që me kompetencën që na jep Kushtetuta, të dorëzojmë projekt-amendamentin. Zgjidhja jonë për votën e emigrantëve është e thjeshtë, që të votojnë njësoj si shqiptarët këtu, me të njëjtat garanci, rregulla dhe lehtësi, pa i ngarkuar me kosto financiare. Duhet vullnet i thjeshtë politik dhe i sinqertë, për t’u ekzekutuar kjo e drejtë”, tha Alibeaj.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Bluzë të stampuar me imazhin e kreut të PD-së me dy gishtat lart, Noka jep mesazhin nga foltorja: Free Berisha, free the opposition!

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Noka

TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e tij gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Noka teksa po fliste në foltore tërhoqi vëmendjen me zgjedhjen e tij në veshje ku u shfaq i veshur me një bluzë të zezë më një mbishkrim për Berishën.


Në bluz duket e shkruar mesazhi për kreun e PD-së. “Free Berisha, free the opposition” lexohet në bluzë, ndërsa është printuar edhe pamja e ish kryeministrit me dy gishtat lart.

2 VITE ME PARE

Rezultatet në PISA, Manastirliu: Edhe Gjermania u ul me 25 pikë! Pandemia dhe tërmeti ndikuan në performancën tonë

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së në interpelancën e thirrur nga deputetja Ina Zhupa, ka deklaruar se çështja e arsimit kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve.

Ajo u shpreh se erezultatet në ulje për vendin tonë kanë ardhur edhe si pasojë e disa faktorëve ndër të cilat listoi pandeminë dhe tërmetin. Ministrja shtoi se edhe vendet e zhvilluara si Gjermania që në 2022 u ul me 25 pikë.

“Çështja e arsimit kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve. Ne nuk fshihemi pas gishtit nuk pranojmë dot të themi që PISA ishte performancë që ka ecur në hapin që ne do të donim, por kemi bërë një analizë si një vlerësim që në kontekstin ndërkombëtar është lexuar nga ekspertët më të mirë. Për të dhënë një kontekst, ka vende shumë të zhvilluara si Gjermania që në 2022 u ul me 25 pikë. Performanca jonë ishte në ulje, por u ndikua nga disa faktorë, kemi bërë analizë për të marrë masa. Ka pasur faktorë që kanë ndikuar, si pandemia, tërmeti”, tha ajo.

2 VITE ME PARE

Rezultatet e PISA, Zhupa interpelancë me Manastirliun: Renditemi më poshtë se Palestina e Uzbekistani, është thelluar analfabetizmi

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në interpelancën e kërkuar me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u ndal te rezultatet e PISA-s. Zhupa tha se të dhënat e këtij raporti ishin trupëruese për Shqipërinë e cila renditet poshtë Palestinës dhe Uzbekistanit. Ajo shtoi se aftësitë e nxënësve janë kthyer pas në vitin 2000.

“Pas daljes së rezultateve të Pisës, që ishin të dhëna turpëruese. Ky është një raport që zhvesh propagandën dhe dëshmon rrënimin e sistemit parauniversitar në Shqipëri. Shqipëria kishte rënie më të madhe të ndonjë shteti në rajon, krahasuar dhe me veten që në vitin 2009. Ka rënë me 47-68-50 pikë. Ne renditemi më poshtë se Palestina, se Uzbekistani. Kishim rënie më të madhe se të gjitha vendet e tjera. Aftësitë e nxënësve tanë janë kthyer pas në vitin 2000. Është thelluar analfabetizmi. Jemi katandisur në tre fusha kryesore”, tha Zhupa.

2 VITE ME PARE

"Ky është narko shteti", Balla drejtuar opozitës: Ju dhemb në shpirt ç’keni humbur

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Ervin Salianji, tha se lënda narkotike e prodhuar në Lazarat ishte dy herë më e madhe se buxheti i shtetit kur ata ishin në qeveri. Balla tha se lufta kundër lëndëve narkotike po na garanton shkolla dhe komunitetet të sigurta. Ai shtoi se operacioni ‘Sundimi i ligjit’ po jep rezultate, për personazhet që i shmangen drejtësisë e që lëvizin nëpër lagje me armë.

"Në krahasim me vitin 2013 kur ministër i brendshmen ishte krye zëvendës lideri. Po citoj komandantin e bastionit të Guardia Di financias në 5 gusht 2013. “Në Lazarat lënda narkotike mund të arrij në 900 tonë dhe nga shitja mund të fitohen 4.5 miliardë euro’/ Kjo do të thotë që lënda narkotike e prodhuar në Lazarat ishte dy herë më e madhe se buxheti i shtetit kur ishit në qeveri. Ky është narko shteti. U mirëkuptoj, ju dhemb në shpirt ç’keni humbur.

Lufta kundër lëndëve narkotike po na garanton shkolla dhe komunitetet të sigurta. Gjatë operacioneve janë goditur 32 grupe kriminale dhe janë dërguar para drejtësisë 1225 persona, të cilat janë edhe koka, edhe prodhues, shpërndarës dhe trafikantë. Gjëja e mirë është se 98% të rasteve Prokuroria dhe Gjykata kanë miratuar masat ‘arrest në brug’. Jam shumë krenar sot që si ministër i brendshëm q Shqipërinë kemi anëtare të kolacioni8 kombëtare kundër drogave sintetike, dhe falë edhe votës këtu, kemi bërë hapa serioze në këtë aspekt, dhe lende të tjera.

Operacioni ‘Sundimi i ligjit’ po jep rezultate, për personazhet që i shmangen drejtësisë e që lëvizin nëpër lagje me armë. Për herë të parë po realizohen ekstradim nga vendet që nuk kemi pasur marrëveshje. Sa i përket krimit ekonomik, kemi dhjetëra raste me 4017 autorë, dhe po ashtu po ecim më pjesën e sekuestrimin e pasurive të paligjshme", tha Balla.

2 VITE ME PARE

"Rritje pagash për policët në korrik", u thirr në interpelancë nga Salianji, Balla: Goditjet kundër grupeve kriminale, vijojnë të intensifikohen

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë fjalës në interpelancën me deputetin demokrat Ervin Salianji, tha se goditjet e forta kundër grupeve kriminale, vijojnë të intensifikohen çdo ditë. Balla tha se sapo janë arrestuar në Spanjë dhe Itali dy kriminelë, të cilët do të ekstradohen në Shqipëri. Ai shtoi se aktualisht janë në fazën e fundit për të mundësuar një rritje të lartë të pagave për punonjësit e policisë së shtetit, në korrik.

“Ju falënderoj për mundësinë që më dhatë që përmes kësaj interpelance t’i raportoj publikut përpjekjet tona në luftën kundër kriminalitetin. Lajmi më i përhapur sot pavarësisht këndvështrimit tuaj, është certifikimi ndërkombëtar si një vend i sigurt turistik. Shqipërisë i është pastruar njëherë e përgjithmonë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumë-vjeçare.

Turistët fjalën e parë që artikulojnë është siguria dhe kjo nga turistët që vijnë nga vende që siguria është e lartë. E vërteta është se janë turistë që ndihen të sigurt të Shqipëri. Të nderuar kolegë, na duhet të kemi dhe t’i ofrojmë më shumë mbështetje policisë së shtetit. Jemi në fazën e fundit për të mundësuar një rritje të lartë të pagave për punonjësit e policisë së shtetit, në korrik.

Rezultatet e arritura deri më tani janë fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar. Në territorin e kësaj republike nuk mund të ketë të fortë mbi ligjin, ndaj qytetarëve. Lufta ndaj krimit të organizuara dhe siguria publike është prioriteti i kësaj qeverie. Goditjet e forta kundër grupeve kriminale, vijojnë të intensifikohen çdo ditë. Sapo janë arrestuar në Itali dhe Spanjë të cilët do të ekstradohen në Shqipëri”, tha Balla.

2 VITE ME PARE

Interpelancë me Ballën, Salianji: SPAK thotë se nivele të larta të Policisë bashkëpunojnë me krimin

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Ervin Salianji

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka thirrur sot në interpelancë në Kuvend, ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Salianji tha se një ndër arsyet ishte akuza që ka bërë ndaj Policisë së Shtetit, kreu i SPAK, Altin Dumani. Salianji tha se në operacionin më të fundit të policisë, vërehet kapja e shpërndarësve të drogës të niveleve të ulëta dhe jo të drejtuesve të tyre.

“Por lajmi më i rëndë që vërehet sot është vrasja e një çifti në Devoll, pra, pasiguria politike, situata e rëndë kriminale, trafiku dhe vjedhjet që janë kthyer në shqetësim për qytetarët, gjatë gjithë kohës së qeverisjes së PS-së, pavarësisht ndryshimeve të drejtuesve të policisë. Këto ngjarje kanë nxjerrë në pah paaftësinë e qeverisë për të reaguar.

Kriminelët kapin dhe drejtues të saj dhe ndërkohë që Policia kthehet në gjuetare të krimineleve për llogari të bandave rivale në qytete të ndryshme. Nga ana tjetër opinioni publik u trondit nga deklarata e kreut të SPAK, z. Altin Dumani, se për krimin e organizuar nuk bashkëpunojnë dot me Policinë e Shtetit për shkak të përfshirjes së saj në nivele të larta në bashkëpunim me krimin, fakte që ne si opozitë kemi vite që i denoncojmë. Nisur nga kjo deklaratë dhe gjendja e rënduar e krimit në Shqipëri kam kërkuar këtë interpelancë", tha Salianji.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Bardhi “lëshon” gojën me Erion Braçen: Mbylle, gore. Na acaron nervat që në mëngjes

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me deputetin socialist Erion Braçe pas tensioneve me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Dukefolur nga Foltorja, Bardhi i kërkoi Braçës që të mbyllte gojën, duke iu drejtuar atij me fjalën gore. Ndërkohë që Braçe i tha që t’i kërkonte falje për mënyrën se si iu drejtua Lindita Nikollës, pasi kjo e fundit nuk po i jepte fjalën.

“Kërkoj falje unë kur ka reflektim nga kryetarja e Kuvendit, ka edhe nga ana jonë. Po pra po, a ka mundësi ta mbyllësh gojën ti aty tani, gore, aty na acaron nerva që në mëngjes”, i tha Bardhi-Braçes.

 
2 VITE ME PARE

Kërkoi interpelancë më kryeministrin Rama, maxhoranca rrëzon kërkesën e Bardhit

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Kuvend

TIRANË- Maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi për interpelancë me kryeministri Edi Rama për investimin e medias italaine Rai3.  Bardhi që në nisje të seancës së sotme të Kuvendit shkaktoi debate ku më pas bllokoi foltoren për të marrë fjalën.

Ai kërkoi në nisje të seancës interpelancë me Edi Ramën ndërsa shtoi se kryeministri duhet të vijë të japë llogari për ndërhyrjen dhe presionin që bëri ndaj Rai 3 për dokumentarin mbi Shqipërinë. Ai shtoi se për të njëjtën çështje me të njëjtin objekt, një grup deputetësh në senatin italian kanë thirrur në interpelancë kryeministren e Italisë. Ndërkohë kjo kërkese e tij u rrëzua pasi maxhoranca votoi kundër.

2 VITE ME PARE

Bardhi: Telefonata e Ramës ndaj drejtori të "Rai 3", ndërhyrje e papërshtatshme në lirinë e medias

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Gazment Bardhi

TIRANA- Pasi bllokoi për disa minua foltoren e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit i është dhënë fjala nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. Bardhi tha se telefonata e Ramës ndaj drejtori është një ndërhyrje e papërshtatshme në lirinë e medias. Ai shtoi se Rama e ka telefonuar drejtorin e Rai-t me cilësinë si kryeministër dhe kjo ka të bëjë me veprimtarinë e tij si kryeministër.

“Rai3, telefonata e Ramës ndaj drejtori është një ndërhyrje e papërshtatshme në lirinë e medias. Vetë Rama ka pranuar telefonatën me drejtorin e Rai-t duke thënë se ishte duke mbrojtur Agaçin, që Rai3 e cilëson si avokat të trafikantëve. Por e gjitha lidhet me dyshimet për përfshirjen e Olsi Ramës në trafik droge.

Ndërsa çështja e parë tashmë shqyrtohet nga drejtësia, kryeministri duhet të shpjegojë pse ka trajtuar median italiane njëlloj siç trajton median në vend, ku nuk la redaksi në ven po i telefonuar personalisht që të mos jepnin denoncim in ndaj vëllait të tij. Ndërhyrja cënon lirinë e medias, por dëmton imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Piktori Edi Rama e ka telefonuar drejtorin e Rai-t me cilësinë si kryeministër, ka të bëjë me veprimtarinë e tij si kryeministër”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Interpelanca për emisionin e "Rai 3", Çuçi: Janë shpjeguar arsyet përse nuk mund të bëhet

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Bledi Çuçi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, sqaroi në seancën e sotme përse nuk është miratuar kërkesa e opozitës për interpelancë me kryeministrin lidhur me çështjen e transmetimit të emisionit në televizionin italian Rai 3. Çuçi tha se kjo çështje është shqyrtuar në Konferencën e Kryetarëve ditën e hënë.

"Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u bënë të qarta arsyet përse ajo interpelancë nuk mund të bëhet dhe aq më tepër në mënyrë urgjente. Nuk është çështje për interpelancë sipas përcaktimeve që bën rregullorja e Kuvendit. Këto sqarime janë bërë, ku edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD ka pasur kohën për të dhënë shpjegime", deklaroi Çuçi teksa duke u ndalur te pjesa e urgjencës, evidentoi edhe faktin që as Rai 3 vetë s'e ka me urgjencë transmetimin e pjesës së mbetur të emisionit.

2 VITE ME PARE

Interpelancë e refuzuar? Bardhi: Rama të vijë urgjentisht të japë llogari për presionin ndaj "Rai 3"

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Gazment Bardhi

TIRANA- Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi në nisje të seancës së sotme plenare interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Bardhi tha se kreu i qeverisë duhet të vijë të japë llogari për ndërhyrjen dhe presionin që bëri ndaj Rai 3 për dokumentarin mbi Shqipërinë. Ai shtoi se për të njëjtën çështje me të njëjtin objekt, një grup deputetësh në senatin italian kanë thirrur në interpelancë kryeministren e Italisë.

“Ju po e bëni rrugë që kërkesat për interpelancë të grupit të PD-së, një pjesë i keni futur në sirtar dhe nga ana tjetër kërkesat për interpelancë me kryeministrin as nuk e njoftoni seancën. Grupi i PD-së ka kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin mbi ndërhyrjen skandaloze që ka bërë mbi lirinë e medias mbi një kanal shtetëror italian. Ju keni vendosur ta refuzoni.

Sa herë thirret Rama për interpelancë ju e refuzoni sepse ai u ka dhënë urdhër dhe ju keni frikë. Unë nuk bie dakord me këtë vendim tuajin. Do të duhet të jetë seanca që vendos me votë nëse do të asgjësojë me votë një mekanizëm kontrolli të opozitës ndaj ekzekutivit. Ju keni edhe frikë t’i përmendni emrin Ramës, por Kuvendi nuk duhet të ketë frikë që ta thërrasë në seancë dhe as kryeministri nuk duhet të ketë frikë që të vijë.

Për të njëjtën çështje me të njëjtin objekt, një grup deputetësh në senatin italian kanë thirrur në interpelancë kryeministren e Italisë dhe të japë llogari kryeministrja e Italisë për veprimtarinë e Edi Ramës dhe të mos japë Rama kjo është jashtë cdo logjike”, tha ai.

2 VITE ME PARE

"Dua të votoj"/ Mesazhi i Diasporës në seancën plenare (FOTOLAJM)

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate

TIRANË- Protestuesit që kërkojnë të vendoset vota e emigrantëve kanë arritur që të futën në Kuvend. Duke u hedhur letra deputetëve të sallë dhe duke shpalosur një baner të madh në krye të Kuvendit, protestuesit kanë arritur që të japin mesazhin e tyre. 

"Dua të votoj 2025 nga Diaspora", ky është mesazhi që protestuesit kanë shpalosur në Kuvend. 

Na keni gënjyer për 1 vit e gjysmë, s’po na lejoni të votojmë”, është shprehur një nga aktivistët.

Vota e diasporës është një nga pikat kryesore të retorikës politike të mazhorancës dhe opozitës, ku të dyja kahet thonë se duan që emigrantët të votojnë, por nuk po bëhet asgjë në këtë drejtim.

2 VITE ME PARE

Agravon situata në Kuvend, Bardhi i shkon Nikollës në foltore

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate

TIRANË- Situata në Kuvend është agravuar që në nisje të seancës plenare. Kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka debatuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla në lidhje me respektimin e rregullores së Kuvendit.

Bardhi ka kërkuar interperlancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me investigimin e RAI 3. Por në momentin që Nikolla nuk e ka lejuar që ai të flasë, Bardhi ka shkuar në foltore dhe nuk ka lëvizur deri në momentin që ka marrë fjalën.

2 VITE ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvend

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ditën e sotme ditën e sotme. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar që Ministri i Brendshëm Taulant Balla të japë sqarime për situatën e kriminalitetit në vend dhe masat që kanë marrë për të frenuar atë që ai e quan trafik masiv të drogës.

Nga ana tjetër deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar në interpelancë ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu për rezultatet e testit ndërkombëtar të PISA-s që e ka renditur Shqipërinë mes 15 vendeve të fundit.

2 VITE ME PARE

Sot Kuvendi, opozita interpelancë me ministrat Balla dhe Manastirliu, çfarë pritet?

Rrëzohet kërkesa për interperlancë me Ramën/ Debate
Kuvendi


TIRANA- Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare që të nisë në orën 10:00. Dy prej ministrave kryesorë të kabinetit janë thirrur në interpelancë nga deputetët e opozitës.

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar që Ministri i Brendshëm Taulant Balla të japë sqarime për situatën e kriminalitetit në vend dhe masat që kanë marrë për të frenuar atë që ai e quan trafik masiv të drogës. Nga ana tjetër deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar në interpelancë ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu për rezultatet e testit ndërkombëtar të PISA-s që e ka renditur Shqipërinë mes 15 vendeve të fundit.

Ndërkohë, sot kalon për votim edhe projektligji për 'Albcontrol' dhe projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike.

RENDI I DITËS:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.4.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me ministrin e Brendshëm, zotin Taulant Balla, kërkuar nga
deputeti Ervin Salianji.(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

4. Interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

5. Projektligj “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

6. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

7. Projektligj “Për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e
Gjykatës”.

8. Projektligj “Për ratifikimin e protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet
ushqimore”.

9. Dekret nr. 295, datë 24.10.2023, “Për kthimin e ligjit nr. 77/2023 “Për disa shtesa
dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”.

10. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të bordit të Entit Rregullator të
Energjisë”.

11. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të bordit të Entit Rregullator të
Energjisë”.

12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

seance plenare 2 maj 2024

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje