LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Erden Atiç betohet si kryetari i ri Mitrovicës së Veriut/ Nis menjëherë nga puna, emëron nënkryetaren e Komunës, Lista serbe: Durimit i ka ardhur fundi!

•Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, sot është mbajtur seanca solemne e betimit të kryetarit të ri të kësaj komune, Erden Atiç nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. •Në nisje të seancës, kryetari i Kuvendit, Nexhat Uglajni ka konfirmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet për procedurën e betimit. •Pas kësaj, Atiç ka marrë fjalën dhe ka kryer betimin. •Nuk ka humbur kohë dhe ka marrë vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës së Veriut. •Ai ka emëruar Katerina Agjançiç nga komuniteti serb si nënkryetare të Komunës. •Ai ka dhënë një deklaratë për mediat ku është shprehur se do të punojë pa dallim dhe pa diskriminim me të gjithë qytetarët. •Pas betimit të Atiç, Lista Serbe, që refuzoi të marrë pjesë në zgjedhjet që e nxorën Atiçin kryetar, mbajtën një konferencë për media. •Përfaqësues të Listës serbe thanë se Albin Kurti duhet të ndalë siç thanë ata përndjekjen e serbëve, ose pas 1 qershorit do të tregojnë format e tyre të rezistencës. •Atiç fitoi zgjedhjet për kryetar të veriut të Mitrovicës në zgjedhjet e 23 prillit. •Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill, Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave. •Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor. •Nuk ka ende një njoftim se kur do të kryhet procedura e betimit për 3 kryetarët e tjerë, ndërkaq theksojmë se sot shtetet e QUINT-it u kanë bërë sërish thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konflikt. •Godina e komunës është monitoruar nga  misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR për të shmangur çdo lloj incidenti të mundshëm.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Reuters shkruan për betimin e kryetarit të ri në Mitrovicë të Veriut: Merr detyrën në zonën e kontrolluar nga serbët

Erden Atiç betohet si kryetari i ri Mitrovicës së Veriut/ Nis
Mitrovica e Veriut

KOSOVË- Një kryetar komune nga partia shqiptare etnike në pushtet e Kosovës u betua në detyrë në gjysmën me shumicë serbe të qytetit të ndarë të Mitrovicës të premten një muaj pas zgjedhjeve lokale që u bojkotuan nga serbët lokalë. Rreth 50,000 serbë që jetojnë në katër komuna veriore të Kosovës iu shmangën votës në shenjë proteste se kërkesat e tyre për më shumë autonomi nuk janë përmbushur, një tjetër shenjë se një marrëveshje paqeje e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në mars nuk po funksionon.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 3.47% dhe serbët vendas thanë se nuk do të punonin me kryetarët e rinj në katër komunat - të gjithë nga partitë shqiptare etnike, sepse ata nuk i përfaqësojnë ata. Serbët në rajon nuk e kanë pranuar kurrë shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nga Serbia, një dekadë pas një kryengritjeje guerile kundër sundimit represiv serb, dhe ende e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre.

"Unë do të punoj me të gjithë ekipin tim për të gjithë qytetarët pa asnjë diskriminim," tha kryetari i ri i komunës Erden Atiç pas ceremonisë pranë urës kryesore mbi lumin që ndan anët kryesisht serbe dhe shqiptare të Mitrovicës.

Ishte e paqartë se kur do të betoheshin kryetarët e rinj të tre komunave të tjera. Igor Simiç, nënkryetari i Listës Serbe, partia më e madhe serbe e Kosovës e mbështetur nga Beogradi, tha se kishte caktuar 1 qershorin si afat për autoritetet e Kosovës për të ndaluar atë që ai e quajti frikësimin, persekutimin dhe arrestimet e paligjshme të serbëve vendas.

Duke folur për gazetarët në Mitrovicë, ai tha se partia e tij deri më tani kishte arritur me përpjekje pothuajse mbinjerëzore për të frenuar njerëzit dhe për të parandaluar një ndezje të dhunës gjatë inaugurimit të Atiç. Petar Petkovic, kreu i Zyrës së Serbisë për Kosovën, tha se investimi i Atiqit përbënte okupim nga qeveria e Kosovës.

"Çdo pushtim ka një fund dhe ky do të përfundojë kur serbët të vendosin kështu," tha ai në një konferencë shtypi në Beograd.

Vendet perëndimore, mbështetësit kryesorë të Kosovës, thanë se megjithëse votimi i prillit u zhvillua ligjërisht, rezultatet nuk do të sillnin përparim për shkak të bojkotit serb.

"Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa...që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin," tha në një deklaratë i ashtuquajturi grupi Quint i Shteteve të Bashkuara, Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë.

Shqiptarët etnikë përbëjnë një shumicë prej më shumë se 90% në Kosovë, por vetëm një pakicë të vogël në veri. Plani i mbështetur nga perëndimi, i pranuar verbalisht nga qeveria e Kosovës dhe ajo serbe në mars, synonte të qetësonte tensionet duke u dhënë serbëve vendas më shumë autonomi, me qeverinë kombëtare në Prishtinë që ruante autoritetin përfundimtar.

Zyrtarët serbë në veri dhanë dorëheqjen kolektive në nëntor 2022 në shenjë proteste ndaj planit të qeverisë së Prishtinës për të zëvendësuar targat serbe të makinave që datojnë nga epoka e para-pavarësisë me targa të Kosovës. Serbët vendas, të cilët ende marrin subvencione dhe përfitime nga Beogradi, zotohen të mos marrin pjesë në asnjë zgjedhje deri në zbatimin e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare të ndërmjetësuar nga BE për të krijuar një asociacion të komunave gjysmë autonome serbe.

3 VITE ME PARE

Osmani: Kryetarët e komunave veriore të betohen brenda afateve ligjore

Erden Atiç betohet si kryetari i ri Mitrovicës së Veriut/ Nis
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se e rëndësishme që kryetarët e rinj të katër komunave në veri të Kosovës, të kryejnë betimin brenda afateve ligjore. Komunat në veri - Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku - janë të banuara me shumicë serbe.

Disa orë pas betimit të Erden Atiqit, si kryetar i Mitrovicës së Veriut, Osmani ka thënë se kryetarët e asaj pjese, duhet t’i bindin qytetarët se projektet do të jenë në të mirë të tyre.

“Shërbimet administrative janë në të mirë të tyre, siguria është në të mirë të tyre. Projektet ekonomike i fuqizojnë ata, pra secili veprim është për të mirën e qytetarëve dhe jo të kundërtën, dhe ne presim që të gjitha këto procedura të shkojnë pa ndonjë problem dhe pa ndonjë tension”.

Sipas presidentes, edhe mbajtja e zgjedhjeve në muajin prill të këtij viti ka qenë obligim ligjor dhe kushtetues.

“Ajo që e ka shtyrë këtë situatë ka qenë dorëheqja e ish- kryetarëve të komunave në veri”, ka thënë Osmani, duke shtuar se bojkotimi i zgjedhjeve nga pjesëtarët e komunitetit serb nuk ka qenë vullnetar, por i detyruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“...dhe është zbatuar nga strukturat e tij ilegale dhe kriminale në veri të Kosovës, të cilat vazhdimisht kanë frikësuar, shantazhuar dhe kërcënuar qytetarët serb në veri”.

Kryetarët e rinj, të gjithë nga partitë shqiptare, janë zgjedhur në zgjedhjet e mbajtura në prill, në komunat veriore – të banuara me shumicë serbe – pas dorëheqjeve të kryetarëve paraprakë, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Këtë proces zgjedhor e kanë bojkotuar një pjesë e mirë e qytetarëve.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhje kanë dalë 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor. Thirrjet për bojkot i ka bërë Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë - e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Të premten, shtetet e QUINT-it kanë shprehur shqetësimin e tyre për zgjedhjet lokale të mbajtura në veri të Kosovës më 23 prill, duke thënë se ato nuk përbëjnë zgjidhje politike të qëndrueshme afatgjatë për komunat e përfshira, për shkak të bojkotit nga komuniteti serb.

QUINT-i përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, këto shtete u kanë bërë thirrje të gjithë aktorëve “që urgjentisht të punojnë së bashku mes vete të gjitha palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme, përfaqësuese dhe pjesëmarrëse në këto komuna”.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut/ Kërcënon Lista Serbe: Durimit i ka ardhur fundi! Kurti ka kohë deri më 1 qershor

Erden Atiç betohet si kryetari i ri Mitrovicës së Veriut/ Nis
Lista Serbe

SERBI- Pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës Veriore, Erden Atiç, Lista Serbe, që refuzoi të marrë pjesë në zgjedhjet që e nxorën Atiçin kryetar, mbajtën një konferencë për media. Përfaqësues të Listës serbe thanë se Albin Kurti duhet të ndalë siç thanë ata përndjekjen e serbëve, ose pas 1 qershorit do të tregojnë format e tyre të rezistencës. Ka qenë ish-deputeti i kësaj liste, Igor Simiç i cili bashkë me ish-kryetarët e komunave në veri të vendit ka thënë se më datë 1 qershor do të tregojnë format e tyre të rezistencës por pa dhënë detaje se për çfarë rezistence bëhet fjalë. 

Sot ka filluar okupimi i veriut zyrtarisht, ne jemi për ta ruajtur paqen por durimit i ka ardhur fundi, andaj i japim afat Albin Kurtit që deri më 1 qershor të ndaloj represionin, përndjekjen, arrestimin e serbëve dhe të tjera. Nëse kjo nuk ndalet deri më 1 qershor, ne do të tregojmë format tona të rezistencës”, tha Simiç. 

Erden Atiç mori sot zyrtarisht detyrën si kryetar i Mitrovicës së Veriut. Ai fitoi zgjedhjet për kryetar të veriut të Mitrovicës në zgjedhjet e 23 prillit. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill, Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor.   

3 VITE ME PARE

Erden Atiç zyrtarisht kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut: Do të punojmë pa dallim dhe pa diskriminim me të gjithë qytetarët

Erden Atiç betohet si kryetari i ri Mitrovicës së Veriut/ Nis
Erden Atiç

KOSOVË- Erden Atiç është tashmë zyrtarish kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut. Pas betimit, në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, ai ka dhënë një deklaratë për mediat ku është shprehur se do të punojë pa dallim dhe pa diskriminim me të gjithë qytetarët.

“Jam i kënaqur. Sapo e përfunduam seancën solemne të betimit. Me gjithë ekipin shprehi se do të punojmë për të gjithë qytetarët e komunës veriore të Mitrovicës, pa dallim. Angazhimin më të madh do ta bëjmë për ta normalizuar këtë pjesë të komunës. I bëj ftesë gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të na takojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e qytetarëve”, tha ai. 

I pyetur se kur do të hapet Ura e Ibrit, Atiç nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por tha se komuna nën udhëheqjen e tij ka për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe heqjen e pengesave.

“Së bashku jam me nënkryetaren Katarina Hagangjiq, me të cilën do të punojmë me një ekip shpresëdhënëse. Me neve është ministri Elbert Krasniqi, po ashtu është kryesuesi i kuvendit, Nexhat Uglanin. Ne si ekzekutiv qëllimin e kemi për me ua lehtësuar jetën qytetarëve, çfarëdo pengese që kanë në këtë aspekt angazhimin e kemi që me i rregulluar problemet”, tha ai. 

Atiç fitoi zgjedhjet për kryetar të veriut të Mitrovicës në zgjedhjet e 23 prillit. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill, Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor.  

3 VITE ME PARE

Pas betimit/ Erden Atiç merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës së Veriut, emëron nëkryetaren e Komunës

Erden Atiç betohet si kryetari i ri Mitrovicës së Veriut/ Nis
Erden Atiç

KOSOVË- Erden Atiç ka kryer sot procedurën e betimit të tij si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut. Pas përfundimit të procedurës së betimit, Atiç ka emëruar Katarina Agjançiç nga komuniteti serb si nënkryetare të Komunës. 

"Në cilësinë e kryetarit të Komunës e emëroj zonjën Katarina Agjançiç për nënkryetare të Komunës”, ka thënë Atiç. 

Erden Atiç betohet si kryetari i ri Mitrovicës së Veriut/ Nis
Katarina Agjançiç

Atiç fitoi zgjedhjet për kryetar të veriut të Mitrovicës në zgjedhjet e 23 prillit. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill, Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor. 

3 VITE ME PARE

Erden Atiç betohet si kryetari ri i Mitrovicës së Veriut

Erden Atiç betohet si kryetari i ri Mitrovicës së Veriut/ Nis
Erden Atiç

KOSOVË- Erden Atiç ka kryer procedurën e betimit si kryetar i ri i Komunës Veriore të Mitrovicës. Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Nexhat Ugljani, në nisje të senacës solemne ka konfirmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet për procedurën e betimit. 

Pas kësaj Atiç ka marrë fjalën dhe ka kryer betimin e tij si kryetar. Atiç fitoi zgjedhjet për kryetar të veriut të Mitrovicës në zgjedhjet e 23 prillit. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill, Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor. 

3 VITE ME PARE

Betimi si kryetar, Erden Atiç arrin në komunën e Mitrovicës së Veriut

Erden Atiç betohet si kryetari i ri Mitrovicës së Veriut/ Nis
Erden Atiç arrin në komunën e Mitrovicës së Veriut

KOSOVË- Kryetari i zgjedhur i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiç ka arritur në ndërtesën e komunës ku edhe pritet që të bëjë betimin e tij si kryetar. 

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljani ka thënë se kanë mjaftueshëm asamblistë për të kryer procedurat e betimit. Ceremonia e betimit pritet të nis pas pak minutash. 

Në një deklaratë të përbashkët, pesë vendet e Quint-it, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve në rajon që të punojnë së bashku drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme përfaqësuese në këto komuna. Sakaq, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se do ta monitorojë situatën dhe do të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për t'u siguruar për çdo skenar të mundshëm. 

3 VITE ME PARE

Vendoset flamuri i Kosovës në Komunën e Mitrovicës së Veriut

Erden Atiç betohet si kryetari i ri Mitrovicës së Veriut/ Nis
Mitrovica e Veriut

KOSOVË- Pas pak minutash fillon mbledhja e kryesisë së Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut ku kryetari i kësaj komune Erden Atiç nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje do të bëjë betimin. 

Në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut tashmë është vendosur flamuri i Kosovës. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nedzad Ugljan tha në institucionet e Kosovës duhet të jenë simbolet e saj.

Në një deklaratë të përbashkët, pesë vendet e Quint-it, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve në rajon që të punojnë së bashku drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme përfaqësuese në këto komuna. Sakaq, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se do ta monitorojë situatën dhe do të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për t'u siguruar për çdo skenar të mundshëm. 

3 VITE ME PARE

Në 11:00 nis betimi i kryetarëve të rinj/ Policia patrullon para komunës në Mitrovicën e Veriut, nuk raportohet për asnjë incident

Erden Atiç betohet si kryetari i ri Mitrovicës së Veriut/ Nis
Patrulla në Mitrovicën e Veriut

KOSOVË- Situata në komunën në veri të Mitrovicës aty ku sot do të betohet kryetari i ri i kësaj komune.  Forca policore, patrulla dhe përfaqësues të KFOR-it dhe Eulex-it po monitorojnë zonën dhe deri më tani nuk raportohet për incidente.  

Policia po kryen kontrolle edhe përgjatë rrugës nga komuna drejt urës kryesore dhe në drejtim të udhëkryqit tek “Lagjja e boshnjakëve”, rruga drejt “Tre rrokaqiejve”, ndërsa automjetet e parkuara tek rrethrrotullimi pranë urës po largohen.

Aktualisht situata e sigurisë në këtë pjesë është e qetë.

Seanca solemne e betimit të kryetarit të ri të kësaj komune do të mbahet në orën 11:00, në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nuk ka pikë tjetër në rendin e ditës. Në një deklaratë të përbashkët, pesë vendet e Quint-it, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve në rajon që të punojnë së bashku drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme përfaqësuese në këto komuna. Sakaq, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se do ta monitorojë situatën dhe do të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për t'u siguruar për çdo skenar të mundshëm.

3 VITE ME PARE

Betimi i kryetarëve të rinj në veri, KFOR-i: Do të monitorojmë situatën! Duhet të përgatitemi për çdo skenar të mundshëm

Erden Atiç betohet si kryetari i ri Mitrovicës së Veriut/ Nis
KFOR

KOSOVË- Vetëm një kryetar i ri i zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës të banuara më shumicë serbe, pritet që sot të marrë edhe zyrtarisht detyrën. KFOR-i ka njoftuar se do ta monitorojë situatën dhe do të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për t'u siguruar për çdo skenar të mundshëm. 

“Me rastin e betimit të kryetarit të Mitrovicës dhe situatës në përgjithësi sigurinë do ta bëjë Policia e Kosovës. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për të përballuar çdo skenar të mundshëm, duke pritur që institucionet në Kosovë ta trajtojnë situatën në mënyrë efikase”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it. 

Sipas KFOR-it komandanti mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e EULEX-it, UNMIK-ut, OSBE-së, institucioneve në Kosovë dhe Organizatave të Sigurisë së Kosovës.

Misioni i udhëhequr nga NATO mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet më tej në përgjigjen e KFOR-it.

Erden Atiç do ta bëjë i pari betimin nga gjithsej 4 kryetarët që dolën nga zgjedhjet në veri. Betimi i kryetarit të ri do të bëhet në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nuk ka pikë tjetër në rendin e ditës. 

3 VITE ME PARE

Sot 4 kryetarët e komunave marrin detyrën, vendet e Quint-it, thirrje për siguri në veriun e Kosovës

Erden Atiç betohet si kryetari i ri Mitrovicës së Veriut/ Nis
Mitrovica e Veriut

KOSOVË- Sot katër kryetarët e rinj të zgjedhur në krye të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, do të bëjnë betimin e tyre dhe do të marrin zyrtarisht detyrën. Në një deklaratë të përbashkët, pesë vendet e Quint-it, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve në rajon që të punojnë së bashku drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme përfaqësuese në këto komuna.

“Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – përfshirë nga kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin. Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë nevojën për përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të Quint-it.

Më 23 prill, në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhje kanë dalë 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor. Kryetarët e sapozgjedhur të gjithë të partive shqiptare, duhet të kryejnë betimin dhe të hyjnë nëpër zyrat e reja, ndonëse ato kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë. 

3 VITE ME PARE

Sot bëhet betimi, kryetarët e 4 komunave me shumicë serbe marrin zyrtarisht detyrën

Erden Atiç betohet si kryetari i ri Mitrovicës së Veriut/ Nis
Mitrovica e Veriut

KOSOVË-  Pas zgjedhjeve të 23 prillit ku u zgjodhën katër kryetarët e komunave veriore sot pritet të nisë procesi i betimit të kryetarëve të rinj, duke filluar me betimin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës, Erden Atiç. Seanca solemne e betimit të kryetarit të ri të kësaj komune do të mbahet në orën 11:00, ku po bëhen edhe përgatitjet. 

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku tha se në dallim nga komunat e tjera veriore Komuna e Mitrovicës së Veriut e ka objektin në funksion.

“Përgatitjet janë duke shkuar normal. Për dallim nga komunat tjera veriore, komuna e Mitrovicës e ka objektin në funksion. Kemi qenë gati klinikisht të vdekur, por është një drejtori e ka mbajt gjallë komunën,e ajo është drejtoria e Administratës Publike…”, ka thënë Sadiku. 

Po ashtu, ai theksoi se betimi do të kalojë pa asnjë problem. 

Më 23 prill, në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhje kanë dalë 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor. Kryetarët e sapozgjedhur të gjithë të partive shqiptare, duhet të kryejnë betimin dhe të hyjnë nëpër zyrat e reja, ndonëse ato kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë. 

mitrovicë e veriut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet