LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate në kullën më të shtrenjtë në Tiranë.

•Seanca e sotme plenare nisi me debate brenda kampit blu. •Lulzim Basha kërkoi me tone të ashpra në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar. •Ai kërkoi Bardhit para kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave të dalë dhe ta thotë publikisht. •Pas akuzave, përgjigjia i erdhi nga kreu i grupit të PD Gazment Bardhi që e akuzoi për disa kate në një kullë të Tiranës. Bardhi tha se Basha ka marrë 2 kate në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës. • Refuzimi i mazhorancës për të votuar ndryshimet në reformën zgjedhore ka bërë që në Kuvend të nisin përplasjet mes palëve. • Opozita ka kërkuar që të ndryshohen anëtarët në komisionin e reformës zgjedhore. • Opozita në kërkesën e saj ka kërkuar që të ndryshohet Enkelejd Alibeaj me Oerd Bylykbashi. • Ndërkohë që votimi për ndryshimet u shty për seancën e radhës, pas kaosit që u krijua sot.

25 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Opozita bllokon foltoren, reforma zgjedhore shkakton përplasje në Kuvend, votimi shtyhet për seancën tjetër

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Kuvendi

TIRANË- Refuzimi i mazhorancës për të votuar ndryshimet në reformën zgjedhore ka bërë që në Kuvend të nisin përplasjet mes palëve. Opozita ka kërkuar që të ndryshohen anëtarët në komisionin e reformës zgjedhore. Opozita në kërkesën e saj ka kërkuar që të ndryshohet Enkelejd Alibeaj me Oerd Bylykbashi.

Por refuzimi nga mazhoranca, ka bërë që të ngrihen tensionet në sallën e Kuvendit. Opozita ka bllokuar foltorën dhe podiumin e qeverisë. Ndërkohë që votimi për ndryshimet u shty për seancën e radhës, pas kaosit që u krijua sot.

2 VITE ME PARE

Bardhi: Të ngrejmë komisionin e reformës zgjedhore, pse e zvarrisni

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që Kuvendi të ngrejë një komision të posaçëm për reformën zgjedhore. Bardhi në foltore ka deklaruar se zgjedhjet e 14 majit u vodhën. Po ashtu ai ka ngritur pyetje se përse e zvarrisin komisionin për reformën zgjedhore.

"Do të ishte në nder të Kuvendit për secilin deputet që në 2 vite ne ti kishim reflektuar të gjitha shqetësimet e OSBE-së. Fakti që rrëzoi zgjedhjet e 14 majit tregoi shumë, por për ju ekspertët nuk kanë vlerë. Për ju kanë përmirësimi i reformave kriminale që të vidhni zgjedhjet dhe Shqipërinë. Prej 3 javësh kemi dorëzuar në Kuvend, një kërkesë ligjore për të bërë funksional për të bërë një komision për reformën zgjedhore. Po çfarë bëni ju? Pasi e bllokoni për 3 javë, bëni teatër në mëngjes që gjoja jeni në konflikt një koleg i yni, që të vini tani në darkë të na thoni ne që përfaqësuesit e opozitës nuk i caktojmë ne, por këta këtej. Duan të përcaktojnë edhe 9 anëtarët që do përfaqësojnë opozitën. Damiani nuk ka interes të bëhet reforma zgjedhore dhe do që të lihet në harrese, gjë që është lënë edhe nga opozita. Dhe vini këtu dhe bëni teatër," tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Berisha: I bëj thirrje BE-së të ndjekin çdo qindarkë që disbursohet për këtë qeveritarë hajdutë

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të ndjekë dhe hetojë çdo qindarkë që sjell në Shqipëri për investime. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se çdo qindarkë që disbursohet për këtë qeveri duhet të ndiqet.

"Marrëveshja që votohet përbën një grant të Komisionit Europian, dhuratë bujare në totalin e miliarda eurove që ky institucion i dhanë Shqipërisë dhe shqiptarëve nga paratë e taksapaguesve të BE. Në këtë kontekst, është një rast për të shprehur mirënjohje si ndaj Komisionit, është një rast për të shprehur mirënjohje ndaj taksapaguesve të BE. Por është një rast për t’i bërë thirrje KE dhe institucioneve evropiane, të qëndrojnë, të ndjekin çdo qindarkë që disbursohet në këtë vend, mbasi hajdutë si këta qeveritarë, nuk gjendet në Europë, ndoshta edhe në botë. Meqenëse këtu u bë një debat, u fol për rrugë, ura, tani unë jam këtu për t’u thënë shqiptarëve: gjatë 9 viteve, janë investuar në punëra të ndryshme dhe shpenzime, 1.1 trilion lekë. Në kursin e sotëm, 10.1 miliardë euro. 10.1 miliardë euro janë vjedhur në masën nga 50 gjer në 90 përqind," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: Rama foli në Spanjë si zëdhënës i Vuçiç, ka dekurajuar njohjet e Kosovës

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dënuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për Kosovën në vizitën e sotme në Spanjë. Duke folur në Kuvend, Berisha tha se Rama foli në Spanjë si zëdhënës i Vuçiçit dhe nuk ka ndihmuar në shtimin shteve që e njohin pavarësinë e Kosovës, por përkudrazi ka dekurajuar shtete që e kanë njohur atë.

"Para së të përfundoj dua të dënoj me forcën më të madhe qëndrimin e Edi Ramës ndaj Kosovës edhe në Spanjë. Edi Rama, në Spanjë foli si zëdhënës i Vuçiçit. Kemi bërë çdo gjë për Kosovën, për njohje. Një gënjeshtar i paparë. Asnjë njohje, përkundrazi ka dekurajuar njohjet, jo një por disa," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: Alqi Bllakon e liruan për shkak të Erion Hajdutit! Shumë mirë ia bënë Lefterit, që nuk i nxjerr të gjitha

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e GJKKO-së për lirimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Duke folur nga Kuvendi, Berisha tha se, Bllako u lirua për shkak të Erion Veliajt. Ndërkohë që për dënimin e lefter Kokës, Berisha theksoi se atij ia bënë mirë, për shkak se nuk po i nxjerr të gjitha vjedhjet. 

"Rruga e Kombit, Hani i Hotit dhe Muriqani, sjellin në Shqipëri 55-60 përqind të të gjithë atyre që vijnë vizitorë në këtë vend. I keni ndëshkuar 10 vite me grykën e shishes Thumanë-Fushë Krujë. E keni bërë udhëtimin nga Tirana në Shkodër infernal. Rruga e parë që duhej zgjeruar mbi të gjitha është Lezhë-Shkodër. Përkundrazi! Çfarë keni bërë në Rrugën e Kombit. As edhe një metër linear në segmentin Milot-Rrëshen. Përveç taksës. Po si mund të recitoni këtu? Ju sikur pini drogë. Unë nuk mund të perceptoj njerëz me arsye që mund të flasin në këtë platformë në këtë mënyrë. Të gjitha këto janë të vërteta. Po djegësat? Institucionet ndërkombëtare thonë se 90 përqind janë zhdukur paratë. Ku janë 200 milionë euro të taksapaguesve? Ku janë? A e morët vesh që Alqi Bllakon e liruan? E liruan për shkak të Erion Hajdutit. E liruan për shkak të Erion Veliajt. Sepse ka zbatuar skemën më kriminale 1-miliardëshe. Dhe mirë ia bënë Lefterit, shumë mirë ia bënë, që nuk i nxjerr të gjitha," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: 100 milionë euro u vodhën me rrugën Kardhiq-Delvinë, në Korçë-Kolonjë kushton 10 milionë euro kilometri

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar vjedhjen, që sipas tij po bën qeveria me projektet e infrastrukturës në akset kryesore ku po punohet. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë u vodhën 100 milionë euro. Ndërkohë që 1 km në aksin Korçë-Kolonjë po kushton 10 milionë euro kilometri.

"Tani unë do jap disa fakte zyrtare për vjedhjet. Nëse Rruga e Arbrit, gjer tani shkon 11 milionë euro kilometri, në Kroaci autostrada 27 metër e gjerë, e standardit evropian, u ndërtua me 1.1 milionë euro. Nëse Unaza e Tiranës, gjithsej 17 kilometra, 7.5 kilometrat e para, me gjithë veprat e shumta të artit që kishte, u ndërtuan me 2.5 milionë euro, ju keni ndërtuar zgjerimin te Sheshi Shqiponja me 24 milionë euro. Po a ka në botë hajni si këto mo? Po marrim rrugën Kardhiq-Delvinë. Ndërtuam, sipas të dhënave tuaja, 16.6 kilometra në dy drejtimet, me kosto 680 mijë euro kilometri. Keni rritur koston nga 30 milionë që ishte, bile më pak, në 145 milionë. Po, është ndërtuar një tunel 800 metra. Janë vjedhur 100 milionë euro. Çfarë bëtë me tunelin e Llogarasë? Ku e keni? Në mënyrën me kriminale, shpuat me gjerësi 7 kilometra në një kohë kur, pak metra më poshtë mund të shpohej me 3 kilometra tuneli dhe mund të ndërtohej me ato para, e gjithë Unaza e Karaburunit. Nuk ka hajdutë në botë si ju. Nuk mund të ketë. Ku e keni rrugën Korçë- Qafë Pllocë? Ka 12 vjet që mbeti dhe rruga u del me disnivel 30-40 metra. 4 kilometra të rrugës Korçë-Kolonjë, nga 4 milionë euro në çmimin maksimal po kushtojnë 40 milionë euro, sipas të dhënave tuaja. Hajdutë si ju nuk ka toka mo! Kjo nuk ndodh në asnjë komb, në asnjë vend. Po shkoni në Korçë, ku ndërtohet 40 milionë euro katër kilometra, 10 milionë euro kilometri," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: Nuk jemi këtu që të dëgjojmë ministret, bëhuni serioze mos u bëni badigarde të ‘Gadafit’

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar që parlamenti të kthehet në serioz. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se ministret në vend që bëjnë detyrën e tyre, po bëjnë badigardin e Gadafit.

"Po flas për të shprehur protestën më të fuqishme. Për ndërhyrjen më të neveritshme, që shndërrojnë këtë parlament në një kuzhinë mediokre, po ka gjë më të paarsyeshme, rrinë e recitojnë aty trillime dhe mashtrime pa përgjegjësi. Marrin fjalën sa herë ju teket, dhe të rrijë parlamenti me logjet e tyre, nuk bën kështu. Parlamenti është institucion serioz, që të bëjnë ç’të duan vetëm pse kanë hipur në atë post, se në vend të bëjnë ministren, bëjnë badigarden e Gadafit. E them, nuk sillen në këtë mënyrë ministret. Kanë mëshirë ndaj dëgjuesve, kthejnë kokën njerëzit, nuk bëhet kjo në parlament. Sa herë i teket merr fjalën dhe vazhdon sikur është në kuzhinë me shoqen e vet, nuk shkon kjo. Se me Ballkanin po bëjmë këtë e atë, por kujt ja thotë këto, çfarë do të thotë me këto," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

"Elisa, më dëgjo, pusho!”, Tabaku: Mos të debatojmë më se cila rezolutë është më e mirë

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
jorida tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku i është kundërpërgjigjur ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali sa i takon çështjes së Kosovës.

Tabaku i kërkoi Spiropalit që të pushonte, ndërsa iu drejtua kryetares së Kuvendit që mos të debatohej më se cila rezolutë për Kosovën ishte më e mirë.

“Elisa me dëgjo, pusho! Kjo lufta që ‘rezoluta ime më e mirë se e jotja, duhet të marrë fund’. Zonja kryetare, dua t’ju informoj se PE pati debat për Kosovën. Njeri është ajo që bën dhe jo ajo çfarë thotë. T’i lëmë debatet se kush rezolute është më e mira. Ka ndodhur dhe herë të kaluara. Ka ndodhur dhe me rezolutën për Srebrenicën. S’ka asgjë të keqe se kush e bën i pari rezolutën. Ne që rrimë dhe flasim këtu gjatë gjithë ditës, ikin njerëzit.”, tha ajo.

2 VITE ME PARE

“Ky sot është turp albanofobie”, Berisha: Po kërkojmë debat siç e bëri PE. Spiropali: E mbrojtëm Kosovën në KE

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Sali Berisha, Elisa Spiropali

TIRANË- Prej gati dy orësh në seancën e sotme plenare po diskutohet çështja për rezolutën e Kosovës ku ka pasur edhe debate mes mazhorancës dhe opozitës. 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e quajti një seancë turpi dhe albanofobie, ku tha se rezolutën dhe debatin për Kosovën PE e bëri dje, ndërsa parlamenti shqiptar duhet të reagonte edhe më shpejt.

Ndërkohë Spiropali iu përgjigj duke i thënë se jemi ata shqiptarë që i kemi dalë për zot Kosovës në Këshillin e Sigurimit.

PJESË NGA DEBATI: 

Sali Berisha: Kjo është një seancë albanofobike. Kjo është një seancë antishqiptare. Këta shtrojnë tezën se ne po shfrytëzojmë Kosovën. Ç’po kërkojmë ne këtu? Ne po kërkojmë rezolutën dhe debatin për Kosovën, të cilën Parlamenti Europian e bëri pardje. Tani, t’u shtroj një pyetje unë ju: kush duhej të ishte parlamenti që duhej të reagonte më shpejt? A nuk duhej të ishte parlamenti i Shqipërisë? Pse nuk reagoi? Sepse Edi Rama nuk e lejon. Sepse Edi Rama shtron në Tiranë dhe në arenën ndërkombëtare, tezat e Aleksandër Vuçiçit. Edi Rama deklaroi në Financial Times, dhe po sqaroj këtu, deklaroi se e korrigjoi, por nuk korrigjoi shprehjen ‘no mens land’, që veriu i Kosovës është toka e askujt. Çfarë deklaroi dje ministri federal i kabinetit të Olaf Scholz? Vuçiçi dërgoi trupat në Kosovë njëlloj si Putini në Krime. Po si ka mundësi të jeni të tillë? Juve ju ka verbuar sytë albanofobia. Çfarë shqiptarësh jeni ju që mbroni këto qëndrime? Po a ka qëndrime më armiqësore ndaj Kosovës se këto? Po çfarë po keqpërdorim ne për qëllime tonat? Po kërkojmë debatin për Kosovën, të cilin Parlamenti Europian e bëri tre ditësh para nesh. Po kërkojmë të dënojmë deklaratat e Edi Ramës, se ato janë deklarata të diktuara kryekëput nga Beogradi. A ka turp më të madh për këtë parlament. Ky sot është tempulli albanofobie. Është shpellë albanofobie. Është turp albanofobie!” 

Elisa Spiropali: Jemi ata shqiptarë që nuk kandidojmë irrendentistë në bashkitë e vendit. Ne jemi ata shqiptarë që do presim samitin e Berlinit në mes të Tiranës, ne  Ne jemi ata shqiptarë që nuk i kemi shitur naftë Jugosllavisë kur luftonte në trojet e ish-Jugosllavisë dhe njerëz po vriteshin ata. Jemi ata shqiptarë që i kemi qëndruar interesit kombëtar në çdo kohë. 

2 VITE ME PARE

Deklarata skandaloze e Ramës për Kosovën, socialistët kyçin gojën: Pse e keqinterpretoni?

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Bushka

TIRANË- Ministrat e Qeverisë janë pyetur sot nga mikrofoni i 'Syri TV' në oborrin e Kuvendit lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që veriu i Kosovës është tokë e askujt, por të gjithë refuzuan të komentonin. Përjashtim, bënë vetëm dy deputetë të PS të cilët guxuan dhe thanë që është tokë e Kosovës. 

 "Kur ju të mësoni, mos t'i përdorni këto çështje për politikën provinciale të ditës, atëherë do të përgjigjem", tha ministrja Spiropali. 

"Po pse i keqinterpretoni?", tha Bushka. 

Kujtojmë se, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për prestigjozen britanike “The Financial Times”, ka thënë se veriu i Kosovës është një pikë e nxehtë, dhe me kalimin e viteve është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur.  Kjo deklaratë nxiti reagime të ashpra në Kosovë dhe Shqipëri. 

2 VITE ME PARE

"Vuan nga kompleksi psikoseksual"/ Spiropali ja kthen 'dhëmbë për dhëmbë', Berishës: Frojdi do dështonte para një pacienti si ty

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pasur një përplasje në Parlament me ministren Elisa Spiropali. Kjo e fundit ia ka kthyer me të njëjtën monedhë, kryedemokratit i cili në seancën e kaluar iu drejtua, duke i thënë se vuan nga ajo që Frojdi e quan “zilia falike tek vajzat”. Spiropali iu përgjigj se vetë Frojdi do të dështonte me Berishën, teksa i përmendi edhe moshën. 

"Një replikë së pari, Frojdi do dështonte para një pacienti si ty, nuk mund të merresh me një burrë në moshë që i ka ngelë mendja të Frojdi. Ne ramë dakord në Konferencën e Kryetarëve, që nga Kuvend të dalë një rezolutë e përbashkët. Do të kemi mundësi të debatojmë. Do mishërojmë një rezolutë që mbështet integritetin e Kosovës. Këtë ka bërë Shqipëria kudo në çdo tryezë. Ne nuk do ndalemi. Deklaratat dhe rezolutat të jenë të përbashkëta. Kosova nuk është një çështje e politikës së ditës. Të dalim mbi traditat e mëparshme",tha ajo. 

 

2 VITE ME PARE

"Po filmonte telefonin e Berishës"/ Noka godet operatorin në Kuvend, merr vërejtje nga Nikolla

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
flamur noka

TIRANË- Një incident jo i zakontë është shënuar para disa minutash në Kuvend. Deputeti Flamur Noka ka goditur me rregulloren e Kuvendit një operator i cili sipas Nokës po filmonte telefonat e deputetëve. Noka tha se kamera ishte e fokusuar në telefonin e kreut të PD, Sali Berishës, i cili kishte hapur një video denoncuese në Whats App.

Në lidhje me veprimin e deputetit demokrat reagoi dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila i tërhoqi vërejtje Nokës dhe tha se duhet treguar respekt ndaj medias së lirë.

“Kam dhe një vërejtje ndaj jush zoti Noka, nuk mund të reagoni ndaj medias ashtu duke i qëlluar me rregulloren e parlamentit. Respekte ndaj medias së lirë, nuk mund të rri pa reaguar kur shoh një veprim të tillë. Nuk janë kameramanët e mi, por të medias së lirë”, tha Nikolla.

Nga ana tjetër deputeti Noka u shpreh se është e turpshme të fimohen telefonat e deputetëve të parlamentit.

“Është turp që filmohen telefonat e deputetit”, tha Noka.

2 VITE ME PARE

Noka në Kuvend: Po i fusni thikë pas shpine Kosovës

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
flamur noka

TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë Rama, se po i fut thikë pas shpine Kosovës. Ai tha se maxhoranca sot është e zhytur nga koka te këmbët.

“Jeni të zhytur nga koka te këmbët. Përdorni kukullat Matrioshka, ushtarët e Taulantit, që të hiqni vëmendjen nga thelbi. A mund të thuhet se Kosova është tokë e askujt? Apo është tok brez pas brezi shqiptare! Kë përfaqësoni ju këtu? Interesat e popullit shqiptar apo të tjerë? Na tregon zonja Spiropali se nuk është Kosova çështje e politikës së jashtme. A është tradhti kombëtare, thikë pas shpine kjo që po bëni me Kosovën?”, tha Noka.

2 VITE ME PARE

'Përplasjet' brenda PD-së, deklarata e Açkës në Kuvend: Po e bëjnë 2 B të tërbuar dhe një B i vaksinuar

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Flutura Acka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka i është përgjigjur kreut të grupit të PD-së Gazment Bardhi, pasi ky i fundit tha sot në foltore se Bashën e ndjekin tre vetë. Açka e cila është e nominuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha për kreun e grupit, tha se anatemohet pasi mëkati i vetëm është se nuk ka qarë dot babën në PD.

Deputetja e krahasoi situatën në PD me KPD-në e famshme të Fatos Nanos, por tha se janë tre B të lënduar që po e bëjnë ose më mirë dy B pak të tërbuar dhe një B i vaksinuar me Europë.

“Dua t’i them zotit Bardhi se unë jam në Partinë Demokrtike ku i kam gjetur kolegët e mi të nderuar dhe ku do i lë një ditë. Në fakt zoti Bardhi dhe kolegë të mi të Partisë Demokratike, i vetmi mëkat që kam unë i ngjason personazhit të Kamysë, i cili nuk qau dot nënën, unë nuk kam qarë dot babain, prandaj dhe unë anatemohem sot e kësaj dite në Parlament. Kjo është një lloj KPD-je po pak më ndryshe se atë e bëri një Fatos Nano ndërsa këtë sot po e bëjnë tre B të lënduar, ose më mirë, 2 B pak të tërbuar dhe 1 B i vaksinuar. Prandaj se si do dalim ne nga ky qorrsokaku ku kemi hyrë si opozitë unë nuk e di. Zonja kryetare merrni zgjidhjen ju e bëjeni sido që të jetë, bëjeni siç është drejt”,-tha Açka.

2 VITE ME PARE

“Jeni kthyer në mburojë të krimeve serbe”/ Shehu akuza Nikollës: Ke bllokuar rezolutën që dënon gjenocidin

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Tritan Shehu

TIRANË-Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka hedhur akuza ndaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla se ka bllokuar rezolutën e depozituar nga PD për dënimin e gjenocidit serb.

Shehu tha se kjo gjë është bërë zanafilla e problemeve dhe keqinterpretimeve duke lënë vend për konfuzion dhe te partnerët e Shqipërisë.

Nga ana tjetër Nikolla tha se askush nuk mund ta identifikojë si kundërshtare të Kosovës dhe se nuk ka shqiptar të mos jetë në krah të Kosovës.

PJESË NGA DEBATI: 

Tritan Shehu: Do të përmend përsëri një shkelje shumë të rëndë të rregullores, të procedurës së parlamentit që ka dhënë implikacione të rënda politike, ka krijuar probleme dhe është bërë zanafilla e këtyre problemeve. Znj.kryetare ju prej një viti e ca keni bllokuar rezolutën për krimet e Serbisë në Kosovë. Keni treguar që jeni kthyer në mburojë të krimeve serbe. Një faktor negativ në dënimin e së vërtetës dhe krijimin e situatave absurde në Shqipëri. Ai qëndrim, zanafilla e gjithçkaje, është pasur me deklarata krejtësisht në kundërshtim me interesat kombëtare, të Kosovës, të rajonit, të kryeministrit që kërkoi konferencë të jashtëzakonshme, kalimi i veriut të Kosovës nën kontrollin e Kosovës dhe deklarata e fundit për atë që u quajt ‘toka e askujt. Këto krijojnë kushte dhe mundësi për të degjeneruar në këtë proces negativ dhe me kaq pasoja. Heshtja juaj, frika për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, krijon konfuzion te partnerët tanë.

Nikolla: Jo ju dhe askush tjetër s’mund të më identifikojë si kundërshtare e Kosovës. Nuk ka shqiptar që të mos jetë në krah dhe krenar për Kosovën. Më 12 tetor ne kemi lënë një seancë të dedikuar vetëm rezolutave të dakorduara mes palëve.

2 VITE ME PARE

Sula akuza Nikollës: Po prisni urdhra nga Kryeministri për PD-në

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i ka kërkuar Lindita Nikollës që të japë një përgjigje sa i takon vendimit që i ka nisur PD për kreun e grupit. Sula ka ironizuar duke thënë se nuk e jep përgjigjen pasi s’ka marrë ende urdhër nga Rama. 

"Je thjesht formale aty, the ia dërgove kërkesën këshilltarëve, ka një muaj dhe akoma nuk keni marrë përgjigje. Nuk keni marrë akoma urdhrin se çfarë duhet të bëni. Jemi republikë kryeministrore. Nuk bëni asnjë hap pa marrë urdhër nga Kryeministri. Nuk ka më çfarë diskutohet. Ju çfarë nuk bëni dhe prapë fitoni. Fituat Kukësin. Doni që edhe këtë opozitë që ka ngelur ta zhdukni. Bëni zgjedhje bë 2025 si paraardhësit tuaj që ndjenjën 45 vjet. Kurrë mos u ngopshi"- tha Sula.

2 VITE ME PARE

Rama mungon në Kuvend/ Alibeaj: Duhet të ishte këtu dhe të përgjigjej për Kosovën

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
enkelejd alibeaj

TIRANË- Çështja e Kosovës ka qenë debati në seancën e sotme plenare. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i ka kërkuar llogari kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për mungesën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend.

Alibeaj tha se Rama duhet të ishte i pranishëm për të dhënë llogari lidhur me qëndrimet që ka mbajtur për Kosovën. Nikolla tha se seanca e posaçme është vendosur që të mbahet më 12 tetor.

Alibeaj: Kryeministri duhet të ishte këtu për shkak të një kërkese që kemi bërë për Interpelancë. Duhet të ishte këtu për të dhënë përgjigje. Duhet të njoftoje se çfarë bëhet me Interpelancën me kryeministrin për Kosovën. Këto janë aktet që tregojnë nëse je apo nuk je në mbështetje të Kosovës. Kryeministri duhet të vijë dhe të shpjegojë të gjitha qëndrimet që ka mbajtur. Po e presim.

Nikolla: Kërkesa juaj ishte kërkesë për Interpelancë por pa caktuar ditë. U mblodh konferenca e kryetarëve, janë grupuar së bashku dhe do shqyrtohen së bashku në një seacnë më 12 tetor.

Spiropali: Ramë dakord për mocion me debat, plot 6 orë dhe të dalim me një rezolutë e cila mishëron vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë për të mbështetur integritetin e Kosovës dhe të drejtën e  saj për të qenë e lirë dhe e pavarur në arenën ndërkombëtare. Këtë ka bërë Shqipëria kudo ku ka një vend të nderuar, në çdo tryezë dhe ne nuk do ndalemi. Është në nder të këtij Kuvendi që deklaratat të jenë të përbashkëta.

2 VITE ME PARE

E PLOTË- Përplasja mes Bashës dhe Bardhit në Parlament, akuzat për “opozitën e kullave”

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Bardhi dhe Basha

TIRANË- Seanca e sotme plenare nisi me debate brenda Partisë Demokratike. Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u përplasën në Parlament duke bërë akuza në adresë të njëri-tjetrit. Basha iu drejtua kryeparlamentares Lindita Nikolla për njoftimin që asaj i ka ardhur para një muaji në lidhje me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së.

Gjatë fjalës së tij në foltore, Basha, i thotë kryeparlamenatres Nikolla se e doni “opozitën pa grup të formalizuar”. Më pas, përgjigjia i erdhi nga kreu i grupit të PD Gazment Bardhi që e akuzoi për disa kate në një kullë të Tiranës.

DEBATI MES TYRE:

Lindita Nikolla: Po lexoj një njoftim nga PD e cila më drejtohet me njoftim. Më vë në dijeni që kryetari i grupit parlamentar të PD-së është kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Lulzim Basha: Sot është data 5 Tetor. Më 4 Shtator, ju keni bërë një njoftim të ardhur nga PD. U bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëpasshme të PD injorohen dhe nëpërkëmbën nga ana juaj. Pas konsultimit të rregullave do të bënit publik vendimin tuaj. Ju nuk keni bërë publik asnjë vendim dhe vazhdoni të  merrni zvarrë përfaqësimin e PD duke vendosur sipas qejfit dhe jo sipas kushtetutës. Fshiheni pas rregullores së kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi vendimmarrjen formale për t’i dhënë PD zërin dhe përfaqësimin që ka në këtë kuvend. Nuk ka vendime të grupit parlamentar të PD, interpretime të njëanshme sepse ju kështu e doni opozitës, siç ju do qejfi ju, doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës. Jepni fund kësaj maskarade. Është detyra juaj që të shprehuni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike. 

Gazment Bardhi: Të jem i sinqertë u emocionova shumë veçanërisht nga kjo aleanca e kullave. Parafolësi (i referohet Lulzim Bashës) është i vetmi që muajin e fundit ka marrë nja dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet e kullave të tua në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, tënden dhe të familjarëve të tu.

Ja ku janë deputetët e grupit të PD, ti je i vetmi njeri në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar partie dhe nuk guxon të mbledhën grupin parlamentar të partisë që mendon se përfaqëson. Dhe e di pse? Se je ti dhe 3 të tjerë që të shkojnë nga mbrapa. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD, as përfaqësues i grupit parlamentar të PD, je thjesht i rikthyer pas 1 viti e gjysmë mungese gjoja për të bërë opozitën, por opozitën e ke me kolegët e tua se me këta këtu mbrapa s’ta mban.

Lulzim Basha: Znj. kryetare, prisja përgjigje nga ty dhe jo nga bashkëautorët e kësaj zallamahie. Meqë keni vendosur që në vend të llogaridhënies para qytetarëve të bëni gjithçka për të nxjerrë dhjam nga pleshti nga kriza evidente e provokuar nga ata që kanë vendosur karrigen e tyre mbi interesin e qytetarëve, edhe njëherë po të them jep përgjigje.

Ndërsa për ata që kanë vendosur të bëjë luftën e tyre të ndyrë personale në këtë sallë, kam një përgjigje: Votoni vettingun politik, mos e ndyni gojën.

Ndërsa shqiptarëve do ju them, është i vetmi parlament ku prej vitit ‘91 ka një rregull, deputeti nuk mban përgjegjësi për çfarë thotë. Sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap i pistë siç u hap sot pas mbajtur askush përgjegjësi. Sot nga deklarata si këto ose prokuroria nis hetimet për mua ose i nis për shpifësit. Ndaj shpifësit gojëçorap pisët që janë çuar dhe çohen këtu, ata natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës, ta dinë jo vetëm s’na e mbyllin dot gojën por shumë shpejt këtu do përballeni me vetëdijen tuaj me projektligjin e rishikuar për vettingun politik dhe amendamentin që ju heq përgjegjësinë që dilni në këtë foltore e shpifni si ju do qejfi juaj. Shqiptarëve ju ka ardhur në majë të hundës, janë neveritur me një parlament ku kap shpifja shpifjen.

2 VITE ME PARE

Basha i përgjigjet akuzave të Bardhit: Shpifësi gojë çorap pisët, natën firmos për kulla e ditën sulmon PD

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj akuzave që iu bënë nga ana e Gazment Bardhit. Basha ka paralajmëruar se pas kauzave që i bëri Bardhi, këta të dy mund të përfundojnë në prokurori.

PJESË NGA DEKLARATA E BASHËS:

"Prisja përgjigje nga ty kryetare dhe jo nga bashkautorët e kësaj zallamahie. Por meqë keni vendosur që në vend të llogaridhënies së qytetarëve të bëni gjithçka për të nxjerrë dhjamë nga pleshti nga kriza evidente e provokuar nga ata që kanë vendosur karrigen e tyre mbi interesin e qytetarëve, atëherë edhe njëherë po të them jep përgjigje. Për ata që kanë vendosur të bëjnë këtë luftë të ndyrë personale në këtë sallë në tradhti të interesave të demokratëve dhe qytetarëve kam një përgjigje votoni vettingun politik, ndërsa shqiptarëve do u them është i vetmi parlament, ku prej vitit 91 ka një rregull, deputeti nuk mban përgjegjësi për ca thonë. Sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap i pisët siç u hap sot pa mbajt askush përgjegjësi. Sot nga deklarata si këto, ose prokuroria nis hetimet për mua, ose i nis për shpifësit. Shpifësit gojë çorap pisët që janë çuar e cohen këtu, ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Ramës, ta dinë se nuk ka e mbyllin dot gojën dhe këtu do përballeni me projektligjin për vettingun politik dhe amendamentin që ju heq papërgjegjshmërinë që të dilni në këtë foltore e të shpifni siç iu do qejfi"

Bardhi e akuzoi se ka marrë dy kate në një prej kullave më të shtrenjta në Tiranë, ndërsa Basha e cilësoi si një shpifës që natën firmos për kulal e ditën sulmon PD për llogari të Ramës./Dosja.al

2 VITE ME PARE

"Memecit i erdhi goja"/ Spiropali: Zgjidhni çështjet brenda partisë, Kosovën ka kush e mbron

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
elisa spiropali

TIRANË- Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka akuzuar Partinë Demokratike se po përdor çështjen e Kosovës për interesat e partisë së tyre.

Ajo iu drejtua opozitës duke i thënë të zgjidhin çështjet brenda partisë para se të merren me atë të Kosovës.

"Jeni në anën e sigurimit doktor. Mund ti shkojë thënia “memecit i erdhi goja”, ose Lulzimit i erdhi goja. Nuk mund të merret me kryetaren e Kuvendit, kur hallin e ka vetëm te shtëpia. Nuk ma heq dot fjalën, doktor.  E përdorni Kosovën për interesat e partisë. Ka kush e mbron Kosovën. Zgjidhni hallet e shtëpisë e më pas merruni me çështjen e Kosovës. Problemet që keni po ndikojnë thellësit në çështjet tona në reformën zgjedhore por po doni ta eksportoni dhe në Kosovë. Shqipëria do ti dalë gjithmonë për zot Kosovës se Kosova nuk ka aleate më të madhë se ne.", tha Spiropali.

2 VITE ME PARE

Berisha: Kryefjala e Kuvendit duhet të ishte deklarata superskandaloze e Pashiqit shqiptar për Kosovën

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryefjala e Kuvendit duhet të jetë deklarata e Ramës për veriun e Kosovës.

PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS:

Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë, deklarata superskandaloze e Pashiqit shqiptar, se Kosova e veriut është toka e askujt. Nuk ka deklaratë më antishqiptare, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo deklaratë. Por po ju pyes unë ju: secili prej jush që jeni këtu, dhe çdo shqiptar, po përse e derdhi gjakun Afrim Bunjaku?

Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rregulli. Ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Alekandër Vuçiçi, të kryesuara nga lejtnanti i tij Radoiçiç? Se sa ishte ‘no mans land’ e provuan falangat serbe. Shqiptarët, Europa dhe bota e panë se si ia mbathën me të katërta, se ajo është toka e zotërve të saj.

A mundet një krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç?
Dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklarata të turpshme këtu përpara. Po Dostojevski thotë një fjalë: njeriu që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër, largohet nga homo-sapiens, nga specia e tij. Ndaj këtu debati duhet ët fillojë me urgjencë për këtë deklaratë që nuk e bën jo vetëm Aleksandër Vuçiçi, por e bën edhe pengu i tij, e bën argati i tij, që quhet Edi Rama. A e dini çfarë tha Alistair Campbell, miku i tij, për këtë deklaratë: e ka hipnotizuar Vuçiçi!

2 VITE ME PARE

'U emocionova nga fjalimi'/ Bardhi akuzon Bashën: Ke marrë dy kate në kullën më të shtrenjtë në Tiranë

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi iu përgjigj në Kuvend deputetit Lulzim Bashës, i cili tha se është pjesë e aleancës së kullës. Bardhi u shpreh se Basha duhet të japë llogari për katet që ka marrë në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës.

Kësaj akuze, Basha nuk iu përgjigj. 

"U emocionava nga fjalimi. Parafolësi ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet në kullën më të shtrenjtë të Tiranës. Ti je i vetmi njeri që je vetëshpallur kryetar partie. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD, as përfaqësues i grupit parlamentar. Je thjesht një i rikthyer për të bërë gjoja opozitë ndaj opozitës, se me ata mbrapa nuk ta mban,” tha Bardhi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

"Kuvendi të zbatojë vendimin e PD"/ Basha sulmon Bardhin: Thuaj që je bërë pjesë e aleancës së kullave dhe non gratave

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar me tone të ashpra në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar. Ai i kërkoi Bardhit para Kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave të dalë dhe ta thotë publikisht.

"Më 4 tetor ju keni bërë një njoftim, u bë një muaj, qënga ky njoftim. Do bënit publik vendimin tuaj, fakti është që s’keni marrë asnjë vendim, merrni zvarrë përfaqësimin e PD, duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës dhe jo sipas kushtetutës dhe ligjit për partitë. Fshiheni pas një akti siç është rregullorja  e kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi me një muaj vendimmarrjen për ti dhënë POD përfaqësimin që ka në kuvend. Sot flisni për vendime të grupit të PD, nuk ka, janë interpretimet tuaja të njëanshme. Dihet mirë pse i bëni, se kështu e doni opozitën pa grup të formalizuar. E doni siç e kishit në Kukës doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, por kjo nuk është në dorën tuaj. Jepni fund kësaj maskaradë është detyra juaj të shpreheni pro Kushtetutës, pro ligjit për partitë politike, pro kodit zgjedhor siç e keni për detyrë. Nëse e keni vendosur në kulisat tuaja, aleancat me kullat e errëta ki guxim e thuaji shqiptarëve që je pjesë e asaj aleance"

 

2 VITE ME PARE

'E turpshme'/ Dashnor Sula shkon me bukë në parlament: Rritja e pensioneve sa një gjysmë buke

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
Dashnor Sula

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shkuar ditën e sotme në parlament me bukë me vete. Përballë gazetarëve, ai tha se me rritjen prej 50 lekësh të reja në ditë nuk blihet as një gjysmë buke.

“Sot një bukë masive kushton 1200 lekë të vjetra. Rritja është as sa një gjysmë buke. Bukë për 30 ditë i thonë 36 mijë lekë, kur pensioni është rritur 15 mijë lekë. Luks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese, e cila thuajse është totalisht në uzurpimin e qeverisë. Kryetarja do marrë 8 mln, pensionistëve iu shtohet 500 lekë në ditë.
Do doja të protestoja për gjendjen në të cilën ndodhen prindërit dhe gjyshërit tuaj. Polarizimi i shoqërisë i tejskajshëm.

Është e turpshme, duke nisur nga unë, deputet i këtij parlamenti që kam atë rrogë. Fshatarët, punëtorët nuk mbushin barkun me bukë. Sot në parlament do t’i ngremë këto shqetësime”, tha Sula./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Bardhi kërkesë Kuvendit: Të futet në rend dite rishikimi i përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate
gazment bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka bërë kërkesë Kuvendit të fusë në rendin e ditës projektvendimin për rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Basha e Bardhi përplasen për PD-në, akuzat: Ke marrë 2 kate

Në shkresën dërguar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Bardhi thotë se në seancën e datës 21 shtator, është vendosur që ky projektvendim të futet në seancën e radhës, gjë që nuk është reflektuar nga Nikolla. Ai shkruan se rishikimi i përbërjes se Komisionit të Reformës është domosdoshmëri, pasi për më shumë se 1 vit nuk është bërë asnjë punë dhe disa anëtarë sot nuk janë me deputetë, për shkak të heqjes dorë nga mandati.

seance plenare 5 tetor 2023

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty