LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro kërkesën e SPAK, kreu i PD: Proces i paligjshëm

• Ka zgjatur 10 minuta seanca plenare ku u votua për ish-kryeministrin Sali Berisha. •Me 75 vota pro, u miratua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës. •I pranishëm në sallë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili dha votën pro •Nga ana tjetër, Berisha nuk pranoi të fliste kur kryetarja e Kuvendit i dha fjalën, pasi kërkoi të hiqet Garda nga foltorja. •Mirëpo votimi vijoi normalisht, duke i hapur rrugën SPAK për ndalimin e kreut të PD-së.•Jashtë sallës së Kuvendit, për gazetarët dhe qytetarët Berisha tha se vendimi i marrë për të do të dështojë. •Ai tha se votimi i Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij, do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë kundër qeverisë. •Tashmë, SPAK do t’i drejtohet GJKKO me një kërkesë për shtrëngimin e masës së sigurisë për Sali Berishën, pasi ky i fundit nuk zbatoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. •SPAK do të kërkojë ose ‘arrest në shtëpi’ ose 'arrest në burg’. •Ndërkohë jashtë Kuvendit, demokratët u mblodhën në protestë. •Pjesë e saj ishte edhe Argita Malltezi, e bija e ish kryeministrit Sali Berisha.

26 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"U aplikua standart i dyfishtë"/ Heqja e imunitetit të Berishës, Meta: Nuk është deputet i zakonshëm, është lider

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me miratimin e kërkesës së SPAK nga Kuvendi për arrestimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha. Meta tha se vendimi i Kuvendit për Berishën është anti-kushtetues dhe se qeveria po vijon përpjekjet për asgjesimin e opozitarizmit në parlament.

"Vetë Berisha ka qenë i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai ka kontestuar rrugën që është ndjekur, në mbrojtje të garancive që Kushtetuta i jep deputet, jo si privilegj por si mbrojtje që i jep Kuvendit.  Të gjithë e dimë që janë aplikuar standardet e dyfishta, në rastin e Berisha, që nuk është deputet i zakonshëm, është lider i forcës kryesore opozitare.  Votimit i sotëm shënon përshkallëzim të përpjekjeve për asgjësimin opozitës vendim antikushteues që kërkon të ktheje kohën e partisë shtet. Është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk dhe shërbime këtij regjimi  Pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e kuvendit. Akt antikushtetues që synon asgjësimin e opozitarizmit, shkel një sërë të drejtash që i garanton deputetit kushtetuta dhe praktikisht e pezullon deputetin nga detyra. Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore synojnë minimin e trans, llogaridhënien dhe parlamentarizmin"- tha Meta.

2 VITE ME PARE

“Refuzoi fjalimin”, VOA për heqjen e imunitetit të Berishës: SPAK do t’i propozojë GJKKO-së një masë të re sigurie për ish-kryeministrin

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro

Kuvendi në Tiranë miratoi sot me 75 vota pro kërkesën e SPAK-ut mbi autorizimin për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit. Pas shqyrtimit në Këshillin e Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, për këtë kërkesë u paraqitën dy raporte në Kuvend; raporti rekomandues i shumicës së deputetëve të këshillit dhe raporti rekomandues i deputetit Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike.

Të dy raportet jepnin konfirmimin për dhënien e autorizimit, ashtu si u shprehën edhe në mbledhjen e të hënës, dhe iu shpërndanë deputetëve të tjerë. Një grup deputetësh të opozitës protestuan edhe sot me përmbysje karrigesh dhe ndezje flakadanësh. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e ftoi zotin Berisha të merrte fjalën për të dhënë shpjegimet e veta, por ai nuk pranoi, ndërsa kërkonte që punonjësit e shërbimit të largoheshin nga salla, ndaj ajo nisi menjëherë votimin.

Zoti Berisha e cilësoi edhe vendimin e sotëm një akt të paligjshëm dhe antikushtetues, një sulm politik, që kryeministri Rama ka ndërmarrë ndaj tij dhe opozitës. Nga salla e Kuvendit me tym flakadanësh, ku socialistët votuan sërish për pak minuta materialet e radhës, zoti Berisha shkoi për të folur në tubimin para Kuvendit, ku ishin mbledhur përkrahës së tij, ku sërish theksoi korrupsionin e qeverisë Rama dhe arrogancën e shumicës socialiste

Më herët ai ka thënë se do të zbatonte vendimin e Kuvendit, nëse përmes tij autorizoheshin masat e sigurisë, por më pas tha se edhe ky hap i dytë i SPAK-ut ishte në vazhdim të masave të mëparshme, që ai i quan si antikushtetuese. Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë për shqyrtim në seancën e vet plenare kërkesën e një grupi deputetësh lidhur me masat e sigurisë që SPAK-u ka vendosur ndaj zotit Berisha, si dhe interpretim të nenit të Kushtetutës, ku flitet për arrestimin e deputetit.

Gjykata tha se kërkesa nuk ishte formalisht e rregullt, se grupi i deputetëve nuk legjitimohej për të vënë në lëvizje gjykatën në çështje si konflikti i kompetencave dhe se pretendimet e kërkuesit dhe kërkesa për pezullimin e masave të sigurimit nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre. Vendimi i Kuvendit tani i dërgohet SPAK-ut dhe ky i fundit i propozon Gjykatës së Posaçme GJKKO një masë të re sigurie për zotin Berisha, i cili nuk plotësoi masën e mëparshme detyrim paraqitje para oficerit të policisë gjyqësore. Ish kryeministri Berisha është person në hetim në çështjen e procedurave të procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, ku dyshohet se ka favorizuar me akte te ndryshme dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, i cili u mbush më pas me një grup pallatesh./VOA

2 VITE ME PARE

SHKRESA/ Kuvendi i dërgon SPAK-ut brenda 2 orëve vendimin për dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Berisha

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Rreth dy orë pasi mazhoranca socialiste votoi me 75 vota pro kërkesës për heqjen e mandatit, Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht SPAK për vendimin e marrë, duke i hapur rrugë kështu që organi i akuzës t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Berishës, nga ajo e detyrimit me paraqitje me gjasë nën masën e “arrestit në shtëpi”.

"Vendim nr. 127/2023 "Për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit". Gjithashtu, bashkëlidhur ju dërgojmë edhe raportin rekomandues të deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, dhe raportin rekomandues të deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin"- thuhet në vendim.

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro

2 VITE ME PARE

Berishës ju hoq imuniteti, Bardhi: Akt politik i Ramës. U miratua pa prova

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Gazment Bardhi

TIRANË- Vendim antikushtetues e ka quajtur deputeti Gazment Bardhi vendimin e Kuvendit për ti hapur rrugë arrestimit të Sali Berishës. Në një postim të bërë në 'X', Bardhi tha se Rama po përdor një standart ndryshe për kundërshtarët dhe ndryshe për bashkëpuntorët.

"Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.

Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi"
 

2 VITE ME PARE

"MIRUPAFSHIM"/ Iu hoq imuniteti, Berisha nga selia e PD-së: Jam më i fortë se kurrë!

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Sali Berisha

TIRANË- "Jam më i fortë se kurrë"- kështu u shpreh Berisha për gazetarët, nga selia e Partisë Demokratike.

"Gjithçka që është marrë ndaj meje është jolegjitime'- vijoi ai më tej, duke marrë më pas brohoritje nga demokratët që e ndoqën deri në selinë blu. 

DEKLARATA E BERISHËS:

Sot jam më i fortë se kurrë. Harroje! E the që jam pa imunitet, të them se jam më i fortë se kurrë.
Më i vendosur se kurrënë mbrojtje të kauzës së drejtë opozitës. Unë i garantoj shqiptarët se kjo kauzë e drejtë do triumfojë. Se forcë në botë që të mposhtë idealet e demokracisë, nuk ka dhe nuk do ketë.
Se kjo bandë që qëndron në pushtet me lidhjet e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve, do i ketë kohët e numëruara. Se Edi Rama do përfundojë si gjyshi i tij Enver Hoxha në kalendat e historisë.

Se shqiptarët do kenë qeveritarët e tyre, opozitën e tyre ashtu siç meritojnë. Kjo histori është sot një histori në zhvillim, por nga ana tjetër është një nga historitë më krenarë të popullit opozitar që nuk u mposht nga asgjë, që i rezistoi një korrupsioni transnacional, të pashembullt në historinë e një vendi dhe dëshmon që ka të gjithë energjinë për të mbrojtur vlerat e demokracisë, shtetin ligjor dhe orientimin euroatlantik të Shqipërisë. Edhe njëherë, gjithçka është ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime dhe kjo nuk ka asnjë diskutim.
Vendimet nga alfa te omega, janë marrë si hakmarrje e mirëfilltë politike në shkelje të çdo parimi dhe çdo ligji të këtij vendi. Edhe njëherë u falënderoj për praninë tuaj. Fitore, fitore, fitore! Mirupafshim!

Ka zgjatur 10 minuta seanca plenare e sotme ku u votua për ish-kryeministrin Sali Berisha. Me 75 vota pro, u miratua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës. Ky i fundit nuk pranoi të flasë kur kryetarja e Kuvendit i dha fjalën, pasi kërkoi të hiqet Garda./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Berisha nga protesta: Opozita rezistoi mbi agresionin e mafies ndërkombëtare që do një Shqipëri protektorat të krimit dhe narkoshtetit

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
sali berisha

TIRANË- Pas përfundimit të seancës plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bashkua mbështetësve të opozitës të mbledhur para Parlamentit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se përgjatë dy viteve, opozita shqiptare rezistoi kundër asaj që ai e quan agresionin e mafies ndërkombëtare që do një Shqipëri moniste, protektorat të krimit dhe narkoshtetit.

“Opozita shqiptare rezistoi, u ngrit mbi të gjitha pushtetet e krimit në Shqipëri. U ngrit mbi të gjitha agresionin e mafies ndërkombëtare që do një Shqipëri moniste, protektorat të krimit dhe narkoshtetit.

U ngrit dhe i kalli datët regjimit të Edi Ramës. Ndaj edhe ata, në një përpjekje fund e krye antiligjore dhe antikushtetuese, të bazuara në shpifjen e mijëra dokumenteve qeveritare mendoi se duke vepruar si sot do të mund të bien në qetësi. Misioni i tyre kryesor është o sot o kurrë të përmbysim narkodiktaturën.

Ju jeni dëshmitar se prej muajsh kemi denoncuar me fakte dhunimin e tmerrshëm të zgjedhjeve. Shqiptarët të mos mendojmë se me Edi Ramën do të kenë zgjedhje”, tha Berisha.

2 VITE ME PARE

A do e ndihmojë Berishën të drejtojë PD-në nga arresti? Argita Malltezi: Do jap ndihmën time

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Argita Malltezi

TIRANË- Nga protesta kundër arrestimit të babait të saj, Argita Malltezi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëhet pjesë e garës për drejtimin e PD, megjithëse tha se kjo do të varet nga rrethanat.

“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese ishte rënia e një tjetër institucioni ligjor. Njerëzit duhet të vrasin frikën. Berisha do ta udhëheqë opozitën, unë do të jap kontributin tim, ashtu siç kërkohet nga rrethanat, do të dalë në shesh e në çdo rrethanë. PD është një strukturë e mirëorganizuar, nuk është një grupim që veprohet në mënyrë spontane, kjo është përgjigja ime. Nuk mund ta them këtë, nuk është në planet e mia"– tha Malltezi.

2 VITE ME PARE

REL: Kuvendi i Shqipërisë hap rrugën për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Kuvendi

Kuvendi i Shqipërisë votoi të enjten në favor të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK) për t’ia hequr imunitetin e deputetit ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hapur rrugën arrestimit të tij nën dyshimin për korrupsion.

Prokurorët u kërkuan ligjvënësve javën e kaluar t’ia heqin Berishës imunitetin parlamentar, sepse ai nuk i ishte përmbajtur urdhrit për të raportuar në SPAK çdo dy javë dhe për të mos u larguar nga vendi, derisa po hetohej nën dyshimet për korrupsion.

Me 75 vota në favor, Kuvendi e miratoi kërkesën për t’ia hequr Berishës imunitetin parlamentar të enjten.

Në tetor, SPAK-u njoftoi se Berisha akuzohet për korrupsion në një rast bashkë me dhëndrin e vet, Jamarbër Malltezi, për privatizimin e paligjshëm të kompleksit sportiv Partizani.

Opozita u përpoq ta pengojë votimin duke hedhur flakadanë në seancën foltorja e të cilës u sigurua nga një numër i madh i rojeve të sigurisë, ndërkohë që pranë ndërtesës së Kuvendit protestuesit e kundërshtuan vendimin.

Të hënën, Këshilli i Mandateve i Kuvendit të Shqipërisë e çoi në votim heqjen e imunitetit për Berishën me kërkesë të prokurorëve./Marre nga REL

2 VITE ME PARE

Refuzoi të mbante fjalë në Parlament për heqjen e imunitetit, Berisha zbulon ARSYEN

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi të mbante një fjalim në seancën plenare ndërsa mazhoranca miratoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit.

Nga jashtë Parlamentit, Berisha u pyet se pse refuzoi të “mbrohej”.

“Gjithçka është e paligjshme, është antikushtetuese”, tha ai shkurtimisht.

2 VITE ME PARE

Berisha: Heqja e imunitetit, e paligjshme! Rama u fut nga vrima e miut në Parlament

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pasi Kuvendi votoi për heqjen e imunitetit të tij. Berisha tha se u votua në kundërshtim me çdo procedurë ligjore për autorizimin e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij.

"Në kundërshtim me cdo procedurë ligjore, për arrestimin tim. Në një mënyrë apo në një tjetër, parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi në datën 9 shtator. Nëse dështoi në 9 shtator, sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Ky vendim jo që nuk mund të shkatërrojë synimet e opozitës, por do mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë, do ti japë përgjigjen e duhur këtij regjimi. 

Rama sot u fut në tunelet e parlamentit, në zyrën e Skëndër Gjinushit, u fut nga vrima e miut në Parlament. E garantoj se kjo opozitë do të qëndrojë e pamposhtur"- tha Berisha.

2 VITE ME PARE

FOTO LAJM- Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të tij, Berisha qëndron i heshtur pranë deputetëve të PD

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Sali Berisha

TIRANË- Ky është momenti kur Kuvendi miratoi pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha, për të cilin SPAK ka kërkuar një masë më të fortë, atë të arrestit me burg apo arrest shtëpie. Me 75 vota pro Kuvendi ka miratuar në një situatë të pazakontë, teksa opozita proteston në sallë por dhe jashtë Kuvendit. Berisha refuzoi të mbante një fjalim para Kuvendit, duke zgjedhur të qëndrojë para deputetëve të Partisë Demokratike.

Dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës, ndërsa ajo ia kaloi procedurën e radhës Kuvendit. Dje ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës.

Berisha paralajmëroi protesta edhe përpara SPAK, institucion, i cili sipas tij po amniston Ramën dhe Veliajn për aferën me inceneratorin e Tiranës./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Kuvendi miraton me 75 vota heqjen e imunitetit të Berishës, i hapet rruga kërkesës së SPAK për arrestimin e tij

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
sali berisha

TIRANË- Kuvendi ka miratuar kërkesën e SPAK para pak minutash, me 75 vota pro heqjen e imunitetit të kreut të PD-së, Sali Berishës, duke i hapur rrugë arrestimit të tij. 

"75 vota pro, kërkesa miratohet", tha Nikolla mes kaosit në Kuvend. Para nisjes së votimit, Berishës iu dha fjala nga kryetarja e Kuvendit por ish-kryeministri nuk pranoi të fliste. 

Pjesë nga fjala në seancë:

Lindita Nikolla: Fillojmë me miratimin e procesverbalit.

(Deputeti i PD Flamur Noka ndez tymuese)

Lindita Nikolla: Siç jeni në dijeni SPAK ka paraqitur kërkesën në Kuvend për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit Berisha. Menjëherë pas kërkesës kemi thirrur Këshillin e Mandateve më datë 18 Dhjetor, janë përgatitur dy raporte. Nuk do t'i dëgjoni raportet fillojmë direkt me votimin.

(Noka i afron tymuesen në fytyrë deputetit të PS).

Lindita Nikolla: Me 75 vota pro, kërkesa miratohet!

2 VITE ME PARE

PO NDODH! Nis Kuvendi, opozita me të njëjtin SKENAR, ndez flakadan në sallë, Rama i 'vëzhgon'

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Kuvendi

TIRANË- Opozita ndez sërish flakadan në sallën e Kuvendit. Edhe sot, i njëjti skenar është përsëritur nga deputetët e opozitës që kundërshtojnë maxhorancën dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha. 

Në sallë është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili qëndron i ulur në vendin e tij, duke vëzhguar atë që po ndodh në sallë.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Berisha në Kuvend: Sot, një ditë beteje, opozita më e fortë se kurrë

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur në sallë para nisjes së seancës plenare. Ai shprehet se opozita është sot më e fortë se kurrë dhe se dita e sotme është një ditë beteje. 

Berisha ka akuzuar deputetët socialistë se po pasurohen çdo ditë e më shumë nga të varfërit, ku shprehet se sipas tij kjo qeveri ka përzënë nga Shqipëria 1.3 milionë banorë.

FJALA E BERISHËS: 

Përpjekja që bënë me 9 shtator, kjo bandë me mafian ndërkombëtare të George Soros, dëshroi në mënyrën më spektakolare.
Sot opozita është në këmbë më shumë se kurrë. Sot kjo përpjekje do të arkivohet, do të dështojë me turp me përmbysjen e këtyre kriminelëve që janë sot në pushtet dhe që kanë shkatërruar Shqipërinë, shqiptarët më shumë se çdo pushtues tjetër në histori.
Këta ministra, ky kryeministër këta deputetë pasurohen si shushunja çdo ditë, çdo javë duke thithur gjakun gjakun e me të varfërve. Këta kanë përzënë nga Shqipëria 1.3 milionë banorë.
Këta i pret verdikti i madh i opozitës, i pret gjyqi i madh i kombit shqiptar dhe historisë së tij.
Këta të ardhme nuk kanë.
Sot kanë rreshtuar me dhjetëra gardistë dhe struken prapa tyre për të mbrojtur krimin e shëmtuar që kryejnë.
Por nesër, siç u zvarrit ati i tyre shpirtëror, do krrehen edhe këta nga pushteti dhe kam bindjen më të thellë se nuk ka forcë në botë që mund t’i pengojë shqiptarët për të rivendosur në piedestal idealet dhe vullnetin e tyre të lirë.
Sot pra është një ditë beteje, në të cilën ne do qëndrojmë.
Por kjo është edhe një ditë frymëzimi për ne, sepse atë që mendojnë ky grup narkotrafikantësh, ne do e bëjmë pluhur me lëvizjen tonë të fuqishme.
Ndaj dhe thirrja o sot o kurrë për të drejtat tona, për lirinë e votës, për fitoren e opozitës.

2 VITE ME PARE

Sot vendoset 'fati' i Berishës, Argita Malltezi i bashkohet protestës së demokratëve

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Argita Malltezi

TIRANË- Opozita ka paralajmëruar protestë që sipas tyre është vazhdim i mosbindjes civile në Parlament.

Policia ka marrë masa për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë protestës së demokratëve. Që në orët e para të mëngjesit makina dhe forca të shtuara të Policisë janë vendosur në hyrje ndërtesës së Parlamentit.

Ndërkohë, në protestën që po zhvillohet jashtë Kuvendit, i është bashkuar vajza e ish-kryeministrit, Argita Berisha. Një ditë më parë Gjykata kushtetuese rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për interpretimin e nenit kushtetues për heqjen e imunitetit, duke i hapur kështu rrugën Kuvendit për heqjen e mandatit./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Qytetarët protestojnë para Kuvendit: Poshtë diktatura (VIDEO)

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
pamje nga protesta

TIRANË-  Qytetarë të shumtë janë mbledhur përpara Kuvendit në protestën e thirrur nga opozita, me moton: O sot, o kurrë! Protestuesit po brohorasin: Poshtë diktatura!

 

 

Ndërkohë, edhe deputetët e opozitës po protestojnë, duke kërkuar të futen brenda në Kuvend. Forca të shumta policie kanë rrethuar Kuvendit për të shmangur incidentet. 

Brenda sallës plenare kanë nisur tensionet dhe përplasjet mes gardistëve deputetëve demokratë.

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës para dhe brenda Kuvendit, Rama i pashqetësuar, futet në Kuvend i vetëm (PAMJET)

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Edi Rama

TIRANË- Ka mbërritur në ambientet e Kuvendit edhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili do të jetë prezent në seancën e sotme, në të cilën pritet të votohet për kryedemokratin Sali Berisha.

Brenda sallës së Kuvendit janë futur deputetët e PD-së të cilët kanë krijuar kaos, kanë mbledhur karriget para foltores dhe po përplasen me Gardën. Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit, tek dera janë pozicionuar 10 deputetë të opozitës të cilët janë të përjashtuar.

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro

Protestuesit nga ana tjetër kanë nisur aksionin e tyre me sloganin “o sot, o kurrë”./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Deputetët e PD s'lejohen të futen brenda sallës së Kuvendit, revoltohet deputeti: Skandal, vendimi është deri me 21

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Asllan Dogjani

TIRANË- 10 deputetë të opozitës nuk janë lejuar nga punonjësit e Gardës të futen brenda sallës së Kuvendit pasi rezultojnë të përjashtuar. Këtë vendim e kundërshtoi deputeti i PD Asllan Dogjani i cili tha se bazuar në shkresën e Kuvendit, përjashtimit i mbaron afati më 21 Dhjetor, pra ditën e sotme. 

“Vendimi i Parlamentit thotë deri më datë 21 dhe ua lënë gardistëve për ta interpretuar. Por këta kanë frikë nga opozita, ka një pasiguri të madhe. Sot krimineli të mban punë, qeveriset nga mafia. Presin të rrinë shqiptarët këtu, ndalohen deputetët e opozitës të hyjnë brenda. Kanë kaluar 15 ditë që unë jam përjashtuar, me 21 thotë. Ça vendimi të apelosh?! Këtu urdhëron Edi Rama. Edhe vetë deputetët e mazhorancës na thonë jemi nën presionin e Edi Ramës. Nuk ka ndodhur kurrë që fut mik një drejtor policie për të takuar një kriminel. Jemi 10 deputetë.”, u shpreh Dogjani.

2 VITE ME PARE

"O vllai të duhet gjë?"/ Nallbati tenton të futet nga dera e pasme e Kuvendit, përballet me Gardën

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Deputeti

TIRANË- Deputetët e përjashtuar të opozitës po tentojnë të gjejnë forma nga më të ndryshme për t’u futur në Kuvend. Deputeti Bledjon Nallbati, i përjashtuar nga seancat, ka tentuar që të hapë derën e pasme të Kuvendit, por edhe ajo ka rezultuar e mbyllur.

"O vllai të duhet gjë? Ke ndonjë gjë me mua?"-i drejohet deputeti gardistit. 

2 VITE ME PARE

TENSIONE brenda Kuvendit/ Noka vendos karriget para gardës, deputeti paralajmëron gardistin: Hiqi duart se në kokë e ke

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Flamur Noka dhe garda

TIRANË- Rikthehen tensionet edhe brenda Kuvendit të Shqipërisë. Grumbullimi i karrigeve në Kuvend ka nisur nga deputetët e opozitës. Deputeti Flamur Noka nisi të grumbullojë karriget para gardës, mirëpo nuk munguan as paralajmërimet për këto të fundit. 

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro

REPLIKAT:

Vokshi: Kush je ti more kalo pra tek skaneri.

Noka: Hiqi duart, ta fluturoj atje. Meqë doni të bëni kamikazin bëjeni.

Noka: Bjere karrigen

Vokshi: S’ju vjen turp as ju vjen.

Noka: Ta fluturoj atje karrigen ta shohësh ti.

2 VITE ME PARE

FOTOT- Dash Sula shkon në parlament me tufë me presh dhe i veshur me bluzën e mjekut

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i opozitës Dash Sula zgjodhi të vinte me presh në duar në Parlament. Veshur mban një bluzë të bardhë ku shkruhet sterilizimi. Ndërsa në dorë mban pankartën AZHBR.

Për mediat, ai tha:

“Opozita ka që nga data 5 tetor që proteston, aksion opozitar sa I takon ngritjes së komisioneve hetimore që kjo maxhorancë I pengon me forcën e kartonit. Kam ardhur në mënyrë simbolike për të treguar kësaj maxhoranse se aksioni opozitar nuk është për interesa personale absolutisht. Kush e gjykon dhe mund ta bëjë pis se flitet për zotin Berisha, por aksioni do të vijojë derisa e drejta jonë kushtetuese për komisionet hetimore të vihet në vend”.

2 VITE ME PARE

Përplasje mes deputetëve të PD-së me punonjësit e Gardës te dera e Kuvendit

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
foto nga kuvendi

TIRANË- Kanë nisur tensionet e para ditën e sotme në Kuvend. Deputetët demokratë janë përplasur me punonjësit e Gardës, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar të futen brenda. 

Deputetët janë shprehur se koha e tyre e përjashtimit ka përfunduar. Deputetët e përjashtuar janë: Edmond Spaho, Kastriot Piroli, Sajmir Korreshi, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Ervin Salianji, Lefter Gështenja, Isuf Çela, Xhelal Mziu dhe Luan Baçi.

 

2 VITE ME PARE

Nis protesta e opozitës, Berisha mbërrin në Kuvend

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
sali berisha

TIRANË- Ka nisur protesta e opozitës, teksa edhe kreu i Partisë Demokratike ka mbërritur në Kuvend. Teksa jashtë selisë së Parlamentit opozitarët po protestojnë, në seancë pritet të votohet për heqjen e imunitetit të kreut të Berishës pasi Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit dhe Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e firmosur nga 30 deputetë opozitarë për pezullimin e masave ndaj tij.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar ambientet e Kuvendit për të shmangur incidentet. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë. Opozita ka paralajmeruar mosbindje civile me të gjitha metodat që parashikojnë manualet ndërkombëtare të rezistencës.

2 VITE ME PARE

Sot protesta e opozitës, deputetët socialistë mbërrijnë në Kuvend 2 orë para nisjes së seancës

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
deputetet e ps

TIRANË- Sot para Kuvendit pritet të mbahet protesta e opozitës që është thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ndërsa pritet nisja e protestës, forca të shumta policie kanë rrethur Kuvendin.

Gjithashtu mësohet se deputetët e Partisë Socialiste janë paraqitur sot në Kuvend rreth dy orë para nisjes së seancës plenare për shkak të pengesave ose reagimit të deputetëve të opozitës.

Kujtojmë se sot në seancë pritet të votohet për heqjen e imunitetit të kreut të Berishës pasi Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit dhe Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e firmosur nga 30 deputetë opozitarë për pezullimin e masave ndaj tij.

2 VITE ME PARE

Protesta e thirrur nga opozita, forca të shumta policie rrethojnë parlamentin (FOTO)

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
foto nga parlamenti

TIRANË- Më pak se një orë na ndan nga nisja e protestës së opozitës, ndërsa rreth 800 policë kanë rrethuar parlamentin, ku dhë është lajmëruar të mbahet protesta.

Në perimetrin e Parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente, sipas BalkanWeb.

Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

2 VITE ME PARE

Opozita sot në protestë para Parlamentit, në Kuvend votohet për imunitetin e Berishës

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Berishës! Voton me 75 vota pro
sali berisha

TIRANË- Ditën e sotme pritet të zhvillohet protesta e opozitës e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha para Kuvendit. 

Teksa jashtë selisë së Parlamentit opozitarët do të protestojnë kundër qeverisë Rama, në seancë pritet të votohet për heqjen e imunitetit të kreut të Berishës pasi Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit dhe Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e firmosur nga 30 deputetë opozitarë për pezullimin e masave ndaj tij.

Në një dalje për mediat, dje ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës. Nën sloganin “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi se kjo protestë do të mbahet pasi qeveria Rama po ndërmerr vendime antikushtetuese.

Kryedemokrati tha gjithashtu ka deklaruar dje se kjo protestë nuk do të ndalë deri në rrëzimin e qeverisë, dhe se sot do të jetë “kudo, edhe në sallë, edhe jashtë saj". Opozita ka paralajmeruar mosbindje civile me të gjitha metodat që parashikojnë manualet ndërkombëtare të rezistencës.

protesta e opozites 21 dhjetor 2023

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi