LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Dosja 5D"/ Protestë me molotov dhe tymuese, kërkohet dorëheqja e Veliajt: Duam audit të jashtëm për të gjitha fondet e bashkisë

• Ka përfunduar protesta e thirrur nga opozita para bashkisë së Tiranës, tubim e cili zgjati rreth 1 orë e gjysmë. •Protestuesit kanë bërë vazhdimisht thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj të dorëhiqet, pasi sipas tyre ai është kreu i korrupsionit me "Dosjen 5D". • Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasjes mes qytetarëve dhe policisë. • Përplasja mes tyre ka nisur pasi këshilltarët e opozitës, nuk janë lejuar të futen brenda në godinë. • Pas kësaj qytetarët hodhën disa herë molotovë, tymuese dhe mollë në hyrje të bashkisë. • Qytetarët me pankarta me shkrime të ndryshme në duar bllokuan edhe rrugën përpara institucionit. • Në protestë ishin të pranishëm deputetë të Partisë Demokratike, të cilët mbajtën edhe fjalën e tyre. • Gjithashtu e pranishme ishte edhe Argita Malltezi, vajza e kreut të PD-së, Sali Berishës. • Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij i bëri thirrje policisë që të lejonte futjen e qytetarëve brenda bashkisë dhe të hiqni kapelen dhe t'i bashkohen protestës. • Edhe këshilltari i PD-së në bashki, Ilir Alimehmeti bëri thirrje të bëhen të ditura se ku shkojnë fondet për bashkinë e Tiranës. • Alimehmeti kërkoi audit të jashtëm për të gjitha fondet që shpenzohen në këtë drejtim në bashkinë e Tiranës për periudhën që nuk është kontrolluar nga KLSH.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

FOTOGALERI/ Çfarë nuk u pa nga protesta e sotme para Bashkisë, policët e frikësuar nga koktejlet molotovë

"Dosja 5D"/ Protestë me molotov dhe tymuese, kërkohet
Pamjet nga protesta

TIRANË- Fotot e mëposhtme tregojnë se çfarë ndodhi në protestën para Bashkisë. Protestuesit kanë hedhur molotov në hyrjen e godinës, ndërsa kanë tentuar të çajnë gardhin metalik dhe janë përplasur me policinë. 

Siç shihet nga pamjet policët që i tremben zjarrit dhe nxitimthi përpiqen ta shuajnë me mjetet që i gjendeshin pranë. U desh ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të qetësuar situatën.

2 VITE ME PARE

Molotovë, përplasje dhe thirrje për Veliajn të dorëhiqet, përfundon protesta para bashkisë

"Dosja 5D"/ Protestë me molotov dhe tymuese, kërkohet
pamje nga protesta

TIRANË- Ka përfunduar protesta e zhvilluar para bashkisë së Tiranës, ku u kërkua dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Protesta e cila zgjati rreth 1 orë e gjysmë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe policisë. 

Përplasjet nisën pasi këshilltarët e opozitës në bashki nuk u lejuan të futen brenda në godinë. Pas kësaj qytetarët hodhën disa herë molotovë, tymuese dhe mollë në hyrje të bashkisë. 

Në protestë ishin të pranishëm deputetë të Partisë Demokratike. Gjithashtu e pranishme ishte edhe Argita Malltezi, vajza e kreut të PD-së, Sali Berishës. 

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës, Këlliçi thirrje policisë: Mos e mbroni hajdutin po nxirreni prej leckash jashtë!

"Dosja 5D"/ Protestë me molotov dhe tymuese, kërkohet
Këlliçi

TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka qenë i pranishëm ditën e sotme në protestën e zhvilluar para bashkisë së Tiranës në lidhje me çështjën "Dosja 5D". Gjatë fjalës së tij Këlliçi u shpreh se vjet në prill gjatë fushatës kanë denoncuar bandën kriminale 5D me detaje, me dokumente të pakontestueshme.

Ai më tej shtoi se dhe kishte plot një vit që Erion Veliaj qëndronte në krye të bashkisë së Tiranës, që të bënte një audit, që të bënte një kontroll, që të jepte një përgjigje qytetarëve, por ajo që tha ishte vetëm mbrojtja që i bëri bandës së tij të instaluar në bashkinë e Tiranës. Gjatë fjalës së tij Këlliçi gjithashtu i bëri thirrje policisë që të lejonte futjen e qtetarëve  brenda bashkisë si të ndlaonin dhunën ndaj tyre.

Fjala e plotë:

Të nderuar qytetarë! Ju nuk duhet të harroni se kjo bandë kriminale e instaluar në bashkinë e Tiranës ka filluar të denoncohet nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit që dy vite më parë. Redi Molla dhe Tirana DC është kallëzuar nga Aleanca që në muajin maj të vitit 2021. Vjet në prill, gjatë fushatës, kemi denoncuar bandën kriminale 5D me detaje, me dokumente të pakontestueshme dhe kishte plot një vit që hajduti që quhet Erion Veliaj qëndronte në krye të bashkisë së Tiranës, që të bënte një audit, që të bënte një kontroll, që të jepte një përgjigje qytetarëve, por ajo që tha ishte vetëm mbrojtja që i bëri bandës së tij të instaluar në bashkinë e Tiranës.

Dje kemi pasur festën e Fitër Bajramit. Dhe çfarë bëri hajduti që kemi në krye të bashkisë së Tiranës? Bëri atë që di të bëjë më mirë. Veshi përparësen e preferuar dhe shërbeu çorbën e hipokrizisë për ata njerëz që i grabit çdo ditë. Policë, lejoni këshilltarët të futen brenda, lejoni qytetarët të futen në bashkinë e tyre! Ndalni dhunën ndaj qytetarëve, në vend që të mbroni qytetarët, mbroni hajdutin që qëndron në krye të bashkisë dhe ta nxirrni prej leckash jashtë!

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë/ Alimehmeti: Ku shkojnë paratë për Tiranën, kërkojmë audit të jashtëm për të gjitha fondet

"Dosja 5D"/ Protestë me molotov dhe tymuese, kërkohet
ilir alimehmeti

TIRANË- Para bashkisë së Tiranës po mbahet protesta ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Këshilltari i PD në bashki, Ilir Alimehmeti, u shpreh për mediat i revoltuar për ndalimin që iu bë në hyrje të institucionit.

“Ku shkojnë fondet e Tiranës?! Marrin fondet tonë dhe i përdorin. Këta drejtues nuk janë drejtues administrate thjesht, por janë drejtues politikë, bashkëpunëtorë të ngushtë Erion Veliajt. Ku shkojnë këto fonde?! Kërkojmë audit të jashtëm për të gjitha fondet që shpenzohen në këtë drejtim në bashkinë e Tiranës për periudhën që nuk është kontrolluar nga KLSH. Kërkesë e thjeshtë, kërkesë e qartë antikorrupsion”, tha ai.

Në protestë ka pasur përplasje edhe mes këshilltarëve të tjerë të opozitës dhe policisë, pasi është tentuar hyrja në bashki me forcë. Gjithashtu qytetarët kanë hedhur molotovë në hyrje të bashkisë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Këshilltarët e opozitës tentojnë të hyjnë brenda bashkisë së Tiranës, Tedi Blushi konfrontohet me policët

"Dosja 5D"/ Protestë me molotov dhe tymuese, kërkohet
Tedi Blushi

TIRANË- Këshilltarët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinën e Bashkisë Tiranë teksa para objektit po mbahet një protestë në lidhje dosjen 5D. Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë, por janë ndaluar nga efektivët.

 

Ndër ta ka qenë edhe anëtari i këshillit Tedi Blushi i cili ka patur një konfliktim fizik me policinë. Më parë ai kishte deklaruar se do të hynin në godinën e Bashkisë me çdo kusht. Gjithashtu gjatë kësaj proteste janë regjistruar edhe tensione të tjera ku protestuesit kanë hedhur molotov në hyrjen e godinës, ndërsa kanë tentuar të çajnë gardhin metalik dhe janë përplasur me policinë. 

2 VITE ME PARE

Tensione në protestë/ Hidhet molotov në hyrje të bashkisë, protestuesit përplasen me policinë

"Dosja 5D"/ Protestë me molotov dhe tymuese, kërkohet
protesta

TIRANË- Ka tensione në protestën që po zhvillohet sot para bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Protestuesit kanë hedhur molotov në hyrjen e godinës, ndërsa kanë tentuar të çajnë gardhin metalik dhe janë përplasur me policinë. 

2 VITE ME PARE

Tubimi para bashkisë/ Protestuesit hedhin mollë dhe tymuese drejt godinës, këshilltarët nuk lejohen të hyjnë brenda

"Dosja 5D"/ Protestë me molotov dhe tymuese, kërkohet
pamje nga protesta

TIRANË- Para bashkisë së Tiranës po mbahet protesta ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Qytetarët kanë hedhur mollë dhe tymuese në drejtim të godinës, ndërsa asnjë nga këshilltarët nuk është lejuar të hyjë.

Një nga anëtaret e Këshillit Bashkiak, Ilda Zhulali shpjegoi arsyet e protestimit dhe se çfarë kërkojnë ata sot. Ajo tha se Veliaj e ka detyrë ligjore të japë llogari para Këshillit Bashkiak dhe e dyta të bëjë raportim financiar të hollësishëm se çfarë ka bërë me paratë e bashkisë Tiranë që janë miratuar nga Këshilli Bashkiak.

“Z. Vocaj (i Policisë) na thotë se dikush nga brenda dhe refuzon të thotë kush, nuk na lejon, ne, këshilltarët bashkiakë, që të futemi brenda po keni leje që të futeni kur të mbarojë protesta. Pra, Policia e Shtetit është në shërbim të një banditi si Erion Veliaj. Në vend që të hapë dyert për këshilltarët bashkiakë, që kanë marrë votat nga qytetarët shqiptarë për të kërkuar llogari deri më një, Policia e Shtetit vihet në shërbim të korrupsionit dhe të krimit. Ky është shteti shqiptar sot. Ne edhe njëherë kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak. Z. Veliaj e ka detyrë ligjore të japë llogari para Këshillit Bashkiak dhe e dyta të bëjë raportim financiar të hollësishëm se çfarë ka bërë me paratë e bashkisë Tiranë që janë miratuar nga Këshilli Bashkiak. E treta kemi kërkuar një auditim të jashtëm, me auditues profesionistë që të shikohet mënyra se si janë shpenzuar paratë e taksapaguesve të Tiranës për gjatë gjithë kohës që ka qeverisur Erion Veliaj," theksoi Zhulali.  

 

2 VITE ME PARE

Nis protesta para bashkisë, të pranishëm politikanë të opozitës dhe Argita Malltezi (FOTO)

"Dosja 5D"/ Protestë me molotov dhe tymuese, kërkohet

TIRANË- Ka nisur protesta e thirrur nga opozita para bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Qytetarët me pankarta me shkrime të ndryshme në duar kanë bllokuar rrugën përpara institucionit.

Të pranishëm janë politikanë të opozitës dhe vajza e Berishës, Argita Malltezi, që kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën qytetare.

 

 

 

2 VITE ME PARE

Kërkojnë dorëheqjen e Veliajt, sot sërish protestë para bashkisë së Tiranës

"Dosja 5D"/ Protestë me molotov dhe tymuese, kërkohet
foto nga protesta e kaluar

TIRANË- Ditën e sotme në orën 11:00 pritet të mbahet protesta e thirrur nga opozita para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. 

“Në orën 11:00 tek Bashkia Tiranës, të bashkuar në protestë për të shpëtuar qytetarët dhe qytetin nga hajdutëria masive e Veliajt dhe ushtarëve të tij 5D”, janë shprehur në thirrjet e tyre drejtues të PD, duke iu referuar korrupsionin me dosjen "5D". 

E njëjta protestë u zhvillua 6 ditë më parë, ku qytetarët bllokuan rrugën para bashkisë, ku hodhën vezë dhe mollë në drejtim të godinës. I pranishëm në protestën e kaluar ishte dhe kreu i Partisë së Lirisë. 

proteste 11 prill 2024

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet