All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Pankarta dhe zhurmuese në vend të flakadanëve sot në Kuvend/ Opozita vijon me aksionin, seanca plenare zgjat vetëm 11 minuta

• Sot në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt seanca plenare e radhës e cila zgjati vetëm 11 minuta. • Ashtu siç ishte paralajmëruar, aksioni opozitar vazhdon ku deputët janë paraqitur në sallë me pankarta në duar që mbanin mesazhe kundër kryeministri Edi Rama dhe qeverisë. • Në sallë u ndez edhe një zhurmues, ndërsa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, miratoi pa diskutim ligjet, vetëm me mazhdorancën. • I pranishëm në seancën e sotme ishte edhe kryeministri Edi Rama. • Ndërkohë pas përfundimit të seancës, deputeti Ervin Salianji, foli për aksionin opozitar në Kuvend, ku tha se ka diversifikim, por lajmëroi se nuk do të ndalohet deri në plotësimin e 3 kërkesave të tyre kur përfshihen dhe ato për Komisionet Hetimore. • Gjithashtu ai tha se 47 deputetët e opozitës, kërkojnë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore pasi ata duhet të përfaqësohen, ndërkohë që nuk mund të pranojnë që një grupim me shtatë deputetë, që nuk është as parti siç u shpreh, të ketë katër përfaqësues në atë komision, tha ai, duke iu referuar grupimit të Bashës. • Nga ana tjetër, nga ky grupim i fundit foli edhe deputeti Kreshnik Çollaku i cili u shpreh se protesta në Kuvend, vetëm e dëmton opozitën. • Që prej nëntorit të 2023-it, seancat parlamentare janë zhvilluar me kaos dhe nën shoqërimin e tymuesve dhe zhurmuesve në Kuvend nga deputetët e opozitës. • Kujtojmë se në seancën e sotme, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka ishin të përjashtuar prej kasoit të shkaktuar në seancë e të martës.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mes protestave dhe kaosit, Nikolla miraton ligjet për 11 minuta pa diskutim

Pankarta dhe zhurmuese në vend të flakadanëve sot në Kuvend/
Kuvendi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka mbyllur seancën e sotme plenare vetëm pas 11 minutash pasi kishte nisur. Kjo ndodhi pasi opozita bllokoi foltoren ndërsa Nikolla kërkoi disa herë nga deputetët që te uleshin në vendet e tyre.

Në këtë situatë, ashtu si edhe po ndodh prej disa muajsh, mazhoranca votoi projektligjet e ditës në pak minuta dhe mbylli seancën. Ashtu siç u paralajmërua nga opozita, seanca u shoqërua me protestë dhe zhurmues por kjo nuk ndaloi në miratimin e projektligjeve të cilat u miratuan brenda pak minutash.

Ligjet e miratuara:

Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se financimit, ndermjet Republikes se
Shqiperise, perfaqesuar nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise, Republikes
se Frances, perfaqesuar nga rajoni Provence-Alpes-Cote D’ Azur, dhe Komisionit Evropian,
per programin “(lnterreg VI-B) Euro Mesdhe (EURO MED) 2021-2027″”.

Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe
Bashkimit Evropian, per aktivitetet operacionale te kryera nga Agjencia Evropiane e Rojes
Kufitare dhe Bregdetare ne Republiken e Shqiperise”.

Akt normativ nr. 6, date 14.12.2023 “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 84/2022
“Per buxhetin e vitit 2023”, te ndryshuar.

Akt normativ nr. 7, date 14.12.2023 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 29/2023,
“Per tatimin mbi te ardhurat”, te ndryshuar.

Akt normativ nr. 8 “Per marrjen e masave urgjente per mbrojtjen dhe permiresimin e
infrastruktures per trajtimin e ujerave te ndotura qe shkarkohen prane ose ne ujera larese”.

Projektligj “Per miratimin e buxhetit faktik te vitit 2022”.

Projektligj “Per shfuqizimin e ligjit nr. 115/2017 “Per krijimin e Agjencise Kombetare te
Diaspores”, te ndryshuar.

Projektligj “Per indeksimin e pages se punonjesve dhe nepunesve ne Republiken e
Shqiperise”.

Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 86/2018 “Per miratimin e
struktures, organikes dhe klasifikimin e pagave te Komisionerit per te Drejten e lnformimit
dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale”, i ndryshuar.

Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 28/2020 “Per miratimin e
struktures organizative, organikes dhe klasifikimit te pagave te personelit te Inspektorit te
Larte te Drejtesise”, i ndryshuar.

Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 55/2014 “Per miratimin e
struktures, organikes dhe kategorizimit te pozicioneve te punes te Inspektoratit te Larte te
Deklarimit e Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesave”, i ndryshuar.

Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 “Per caktimin e anetaresise se
komisioneve te perhershme te Kuvendit”, i ndryshuar.

Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 70/2021 “Per caktimin e anetareve
zevendesues ne perbetjen e komisioneve te perhershme te Kuvendit”, i ndryshuar.

Diskutime per çeshtje jashte rendit te dites.

2 VITE ME PARE

Tensionet në Kuvend, Çollaku: Protesta në seancë vetëm dëmton opozitën, ligjet kalohen pa u diskutuar

Pankarta dhe zhurmuese në vend të flakadanëve sot në Kuvend/
kreshnik collaku

TIRANË- Deputeti demokrat i grupimit të Bashës, Kreshnik Çollaku, tha për mediat se protesta në seancën e sotme plenare vetëm e dëmton opozitën

Ai tha se përmes situatës së krijuar në Kuvend, mazhoranca veçse i kalon ligjet pa diskutuar. Po ashtu, Çollaku tha se kërkesa e deputetëve të Berishës për vendin e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore është antiligjore.

“Edhe kjo e sotmja është një seancë anormale që ne mendojmë se dëmton opozitarizmin. Siç ju e patë mazhoramca kaloi më 5-6 minuta 4-5 ligje shumë të rëndësishme, mes të cilave atë të diasporës.

Kjo situatë po kthehet në problem. Kemi mbështetur kërkesën e pjesës tjetër të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, por mesa duket kjo rrugë nuk po rezulton e suksesshme. Këtu e humbura e madhe është opozita.

Të kuptojmë se duke bllokuar në këtë mënyrë Parlamentin, e vetmja gjë që bëjmë është që bllokojmë veten. Mazhoranca nuk ka asnjë problem dhe në papërgjegjshmëri të plotë kalon ligje të rëndësishme. I kalon pa u merakosur. Kjo është një rrugë që po shkon në krijimin e një alibie rehatie për mazhorancën, të cilën nuk e meriton.

Në rast se kryetarja e Kuvendit do të pranonte listën e Bardhit me kërkesën e Rithemelimit, praktikisht do të përjashtonte nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD, partinë më të madhe në opozitë. Jemi të hapur që me kolegët e opozitës të shikojmë se çfarë do të dalë nga kjo reform zgjedhore.

Ne nga pozicioni i listave të hapura nuk lëvizim. Lista të hapura, vota e emigrantëve dhe votim elektronik. S’ka interes mazhoranca që të ndryshojë këtë kod zgjedhor. I vetmi mekanizëm që mund të bashkojë opozitën është arsyeja dhe logjika. Kjo do të thotë që nuk mund të bëhet për kohën që na ka mbetur, sepse koha nuk na lejon”, tha Çollaku.

2 VITE ME PARE

Protesta në Kuvend, Salianji: 47 opozitarë kërkojnë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore, jo grupimi që nuk është as parti

Pankarta dhe zhurmuese në vend të flakadanëve sot në Kuvend/
ervin salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji, foli jashtë Kuvendit për mediat ku tregoi  se cila është arsyeja kryesore e asaj proteste në seancë.

Salianji tha se deputetët e opozitës, 47, kërkojnë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore pasi ata duhet të përfaqësohen, ndërkohë që nuk mund të pranojnë që një grupim me shtatë deputetë, që nuk është as parti siç u shpreh, të ketë katër përfaqësues në atë komision, tha ai, duke iu referuar grupimit të Bashës.

“Rama e ka vënë përfund edhe parlamentin, përveçse të gjitha institucionet e tjera. E kam thënë dhe e rithem se të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Edi Ramës, duke mos respektuar as Kushtetutë, as ligj, me një lehtësi jo vetëm ekstreme, por në kuptimin e papërgjegjshmërisë së funksionimit të parlamentit, po dhe të secilit prej deputetëve që nuk kanë rolin e deles, por të përfaqësuesve të popullit, votohen ligjet pa asnjë diskutim, kalohen në mënyrë të përshpejtuar dhe nuk merren me thelbin e problemit që është sot Shqipëria.

Ne po kërkojmë dhe po i përsëris, tri kërkesa kushtetuese që nuk na i garanton Edi Rama, nuk na i garanton Lindita Nikolla dhe asnjë prej përfaqësuesve të PS-së.

Po kërkojmë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ashtu siç e keni parë, 47 deputetë që përbëjnë shumicën e deputetëve të grupeve parlamentare të opozitës, kërkojnë që të kenë përfaqësimin e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe proporcionaliteti ndërkohë është i mirëpritur.

Nuk mund të ketë një grupim që nuk është as parti me shtatë deputetë, të ketë katër përfaqësues dhe grupet opozitare, të gjithë partitë opozitare bashkë me partinë më të madhe që është PD dhe Grupi Parlamentar i PD, të mos kenë përfaqësimin e bashkëkryetarit.", tha Salianji. 

2 VITE ME PARE

Salianji pas mbylljes së seancës: Ka diversifikim të aksionit opozitar, nuk tërhiqemi nga kërkesat tona

Pankarta dhe zhurmuese në vend të flakadanëve sot në Kuvend/
ervin salianji

TIRANË- Pas mbylljes së seancës plenare, deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur për gazetarët, ku mes zhurmuesve, u miratuan ligjet e përcaktuara në rendin e ditës.

Salianji tha se ka diversifikim të aksionit opozitar por jo ndalim deri në realizimin e kërkesave që ka shtruar opozita. 

“Të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Edi Ramës, ata nuk kanë rolin e deles, por të përfaqësimit të popullit. Ne kemi tre kërkesa që nuk ka i garanton as Edi Rama, as Lindita Nikolla.  Sot, pavarësisht thirrje të ndërkombëtare, pavarësisht thirrjeve të OSBE/ODIHR, pavarësisht thirrjeve për adresimin e problematikave të raportit të OSBE, vazhdohet njësoj sikur ka një konflikt te opozitë dhe vazhdohet me teatrin e shpifur të kalimit të ligjeve në pak minuta.

Ka disversifikim të aksionit opozitar, qëllimi është të mos ketë jetë parlamentare normale, për të treguar se interesat e qytetarëve nuk përfaqësohen. Qëllimi realizohet në forma të ndryshme.  Aksioni vazhdon po njësoj, deri në realizimin e kërkesave tona. Nuk do të ketë tërheqje nga kërkesat tona”, tha Salianji.

2 VITE ME PARE

Mbyllet mes kaosit seanca plenare në Kuvend

Pankarta dhe zhurmuese në vend të flakadanëve sot në Kuvend/
foto nga kuvendi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar mbylljen e seancës plenare, e cila zgjati vetëm 11 minuta.  Ashtu siç u paralajmërua nga opozita, seanca u shoqërua me protestë dhe zhurmues. I pranishëm në seancën e sotme ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Deputetët e opozitës u futën në parlament me pankarta në duar dhe bllokuan foltoren ndërsa Nikolla kërkoi disa herë nga deputetët që te uleshin në vendet e tyre. Në këtë situatë, ashtu si edhe po ndodh prej disa muajsh, mazhoranca votoi projektligjet e ditës në pak minuta dhe mbylli seancën.

2 VITE ME PARE

Tensionet në Kuvend, opozita bllokon foltoren, Nikolla nis miratimin e ligjeve 

Pankarta dhe zhurmuese në vend të flakadanëve sot në Kuvend/
pamje nga kuvendi

TIRANA- Deputetët e opozitës u futën në parlament me pankarta në duar para foltores. Në momentin e nisjes së seancës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputetët ndezën zhurmuesit dhe kërkonin largimin e gardës nga salla. Deputetët e opozitës kërkonin vendet e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Na jep komisionet hetimore,” i drejtohet Salianji, Nikollës.

Në këtë situatë, ashtu si edhe po ndodh prej disa muajsh, mazhoranca votoi projektligjet e ditës në pak minuta dhe mbylli seancën.

2 VITE ME PARE

Nikolla nis fjalën në seancë, ndizet zhurmuese në Kuvend

Pankarta dhe zhurmuese në vend të flakadanëve sot në Kuvend/
foto nga kuvendi

TIRANË- Teksa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka nisur fjalën e saj për hapjen e seancës plenare, në sallë është ndezur një zhurmuese. 

Ndërkohë deputetët e opozitës vijojnë me aksionin e tyre për bllokimin e seancës, duke bllokuar foltoren dhe duke protestuar. 

Ata kanë paralajmëruar edhe më herët se opozita ka parlajmëruar se do të vazhdojë aksionin e saj në Kuvend deri sa të dëgjohen kërkesat që ka ndaj qeverisë, përfshirë këtu Komisionet Hetimore.

Kujtojmë se Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përjashtuar nga seanca për shkak të tensioneve në seancën e fundit. 

2 VITE ME PARE

Seanca plenare, deputetët e opozitës me pankarta në Kuvend: Rama në burg (FOTO)

Pankarta dhe zhurmuese në vend të flakadanëve sot në Kuvend/
foto nga kuvendi

TIRANË- Teksa pritet të nisë seanca plenare në Kuvend, deputetët e opozitës janë paraqitur me pankarta me shkrime të ndryshme në tavolinat e tyre dhe në duar. 

"McGonigal në burg, edhe Rama duhet","Garda jashtë", "Vrasës i pluralizimit" lexonin disa prej tyre. 

Kujtojmë se opozita ka parlajmëruar se do të vazhdojë aksionin e saj në Kuvend deri sa të dëgjohen kërkesat që ka ndaj qeverisë, përfshirë këtu Komisionet Hetimore.

2 VITE ME PARE

Opozita nuk e ndal aksionin/ Sot seancë plenare, çfarë pritet të ndodhë në Kuvend?

Pankarta dhe zhurmuese në vend të flakadanëve sot në Kuvend/
kuvendi i shqiperise

TIRANË- Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. 

Që prej nëntorit të 2023-it, seancat parlamentare janë zhvilluar me kaos dhe nën shoqërimin e tymuesve dhe zhurmuesve në Kuvend nga deputetët e opozitës. Këta të fundit kanë deklaruar se do të vazhdojë aksionin e saj në Kuvend deri sa të dëgjohen kërkesat që ka ndaj qeverisë, përfshirë këtu Komisionet Hetimore.

Ndërkohë sot rendi i ditës sot parashikon miratimin e projektiligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, si edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojes Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë.

seance plenare 25 janar 2024

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit