Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ka nisur me një minutë heshtjeje seanca plenare në Kuvend. • Sot është përkujtuar dita kundër gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, ku deputetët dhe ministrat kanë kujtuar viktimat e rëna. • Më pas seanca ka nisur me debate pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lajmëroi se kërkesa e Partisë Demokratike për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për hapësirat publike të uzurpuara, ishte refuzuar. • Bardhi akuzoi Nikollën se ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, pasi sipas është kthyer në traditë refuzimi i interpelancave me Ramën. Ai u shpreh se ministrat nuk denjojnë të kthejnë përgjigje kërkesave të deputetëve të opozitës nga ministrat përkatës, po ashtu ka dy muaj që nuk e dimë se kush është ministër i financave pasi nuk vjen në seanca parlamentare. • Deputetja demokrate Albana Vokshi solli sot në Kuvend skandalin tek spitali i Onkologjikut pranë QSUT. • Sipas Vokshit tre ministrat Koçiu, Manastirliu dhe Manja duhet të ishin dorëhequr ose shkarkuar në lidhje me ngjarjen. • Ajo tha se të gjithë kishin dijeni për skandalin, dhe asnjë nuk ka reaguar. • Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu gjithashtu komentoi skandalin gjatë fjalës së saj në interpelancën e kërkuar nga deputeti Tritan Shehu. • Ajo u shpreh se të gjithë mjekët që abuzojnë me detyrën, do të përballen me sanksione. •Ministrja shtoi se në raste të sjellëve amorale do të merret masa e ndalimit të ushtrimit të detyrës. • Teksa ministrja po fliste, deputetët e PD, Gazment Bardhi dhe Ina Zhupa po i binin tavolinave dhe bënin thirrje ministres të japë dorëheqjen. • Pas "protestës" së opozitës, Nikolla paralajmëroi disa herë se do të ndërpriste interpelancën.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministrja e SHëndetësisë, Albana Koçiu po mban fjalën e saj në Kuvend në kuadër të interpelancës së kërkuar nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu.
Koçiu teksa po fliste për skandalin te Onkologjiku u shpreh se të gjithë mjekët që abuzojnë me detyrën, do të përballen me sanksione. Ajo shtoi se në raste të sjellëve amorale do të merret masa e ndalimit të ushtrimit të detyrës.
“Padiskutim abuzimi i rëndë m detyrën i një grupi farmacistësh, dhe staf mjekësor që kanë luajtur me njerëzit dhe shëndetin e tyre, kjo vetëm një përgjigje; ndëshkim ligjor, administrativ dhe moral. Për çdo njeri nga ata që kanë nisur hetim, do të mbajnë mbi shpinë moralin e turpin. Për të sanksionuar me ligj ata mjekë, s’mund t’i quaj më as profesionist, që e trajtojnë jetën njerëzore si mall të shumicës, do të përballen me masa që do t’i bëjmë të ditura. Do t’u hiqet e drejta e profesionit në rast se do të bëjnë sjellje amorale nëse cënojnë profesionin e tyre.”, tha ajo.
Teksa ministrja po fliste, deputetët e PD, Gazment Bardhi dhe Ina Zhupa po i binin tavolinave dhe bënin thirrje ministres të japë dorëheqjen. Pas "protestës" së opozitës, Nikolla paralajmëroi disa herë se do të ndërpriste interpelancën.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi foli sot në Kuvend lidhur me skandalin tek spitali i Onkologjikut pranë QSUT.
Sipas Vokshit tre ministra duhet të ishin dorëhequr ose shkarkuar në lidhje me ngjarjen. Ajo tha se të gjithë kishin dijeni për skandalin, dhe asnjë nuk ka reaguar.
"Në këtë qeverisje 3 ministra, Koçiu, Manastirliu dhe Manja nuk duhet të ishin të ulur në ato karrige. Duhet të ishin shkarkuar ose dorëhequr. Të gjithë kishin dijeni mbi atë që ka ndodhur tek Onkologjiku, por kanë refuzuar të reagojnë. Dje nxituan të hidhnin baltë mbi mjekët. Ka edhe mjekë që abuzojnë, por koka e korrupsionit janë këta 3 ministra.", tha Vokshi.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentare të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla rrëzoi kërkesën e tyre për interpelancë me kryeministrin Edi Ramës.
Bardhi akuzoi Nikollën se ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, pasi sipas është kthyer në traditë refuzimi i interpelancave me Ramën. Ai u shpreh se ministrat nuk denjojnë të kthejnë përgjigje kërkesave të deputetëve të opozitës nga ministrat përkatës, po ashtu ka dy muaj që nuk e dimë se kush është ministër i financave pasi nuk vjen në seanca parlamentare.
"Ju keni shkelur kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë keni kthyer në rregull që refuzoni çdo kërkesë për interpelancë me kryeministrin. Kjo është një shkelje flagrante e kushtetutës dhe si kryetari kuvendi nuk jeni për ti shërbyer kryeministrit por ti shërbeni vendit tuaj. Në betimin që keni bërë kur u zgjodhët kryetare Kuvendi e keni cilësuar se do të respektoni të gjitha të drejtat e opozitës e në fakt ju tani me veprimet tuaja në mënyrë koherente në çdo seancë refuzoni kundër rregullores çdo kërkesë të ligjshme për interpelancë të opozitës.
Asnjë kërkesë për informacion anëtarët e kabinetit qeveritar nuk kthen përgjigje, unë kam dy muaj që nuk njoh ministrin e financave. Ai nuk vjen as në seancë as del në takime publike dhe nuk kthen as përgjigje shkresave, e në këtë moment ndërhyn kryetarja e kuvendit që ministri të kthejë përgjigje. Në mënyrë krejtësisht etike po ju kërkoj të hiqni dorë nga sjellja provokuese ndaj opozitës, jemi këtu nga votat e qytetarëve dhe duhet të respektoni zgjedhjet e tyre.", tha Bardhi.
TIRANA- Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, gjatë fjalës së tij në Kuvend tregoi arsyet pse ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama. Dogjani tha se në Tiranë janë zaptuar të gjitha hapësirat publike dhe nga kryeministri kërkon që me autoritetin e tij të ndërhyjë për zbatimin e ligjit. Ai shtoi se në emër të banorëve të njësisë 9 ka denoncuar disa herë zaptimin dhe vjedhjen e pronën publike nga Ilirjan Cela dhe djali itij që punon në doganën e Tiranës.
“Nuk është hera e parë që kryeministri nuk i përgjigje kërkesave për interpelance, due përdorur parlamentin si bahçen e tij. E kuptoj që kryeministri është i stërfolur nga skandale e përditshme, dhe ka zgjedhur rrugën për t’u fshehur, por qytetaret e Tiranës kërkojnë të zbatohet ligji.
Në emër të banorëve të njësisë 9 kam denoncuar disa herë zaptimin dhe vjedhjen e pronën publike nga Ilirjan Cela dhe djali itij që punon në doganën e Tiranës. Kam denoncuar mos sundimin e ligjit. I kam dorëzuar një dosje zv/kryeministres sesi vidhet prona publike, ish kopshti 33. Kam komunikuar me Ballën që ka parë vetë sesi përdoret në mënyrë të paligjshme, e destinuar për kopsht dhe lulishte.
Pas denoncimeve që kam bërë, jam informuar dhe nga qytetarë të tjerë që pothuajse në të gjithë Tiranën janë uzurpuar hapësirat publike. Kanë lënë vendin pa lulishte, ndaj përfundojnë në spital njerëzit me kancer. Mosfunksionimi i institucioneve ka bërë që të zgjidhen vetëgjyqësish, ndaj kemi kaq vrasje. Ne nuk po themi të marrim armët, por këtu gjërat do të zgjidhen vetëgjyqësish. Mos hajdeni pastaj. Dua t’i them kryeministrit, se deri tani nuk ka funksionuar asnjë institucion. Ndërhyni me autoritetin tuaj ndaj institucioneve që të reagojnë kohë. Ndërhyni për zbatimin e ligjit, nuk kërkojmë asgjë tjetër”, tha Dogjani.

TIRANË- Ka nisur me një minutë heshtjeje seanca plenare në Kuvend. Sot është përkujtuar dita kundër gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Deputetët dhe ministrat kanë kujtuar viktimat në nder të kësaj dite.
Lidhur me këtë ka mbajtur fjalën kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, kundër gjenocidit në Çamëri, ku ka pasur një mesazh edhe për kryeministrin grek Mitsotakis.
“80 vite nga 1944 ku u masakruan e shpërngulën banorët e Çamërisë. Genocidi nuk ka moshë. Unë dhe kolegët e mi jemi këtu për të thënë se memoria enjë kombi është më e madhe se ajo e një njeriu. Thuhet se një popull që harron, vdes. Ne e kemi sfiduar harresën. Nuk fajësojmë popullin grek por politikën e kohës dhe qëndrimin e sotëm.
Askush nuk mund të shkelë mbi të drejtën e jetës, kanë 80 vite që shkelin mbi jetët tona të humbura dhe deklarojnë se çështja çame nuk është çështje. E çuditshme se si Greqia kriminelët i shpall heronj dhe u ngre përmendore. Jam këtu për ti dhënë zë mijëra viktimave që nuk flasin dot më.
Mos e kini frikë Çamërinë po bashkohuni për drejtësi e paqe. Shqipëtarët nuk kanë frikë ta thonë rrugëve të Europës së Çamëria është Shqipëri. Meqë Mitsotaqis na kujtoi dje fjalën që “si do biesh në gjumë nashtu do ngrihesh”, dua i kujtoj “Uji fle hasmi nuk fle”. Nuk duhet të flemë për ligjin e luftës”, tha ai.
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet seanca plenare e radhës në Kuvend. Në rendin e ditës është parashikuar të zhvillohet një interpelancë me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, e kërkuar nga Tritan Shehu për surrogacinë, por që debati pritet të zhvendoset për skandalin e mjekëve të Onkologjikut. Po ashtu në rendin e ditës janë edhe disa pyetje nga deputetja e PL-së, Erisa Xhixho për ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliut. AKEP dhe ASD do paraqesin po ashtu raportin për vitin 2023.
Skandali te Onkologjiku
Gjykata e Tiranës caktoi 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.
Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.