LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të fermerit. I biri: Familja s’ka lidhje (240 dëshmitarë)

• SPAK kërkon sekuestro të shtatë pasurive të Bektesh Shtëpenjës. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke, dy apartamente, një garazh, një makinë dhe një motor të llojit Harley Davidson. Sipas SPAK, Shtëpenja i ka siguruar me të ardhura nga krimi pasi ka të birin e dënuar për trafik droge e Prostitucion. • Andrea Dingu (Shtëpenja) që ka qenë subjekt i OFL-së pranon se është dënuar, por kërkon të mos i përfshijnë familjarët, pasi nuk kanë lidhje me të shkuarën e tij. • 240 fermerë shkuan në SPAK për të dëshmuar pro Shtëpenjës, që sipas tyre ai është marrë gjithë jetën me korrje gruri e i ka siguruar paratë me autokombajnën, por që nuk ka pasur kurrë NIPT e nuk mund të deklarojë faturat.

6 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Të atit i trokiti SPAK-u, Andrea Dingu: Jam dënuar për drogë, ç'kam bërë e kam paguar, mos më përfshini familjarët

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të fermerit. I biri: Familja
Andrea Shtëpenja (Dingu)

TIRANË- Andrea Dingu (Shtëpenja), djali i fermerit Bektesh Shtëpenja të cilit Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon t’i konfiskojë pasuritë. Në një porononcim për Report TV, i riu pranon se është dënuar por kërkon që familjarët të mos ndikohen nga veprimet e tij të së shkuarës, pasi nuk i ka përfshirë në të. Ai shtoi se është larguar rreth moshës 12-13 vjeçare nga Shqipëria.

"Kam qenë i dënuar, çfarë problemi kam bërë, e kam paguar. Tani nuk e kuptoj çfarë kanë familjarët e mi. Nuk ka ndonjë lidhje me jetën time familjare çfarë kam bërë unë, kështu që çfarë kanë, e kanë ata. Kushdo që të shkojë, këdo që të pyesi do u thojë se e njeh të gjitha zona, ka qenë mekanik, brigadier i mjeteve bujqësore dhe nuk ka asnjë mashtrim në mes. Unë nuk e dija se isha jashtë dhe kur kam ardhur, ditën e 3 më erdhën në shtëpi. Mendoja se do vinin, por çfarë lidhje kanë me familjarët. Jetoj me prindërit,”- tha Andrea Shtëpenja, i cili ka ndërruar mbiemrin nga Shtëpenja në Dinga.

E ëma e Andreas, Ruzhdije Shtëpenja tha se çdo gjë e kanë përfituar nga puna me 3 autokambajna.

"Kërkon të dijë pse kemi blerë shtëpi. Kemi kaq vite që punojmë me 3 kambajna për misër dhe grurë. Fëmijët kanë qenë në Greqi e Itali. Ai nuk ka lekë për vete, jo për mua. Ndejti 5 vite në burg atje dhe erdhi. Kemi paguar për rrobat se erdhi lakuriq. Kërkoj drejtësi. Nëse i kam me lekë droge, t'i marrë,”- tha Ruzhdije Shtëpenja.

Sot, 240 fshatarë, banues të Kozare të Kuçovës janë paraqitur për të dëshmuar në SPAK. Ata janë shprehur se Shtëpenja është një njeri i ndershëm, punëtor dhe që gjithë jetën është marrë me grurë e jo me trafik droge. SPAK pretendon se pasuria që zotëron është e ngritur me paratë e krimit. Ndërsa vetë Shtëpenja thotë se gjithçka që ka e ka përfituar duke shitur grurin që korr me autokambajnën e tij prej vitesh, por që nuk ka pasur kurrë NIPT e nuk mund të deklarojë faturat. 

4 VITE ME PARE

Apartamente në Tiranë e Durrës, garazh e motor Harley, zbardhet pasuria e Shtëpenjës që SPAK kërkon ta konfiskojë

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të fermerit. I biri: Familja
Foto ilustruese dhe shkresa

TIRANË- Zbardhet lista e pasurive të Bektash Shtëpenjës të cilat Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon të konfiskojë pasi dyshon se janë blerë me paratë e përfituara nga trafiku i drgoës, për të cilën është dënuar i biri, Andrea Dingu (Shtëpenja). Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke, dy apartamente, një garazh, një makinë dhe një motor të llojit Harley Davidson.

Pasuritë e plota:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me objekt konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon
•Pasuria e llojit Are, me sipërfaqe 1700 m2 ndodhur në Sauk, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Pasuria e llojit apartament, me Sip. 189.4 m4, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Pasuria e llojit garazh, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të shtetasit Bektash Hasan Shtëpënja;
•Pasuria e llojit apartament, ndodhur në Draç Durrës në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Mjeti i llojit autoveturë e markës Mercedez Benz, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Mjeti i llojit autoveturë e Markës Audi, prodhim i vitit 2005, në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;
•Mjeti i llojit motor i markës Harley Davidson, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;

Sot, 240 fshatarë, banues të Kozare të Kuçovës janë paraqitur për të dëshmuar në SPAK. Ata janë shprehur se Shtëpnja është një njeri i ndershëm, punëtor dhe që gjithë jetën është marrë me grurë e jo me trafik droge. Shtëpenja ka një djalë të dënuar për trafik droge dhe prostitucion e për rrjedhojë, SPAK pretendon se pasuria që zotëron është e ngritur me paratë e krimit. Ndërsa vetë Shtënjea thotë se gjithçka që ka e ka përfituar duke shitur grurin që korr me autokambajnën e tij prej vitesh, por që nuk ka pasur kurrë NIPT e nuk mund të deklarojë faturat. 

4 VITE ME PARE

240 fshatarë dëshmuan për të, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Shtëpenjës: I bleu me lekë droge

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të fermerit. I biri: Familja
Fshatarët

KUÇOVË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon sekuestrimin e pasurive të Bektesh Shtëpenjës, pasi pretendon se i ka blerë me paratë e drogës. Pavarësisht se pro Shtëpenjës dëshmuan 240 bashkëfshatarë, SPAK nuk është bindur që shtatë pasuritë e tij i ka siguruar me paratë e korrjes së grurit me autokambajnën e tij. Konkretisht është kërkuar konfiskimi i 1 sipërfaqeje toke, 1 garazhi, 2 apartamenteve, 2 mjeteve dhe 1 motori.

REAGIMI I SPAK
NJOFTIM MBI PROCEDIMIN PASUROR NE NGARKIM TË PASURIVE TË SHTETASIT ANDREA DINGA, BEKTASH SHTËPËNJA DHE PERSONAT E TJERË TË LIDHUR ME TA, SIPAS AKTIT NORMATIV NR. 01 DATË 31 JANAR 2020 “PËR MASAT PARANDALUESE NË KUADËR TË FORCIMIT TË LUFTËS KUNDËR TERRORIZMIT, KRIMIT TË ORGANIZUAR, KRIMEVE TË RËNDA DHE KONSOLIDIMIT TË RENDIT DHE SIGURISË PUBLIKE”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Operacionit Forca e Ligjit, ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit Andrea Dinga dhe personave të lidhur.
Ka rezultuar se shtetasi shqiptar Andrea Bektash Dinga alias (Shtëpënja) alias (Prifti), është subjekt i aktit normativ, pasi me vendimin Nr. 6995/2014 datë 08 Tetor 2014 të Gjykatës së Apelit në Milano/Itali është deklaruar fajtor për veprat penale të “Emigracionit ilegal” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Po kështu sipas informacionit të ardhur nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, ky shtetas është arrestuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në këto rrethana, ky shtetas është subjekt i aktit normativ.
Nga të dhënat e administruara nga Operacioni Forca e Ligjit, rezulton se ky shtetas dhe personat e tjerë të lidhur, nuk disponojnë të ardhura të ligjshme për justifikimin e pasurive të tyre.

Mbi këtë bazë, që në Muajin Maj 2021 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me objekt konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon
•Pasuria e llojit Are, me sipërfaqe 1700 m2 ndodhur në Sauk, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Pasuria e llojit apartament, me Sip. 189.4 m4, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Pasuria e llojit garazh, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të shtetasit Bektash Hasan Shtëpënja;
•Pasuria e llojit apartament, ndodhur në Draç Durrës në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Mjeti i llojit autoveturë e markës Mercedez Benz, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Mjeti i llojit autoveturë e Markës Audi, prodhim i vitit 2005, në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;
•Mjeti i llojit motor i markës Harley Davidson, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, subjekti i aktit normativ Andrea Dinga, dhe personat e lidhur, kanë pretenduar që të ardhurat nga të cilat është siguruar krijimi i këtyre pasurive janë si rezultat i punës së shtetasve Bektash Shtëpënja e Sokol Shtëpënja me një autokombajnë, të cilën shtetasi Bektash Shtëpënja e ka blerë nga privatizimi i aseteve të Ish Koperativave Bujqësore. Po kështu ka pretenduar se pas viteve 1990 ai ka punuar në tokat bujqësore të bujqve të Zonës së Kuçovës, duke i ndihmuar ata kundrejt shpërblimit që të korrnin produktet bujqësore me autokombajnën e privatizuar prej tij.
Në mungesë të dokumentacionit tatimor, subjekti Andrea Dinga dhe personat e lidhur ka kërkuar në gjykatë që të ardhurat ti provojë nëpërmjet thirrjes së dëshmitarëve, që janë titullarët e familjeve bujqësore ku ai ka punuar.

Sot, 240 fshatarë, banues të Kozare të Kuçovës janë paraqitur për të dëshmuar në SPAK. Ata janë shprehur se Shtëpnja është një njeri i ndershëm, punëtor dhe që gjithë jetën është marrë me grurë e jo me trafik droge. Shtëpenja ka një djalë të dënuar për trafik droge dhe prostitucion e për rrjedhojë, SPAK pretendon se pasuria që zotëron është e ngritur me paratë e krimit. Ndërsa vetë Shtënjea thotë se gjithçka që ka e ka përfituar duke shitur grurin që korr me autokambajnën e tij prej vitesh, por që nuk ka pasur kurrë NIPT e nuk mund të deklarojë faturat. 

 

4 VITE ME PARE

Dëshmitë brilante nga dyert e SPAK, banorët e fshatit Kozare presin hetimin në kafene: Bektashi ka korrur grur, s'është trafikant

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të fermerit. I biri: Familja
Fshatarët

TIRANË- Bashkëfshatarët e Bektesh Shtëpenjës nga Kozarja e Kuçovës kanë dalë garant për të dhe anë dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) se ai nuk është kriminel, por ka korrur grurë gjithë jetën. Të ulur në kafene, teksa presin në radhë për të dëshmuar para SPAK, ata shprehen me siguri se bashkëfshatari i tyre nuk është marrë kurrë me trafik droge e prostitucion, por që fëmijët, thonë se nuk ja njohin.

“Ai është fermer i shkëlqyer. Vetëm në dorë ia kemi dhënë lekët. Pardje e korra unë, 6 dynym. Në dorë ia dhashë lekët. Është rritur edhe çmimi sivjet. Unë nuk e njoh mirë, fëmijët nuk ia njoh por Bektashi nuk është marrë me këto gjëra”, tha një prej tyre. 

Çfarë po ndodh në SPAK?

240 banorë të fshatit Kozare të Kuçovës kanë shkuar sot pranë prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të marrë pjesë në seancën gjyqësore ku do të dëshmojën për bashkëfshatarin e tyre, Shtëpenjën. Ky i fundit ka një djalë të dënuar për trafik droge dhe prostitucion e për rrjedhojë, SPAK pretendon se pasuria që zotëron është e ngritur me paratë e krimit. Ndërsa vetë Shtënjea thotë se gjithçka që ka e ka përfituar duke shitur grurin që korr me autokambajnën e tij prej vitesh, por që nuk ka pasur kurrë NIPT e nuk mund të deklarojë faturat. 

 

4 VITE ME PARE

SPAK e kërkon për autokombajnën, Bektash Shtëpenja: Kur të mbaroj korrjen e grurit do të vij

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të fermerit. I biri: Familja
Banorët e fshatit

TIRANË- Bektash Shtëpenja i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk ka pranuar që të marrë pjesë në gjyqin që po zhvillohet për sekuestrimin e pasurisë së tij. Nga Kuçova, ai ka thënë se është njeri punëtor, por që në gjyq do të shkojë kur të mbarojë grurin, pasi për momentin është angazhuar me të.

"Kur të mbarojë gruri, vij në gjyq por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S'jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit siç thotë SPAK, jam punëtor,”- mësohet të ketë thënë Shtëpenja.

Çfarë po ndodh në SPAK?

240 banorë të fshatit Kozare të Kuçovës kanë shkuar sot pranë prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të marrë pjesë në seancën gjyqësore ku do të dëshmojën për bashkëfshatarin e tyre, Shtëpenjën. Ky i fundit ka një djalë të dënuar për trafik droge dhe prostitucion e për rrjedhojë, SPAK pretendon se pasuria që zotëron është e ngritur me paratë e krimit. Ndërsa vetë Shtënjea thotë se gjithçka që ka e ka përfituar duke shitur grurin që korr me autokambajnën e tij prej vitesh, por që nuk ka pasur kurrë NIPT e nuk mund të deklarojë faturat. 

4 VITE ME PARE

E PAZAKONTË! 240 banorë të Kozares dëshmojnë në SPAK për një...autokombajnë

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të fermerit. I biri: Familja
Dëshmitarët në zyrat e SPAK

TIRANË- 240 banorë të fshatit Kozare të Kuçovës po marrin pjesë në një seancë të pazakontë gjyqësore për të dëshmuar bashkëfshatarin e tyre Bektash Shtëpenja që sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka pasuri me të ardhura nga krimi. Të gjithë banorët e fshatit do të dëshmojnë pro ose kundër Shtëpenjës në gjyqin që po zhvillohet sot. 120 prej tyre kanë deklaruar se kanë korrur bashkë grurin, por që nuk kanë pasur kurrë NIPT dhe paratë i kanë marrë pa faturë.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokombajna të cilën e punon prej vitit 1991 dhe nga viti 1980 ka qenë pjesë e kooperativës. Ai shton se këtë gjë ia dëshmon i gjithë fshati, gjë që nuk mund ta manipulojë dot.

Cila është fabula e SPAK?

Prokuroria e Posaçme e ngritur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar akuzon Bektash Shtëpenjën se ka ngritur pasurinë me para të fituara nga trafiku i drogës së të birit. Pjesë e pasurisë është edhe një autokombajnë me të cilën Shtëpënja korr barin. Por bashkë me të, grurin dhe barin e korrin edhe banorët e fshatit Kozare. Një fshat i tërë është dërguar në SPAK ku të gjithë po dëshmojnë sesi paguajnë me para në dorë për të korrur barin dhe grurin tek Bektash Shtëpenja, i cili duhet të bindë SPAK se pasurinë e ka ndërtuar duke korrur bar dhe jo me trafik droge.

 

bektesh shtepenja andra dingu gjyqi i pazakonte ne spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet