LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Matura/ Anulohet protesta, publikohen rezultatet e lëndëve me zgjedhje! Ministrja: S'ka gabime

•Maturatët anulojnë protestën që kishin organizuar në orën 10.00 para Ministrisë së Arsimit. •Shkak është teza e biologjisë që sipas tyre nuk ishte bazuar programi dhe se pyetjet ishin me kleçka. •Provimit të biologjisë iu nënshtruan 29.775 maturantë, ku 1144 prej tyre kanë ngelur. •Ndërkohë, vetëm 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë. •Kalueshmëria për këtë provim është 96.16%, ndërsa nota mesatare është 7.52. •Mesa duket këto nota kanë kënaqur nxënësit, duke anuluar dhe tubimin. •Pas pretendimeve të nxënësve se provimi ka pasur probleme, ministrja Evis Kushi është përgjigjur. •Ajo u shpreh se tezën e kanë vlerësuar me një grup ekspertësh dhe mësuesish dhe kanë dalë në përfundimin se nuk ka gabime shkencore në hartimin e saj. •Në protestë në mbështetje të nxënësve do të jenë edhe figura nga Partia Demokrtike.

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Maturantët hedhin në Tik Tok mësuesen që hartoi tezën e Biologjisë: Ta vrasim!

Matura/ Anulohet protesta, publikohen rezultatet e lëndëve me
Maturantet

Fotoja e saj me emrin dhe mbiemrin e pozicionin është shpërndarë në rrjete sociale me thirrjet ‘Le ta vrasim’.

Maturantët që kishin zgjedhur biologjinë mes 11 programeve në listën e lëndëve me zgjedhje, inatin dhe pakënaqësitë për pyetjet që pretendojnë se janë jashtë programit, i kanë shprehur me mllef online.

Përveç ankesave për keqformulimin e ushtrimeve dhe paralajmërimin për protestë të hënën përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar ripërsëritjen e provimit, të rinjtë virtualisht teksa zbulojnë të dhënat e mësueses që ka përgatitur provimin e biologjisë, e kërcënojnë atë me jetë.

Komentet bullizuese në rrjetet sociale si TikTok, Instagram dhe Facebook janë të shumta, si dhe shumë adoleshentë me fytyrë nuk ngurrojnë të ofendojnë hartuesit e provimeve.

Ministria e Arsimit u sinjalizua nga Top Channel për përmbajtjen e videos të publikuar në TikTok apo Instagram, por nuk mori asnjë reagim deri pasditen e së dielës.

Teksa, edhe vetë Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është përballur në numrin e saj të telefonit me mesazhe fyerjeje ku fajësohet për dështim të hartimit të provimeve si dhe lejimit të kopjimit e mbajtjes së telefonave për nxënësit me mik.

Por i vetmi reagim i saj është në ditën e provimit, ku po virtualisht me një status në Facebook shkruante se i ka ndjekur me vëmendje shqetësimet e maturantëve e se po vlerësohej sërish cilësia e testit./Marre nga Top Channel

4 VITE ME PARE

Kishin paralajmëruar protestë për provimin e biologjisë, maturatët e anulojnë

Matura/ Anulohet protesta, publikohen rezultatet e lëndëve me
Foto ilustruese

TIRANË- Maturantët kanë anuluar protestën që kishin paralajmëruar se do të mbahej ditën e sotme në orën 10 para Ministrisë së Arsimit. Protesta u njoftua se do të mbahej në orën 10:00. Edhe pse ka kaluar ora e paracaktuar për tubim, asnjë maturant nuk është parë për të protestuar para Ministrisë së Arsimit.

Para daljes së notave dhe vlerësimit sot, maturantët kërkuan që testi i lëndëve me zgjedhje të ripërsëritej, teksa pretendonin se kishte pyetje jashtë programit në biologji. Në lidhje me këtë sqaroi edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi teksa tha se pyetjet ishin hartuar siç duhej dhe se s'kishte asgjë gabim.

4 VITE ME PARE

Maturantët protestojnë për provimin e Biologjisë, Kushi: Testi s'ka asnjë gabim shkencor!

Matura/ Anulohet protesta, publikohen rezultatet e lëndëve me
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaron se testi i biologjiksë nuk ka pasur asnjë gabim shkencor. Përmes një video mesazhi, ministrja u drejtohet maturantëve të cilët janë revoltuar për testin që kryen disa ditë më parë. Kushi shprehet se pyetjet u hartuan sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.

MESAZHI I EVIS KUSHIT:

Të dashur maturantë, Siç ju premtuam, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë, për të vlerësuar testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë vlerësim të drejtë, sipas nivelit të arritjeve. Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për tëdiferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.

Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.

Jam shumë e kënaqur që shumë prej jush kanë shkëlqyer, madje edhe përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit. Tashmë rezultatet janë të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe secili prej jush mund të gjejë vlerësimin e testit të tij. Sot gjatë ditës do të publikoj edhe disa teste të maturantëve që janë përgjigjur saktë dhe kanë marrë pikët maksimale. Ju uroj të gjithëve shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit tuaj drejt dijes!

Maturantët paralajmëruan protestë ditën e sotme për shkak të testit të Biologjisë, mirëpo kjo u anulua pak orë më pas. Mesa duket, rezultatet e provimit të Biologjisë, bënë që të rinjtë të reflektonin e të kuptonin se rezultatet e tyre nuk ishin dhe aq të këqija. Kalueshmëria për këtë provim është 96.16% ndërsa nota mesatare është 7.52.

4 VITE ME PARE

Matura/ Rezultatet e provimit në lëndët me zgjedhje, nota mesatare 7.52, vetëm 128 ekselentë

Matura/ Anulohet protesta, publikohen rezultatet e lëndëve me
Foto ilustruese

TIRANË- Janë bërë publike rezultatet e provimeve të lëndëve me zgjedhje. Sipas rezultateve, provimin e lëndës me zgjedhje e kryen në total 29775 maturantë. 1144 maturantë ngelën duke marrë notën 4.00, ndërsa 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 96.16% ndërsa nota mesatare është 7.52.

LINKU per rezultatet

Biologji
Mesatarja e provimit te biologjise: 7.74
Me note 10.00: 59
Me note 4.00 (ngeles): 125
Totali i maturantëve që kanë bërë biologjinë: 5975

Ekonomi
Mesatarja e provimit te biologjise: 8.29
Me note 10.00: 18
Me note 4.00 (ngeles): 112
Totali i maturantëve që kanë bërë ekonominë: 7321

Fizikë
Mesatarja e provimit te biologjise: 8.42
Me note 10.00: 44
Me note 4.00 (ngeles): 33
Totali i maturantëve që kanë bërë fizikën: 1361

Qytetari dhe Psikologji
Mesatarja e provimit te biologjise: 7.15
Me note 10.00: 1
Me note 4.00 (ngeles): 380
Totali i maturantëve që kanë bërë qytetarinë dhe psikologjinë: 9750

Filozofi dhe Sociologji
Mesatarja e provimit te biologjise: 7.13
Me note 10.00: 1
Me note 4.00 (ngeles): 40
Totali i maturantëve që kanë bërë filozofinë dhe sociologjinë: 291

Gjeografi
Mesatarja e provimit te biologjise: 6.52
Me note 10.00: 0
Me note 4.00 (ngeles): 77
Totali i maturantëve që kanë bërë gjeografinë: 523

Kimi
Mesatarja e provimit te biologjise: 8.57
Me note 10.00: 5
Me note 4.00 (ngeles): 2
Totali i maturantëve që kanë bërë kiminë: 160

Histori
Mesatarja e provimit te biologjise: 6.66
Me note 10.00: 0
Me note 4.00 (ngeles): 23
Totali i maturantëve që kanë bërë historinë: 233

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, përmes një mesazhi publik, sqaron se testi nuk kishte asnjë gabim shkencor e se pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë duke diferencuar secilën notë. Ajo shprehet e kënaqur me rezultatet e maturantëve duke thënë se rezultatet ishin përtej pritshmërive. 

 
4 VITE ME PARE

'Hartimet e tezave skandaloze!'/ Maturantët në protestë përballë Ministrisë së Arsimit

Matura/ Anulohet protesta, publikohen rezultatet e lëndëve me
Maturantet

TIRANË- Maturantët do të ngrihen ditën e sotme në protestë. Në orën 10:00 ata kanë paralajmëruar se do të mblidhen përballë Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Revolta e tyre, lidhet me hartimin e pyetjeve të tezës së provimeve. 

'Ora 10:00 tek ministria e Arsimit. Hartimet e tezave skandaloze'- shkruhet në thirrjen e ndarë në rrjetet sociale.  

Matura/ Anulohet protesta, publikohen rezultatet e lëndëve me

Pak ditë më parë maturantët protestuan për tezën e Biologjisë, duke pretenduar se ajo që ra në provimin e Maturës Shtetëore nuk kishte lidhje me literaturën që ishin konsultuar.

matura 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet