All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën/ Osmani falenderon PE-në: E mbajtët premtimin e dhënë! Eurodeputeti: Nga 1 janari, qytetarët mund të lëvizin të lirë

•Nënshkruhet në Strasburg akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. •Pas nënshkrimit të vendimit, hapi i fundit mbetet botimi në Gazetën Zyrtare. •Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten tha se lëvizja pa viza drejt BE-së për qytetarët e Kosovës do të nis nga 1 janari 2024. •Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen. •Në ceremoninë e nënshkrimit e cila nisi më 14:45 dhe zgjati rreth 1 orë, morën pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. •Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Parlamentit Evropian, dhe u drejtua nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola. •Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një përfaqësues i Suedisë, meqë ky shtet kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë. •Zëvendeëskryeministri i kosovës, Besnik Bislimi ka qenë një ndër të parët që ka reaguar pas nënshkrimit të vendimit. •Ai e konsideroi këtë proces të gjatë dhe me shumë pengesa, por që në fund u përmbyll me sukses, falë punës së qeverisë. •Ai përmendi faktin se qytetarët e Kosovës kanë pritur më shumë se 12 vjet, ndërsa i falënderoi ata për durimin. •Pas nënshkrimit të aktit ligjor për liberalizimin e vizave, Qeveria e Kosovës ka thënë se Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët do mund të ndihen evropianë. •Presidentja Vjosa Osmani gjithashtu ka reaaguar duke ka falenderuar Parlamentin Evropian për nënshkrimin e vendimit. •Metsola ka uruar qytetarët e Kosovës duke u shprehur se ky është një moment krenarie për Parlamentin Evropian i cili sot dha përfundimisht dritën jeshile në këtë proces. •Një ditë më parë, më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. •Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024. 

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Qeveria: Tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë

Nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për
Qeveria e Kosovës
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Pas nënshkrimit të aktit ligjor për liberalizimin e vizave, Qeveria e Kosovës ka thënë se Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët do mund të ndihen evropianë. Përmes një deklarate për media, ata theksuan se liberalizimi i vizave ishte një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili më në fund u arrit të përmbyllej me sukses. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave. 

“Pas shumë viteve pritjesh, në një ceremoni të organizuar në Parlamentin Evropian në Strasburg, u nënshkrua zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendimi u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian dhe Këshillit, respektivisht nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Jessika Rosëall, Ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë. Prezent në këtë ceremoni ishte dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla”, thuhet në njoftim.

Vendimi i nënshkruar sot do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga data 1 janar 2024. 

3 VITE ME PARE

Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Osmani falenderon kryetaren e PE-së: E mbajtët premtimin e dhënë

Nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka falenderuar Parlamentin Evropian për nënshkrimin e vendimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, ditën e sotme në Strasburg. 

"Faleminderit e dashur Roberta për mbështetjen tuaj të palëkundur dhe mbajtjen e premtimit të dhënë për popullin e Kosovës”, ka shkruar Osmani. 

Pas nënshkrimit të vendimit, hapi i fundit mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare. Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.  

3 VITE ME PARE

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Daçiç: I pamerituar, nuk janë respektuar marrëveshjet

Nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se vendimi i Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Kosovën është një vlerësim të pamerituar për qeverinë e saj. Gjatë një interviste për mediat serbe, Daçiç u shpreh se para se të merret vendimi për liberalizimin e vizave, komuniteti ndërkombëtar duhet të shohë nëse Kosova ka respektuar marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel.

“Ajo që po ndodh sot është sikur po përjetojmë një amnezi koleketive. Parlamenti Europian miratoi liberalizimin e vizave, pavarësisht faktit se Kosova nuk ka përmbushur asnjë detyrim në Bruksel, për marrëveshjet e firmosura”, tha Daçiç.

Një ditë më parë, më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Parlamentit Evropian, dhe u drejtua nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola. Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një përfaqësues i Suedisë, meqë ky shtet kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë. 

3 VITE ME PARE

'Qytetarët e Kosovës do të lidhen ngushtë me evropianët'/ Hiqen vizat në Kosovë, Metsola: Moment krenarie për Parlamentin Evropian

Nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për

KOSOVË-  Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e cila mori pjesë në nënshkrimin e aktit ligjor për liberalizimin e vizave ka uruar qytetarët e Kosovës për mbylljen me sukses të këtij procesi të rëndësishëm për vendin. Përmes një postimi në rrjete Twitter, Metsola shkruan se ky është një moment krenarie për Parlamentin Evropian i cili sot dha përfundimisht dritën jeshile në këtë proces. 

Nënshkruar, vulosur, dorëzuar. Moment krenarie për Parlamentin Evropian, pasi sot dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave me Kosovën. Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës – të udhëtojë, të bëjë biznes, të thellojë lidhjen me evropianët”, ka shkruar Metsola në Twitter.

Pas nënshkrimit të vendimit, hapi i fundit mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare. Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.  

3 VITE ME PARE

'Edhe ne jemi pjesë e Evropës'/ Nënshkruhet vendimi për heqjen e vizave në Kosovë, Bislimi: Ishte proces i gjatë e me shumë pengesa

Nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për
Besnik Bislimi

KOSOVË- Zëvendeëskryeministri i kosovës, Besnik Bislimi ka qenë njëndër të parët që ka reaguar pas nënshkrimit të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovës, në Strasburg. Ai e konsideroi këtë proces të gjatë dhe me shumë pengesa, por që në fund u përmbyll me sukses, falë punës së qeverisë. Ai përmendi faktin se qytetarët e Kosovës kanë pritur më shumë se 12 vjet, ndërsa i falënderoi ata për durimin. 

“Ka qenë një proces i gjatë, i vështirë dhe me shumë pengesa. Ka marrë 12 vjet kohë. Kishte ngecur në Këshill për shumë vjet. Por, kemi punuar ngushtë me të gjitha shtetet anëtarë që kjo të bëhej e mundur. Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët për durimin. Do të bëjmë fushata për t’i njoftuar ata se çfarë është dhe çfarë nuk është liberalizimi”, u shpreh Bislimi.

Sipas tij, me heqjen e liberalizimit të vizave kosovarët do të ndjehen më evropianë.

Është mesazh për qytetarët se edhe ne jemi pjesë e Evropës. Ka të bëjë me studentët, sportistët, të cilët mund ta eksplorojnë Evropën”, deklaroi Bislimi.

Një ditë më parë, më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Parlamentit Evropian, dhe u drejtua nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola. Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një përfaqësues i Suedisë, meqë ky shtet kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë. 

3 VITE ME PARE

Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave në Kosovë, eurodeputeti holandez: Nga 1 janari, qytetarët mund të lëvizin të lirë

Nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për
Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave

KOSOVË- Nënshkruhet në Strasburg akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten në një konferencë për media pas nënshkrimit të aktit ligjor për vizat, tha se më në fund qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza drejt Evropës. Ai shtoi se lëvizja pa viza drejt BE-së për qytetarët e Kosovës do të nis nga 1 janari 2024.

Më në fund para gjysmë ore nënshkruam aktin ligjor që u mundëson qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm drejt BE-së pa viza. Më në fund udhëtimi drejt BE-së për pushime, vizita familjare, udhëtime biznesi do të jetë më e lehtë.  Nga 1 janari 2024 të paktën bartësit e pasaportës kosovare do të mund të udhëtojnë drejt BE-së pa viza. Dua të falënderoj ish-raportuesen për Kosovën dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon për punën e suksesshme që ka bërë në muajt e kaluar për këtë proces”, tha eurodeputeti holandez. 

Reuten shtoi se Kosova i kishe përmbushur kriteret për heqjen e vizave shumë vite më parë.

Kosova ka punuar shumë për të përmbushur të gjitha kushtet dhe i ka plotësuar ato shumë vite më parë. Nuk është vetëm moment i rëndësisë së madhe për Kosovën, është i rëndësishëm edhe për ne, sepse BE-ja më fund po e përmbush premtimin e saj për Kosovën”, tha Reuten.

Një ditë më parë, më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Parlamentit Evropian, dhe u drejtua nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola. Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një përfaqësues i Suedisë, meqë ky shtet kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë. 

liberalizimi i vizave per kosoven

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët