Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka miratuar sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të kryedemokratit Sali Berisha. • Raporti për Berishën do të përgatitet nga deputetja Klotilda Bushka dhe do të kalojë në parlament në seancën e 21 dhjetorit, si rend i parë dite. • Të pranishëm në mbledhje janë kryetarja e Këshillit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputetët e PS-së, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka, Bledi Çuçi dhe Arben Pëllumbi dhe nga opozita deputeti Enkelejd Alibeaj. • Alibeaj si deputet i vetëm nga opozita, ka bashkuar votat me deputetët socialistë për kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës. • Deputetët e tjerë të PD-së që kanë mbështetur Berishën në parlament, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi mungojnë në mbledhje. •Të pranishëm janë edhe prokurorët e SPAK që kanë në hetim çështjen, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. •Prokurori i SPAK, Arben Kraja mohoi kategorikisht që hetimi dhe kërkesa për arrestimin e deputetit Sali Berisha ka pasur motiv politik. •Gjatë mbledhjes, avokati i Berishës kërkoi pezullimin e procedurave me arsyetimin se çështja është marrë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, por socialistët e hodhën poshtë, bashkë me to, votoi edhe Alibeaj. •Ndërkohë që seanca te Mandatet po zhvillohej, jashtë saj, kryedemokrati Sali Berisha dhe mbështetësit e tij zhvilluan një protestë e cila zgjati afro 1 orë e 20 minuta. •Ish-kryeministri Berisha në një deklaratë për mediat para mbledhjes tha se nuk mund ta pranonte të ishte aty pasi poshtërohet Kuvendi. •Ai përfaqësohet nga avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.•Përballë demokratëve, Berisha u shpreh se protestat do të vijojnë, duke shtuar se do të protestojnë edhe ditën e enjte, përballë Kuvendit.•Ndërkohë që seanca te Mandatet po zhvillohej, jashtë saj, kryedemokrati Sali Berisha dhe mbështetësit e tij zhvilluan një protestë e cila zgjati afro 1 orë e 20 minuta. •Ish-kryeministri Berisha në një deklaratë për mediat para mbledhjes tha se nuk mund ta pranonte të ishte aty pasi poshtërohet Kuvendi. •Ai përfaqësohet nga avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.•Përballë demokratëve, Berisha u shpreh se protestat do të vijojnë, duke shtuar se do të protestojnë edhe ditën e enjte, përballë Kuvendit.
27 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Këshilli i Mandateve ka miratuar unanimisht sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Kërkesa e SPAK u miratua nga anëtarët e pranishëm në mbledhje me 6 vota pro dhe asnjë kundër.
Raporti i Këshillit të Mandateve do t'i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim në seancën e 21 dhjetorit, si rend i parë i ditës. Pas mbledhjes së Këshillit, pritet të zhvillohet votimi në Kuvend, që i hap rrugën SPAK për arrestimin e Berishës. Draft-raportin për Berishën që t'i kalohet Kuvendit për miratim do të jetë deputetja Klotilda Bushka që e përgatisë.
‘6 pro, asnjë kundër, asnjë abstenim’ tha Nikolla në fund të mbledhjes.
Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Berisha ishte thirrur nga SPAK 3 here për tu marrë në pyetje dhe për të zbatuar masën e sigurisë Detyrim Paraqitje. Por kryedemokrati nuk ka shkuar në policinë gjyqësore, për shkak se vendimi nuk ka kaluar nga Kuvendi. Jamarbër Malltezi është në akuzë për korrupsion dhe pastrim të parave lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani”. Ndaj Malltezit u dha urdhër-arresti disa javë më parë, por u kthye në masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie'. Bashkë me të është marrë në akuzë por me masën "detyrim paraqitje” edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi./Dosja.al

TIRANË- Pasi kanë dhënë argumentet e tyre se përse kërkesa e SPAK për të lejuar arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha duhet të rrëzohet, avokatët e Berishës janë larguar nga mbledhja. Avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë debatuar me deputetët gjatë mbledhjes së sotme si dhe me prokurorin e SPAK Arben Kraja.
Pasi kanë përfunduar arsyetimin e tyre mbi çështjen Gjokutaj dhe Mëngjesi janë larguar nga mbledhja. Ndërkohë që pritet se cili do të jetë vendimi i Këshillit të Mandateve mbi imunitetin e Berishës.
"Fati kësaj radhe qe transmetimi që ishte live. Kjo seance na shërbeu për të denoncuar veprimet e SPAK. Çështja është në Gjykatën Kushtetuese, e cila do marrë një vendim," tha Gjokutaj.
TIRANË-Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, është përplasur në debat avokati Genc Gjokutaj me Kryetarin e Grupit Parlamentar Bledi Çuçi.
Çuçi ka pyetur avokatët nëse e kanë këshilluar Berishën mos të paraqitet në gjykatë që ai nuk e ka ushtruar atë që sipas Çuçit i është kërkuar. Nga ana tjetër Gjokutaj e ka qujatur dashakeqe pyetjen e Çuçit, duke i thënë prerë se "procesi gjyqësor është i parregullt".
Në këtë mbledhje janë përfaqësues të prokurorisë Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja si dhe përfaqësues me prokurë të Sali Berishës, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
Çuçi: Në radhë të parë me vjen keq zoti avokat që e pranoni që gjykoni vendimet. Akoma më e rëndë më ofendoni mua duke më marrë si shembull për një deklaratë që kam bërë. Jam kryetar i Grupit të PS dhe sigurisht bëj deklarata politike. Duhet të keni të qartë një gjë që e kemi bërë publike me kohë. Ne do të votojmë çdo kërkesë për heqje imuniteti, pra autorizim t Kuvendit që çdo deputet, qoftë të krahut të majtë, të djathtë apo pa krahë.
Është një qëndrim politik që kemi bërë dhe nuk kam bërë gjë tjetër, vese e kam forcuar. E dyta, Berisha e ka deklaruar vetë se e ka dëshirën për t’u hequr,. Çuditërisht tendenca për respektimin e masës procedurale, nuk e shfrytëzon këtë moment për t’i qëndruar deri në fund asaj që ka deklaruar.
Kemi besim të drejtësia e re, kemi një realiteti kreh tjetër, SPAK është institucioni më i pranuar dhe i pëlqyer nga shqiptarët, kështu që ne nuk kemi asnjë arsye se SPAK do të vijë këtu me akuza të motivuara politikisht. Thënë këtë, po ti referohemi Komisionit të Venecias, duhet ta mbyllnim me 5 minuta këtë çështje. Komisioni i Venecias thotë se organi parlamentar që shqyrton kërkesën nuk duhet të dëgjojë një vlerësim ligjor, dhe ne e bëmë me durim të madh.
Pra është shumë e qartë, jo vetëm kaq. Por, Komisioni i Venecias në përgjithësi vlerëson se duhet të ekzistojë një prezumim që të hiqet imuniteti në të gjitha rastet, vetëm ose nuk ka asnjë dyshim që akuzat janë të motivuara politikisht. E kemi dëshmuar se kemi një prokurori të pavarur politikisht, kemi një akuzë të pamotivuar politiksh, në këto raste ne nuk duhet t’i hynim kësaj, por duhet të ecim me Komisionin e Venecias. Berisha ka injoruar dhe refuzuar vendimet e Gjykatës, pyetja ime është a ka qenë këshilla që i keni dhënë ju si avokat apo i klientit tuaj?
Gjoktuaj: Kjo është pyetje dashakeqe dhe shumë e studiuar. Për kuriozitetin tuaj të shtuar, ju vë në dijeni se sigurisht e kemi vënë në dijeni Berishën për procesin e parregullt gjyqësor.
Gjithë debati deri tani është masa e sigurimit. Desha t’ju them se e kemi vënë në dijeni dhe na ka dhënë mendimin e tij dhe ne e kemi përkrahur.
TIRANË- Prokurori i SPAK, Arben Kraja ka kërkuar arrestimin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës para Këshillit të Mandateve, ndërkohë që avokati Genc Gjokutaj ka replikuar kundër.
Gjokutaj e ka pyetur prokurorin se ku e mbështet pretendimin se Sali Berisha ka ndikuar në ndryshimin e destinacionit nga klub sportiv në sipërfaqe banimi. Prokurori Kraja u shpreh se pyetja e avokatit s’ka lidhje me objektin që po diskutohet, duke shtuar se kanë dërguar tjetër kërkesë në Kuvend.
“Pyetja s’ka lidhje me objektin që po diskutohet këtu, në kemi sjellë kërkesë krejt tjetër. Për këtë mund të bëjmë debat në gjykatën respektive. Nuk kam përgjigje për këtë”, tha ai.
Ndër të tjera, avokati Gjokutaj u shpreh se " e dini kush i ka firmosur këto akte. Këta duan të të fusin në burg pa të përmendur emrin. Kjo është gënjeshtër.”
REPLIKAT:
Gjokutaj: Në kërkesën tuaj i atribuoni Sali Berishës se ka ndikuar në ndryshimin e destinacionit nga klub sportiv në sipërfaqe banimi, ku e mbështesni këtë pretendim tuajin, pasi ne na rezulton ndryshe. Pretendoni se ndryshimi i destinacionit është ndryshuar nga Berisha si pjese, thoni ju, i veprës penale të korrupsionit.
Kraja: Pyetja s’ka lidhje me objektin që po diskutohet këtu, në kemi sjellë kërkesë krejt tjetër. Për këtë mund të bëjmë debat në gjykatën respektive. Nuk kam përgjigje për këtë.
Gjokutaj: Ju do merrni vendim për këtë çështje, po heshta unë si. Unë nuk po i referohem fashikullit të hetimit, ky rezulton nga akti. I dini kush i ka firmosur këto akte. Do të të fusin në burg pa të përmendur emrin, çdo të thotë kjo. Kjo është gënjeshtër. Ky e quan element të anës objektive të deputeti Sali Berisha. Kjo kërkesë nuk ishte nevoja të mblidheshim ne këtu, por te kalonte në si dhe të gjenim ata elementë që ju dezertojnë ju në vendimmarrje, ndërkohë që është një tjetër person që ka firmosur dhe të gjithë i dinë shumë mirë, unë nuk mund të bej këtu sikur nuk di. Nëse nuk bëjmë debat për kërkesën që ka sjell prokurori këtu kur do e bëjmë. Ju lutem ta verifikoni këtë rrethanë, ne i kemi provat. Janë koshient që nuk shkojë në parlament dhe i interpretojnë vet ligjet.
TIRANË- Prokurori i SPAK, Arben Kraja përsëriti disa herë gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve se për kryedemokratin Sali Berisha do të kërkohet masa 'arrest me burg' ose 'arrest shtëpie'. Më tej, ai theksoi se Berisha nuk ka qenë asnjëherë prezent kur janë dorëzuar aktet e gjykatës.
Arben Kraja: Kërkojmë masa më të ashpra, për arrest me burg ose arrest në shtëpi. Pastaj është cështja jonë sesi i vlerësojmë.
Gjokutaj: Këto dy masa kanë kushte dhe kritere të veçanta, janë dy masa të ndryshme për të cilat organi i akuzës kërkon për të dyja lejen. Për ne kjo është e pavlefshme, pasi cdo masë ka kushtet dhe kriteret e saj, të veçanta.
Keni të dhëna që zoti Berisha është fshehur ka tentuar të dalë jashtë vendit?
Kraja; Kemi kërkuar ashpërsim mase, pasi ai nuk është paraqitur në Gjykatë. Kemi konstatuar se kur janë dorëzuar aktet, kanë dalë persona të tjera dhe kanë thënë nuk është aty. Berisha nuk zbaton vendimet e dy gjykatave, duhet të jetë i barabartë si të tjerët para ligjit.
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i fundit që u ngjit në podium për të mbajtur fjalën para qytetarëve që morën pjesë në protestën e opozitës
Në përfundim të fjalimit, Berisha njoftoi mbylljen e protestës së sotme, ku tha se nuk do të ndalet deri në ditën e fitores.
“E mbyllim sot fitimtar këtë takim historik, të betuar për të mos u ndal më deri ditën e fitores ndaj këtij regjimi. Të betuar se do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile, nuk ka forcë që na ndan më. Ne jemi dhe mbetemi luftëtarë të lirisë, gjer ditën e fitores së plotë të përmbysjes së këtij regjimi që po shfaros shqiptarët”, tha ai.
Berisha dhe protestuesit u shpërndanë, pas tubimit që zgjati rreth 1 orë e 20 minuta. Ndërkohë në kryesinë e Kuvendit, po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK, për ashpërsim masash ndaj ish-kryeministrit Berisha.
TIRANË- Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar ditën e sotme përpara Kryesisë së Kuvendit protestën e radhës. Berisha ftoi qytetarët që në datën 27 Dhjetor të mblidhen përpara Gjykatës së Lartë, ku sipas tij Edi Rama ka marrë vendimin për asgjesimin e plotë të Partisë Demokratike.
Berisha tha se levizja do të vijojë çdo javë, duke bërë thirrje për qëndresë.
"Ç’po ndodh sot në parlament? Sot në parlament, në komision po votojnë ligjin, i cili ndalon hetimin e Edi Ramës. Jo, Edi Rama, i bindur të jesh ti se nuk ka ligj që do na pengojë ne pa hetuar vjedhjet tuaja, pa hetuar vjedhjet që i ke bërë shqiptarëve. Çfarë ndodh? E thërrasin gazetarin, e rrëmbejnë, e fusin njëlloj si dikur në labirintet e sigurimit, e terrorizojnë, tregime si në romanet e Kafkës kam dëgjuar nga gazetarët e tjerë. Po pse? Se ai ka emrin e Edi Ramës në ato regjistrime, në ato lidhje me krimin që ai ka denoncuar, dalin dy emra, Taulant Balla dhe Edi Rama. Dhe ata kanë tmerr se do publikohen. Ne do mbrojmë gazetarët. Ne u themi skapistëve, hiqni dorë mjeranë se ne kemi përmbysur policinë sekrete më të egër të botës dhe nuk u kemi për asgjë. Ju garantoj se do bëheni përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës dhe se do trajtoheni njëlloj si falanga krimi të kreut të Meduzës, të kryehajdutit të Shqipërisë, Edi Rama. Me Edi Ramën kemi hesape të rënda për të larë. Edi Rama është sjellë ndaj nesh, ndaj jush njëlloj si nazistët në kampet e përqendrimit me hebrenjtë. Ata hebrenjve u hiqnin emrat dhe u jepnin nga një numër dhe ditë,javë, muaj atë thërriteshin me numra. Harronin emrat e tyre. Por ne e garantojmë Edi Ramën se do e paguajë shumë shtrenjtë ata që ka bërë dhe përpiqet të bëjë me identitetin tonë. Më 27 dhjetor, çdo demokrate dhe demokrat, përpara Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do qëndrojmë! Ne do fitojmë! E enjtja që vjen, të gjithë përpara parlamentit monist."-tha Berisha.
TIRANË- Prokurori i SPAK, Arben Kraja është pyetur nga Enkelejd Alibeaj, se çfarë mase do të marrë prokuroria ndaj Sali Berishës. Kraja u shpreh se kanë kërkuar leje për dy masa sigurie për Berishën.
Alibeaj: Arrest në burg arrest në shtëpi? Për njërën, për të dyja? Masa ekuivalten, apo kanë diferencë me njëra tjetrën? Nuk jam duke ju pyetur çfarë kërkese do bëni ju kur të shkoni në gjykatë. Por cilat janë opsionet që ju keni ndërmend përderisa keni ardhur në Kuvend?
Kraja: Janë të ndryshme nga pikëpamja e rëndesës. Ne kemi paraqitur kërkesë për ashpërsim, këto janë dy masat që mund të përdoren, kemi kërkuar leje për të dyja. Në varësi të akteve të dosjes dhe vendimarrjen tonë si prokuror do i kërkojmë gjykatës njërën prej masave, se çfarë do bëjë gjykata është tjetër punë.
TIRANË- Prokurori i SPAK, Arben Kraja u shpreh gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve se nuk punon për asnjë parti politike. Duke hedhur poshtë këto zëra, ai shtoi se hetimet për Berishën nuk kanë asnjë prapaskenë politike.
"Unë e kam për detyrë të filloj hetimin, kjo mund të përdoret nga palet e ndryshme. Unë kam qënë drejtues i institucionit, jam akuzuar se po punoj për llogari të kahut tjetër. Nuk merrem me këto fjalë, por të jeni të bindur se nuk ka asgjë politike. Në jetën time nuk jam marrë me politike, as do merrem dhe as që do bëhem politikan"- tha Kraja.
TIRANË- Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka folur paraditen e sotme në tubimin përpara Kryesisë së Kuvendit në lidhje me çështjen e masës së tij së sigurisë. Berisha e ka quajtur protestën si një ngjarje historike, e cila sipas tij i ngjan vitit '97, kur Partisë Demokratike i mbyllen dyert.
Kryedemokrati tha se ne po luftojmë për idealet e lirisë dhe për të çuar përpara misionin e votës së lirë.
Berisha: Sot me praninë tuaj në këtë takim shënoni atë ngjarje historike që shënuan studentët liberatorë me 8 dhjetor të vitit 1990. Sot, me këtë miting, shënoni atë ngjarje historike që shënuan një grusht i vogël demokratësh dhe demokratesh, që u mblodhën në shtatorin e vitit 1997 te selia e tyre, në protestë për të dëshmuar se ata ishin të gjallë dhe të pamposhtur. Sot nuk jemi 30, as 50, por qindra herë më shumë.
Por sot ne jemi në mision të njëjtë. Në shtator të vitit 1997, PD-në në Shqipëri dhe në botë, më të shumtit e menduan se ajo përfundoi në arkivat, kalendat e historisë. Por ata u gabuam.
Asokohe njëlloj si tani, një prokuror politik, xhelat i sigurimit të shtetit, akuzoi Sali Berishën për krime kundër njerëzimit dhe parlamenti i hoqi imunitetin, 8 muaj para se Haga të akuzonte Sllobodan Millosheviçin. Asokohe menduan se erdhi revanshi i etërve për të shuar idealet e lirisë së shqiptarëve. Por gabuan. Ne e nisëm 30 në oborrin e selisë, u bëmë 300, u bëmë 3000, u bëmë 30000 dhe 300 mijë dhe u kthyem me votën në pushtet. U kthyem me votën e lirë në pushtet sepse ata 30 qytetarë që erdhën në oborrin e PD, ishin 30 luftëtarë lirie. Se ata 300 qytetarë që u bashkuan me ta, ishin 300 luftëtarë lirie.
Luftëtarët e lirisë nuk ka forcë në botë që i mposht. Ata janë, me bekimin e zotit, fitimtarë dhe vetëm fitimtarë. U ndala në këtë moment edhe për një arsye tjetër, për t’u thënë se as unë, as ata që ishin në oborr atë ditë, asnjëri nuk po protestonte për Sali Berishën, të gjithë po protestonin për idealet e lirisë, idealet e lirisë, më të lartat e njeriut.
Edhe sot jemi këtu për idealet e lirisë, jemi këtu në një kthesë që na fton historia. Jemi këtu në një betim që kërkon e sotmja dhe e ardhmja jonë. Jemi këtu për t’i komunikuar Edi Ramës, këtij armiku të egër të qenies shqiptare se je i dënuar përjetë për shkak të votës së shqiptarëve. Se, Edi Rama, ti je xhelati, nip xhelati, ke vite që sillesh si xhelat me votën e shqiptarëve, ke vite që shqiptarët votojnë dhe ti nxjerr hanxharët e krimit dhe bandave për të ekzekutuar votën e tyre. Edi Rama, ke vite që për karrigen tënde, nuk njeh ligj, nuk njeh moral, nuk njeh normë, nuk njeh standard, duke besuar se demokratët i shtype, duke besuar se hakmarrja e egër e etërve të tu xhelatë, po bie mbi ta. Edi Rama, të ka ardhur fundi. Të garantoj se kurrë më, votën e shqiptarëve nuk do guxosh ta prekësh.
Pra, çfarë kërkohet nga ne sot? Kërkohet një kthesë, një kthesë në të cilën ne duhet të dalim në shesh mejdani si burra dhe gra të betuara për liri, luftëtarë lirie. Duhet të dalim me betimin se jetën e japim, votën nuk e japim. Duhet të dalim me betimin se një armik, më i egri në historinë e qenies së shqiptarëve, që përzuri në 10 vite, 1.3 milionë shqiptarë dhe sot regjistrimi tregon se kanë mbetur në Shqipëri vetëm 1.5 milionë shqiptarë. Do përgjigjet gjer në një!
TIRANË- Vijon protesta e opozitës që po mbahet para kryesisë së Kuvendit. Ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike po mbajnë fjalën e tyre në podium protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të kryesisë.
Pak minuta më herët, disa nga protestuesit kanë ndezur tymuese. Kujtojmë se tymueset janë perdorur edhe në seancat plenare, ku janë ndezur nga deputetët.
Ndërkohë brenda ambienteve të Kuvendit po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK ndaj Sali Berishës.
TIRANË- Rrëzohet kërkesa e avokatëve të kryedemokratit Sali Berisha, për të pezulluar seancën ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK. Avokati Genc Gjokutaj kërkoi që të shtyhet mbledhja deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese për masat e sigurisë të dhëna ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me nenin 73.
Kërkesa u rrëzua nga socialistët, duke thënë se nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi opozitaka çuar në Kushtetuese kërkesat për masat e sigurisë dhe jo procedurën parlamentare.
PS theksoi se në Kushtetuese janë çuara masat e sigurisë të vjetra, por jo kërkesa e re e SPAK për arrestim.
“Nuk ka asnjë bazë proceduriale për të kërkuar pezullimin, Në kërkesën tuaj ju po të ishit të interesuar mund të kërkonit në Gjykatën Kushtetuese gjënë që po na kërkoni ne. Ju keni kërkuar pezullimin e masave shtrënguese, apo ndonjë mase të mundshme, por nuk keni kërkuar pezullimin e procedurave parlamentare. Kështu që për mendimin tonë nuk ka asnjë kusht ligjor, por edhe asnjë arsye ta pezolullojmë. Të vazhdojmë procesin me dëgjimin e dy palëve të interesuara”, tha kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi.
Seanca ende vijon për të shqyrtuar kërkesën e SPAK./Dosja.al
TIRANË-Mbrojtja e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit pezullimin e seancës ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për masën e arrestit. Avokati Genc Gjokutaj kërkoi që të shtyhet mbledhja deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese për masat e sigurisë të dhëna ndaj Berishës dhe specifikisht për nenin 73.
REPLIKAT NË MBLEDHJE:
Genc Gjokutaj:Jemi vënë në dijeni të kërkesës që SPAK ka paraqitur pranë jush, me atë objekt që përshkruar. Faktikisht sikurse ne do të provojnë, me provat që ne kemi, në momentin që zhvillohet kjo seancë dëgjimi, në GJK është depozituar kërkesa në datën 14.12.2023, kërkesa e 1/5 të deputetëve drejtuar GJK, me objektin interpretimin përfundimtar të nëntit 73 pika 2, zgjidhjen konflikteve të kompetencave ndërmjet kuvendit, SPAK e GJKKO, sa i takon kufizimit të lirisë së deputetit në çdo formë. E kemi të noterizuar dhe ua paraqesim këtë kërkesë, në cilës të provës që anëtarët të njihen me faktin që është determinuat në lidhje me vendimmarrjen tuaj.
Odiseja e masave të sigurimit ndaj Berishës, ka filluar në muajin tetot dhe masat e sigurimit të mëparshme, detyrimi për paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar drejtpërdrejtë GJKKO. Kjo prokurori i është drejtuar Gjykatës, ndërkohë që Berisha është deputet. Praktika juaj, të paktën në një rast që do ua referojmë, ka ecur me dhënien e autorizimit edhe për masën detyrim paraqitje dhe ndalim daljes jashtë shtetit. Ne kërkojmë pezullimin e kësaj seance.
Kini vendimin nr 104 të viti 2017 që bëhet fjalë për Saimir Tahirin në atë rast Kuvendi ka dhënë autorizim edhe për ‘detyrim paraqitje’ dhe për mos daljen nga vendi. Nëse ky kuvend do të çmonte që masa të tjera siç është detyrimi për paraqitje, nuk ishin kompetencë dhe nuk përmbajnë cenim sigurie në atë rast Kuvendi do ta kthehen shkoni në Prokurori. Nuk e ka shteruar këtu as ligjvënësi as juve si Kuvend. Pra as më shumë dhe as më pak nga ana juaj është vlerësuar masa e detyrimit paraqitje. Janë masa të tilla që kufizojnë dhe cenojnë lirinë dhe sit ë tilla duhet dhënë autorizim nga Kuvendi. Gjykata Kushtetuese ka në dorë kërkesën tonë nëse kjo do të konsiderohet apo jo cenim apo heqje sigurie. SPAK-u herën e parë nuk u është drejtuar juve dhe tani kërkon të jepet autorizim për një masë sigurimi. Ju nuk mund ta riparoni dot këtë, ne duam shtyrjen dhe pezullimin e kësaj seance deri në vendimin e gjykatës Kushtetuese, për nenin 73
Nikolla: Nuk jemi në rastet e pezullimit të seancës, nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar kërkesit. Duhet të vazhdojmë ashtu sic është parashtruar.
Alibeaj: Nuk duhet të nguteni të merrni një vendim pa dëgjuar të gjithë anëtarët e Këshillit. E udhës është që të trajtohet me respektin maksimal, arsyet e avokatit. I përket vendimeve të marra nga gjykata më parë?
Gjokutaj: Pezullimi është kërkesë. Ju duhet të shpreheni me një vendim, që dhe ne të bëjmë një punë sipas ligjit. Gjykata gjykon andej, ne këtej.
/Dosja.al
TIRANË- "Protesta është një apel për pjesën tjetër"/ Argita Berisha: Ne jemi këtu për parimet
Argita Berisha: Dhe si i tillë. Kjo protestë është një apel për pjesën tjetër të popullatës për të qëndruar. Sot në mëngjes hasa një shprehje, nuk ka rëndësi se cfarë barre mban por si e mban. Nuk është cështje numrash por cështje fryme. E rëndësishme është që njeriu që të bëj atë që duhet të bëjë. Ne jemi këtu për parimet dhe Berisha po bën atë që duhet të bëjë çdo qytetarë. Unë nuk e mendoja që duhet të arrijnë në këtë shkelje të ligjit. Kjo është një këmbanë e tmerrshme për popullatën.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka lënë selinë e PD-së, duke u bërë pjesë e protestës së demokratëve para Kuvendit. Ai është pritur me brohorima nga demokratët. Pranë Berishës, janë të pranishëm edhe deputetë të tjerë të opozitës.
Në 12:00 do të mbahet Këshilli i Mandateve, ku do të vendoset nëse do të hiqet apo jo mandati i deputetit për ish-kryeministrin Berisha./Dosja.al
TIRANË- Ka nisur protesta e opozitës para Kuvendit, ku kanë mberritur edhe deputetët e Partisë Demokratike.
Siç shihet edhe nga fotot Flamur Noka, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi ndodhen në ambientet e jashtme të Kryesisë, ku do të mbahet protesta.
Ndërkohë, paralelisht me protestën edhe prokurorët e SPAK kanë mbërritur në Kryesi, ku do të mblidhet Këshilli i Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk është paraqitur në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Në vend të tij, kanë mbërritur avokatët, të cilët siç shihet edhe në foto, kanë marrë me vete dosje të shumta.
Mbledhja e Këshillit të Mandateve do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqen e Kuvendit. Ndërkohë, në orën 11:30 opozita do të protestojë jashtë Kryesisë së Kuvendit. /Dosja.al
TIRANË- Vajza e kryedemokratit Sali Berisha, Argita Berisha është shfaqur sot në Kryesinë e Kuvendit për të protestuar, ndërsa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.
Po ashtu, edhe bashkëshorti i Argitës, Jamarbër Malltezi është në hetim nga SPAK për aferën Partizani.
/Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj para pak minutash është paraqitur në kryesinë e Kuvendit ku do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK ndaj kreut të opozitës Sali Berishës.
Enkelejd Alibeaj është fotografuar duke u futur nga porta kryesore e kryesisë që ndodhet përballë kryeministrisë, dhe jo nga dera e pasme ku zakonisht hyjnë deputetët për mbledhjet e komisioneve.
Alibeaj deri më tani është i vetmi nga radhët e opozitës që ka konfirmuar praninë në mbledhjen e Keshillit.
TIRANË- Pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës së lajmëruar nga opozita.
Siç shihet nga fotoja në zonën e kryesisë së Kuvendit, ku do të zhvillohet dhe protesta është vendosur një autobot uji, masë e marrë kjo nga policia.
Nga ana tjetër opozita ka nisur me përgatitjet, ku ka vendosur bokse ku dëgjohet muzikë

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi sot se nuk mund të pranonte një poshtërim publik, duke iu referuar mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Gjatë daljes për mediat nga selia e Partisë Demokratike, Berisha tha se partia blu sot nis betejën në rrugë, e më pas do e vijojë te parlamenti.
DEKLARATA E BERISHËS:
Me qëllim, për t’i dhënë një zgjidhje ligjore, që është e pamundur në këtë narkorepublikë, grupi parlamentar iu adresua Gjykatës Kushtetuese jo për Sali Berishën, por iu adresua Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e parlamentit. Imuniteti i deputetit është mbrojtje për parlamentin dhe funksionimit të tij. Grupi parlamentar iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për t’i treguar vendin atyre që mund të mendojnë të rrëmbejnë një pushtet që nuk e kanë.
Në këto rrethana, Edi Rama dhe larot e tij, vrapuan drejt parlamentit për t’i kërkuar zëvendësimin e masave antikushtetuese që kanë dhënë ndaj meje me masa më të rënda, arrestin me burg ose arrest shtëpie.
Ky është një poshtërim i parlamentit. Kjo është shpallja e tij një zyrë legalizimi e veprimeve të paligjshme, një zyrë amnistie për aktet e paligjshme, zyrë noterie. Ndaj dhe unë sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision, të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit, që me Kushtetutë është institucioni qendror i republikës parlamentare. Sot ne nisim betejën në rrugë, e transpozojmë atë nga parlamenti në rrugë. Do vazhdojmë në parlament.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar, para protestës që do mbahet tek Kryesia e Kuvendit ku Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij, se ky është fillimi i betejës pa kthim. Gjatë një deklarate të dhënë nga selia e PD-së, Berisha tha se partia blu do t'i përgjigjet 'dhëmb për dhëmb' sundimit të Ramës, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.
DEKLARATA E BERISHËS:
Jam sot këtu për të shpallur fillimin e betejës pa kthim në rrugët e Tiranës, sheshet e saj, në çdo skaj të këtij vendi. PD është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb sundimit të Edi Ramës, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.
Sot, çdo demokrat i vërtetë ndjehet një luftëtar i lirisë. I betuar për të bërë gjithçka për shembjen e narkodiktaturës, për shembjen e regjimit, i cili u grabit votën shqiptarëve. Për shembjen e regjimit, i cili u kontrollon vullnetin shqiptarëve. Për shembjen e regjimit, i cili vjedh ata sa kurrë ndonjëherë në historinë e tyre.
Për shembjen e regjimit, i cili asgjësoi parlamentin pluralist, duke iu mohuar përfaqësuesve të opozitës, të drejtat kushtetuese. Për shembjen e regjimit më armiqësor në rrafshin e identitetit kombëtar që shqiptarët kanë pasur në historinë e tyre. Sot të dhënat e regjistrimit të fundit, që po e manipulon përditë Edi Rama, janë jo më shumë se 1,5 milionë banorë.
Nëse ne vazhdojmë me Edi Ramën, ne do firmosim symbyllas shfarosjen tonë. Sot, njëlloj si në diktaturë, dikur hetuesia speciale e Sigurimit të Shtetit, larot e Edi Ramës, prokurorë mercenarë, paraqitën në Komisionin e Mandateve të parlamentit, pasi kanë kryer puçin kushtetues, i kanë marrë pushtetin parlamentit me urdhër të Edi Ramës, pasi kanë shkelur me dy këmbë nenin 73 dhe 38 të Kushtetutës së vendit, ata sot paraqiten si gardë pretoriane mbi parlamentin, mbi Kushtetutën, për të kërkuar jo vendosjen e masave siç e kërkon Kushtetuta, por për të kërkuar legjitimin e vendimit të tyre antikushtetues, madje rëndimin e këtij vendi, jo se ka ndryshuar gjë, se në akuzë janë zero, po se unë kundërshtova këtë vendim si një element të puçit të shtetit brenda shtetit, të Edi Ramës, marrjen e pushtetit të parlamentit nëpërmjet mercenarëve në gjykata dhe prokurori.
Sot, këta prokurorë paraqiten në parlament pasi kanë rishkruar në zyrat e tyre me urdhër politik Kushtetutën e vendit. Gjë të cilën nuk mund ta bëjë kurrë asnjë njeri në Shqipëri, as presidenti, as kryeministër, atë mund ta bëjë vetëm parlamenti dhe sovrani popull në referendum.
Sot, këta prokurorë paraqiten në parlament pasi i kanë hequr parlamentit kompetencën kushtetuese për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit, siç bënë ata me heqjen e lirisë Sali Berishës për largimin jashtë shtetit. Sot pra, ata shkojnë si përfaqësues të Edi Ramës, mbi Kushtetutën, mbi parlamentin, poshtërojnë në këtë mënyrë institucionin qendror të një republike parlamentare, de facto sot një narkorepublikë apo republikë e bandës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.
TIRANË- Pas rreth një ore pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për kërkesën e SPAK ndaj Sali Berishës për dosjen ‘Partizani’.
Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë. Kjo do të thotë se mazhorancës i mjaftojnë 5 anëtarët e saj për të plotësuar kuorumin.
Anëtarët e Këshillit: Lindita Nikolla, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Greta Bardeli, Saimir Korreshi
Anëtarë zëvendësues: Xhemal Qefalia, Klevis Xhoxhi, Blerina Gjylameti dhe Dhurata Tyli Çupi.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shkuar në selinë e PD-së, në një kohë kur pritet të pas disa minutash të nisë protesta e opozitës. Berisha nuk ka dhënë asnjë koment për gazetarët, ndërsa iu kujtoi atyre që të ndjekin konferencën e tij për media në orën 11:00.
Kujtojmë se opozita do të protestojë në orën 11:30 para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa në 12:00 do të nisë mbledhja e Këshillit të Rregullores, ku do të diskutohet për imunitetin e Berishës, për të cilin SPAK kërkon një masë ‘arrest me burg’ ose ‘arrest shtëpie’ për çështjen e ish-kompleksit Partizani.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendosjes së punonjësve të Gardës rreth kryesisë së Kuvendit.
“Tmerrohet Rama dhe narko-qeveritarët e tij! Betejë pa kthim! Rroftë Opozita,” shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook të cilin e ka shoqëruar edhe me video.
Kujtojmë se sot opozita ka paralajmëruar protestë, ndërkohë që po sot do të mblidhet dhe Këshilli i mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.
TIRANË- Sot opozita ka paralajmëruar protestë, ndërkohë që po sot do të mblidhet dhe Këshilli i mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.
Një numër i lartë efektivësh të policisë së shtetit dhe të gardës të Republikës kanë zbritur në terren për protestën.
Efektivë të gardës në numër të konsiderueshëm janë në brendësi të kryesisë, sakaq të gjithë gardistët dhe policët janë të pajisur me maska kundra gazit./Dosja.al
TIRANË- Java nis me zhvillime në sferën politike. Sot do të organizohet një protestë përpara Kryesisë së Kuvendit, teksa në një prej ambienteve të kësaj godine, Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Këtij të fundit i është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Berisha nuk ka marrë ende një vendim nëse sot do jetë përballë socialistëve dhe prokurorëve të SPAK-ut, apo do të përfaqësohet me avokatët e tij në këtë mbledhje.
Berisha ka ftuar qytetarët dhe demokratët në protestë, ndërsa ka theksuar se ky tubim është thirrur nga opozita. Ai ka pohuar se protesta nuk ka lidhje me vendimin që pritet të merret për fatin e imunitetit të tij. Pavarësisht vendimmarrjes së këshillit, ish-kryeministri është shprehur se do ta njohë vendimin e Parlamentit, cilido qoftë ai.
/Dosja.al