Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• SPAK ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025. Sipas raportit, hetimet për korrupsionin dhe krimin e organizuar janë rritur. • Në raport theksohet, se nga 30 zyrtarë dhe ish zyrtarë ta lartë nën hetim gjatë vitit 2025, mbi 50% e tyre janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë. • Gjithashtu, SPAK thotë në raport se, retorika politike dhe mediatike mund të ndikojë në perceptimin publik dhe në autoritetin e institucionit, si dhe mund të shërbejë edhe si faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar. • Gjithashtu, mungesa e këshilltarëve ligjorë me përvojë krijon vështirësi në cilësinë e hetimeve dhe ndjekjes së çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë edhe në Gjykatën Kushtetuese. • Sipas raportit, ngritja e një strukture të specializuar për mbështetjen e hetimeve komplekse, matjet e riskut dhe raportimet kombëtare dhe ndërkombëtare vazhdon të mbetet sfidë. • SPAK vëren se mungesa e kompetencës për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja mbetet problematike dhe ndikon vijimësinë e hetimeve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. • Gjithashtu në raport thuhet, se edhe pse ka përmirësime në bashkëpunimin me disa shtete, procesi i ekstradimit vazhdon të jetë sfidues. • Sakaq, SPAK thotë se vrasjet me pagesë, një aktivitet karakteristik i grupeve kriminale, vjen kryesisht i lidhur me hakmarrjen dhe të tjera konflikte me grupe kriminale. Ndërkohë trafiku i armëve vijon të mbetet një fenomen shqetësues.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- SPAK ka bërë me dije se përmes raportit të tij vjetor për vitin 2025 se vrasjet me pagesë janë të lidhura me hakmarrje dhe konflikte mes grupeve kriminale. Raporti thotë se struktura operative e këtyre grupeve ishte hierarkike, ku drejtuesit koordinonin planifikimin e ekzekutimeve dhe anëtarët siguronin ekzekutorë. Veprimtaria e këtyre grupeve përfshinte: ekzekutime me armë zjarri, shpërthime të automjeteve me eksploziv, tentativa për eliminimin e kundërshtarëve, fshehje të kufomave dhe sigurimin e mjeteve materiale.
Sipas raportit trafiku i armëve vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues, sidomos kur grupet kriminale të përfshira në këtë aktivitet janë të lidhura me rrjetet e trafikut ndërkombëtar. Një nga rastet e provuara nga SPAK ilustron qartë tipologjinë dhe sofistikimin e këtyre grupeve.
Hetimet zbuluan se, një grup i tillë kishte ndërtuar një skemë të sofistikuar logjistike dhe operacionale për të dërguar armë në Mbretërinë e Bashkuar. Disa ambiente në periferi të Tiranës shërbenin për fshehjen e armëve brenda pjesëve të mobilieve, ndërsa anëtarët e grupit kriminal siguronin që ato të mbeteshin të padukshme për kontrollet policore dhe doganore.
Pjesë nga raporti
VRASJET
Hetimet e përbashkëta me autoritetet ndërkombëtare kanë dokumentuar se, vrasjet e sofistikuara përbëjnë një aktivitet tjetër karakteristik të disa grupeve kriminale shqiptare, të procedura gjatë këtij viti. Shpesh, vrasjet me pagesë ishin të lidhura me hakmarrje dhe konflikte mes grupeve kriminale. Struktura operative e këtyre grupeve ishte hierarkike, ku drejtuesi koordinonin planifikimin e ekzekutimeve dhe anëtarët siguronin ekzekutorë, armë, dhe mjete eksplozive për realizimin e krimeve. Veprimtaria e këtyre grupeve përfshinte: ekzekutime me armë zjarri, shpërthime të automjeteve me eksploziv, tentativa për eliminimin e kundërshtarëve, fshehje të kufomave dhe sigurimin e mjeteve materiale.
Një aspekt i veçantë i hetimeve ka qenë dokumentimi i lidhjes mes vrasjeve me pagesë dhe pastrimit të parave të përftuara nga aktiviteti i trafikut të drogës, që vinte kryesisht nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe Shqipërisë. Paratë përdoreshin për pagesa për ekzekutorët, blerje armësh, investime në sektorin e pasurive të patundshme dhe aktivitete private tregtare. Hetimet evidentuan gjithashtu, përdorimin e komunikimeve të koduara për planifikimin e ekzekutimeve, paralajmërimet për kontrolle dhe koordinimin logjistik. Grupet kriminale kryenin veprime të koordinuara në kohë dhe vend të caktuar, duke rrezikuar jo vetëm jetën e kundërshtarëve, por edhe atë të personave të pafajshëm, që ndodheshin në vendngjarje.
TRAFIKU I ARMËVE
Trafiku i armëve vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues, sidomos kur grupet kriminale të përfshira në këtë aktivitet janë të lidhura me rrjetet e trafikut ndërkombëtar. Një nga rastet e provuara nga SPAK ilustron qartë tipologjinë dhe sofistikimin e këtyre grupeve. Hetimet zbuluan se, grupi kishte ndërtuar një skemë të sofistikuar logjistike dhe operacionale për të dërguar armë në Mbretërinë e Bashkuar. Disa ambiente në periferi të Tiranës shërbenin për fshehjen e armëve brenda pjesëve të mobilieve, ndërsa anëtarët e grupit kriminal siguronin që ato të mbeteshin të padukshme për kontrollet policore dhe doganore. Për të shmangur zbulimin, grupi përdorte dokumente dhe gjeneralitete të rreme gjatë transportit dhe dorëzimit të armëve, duke e mbajtur aktivitetin nën kontrollin e plotë të organizatorëve.
Struktura organizative e grupit ishte e ndarë në dy nëngrupe të qarta, njëri vepronte në Shqipëri dhe tjetri në Mbretërinë e Bashkuar. Nëngrupi shqiptar ishte përgjegjës për mbledhjen, fshehjen dhe transportin e armëve, ndërsa nëngrupi i vendosur në Mbretërinë e Bashkuar merrej me pritjen dhe shpërndarjen e tyre. Bashkëpunimi mes nëngrupeve garantonte suksesin e veprimeve dhe të organizimit dhe shmangien e kapjes nga agjencitë ligjzbatuese. Çdo anëtar kishte role të qarta dhe të ndara, duke përfshirë drejtimin, mbikëqyrjen, transportin, pritjen dhe sigurimin e armëve gjatë gjithë zinxhirit të trafikut./Dosja.al
TIRANË- Një raport vjetor (2025) prej 127 faqe i përpiluar nga zyrtarët e Prokurorisë së Posaçme SPAK, i ka kushtuar vetëm 16 rreshta situatës zgjedhore në vend dhe më konkretisht veprimtarisë së njësisë hetimore Task-Forcë të ngritur gjatë vitit 2025 brenda strukturës së SPAK.
Një raportim i thatë që realisht fsheh situatën e masakrës zgjedhore të Majit 2025 dhe pamundësinë e prokurorisë së posaçme për ti dhënë një shpjegim dështimit të saj në parandalimin e vjedhjes dhe blerjes së votave.
Kuptohet qartë se më shumë vëmendje i kushtohet në këtë raport vjetor veprimtarisë së koordinatorit të Medias dhe numrit të intervistave në vit që kanë dhënë prokurorët e SPAK, se sa një elementi domethënës dhe shumë të rëndësishëm, siç ishte dështimi olimpik i Task-Forcës së ngritur me shumë bujë nga SPAK.
Në total në këtë raport vjetor janë vetëm 16 rreshta, që japin një tablo të thatë të situatës së ngritjes së njësisë Task-Forcë për mbrojtjen e vjedhjes apo blerjes së votave në zgjedhjet parlamentare 2025.
Në këtë raport SPAK mjaftohet vetëm me faktin se ka ndërmarrë masa të strukturuara organizative dhe koordinuese për zbatimin të Rekomandimit Nr.3 dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
“...me Urdhrin e Drejtuesit nr. 43645, të datës 22 dhjetor 2025, është caktuar një prokuror i posaçëm si pikë kontakti për koordinimin dhe komunikimin institucional në realizimin e analizës së përbashkët mbi zbatimin e Strategjisë për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve Zgjedhore për zgjedhjet 2025...”, thuhet në këtë raport vjetor.
Dhe menjëherë pas këtij paragrafi qartësohet se është bërë një analizë e brendshme nga ana e SPAK, duke dalë në konkluzionin që të vijojë bashkëpunimi i vazhdueshëm me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Përfundimi i kësaj analize është vijimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për zgjedhjet e tjera parlamentare dhe lokale, por nuk jep një situatë se cilat ishin problematikat dhe shkaktarët që sollën dështimin e proceseve penale për parandalimin e vjedhjes apo blerjes së votave.
Raporti nuk jep asnjë përgjigje se cilat ishin arsyet pse Task-Forca e SPAK-ut, nuk ishte në gjendje të hetonte keqpërdorimin e gjerë të burimeve shtetërore për qëllime elektorale dhe përfshirjen e fortë të Krimit të Organizuar në zgjedhje.
“...është përfunduar analiza e brendshme paraprake e krimit zgjedhor për vitin 2025 ana e SPAK dhe është vendosur një mekanizëm bashkërendimi i drejtpërdrejtë e i vazhdueshëm me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të garantuar qasje të unifikuar institucionale, reagim efektiv dhe standard të lartë ligjshmërie në mbrojtje të integritetit të proceseve zgjedhore dhe sundimit të ligjit...”.
Kujtojmë se njësia Task-Forcë, u trumbetua nga SPAK si hallka kyçe që do mbronte blerjen e votave nga subjektet politike gjatë fushatës elektorale të muajve Shkurt-Maj 2025, por që realisht nuk solli produktivitet domethënës në këtë drejtim.
Gjatë kësaj kohe ish-kreu i SPAK, kreu disa vizita kortezia në disa prokurori të rretheve si Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Fier, ku i këshillonte drejtuesit dhe prokurorët e këtyre institucioneve se si të bashkëpunonin me SPAK në luftën kundër blerjes së votave.
Njëherësh memorandum bashkëpunimi u firmosën me KQZ, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror, për të mbrojtur të paprekur dhe të pa deformuar vullnetin e lirë të popullit për të votuar.
Mirëpo vullneti i popullit shqiptar, jo vetëm që u deformua nga keqpërdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe Krimi i Organizuar, por çuditërisht Task-Forca për mbrojtjen e votës, nuk arriti të kryejë thuajse asnjë mision serioz parandalues, pasi rezultati u duk në kutitë e votimit, ku Partia Socialiste në Pushtet arriti të marrë 83 mandate parlamentare.
Sipas statistikave të përgjithshme për vitin 2025 janë hetuar gjithsej 70 procedime penale, me 27 persona nën hetim.
Për zgjedhjet e vitit 2025, janë regjistruar konkretisht 46 procedime penale me 9 persona nën hetim që lidhen me zgjedhjet e vitit 2025 dhe 24 procedime penale me 18 persona nën hetim lidhen me zgjedhjet e viteve të mëparshme.
Sipas SPAK, hetimi i këtyre rasteve është trajtuar me përparësi, me synimin për hetim të shpejtë dhe efikas, në funksion të garantimit të integritetit të proceseve zgjedhore./Syri.net
TIRANË- SPAK ka publikuar raportin e tij vjetor për vitin 2025. Përmes këtij raporti SPAK ka evidentuar disa nga problematikat kryesore, të dhëna mbi hetimet dhe konfiskimin e pasurive. Bazuar në raporitin e SPAK janë sekuestruar rreth 45.4 milionë euro. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kriptovaluta me vlerë rreth 12.4 milionë euro.
“Hetimet Financiare dhe Sekuestrimet: Vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara kap shifrën prej rreth 45.4 milionë euro. Një zhvillim i rëndësishëm është sekuestrimi i kriptovalutave (Tether/USDT) me vlerë rreth 12.4 milionë euro”, shkruhet në raportin e SPAK./Dosja.al
TIRANË- SPAK në raportin e tij vjetor për vitin 2025, ka evidentuar 10 sfida që kërkojnë ndryshime ligjore. Sipas raportit retorika politike dhe mediatike mund të ndikojë në perceptimin publik dhe në autoritetin e institucionit, si dhe mund të shërbejë edhe si faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar.
SPAK thotë se nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj, do të përbenin rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës.
Prokuroria e Posaçme thekson se ka nevojë për bashkëpunimi me institucionet publike. Mungesa e këshilltarëve ligjorë me përvojë krijon vështirësi në cilësinë e hetimeve dhe ndjekjes së çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas raportit, ngritja e një strukture të specializuar për mbështetjen e hetimeve komplekse, matjet e riskut dhe raportimet kombëtare dhe ndërkombëtare vazhdon të mbetet sfidë. SPAK vëren se mungesa e kompetencës për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja mbetet problematike dhe ndikon vijimësinë e hetimeve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Në fund, raporti vëren se edhe pse ka përmirësime në bashkëpunimin me disa shtete, procesi i ekstradimit vazhdon të jetë sfidues. Ai kërkon nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe për të garantuar ekzekutimin e vendimeve penale jashtë vendit.
Pjesë nga raporti vjetor i SPAK për vitin 2025
Sfidat në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Hetimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta paraqet sfida të rëndësishme për SPAK. Gjithashtu, retorika politike dhe mediatike mund të ndikojë në perceptimin publik dhe në autoritetin e institucionit, si dhe mund të shërbejë edhe si faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar. SPAK do ti konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj. Ndërhyrje të tilla do të përbenin rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës.
Statusi i prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit – Mospërcaktimi i qartë ligjor kërcënon vijimësinë e hetimeve dhe standardet profesionale, duke ndikuar në besimin e publikut dhe në përmbushjen e kërkesave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Këshilltarët ligjor pranë SPAK – Mungesa e këshilltarëve ligjorë me përvojë krijon vështirësi në cilësinë e hetimeve dhe ndjekjes së çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Bashkëpunimi me institucionet publike – Edhe pse ka rritje të referimeve dhe shkëmbimit të informacionit, niveli i bashkëpunimit duhet të intensifikohet më tej, veçanërisht me Policinë e Shtetit, për të garantuar hetime më të koordinuara dhe efikase.
Sistemi i Menaxhimit të Çështjeve (Case Management System) – Konsolidimi i mëtejshëm i moduleve ekzistuese dhe integrimi i funksionaliteteve të reja mbetet prioritet për të përmirësuar ndërveprimin me proceset hetimore dhe procedurale të të dhënave, duke siguruar monitorim më të mirë të progresit të çështjeve.
Njësia e analizës – Ngritja e një strukture të specializuar për mbështetjen e hetimeve komplekse, matjet e riskut dhe raportimet kombëtare dhe ndërkombëtare vazhdon të mbetet sfidë, duke kërkuar bashkëpunim të vazhdueshëm me ekspertë ndërkombëtarë.
Specialisti Ndërlidhës – Statusi i specialistit ndërlidhës si nëpunës civil nuk përputhet plotësisht me funksionet, që duhet të kryejë sipas ligjit nr. 95/2016, duke e bërë të nevojshme përcaktimin e qartë të pozicionit dhe kompetencave për të garantuar efektivitetin e rolit.
Shqyrtimi i kërkesave nga autoritetet e huaja – Mungesa e kompetencës për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja, përfshirë procedurat e ekstradimit, mbetet problematike dhe ndikon vijimësinë e hetimeve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Kompetenca e Gjykatave të Posaçme – Mungesa e kompetencës për shqyrtimin e kërkesave në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale për subjektet e posaçme detyron që këto çështje të trajtohen nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, duke rritur kohëzgjatjen dhe kompleksitetin procedural.
Ekstradimi/deportimi i shtetasve shqiptarë – Edhe pse ka përmirësime në bashkëpunimin me disa shtete, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, procesi i ekstradimit vazhdon të jetë sfidues dhe kërkon nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe për të garantuar ekzekutimin e vendimeve penale jashtë vendit./Dosja.al
TIRANË- SPAK ka publikuar raportin për vitin 2025. Në raportin e tij vjetor, SPAK bën me dije se janë rritur hetimet për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nga 30 zyrtarë dhe ish zyrtarë ta lartë nën hetim gjatë vitit 2025, mbi 50% e tyre janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë.
Në vitin 2025, SPAK ka vijuar të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, duke regjistruar një rritje prej 17.7% të çështjeve dhe hetimeve të reja dhe 12.2% të çështjeve dhe hetimeve të përfunduara.
Në raportin e tij thuhet se, retorika politike dhe mediatike mund të ndikojë në perceptimin publik dhe në autoritetin e institucionit, si dhe mund të shërbejë edhe si faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar.
Gjithashtu, mungesa e këshilltarëve ligjorë me përvojë krijon vështirësi në cilësinë e hetimeve dhe ndjekjes së çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë edhe në Gjykatën Kushtetuese.
“Në vitin 2025, SPAK ka vijuar të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, duke regjistruar një rritje prej 17.7% të çështjeve/hetimeve të reja dhe 12.2% të çështjeve/hetimeve të përfunduara. Ky aktivitet i shtuar reflektohet në dërgimin në gjykatë të 24 procedimeve me 147 të pandehur për korrupsion jo të nivelit të lartë, si dhe 10 procedimeve me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë. SPAK ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, me 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim. Nga 30 zyrtarë dhe ish zyrtarë ta lartë nën hetim gjatë vitit 2025, mbi 50% e tyre (18) janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë, duke treguar qëndrueshmëri dhe efektivitet në ndjekjen penale në nivelet më të larta të administratës publike.
Sfidat në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Hetimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta paraqet sfida të rëndësishme për SPAK. Gjithashtu, retorika politike dhe mediatike mund të ndikojë në perceptimin publik dhe në autoritetin e institucionit, si dhe mund të shërbejë edhe si faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar. SPAK do ti konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj. Ndërhyrje të tilla do të përbenin rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës.
1. Statusi i prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit – Mospërcaktimi i qartë ligjor kërcënon vijimësinë e hetimeve dhe standardet profesionale, duke ndikuar në besimin e publikut dhe në përmbushjen e kërkesave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.
2. Këshilltarët ligjor pranë SPAK – Mungesa e këshilltarëve ligjorë me përvojë krijon vështirësi në cilësinë e hetimeve dhe ndjekjes së çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë edhe në Gjykatën Kushtetuese.
3. Bashkëpunimi me institucionet publike – Edhe pse ka rritje të referimeve dhe shkëmbimit të informacionit, niveli i bashkëpunimit duhet të intensifikohet më tej, veçanërisht me Policinë e Shtetit, për të garantuar hetime më të koordinuara dhe efikase. 5. Sistemi i Menaxhimit të Çështjeve (Case Management System) – Konsolidimi i mëtejshëm i moduleve ekzistuese dhe integrimi i funksionaliteteve të reja mbetet prioritet për të përmirësuar ndërveprimin me proceset hetimore dhe procedurale të të dhënave, duke siguruar monitorim më të mirë të progresit të çështjeve.
4. Njësia e analizës – Ngritja e një strukture të specializuar për mbështetjen e hetimeve komplekse, matjet e riskut dhe raportimet kombëtare dhe ndërkombëtare vazhdon të mbetet sfidë, duke kërkuar bashkëpunim të vazhdueshëm me ekspertë ndërkombëtarë.
5. Specialisti Ndërlidhës – Statusi i specialistit ndërlidhës si nëpunës civil nuk përputhet plotësisht me funksionet, që duhet të kryejë sipas ligjit nr. 95/2016, duke e bërë të nevojshme përcaktimin e qartë të pozicionit dhe kompetencave për të garantuar efektivitetin e rolit.
6. Shqyrtimi i kërkesave nga autoritetet e huaja – Mungesa e kompetencës për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja, përfshirë procedurat e ekstradimit, mbetet problematike dhe ndikon vijimësinë e hetimeve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
7. Kompetenca e Gjykatave të Posaçme – Mungesa e kompetencës për shqyrtimin e kërkesave në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale për subjektet e posaçme detyron që këto çështje të trajtohen nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, duke rritur kohëzgjatjen dhe kompleksitetin procedural.
8. Ekstradimi/deportimi i shtetasve shqiptarë – Edhe pse ka përmirësime në bashkëpunimin me disa shtete, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, procesi i ekstradimit vazhdon të jetë sfidues dhe kërkon nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe për të garantuar ekzekutimin e vendimeve penale jashtë vendit”, thuhet në raport./Dosja.al