LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për sigurimet shoqërore. Miratohet ligji për pronat shtetërore, opozita: I porositur nga oligarkët!

• Ka përfunduar seanca e sotme plenare në Kuvend. • Në përfundim të seancës, u ratifikua marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për sigurimet shoqërore, ku pritet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë. • Gjithashtu u miratua edhe projektligji për privatizimin e pronave shtetërore. • Që në nisje, ka pasur debate në lidhje me projektligjin për privatizimin e pronës shtetërore. • Deputetja demokrate, Dhurata Çupi kërkoi tërhiqjen e projektligjit pasi sipas saj është abuziv dhe klientelist. •  Ajo më tej shtoi se po synohet në mënyrë abuzive që pronat shtetërore tua japin oligarkëve. •  Në lidhje më këtë kërkesë të Çupit reagoi deputeti socialist, Eduard Shalsi u synimet janë të qarta dhe po sanksionojnë një të drejtë që është në Kodin Civil, asgjë më shumë, asgjë më pak. •  Propozimi i opozitës për ta hequr nga rendi i ditës nuk u miratua, pasi vetëm 5 deputetë opozuitarë votuan pro heqjes nga rendi i ditës. • Deputeti demokrat, Tritan Shehu në seancën e sotme mbajti interpelancë në lidhje me njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë luftës. • Interpelanca do mbahej me kryeministrin Edi Rama por ai nuk ndodhej në Shqipëri dhe interpelanca iu delegua ministres Elisa Spiropali. • Gjatë fjalës së tij Shehu tha se po tentohet në rajon të rivitalizohen metodat ultranacionaliste dhe se jemi në periudhën e rizgjimit të tyre jo vetëm në rajon. • Spiropali u shpreh se ky problem po përdoret si gjyle që vërtiten drejt Prishtinës me shpresë së shpërthimi andej të zgjidhë ndonjë problem. • Deputeti Tritan Shehu, ka marrë fjalën pas Spiropalit në vijim të interpelancës në lidhje me një rezolutë mbi gjenocidin serb në Kosovë. Nga foltorja e Kuvendit Shehu deklaroi se Kosova shumë larg njohjes përfundimtare.• Ai shtoi se Kuvendi duhet të miratojë rezolutën dhe jo të fshihet pas rezolutës së OKB për këtë çështje. • Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se pensionistët kanë të ardhurat më të ulëta se minimumi jetik, referuar të dhënave të INSTAT. • Tabaku shprehet se politika e pensioneve dështoi për të nxjerrë një shtresë të madhe nga niveli i varfërisë. • Deputetja Sorina Koti gjatë fjalës së saj në Kuvend ku po diskutohej për marrëveshjen për pensionet me Italinë u shppreh se ka paqartësi se cili legjislacion do të përdoret. • Ajo shton se skema e pensioneve në Shqipëri sipas saj është për së prapthi. • Koti shprehet se në Shqipëri shumica e qytetarëve punojnë në të zezë sepse shqiptarët e dinë që gjithsesi pensioni i tyre do të jetë minimal. • Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe i është përgjigjur deputetes demokrate, Jorida Tabaku e cila kërkoi reformim të skemës së pensioneve. Gonxhe tha se skema e pensioneve është më e suksesshmja që kanë patur ndonjëherë. • Ai tha se skema paguan pensione më të larta sesa pensioni maksimal administrative që ishte në 2014. • Deputeti Dashamir Shehi shprehet se kjo është një marrëveshje e rëndësishme, dhe sipas tij, duhen bërë përpjekje maksimale që të lidhen marrëveshje për pensione edhe me vende të zhvilluara europiane, që shqiptarët e regjistruar atje të përfitojnë pensione. • Deputeti Damian Gjiknuri u shpreh se nga marrëveshja mes dy vendeve përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë. • Ai tha se marrëveshja u arrit gjatë qeverisjes së Ramës, pasi ai intensifikoi raporet me Melonin dhe qeveritë e tjera italiane, ndërsa u shpreh se sfidë mbetet marrëveshja me Greqinë.

13 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Kuvendi ratifikon marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për sigurimet shoqërore, miratohet ligji për privatizimin e pronave shtetërore

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për
votimi

TIRANË- Në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen me Italinë për sigurimit shoqërore, ku pritet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë. Marrëveshja kaloi në Kuvend me 92 vota pro dhe asnjë kundër.

Më herët në seancë, në fjalën e tij në parlament, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor.

Gjatë diskutimit në Kuvend të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, Gonxhja detajoi disa nga përfitimet që do të kenë qytetarët shqiptarë nga kjo marrëveshje.

Në seancën e sotme, me 68 vota pro dhe 21 kundër, Kuvendi ka miratuar edhe projektligjin për privatizimin e pronës shtetërore. Kalimi për në seancë plenare me shpejtësi i projektligji për privatizimin e pronës shtetërore, hapi debate që në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteje, ku opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës, duke akuzuar mazhorancës për klientelizim dhe korrupsion.

 

2 VITE ME PARE

"Mungesë transparence", Zhupa akuza për Kumbaron: Treni në Syrin e Kaltër i është dhënë nënkryetarit të Bashkisë Sarandë

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për
ina zhupa, mirela kumbaro

TIRANË- Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur për linjën e trenit që është vendosur së fundi brenda parkut të Syrit të Kaltër për transportin e turistëve. Sipas saj ky është një tjetër abuzim me pushtetin.

Zhupa e pyeti ministren Mirela Kumbaro se çfarë e lidh nënkryetarin e Bashkisë Sarandë, Elton Dauti, me këtë investim privat.

"A është bashkëshortja e tij, Stela Qesari, aksionere e fshehtë e këtij biznesi?", pyeti më tej Zhupa. Ministrja refuzoi të përgjigjej ndërsa deputetja ngriti akuza për mungesë transparence.

Shërbimi privat me tren në Syrin e Kaltër ka nisur vetëm këtë sezon. Kompania që e ofron është “Saranda Taxi” pas së cilës ka dyshime që fshihet nënkryetari i Bashkisë Sarandë.

Të ardhurat nga ky shërbim janë të shumta pasi çdo ditë në Syrin e Kaltër gjatë sezonit sidomos shkojnë mijëra turistë, të cilët i paguajnë kompanisë private rreth 5 euro për transport.

2 VITE ME PARE

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 shqiptarë. Sfidë mbetet marrëveshja me Greqinë

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për
Damian Gjiknuri

TIRANË - Deputeti Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku po diskutohet për marrëveshjen e pensioneve me Italinë u shpreh se nga marrëveshja mes dy vendeve përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë. Ai tha se marrëveshja u arrit gjatë qeverisjes së Ramës, pasi ai intensifikoi raporet me Melonin dhe qeveritë e tjera italiane, ndërsa u shpreh se sfidë mbetet marrëveshja me Greqinë.

 GjinkuriShqipëria dhe Italia kanë qenë miq të përbashkët ndër histori. Mbi 500 mijë shqiptarë përfitojnë nga pensionet me Italinë. Vetëm gjatë qeverisjes së Ramës, për shkak të marrëdhënieve të veçanta të kryeministrit me Melonit, marrëveshja me pensionet u realizua. Qeveritë shqiptare dhe italiane aty kanë qenë dhe u realizua tani. Kjo është edhe arritje e Ministisë së Jashtme. Një falënderim meriton edhe parlamenti italian. Sfidë mbetet marrëveshja me Greqinë. Marrëveshja mbetet peng e disa gjërave, që duhet të zgjidhen. Kur të përfundojë edhe marrëveshja për pensionet me Greqinë, shqiptarët do ta ndjejnë ndryshimin.

2 VITE ME PARE

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Shehi: Shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Pensionistët sot mezi mbijetojnë

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për
Dashamir Shehi

TIRANË - Deputeti Dashamir Shehi në fjalën e tij në parlament ka komentuar marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë. Shehu shprehet se kjo është një marrëveshje e rëndësishme, dhe sipas tij, duhen bërë përpjekje maksimale që të lidhen marrëveshje për pensione edhe me vende të zhvilluara europiane, që shqiptarët e regjistruar atje të përfitojnë pensione.

ShehiNë Itali ka 480 mijë shqiptarë së paku që janë të regjistruar. Marrëveshja për pensionet me Italinë është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Është gjë shumë e mirë për shqiptarët që e përfitojnë. Italia tregon dhe njëherë se është një vend dashamirës. Kur reforma e pensioneve do të zbatohet pas një viti, do të dalin edhe disa probleme. Shpresoj që të bëhen marrëveshje edhe me shtetet e mëdha, ku punojnë shqiptarët. Të shikojmë edhe situatën e pensionistëve në Shqipëri, që janë në gjendjen më të keqe të mundshme. Pensionistët mezi mbijetojnë sot.

 

2 VITE ME PARE

Skema e pensioneve, Gonxhe: Paguan më shumë sesa pensioni maksimal administrativ që ishte në 2014

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për
Blendi Gonxhe

TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe i është përgjigjur deputetes demokrate, Jorida Tabaku e cila kërkoi reformim të skemës së pensioneve. Gonxhe tha se skema e pensioneve është më e suksesshmja që kanë patur ndonjëherë. Ai tha se skema paguan pensione më të larta sesa pensioni maksimal administrative që ishte në 2014.

“Duhet të ndalem pak te pjesa e dështimit të reformës, që sipas të dhënave nuk ka rezultuar i tillë, përkundrazi është një nga më të suksesshmet në fushën e pensioneve. Në 2014 defici ishte 2% e GDP dhe tendenca ishte në thellim, duke rrezikuar qëndrueshmërinë financiare të të gjithë skemës.

Pensionet që jepte skema ishin shumë të ultë dhe me tavane për pensione maksimale duke dekurajuar qytetarët  të merrnin pjesë, apo të vazhdonin punësimin duke deklaruar pagat reale. Ajo reforma bëri të mundur që të frenohet deficiti. Falë kësaj reforme dhe luftës kundër informalitetit që qeveria ka bërë dhe vazhdon të bëjë çdo ditë është rritur numri i kontribuuesve dhe të ardhurave kontributeve nga rreth 600 mijë në vitin 2014, sot janë 827 mijë.

Nga 61 miliardë lekë të ardhura kontributive në vitin 2014 jemi në 124.6 miliardë në vitin 2023. Skema paguan pensione më të larta sesa pensioni maksimal administrative që ishte në 2014. Pensioni është kontribut i drejtpërdrejt i kontributeve të paguara, dhe jo tavane administrative arbitrare”, tha Gonxhe.

2 VITE ME PARE

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Koti: Ka paqartësi se cili legjislacion do të përdoret. Në Shqipëri më shumë përfitues se kontribues

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për
Sorina Koti

TIRANË - Deputetja Sorina Koti gjatë fjalës së saj në Kuvend ku po diskutohej për marrëveshjen për pensionet me Italinë u shppreh se ka paqartësi se cili legjislacion do të përdoret. Ajo shton se skema e pensioneve në Shqipëri sipas saj është për së prapthi. Koti shprehet se në Shqipëri shumica e qytetarëve punojnë në të zezë sepse shqiptarët e dinë që gjithsesi pensioni i tyre do të jetë minimal.

Koti: Italia ka miratuar minimin jetik 900 euro, ne e kërkojmë 200 euro. Kemi ende një paqartësi se cili legjislacion do te përdoret. Për fat të keq skema e pensioneve në Shqipëri është për së prapthi. Janë më shumë përfitues se kontribues. Kemi punën në të zezë shum të lartë, sepse shqiptarët e dinë që pension i i tyre do të jetë minimal. Ndihma ekonomike sociale me vlera qesharake. Vlera katastrofë. Shteti italian e ka legjisacioni e përcaktuar, njerëzit atje jetojnë me dinjitet. Në vendin tonë mendohet vetëm si të gllabërohen paratë e shëqiptarëe.

2 VITE ME PARE

Tabaku: Politika e pensioneve dështoi. 80% e tyre me pagat më të ulëta se minimumi jetik

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për
Jorida Tabaku

TIRANË - Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se pensionistët kanë të ardhurat më të ulëta se minimumi jetik, referuar të dhënave të INSTAT. Tabaku shprehet se politika e pensioneve dështoi për të nxjerrë një shtresë të madhe nga niveli i varfërisë.

Tabaku: Sot pensionistët e kanë pensionin e pjesshëm. Të dhënat e INSTAT theksojnë se 80- përqind e tyre i kanë të ardhurat më të ulëta se minimui jetik, që është i përllogaritur nga Eurostat.

Shpenzimet në sektorin e pagesave të drejtpërdejta kanë zbritur në nivelin minimal në 2023 krahasuar me treguesit para pandemisë. Këto tregues pohojnë se politika e pensioneve dështoi në masë. Dështoi për të nxjerrë një shtresë të madhe të popullsisë nga niveli i varfërisë.

 

2 VITE ME PARE

Interpelanca për gjenocidin serb, Spiropali i përgjigjet Shehut: Kërkojnë të bëjë politikë të brendshme me viktimat e Millosheviçit

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për
Spiropali

TIRANË- Kryeministri, Edoi Rama nuk ishte pjesë e seancës së sotme në Kuvend për interpelancën me Shehun pasi ndodhet në Malin e Zi në samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian. Interpelanca iu delegua ministres Elisa Spiropali. Në lidhje me këtë delegim reagoi edhe Shehu i cili u shpreh se nuk është parashikuar në Rregulloren e Kuvendit. Edhe pse e kundërshtoi këtë delegim Shehu e mbajti interpelancën. Duke zëvendësuar kryeministrin, ministrja Elisa Spiropali iu përgjigj akuzave të deputetit demokrat.


Spiropali u shpreh se ky problem po përdoret si gjyle që vërtiten drejt Prishtinës me shpresë së shpërthimi andej të zgjidhë ndonjë problem këtej. Sipas saj në 10 vite qeveria Rama ka bërë ndarje të prerë ndërsa tha se Shqipëria dhe shqiptarët po dëshmohen si faktor i pashmangshëm në rajonin tonë të trazuar. 

 Nuk ka gjë më të ligë në politiken e brendshme të një vendi kur thellësinë e problemit të brendshëm e projektin jashtë. Dhe ca më keq akoma kur nga një vend si Shqipëria ky problem përkthehet në gjyle që vërtiten drejt Prishtinës me shpresë së shpërthimi andej të zgjidhë ndonjë problem këtej.

Ka 10 vite që qeveria Rama dhe shumica jonë ka bërë ndarje të prerë nga ai lloj e soj që bëhet duke folur me veten për të dëgjuar jehohën e asaj që po vetë po themi. Po të duam të harrojmë ne, apo analashkoni ju, është fakti që Shqipëria dhe shqiptarët po dëshmohen si faktor i pashmangshëm në rajonin tonë të trazuar dhe për 2 asyre kryesore, e para sepse minmalisht po dëshmon aftësi shtetformuese dhe dhe dinjitetn në çfarë po bën qeveria jonë, jemi në dakordi me të gjithë partnerët tanë për strategjitë.

Tirana jonë piolitike e sheh një pjesë të konsiderueshme të aktivitetit të saj në politikën e saj me sytë nga Prishtina dyke u lutur edhe shpresuar që edhe Kosova dhe autoritetet e saj legjitime të harmonizojnë çdo hap me aletatët e përbashkët strategjik. Ne respektojmë vullnetin e autoriteteve të Kosovës në vendimmarrjen e tyre, por edhe nga ana tjetër mund të ndodhë që edhe ndonjë hap i tyre të mos jetë i sinkronizuar me hapat tonë, që i përsëris janë në harmoni me orkestrën e aleatëve tanë strategjikë.

2 VITE ME PARE

Interpelanca me Ramën për gjenocidin serb në Kosovë/ Tritan Shehu: Zoti kryeministër është në arrati! Doni të kontribuoni në varrosjen e së vërtetës?

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për
Shehu

TIRANË- Deputeti demokrat, Tritan Shehu në seancën e sotme plenare ka kërkuar interpelancë me kryeministrin, Edi Rama në lidhje me njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë luftës.

Kryeministri nuk ishte pjesë e seancës së sotme në Kuvend pasi ndodhet në Malin e Zi në samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian. Interpelanca iu delegua ministres Elisa Spiropali. Në lidhje me këtë delegim reagoi edhe Shehu i cili u shpreh se nuk është parashikuar në Rregulloren e Kuvendit. Edhe pse e kundërshtoi këtë delegim Shehu e mbajti interpelancën.

“Në rregullore nuk shkruhet se delegohet interpelanca. Kryeministri nuk do të japë përgjigje për çështjen, të mos ballafaqohet. Unë kam qenë dakord edhe të shtyhet pak nëse e ka të pamundur të jetë tani”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij Shehu tha se sot jemi në periudhën e rizgjimit të tyre jo vetëm në rajon. Ai përmendi Rusinë me agresionin e saj dhe jo vetëm. Shehu ngreu disa pyetje ndër të cilat ishte edhe a është gati qeveria që mbështë rezolutën e Kosovës.


“Zoti kryeministër është në arrati. Është e kotë të bluajmë teatër. Më duket e rëndësishme, po tentohet në rajon të rivitalizohen metodat ultranacionaliste. Sot jemi në periudhën e rizgjimit të tyre jo vetëm në rajon. Dua të përmend Rusinë me agresionin e saj dhe jo vetëm. Mbështesni ju rezolutën e Kosovës. A mendoni se duhet të sensibilizohemi me këtë ngjarje? A jeni gati të asistoni Kosovën si qeveri në përpunimin e materialit dhe dërgimin e tyre në organizma ndërkombëtare? Apo me pasivitetin tuaj doni të kontribuoni në varrosjen e së vërtetës?”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Kuvendi nis me tensione, deputetja e PD-së debat me Shalsin: Të hiqet nga rendi i ditës pr.ligji për Privatizimin, po u jepni pronat oligarkëve

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për
Shalsi

TIRANË- Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me debat në lidhje me projektligjin për privatizimin e pronës shtetërore. Deputetja demokrate, Dhurata Çupi kërkoi tërhiqjen e projektligjit pasi sipas saj është abuziv dhe klientelist. Ajo më tej shtoi se po synohet në mënyrë abuzive që pronat shtetërore tua japin oligarkëve.

“Eshte nje ligj antikushtetues, qe shkatërron vendin. Po synoni ne mënyre abuzive qe pronat shtetërore të ja jepni privatit, te ja jepni oligarkëve. Po kërkoni te jepni pronën publike tek Teatri dhe shume prona te tjera. Zonja Kryetare e Kuvendit. Ju kërkoj ta tërhiqeni këtë ligj”, tha ajo.

“Ju kërkoj ta tërhiqni këtë pr.ligj, është antikushtetues, i porositur që do të marrë edhe  ato pak prona shtetërore që i kanë mbetur shtetit, pronat shtetërore do i jepen privatit për kulla. Pr.ligj që i jepen klientëve të qeverisë që kanë marrë në bregdet pronat me ligjin për investimet strategjike, është ligj antikushtetues, shkatërron vendin. Vetëm kryeministria do mbetet nesër se atë nuk e lëshon, çdo godinë shtetërore do i jepet privatit”, shtoi Çupi.

Në lidhje më këtë kërkesë tëe Çupit reagoi deputeti socialist Eduard Shalsi. Ai u shpreh se si iniciues i këtij propozimi çdo godinë do ti jepet privatit pasi sipas tij Çupi nuk është mirëinformuar. Shalsi shtiu se synimet janë të qarta, po sanksionojnë një të drejtë që është në Kodin Civil, asgjë më shumë, asgjë më pak.

“Unë jam iniciuesi i këtij propozimi. Çdo godinë shtetëror e do i jepet privatit. Ja u thash dhe atë ditë, në rastin më të mirë jeni e painformuar, në rastin më të keq me ligësi kërkoni të dezinformonani. Pse nuk qëndruar në komisionin e ligjeve teksa jepja argumente. Pse nuk dëgjove rastet kur qeveria e kaluar kishte shkëmbyer prona me privatin. Synimet janë të qarta, po sanksionojmë një të drejtë që është në Kodin Civil, asgjë më shumë, asgjë më pak," tha ai.


Propozimi i opozitës për ta hequr nga rendi i ditës nuk u miratua, pasi vetëm 5 deputetë opozuitarë votuan pro heqjes nga rendi i ditës.

2 VITE ME PARE

Projektligji për privatizimin e pronave shtetërore, Korreshi: U prish investimi e u ndërtuan kulla

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për
Saimir Korreshi

TIRANA- Seanca e sotme në Kuvend ka nisur mes debatesh në lidhje me projektligjin për privatizimin e pronave shtetërore. Deputeti opozitar Saimir Korreshi tha, drejtuar mazhorancës, se pronat një herë i dhanë me qira dhe pastaj u prish investimi 2150 përqind e u ndërtua kulla. Ai tha me ironi që tu vënë amendamentin se si vidhet më mirë.

"Pronat një herë i dhatë me qira, pastaj u prish investimi 2150 përqind e u ndërtua kulla. Po ndërroni tokat në dell kanali me tokat shtetërore. Na vini edhe amendamentin se si vidhet më mirë", tha ai.

2 VITE ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvend

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për
Foto ilustruese

TIRANA- Ka nisur seanca plenare në Kuvend. Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvedit, në seancën e sotme janë parashikuar të diskutohen 11 pika. Fillimisht do të jetë interpelanca e kërkuar nga deputeti demokrat Tritan Shehu me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, ku në total Shehu ka parashtruar 19 pyetje për këtë temë. Pas interpelancës, do të jetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu që do t’i përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Më tej, sipas rendit të ditës, Kuvendi do të diskutojë një seri marrëveshjesh, duke nisur nga ajo e Interpol, e cila vjen në kuadër të Konferencës së 51-të të Interpol, që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Tiranë. Po ashtu, pritet të diskutohet dhe marrëveshja e pensioneve me Italinë dhe një marrëveshje në fushën e arsimit. Gjithashtu, gjatë seancës së sotme në Parlament pritet të diskutohet dhe një akt normativ, si dhe dy pr/ligje.

Rendi i ditës me pika:

I. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.5.2024.

2. Njoftime.

3. Interpelance me Kryeministrin, zotin Edi Rama kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.

4. Pyetje e deputetes Erisa Xhixho drejtuar Ministres së Arsimit dhe Sportit, Zonjës Ogerta
Manastirliu.

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës
së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore” .

6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës
Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, mbi privilegjet dhe imunitetet për
Konferencën e 51-të Rajonale Evropiane, që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2024”.

7. Projektligj “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet qeverisë së Republikës
së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për
programin e shkëmbimit akademik “Fulbright” .

8. Projektligj ·’Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9967, date 24.7.2008, “Për miratimin e
aktit normativ nr. 4, date 9.7.2008, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive
tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve
kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve'”‘, miratuar me ligjin nr. 9967, date
24.7 .2008,te ndryshuar”.

9. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Këshillit të
Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit”.

I 0. Projektligj “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”.

II. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

2 VITE ME PARE

Nga interpelanca Shehu-Rama, te marrëveshja e pensioneve me Italinë, ç'pritet të ndodhë në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për

Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte në seancën e radhës plenare, që pritet të fillojë në orën 10:00. Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvedit, në seancën e sotme janë parashikuar të diskutohen 11 pika.

Fillimisht do të jetë interpelanca e kërkuar nga deputeti demokrat Tritan Shehu me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, ku në total Shehu ka parashtruar 19 pyetje për këtë temë. Pas interpelancës, do të jetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu që do t’i përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Më tej, sipas rendit të ditës, Kuvendi do të diskutojë një seri marrëveshjesh, duke nisur nga ajo e Interpol, e cila vjen në kuadër të Konferencës së 51-të të Interpol, që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Tiranë. Po ashtu, pritet të diskutohet dhe marrëveshja e pensioneve me Italinë dhe një marrëveshje në fushën e arsimit. Gjithashtu, gjatë seancës së sotme në Parlament pritet të diskutohet dhe një akt normativ, si dhe dy pr/ligje.

Rendi i ditës me pika:

I. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.5.2024.

2. Njoftime.

3. Interpelance me Kryeministrin, zotin Edi Rama kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.

4. Pyetje e deputetes Erisa Xhixho drejtuar Ministres së Arsimit dhe Sportit, Zonjës Ogerta
Manastirliu.

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës
së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore” .

6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës
Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, mbi privilegjet dhe imunitetet për
Konferencën e 51-të Rajonale Evropiane, që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2024”.

7. Projektligj “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet qeverisë së Republikës
së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për
programin e shkëmbimit akademik “Fulbright” .

8. Projektligj ·’Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9967, date 24.7.2008, “Për miratimin e
aktit normativ nr. 4, date 9.7.2008, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive
tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve
kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve'”‘, miratuar me ligjin nr. 9967, date
24.7 .2008,te ndryshuar”.

9. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Këshillit të
Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit”.

I 0. Projektligj “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”.

II. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Mbyllet seanca plenare/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për

seance plenare 16 maj 2024

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët