LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK 'shkatërron' grupin kriminal/ 20 të arrestuar, mes tyre një polic, 1 në kërkim, droga vinte nga Turqia, Siria dhe Amerika Latine

• Finalizohet operacioni i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. • Janë lëshuar 21 urdhër-arreste këtë të martë ndaj një grupi të strukturuar kriminal, i dyshuar për trafik droge. Por vetëm 20 janë ekzekutuar, ndërsa një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar. • Dosja hetimore që çoi në finalizimin e operacionit të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, përkatësisht me prokurorinë e Firences dhe Eurojust. • Prokurori i çështjes, Vladimir Mara dha detaje nga operacioni në një konferencë për mediat. • Sipas tij, droga e llojeve të ndryshme vinte nga jashtë vendit: kanabisi nga Siria, heroina nga Turqia dhe kokaina nga vendet e Amerikës Latine. • Droga pasi vinte në Shqipëri, kishte për synim që të dërgohej në vendet e Bashkimit Europian. • Kryesori i grupi është Endrit Bakiu, ndërsa pjesa e tjetër kanë pasur rolin e transportuesit dhe shpërndarësit e lëndës narkotike.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Operacioni 'Coast to Coast'/ 20 të arrestuar nga SPAK, 7 prej tyre me histori në trafikun e drogës

SPAK 'shkatërron' grupin kriminal/ 20 të arrestuar, mes tyre
SPAK

TIRANË- Pjesëtarët e një grupi kriminal të shkatëruar tashmë në Shqipëri që merreshin me trafik të lëndëve narkotike nuk janë emra të panjohur për policinë. SPAK gjatë operacionit të sotëm “Coast to coast” ka arrestuar 20 persona, ndërkohë që 1 është shpallur në kërkim.

Por nga këta 20 persona, 7 prej tyre nuk e kanë herën e parë që arrestohen për trafik të lëndëve narkotike. Kjo pasi janë arrestuar gjatë viteve të fundit. Fillimisht është arrestuar në vitin 2021 në Durrës Endrit Bakiu, i cili u kap me me 77 pako kanabis me peshë 30.6 kg.

Ndërkohë që më pas kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë me 15 kilogramë heroinë. Personat e arrestuar më 2 qershor të vitit 2021 janë Pirro Çapi dhe Shpëtim Pjeshka. Më tej në 3 gusht është arrestuar edhe Besnik Ruçi, i cili u kap në vijën e dytë të kontrollit në pikën doganore të Muriqanit me 14.7 kg kokainë.

Ndërkohë që në vitin 2020 është arrestuar Leonard Nergjoni, i cili tentoi që të kalonte 32 kg kanabis në Maqedoninë e Veriut. Tomi Hila është i arrestuari tjetër, i cili u kap në Korçë me 600 kg kanabis në vitin 2014. Ndërkohë që në fund është dhe Edmond Kabashi, i cili u arrestua në vitin 2015 në Greqi për transportimin e 240 kilogramë kanabis.

3 VITE ME PARE

PËRGJIMET/ Si e korruptuan policin e kufirit trafikantët e drogës: Pfff, na ... edhe këta o burrë!

SPAK 'shkatërron' grupin kriminal/ 20 të arrestuar, mes tyre
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme prokurori i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dha detaje rreth operacionit ku u godit një grup kriminal, që merrej me trafikun e drogës. Mes 20 personave të arrestuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Siria drejt Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, është edhe një efektiv i policisë kufitare në Shkodër.

Marash Gjoni, polic i kufirit në Shkodër, i cili dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike ka gjithashtu biseda telefonike me anëtarët e grupit kriminal. "OraNews" ka zbardhur edhe disa bisedat telefonike që anëtarët e grupit bënin me njëri-tjetrin për të mundësuar edhe kalimin e lëndës narkotike.

SPAK 'shkatërron' grupin kriminal/ 20 të arrestuar, mes tyre
Përgjimet

Dosja hetimore për këtë operacion përbëhet nga 105 faqe ku përfshihen dhjetëra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të strukturuar të grupit kriminal.

3 VITE ME PARE

“Coast to coast”/ SPAK publikon pamjet e operacionit: Droga kishte vlerë 2.7 milionë euro

SPAK 'shkatërron' grupin kriminal/ 20 të arrestuar, mes tyre
Pamje nga operacioni

TIRANË- SPAK ka publikuar pamjet e opeacionit të koduar ‘Coast to Coast’, në kuadër të të cilit u arrestuan 11 persona, mes tyre një efektiv policie i Policisë Kufitare të Shkodrës. Sipas Prokurorisë se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg, ajo do të kapte vlerën e 2.7 milionë eurove.

Gjatë aksionit, janë dokumentuar edhe më pamje, bashkëbisedimi mes anëtarëve të bandës, të cilët nuk e kishin pikasur që ishin në "rrjetën" e Policisë dhe SPAK. 

3 VITE ME PARE

21 urdhër-arreste për grupin kriminal, SPAK: Trafikonin drogën nga Siria e Turqia drejt Shqipërisë, me kamion kishin destinacion vendet e BE-së

SPAK 'shkatërron' grupin kriminal/ 20 të arrestuar, mes tyre
Vladimir Mara

TIRANË- Prokurori i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Vladimir Mara ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me 21 urdhër arrestet e lëshuara ditën e sotme ndaj anëtarëve të një grupi kriminal që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjatë konferencës për shtyp u bë me dije se në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Europol, SPAK ka dokumentuar veprimtarinë kriminale të grupit që merrej me trafik të lëndëve narkotike, nga Siria drejt Turqisë, Shqipërisë dhe më pas drejt vendeve të tjera të BE. Sipas Marës, janë vendosur gjithsej 21 masa të sigurimit personal, ndërsa 20 janë ekzekutuar, ndërsa një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjithashtu bëri me dije se mes 20 personave të arrestuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Siria drejt Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, është edhe një efektiv i policisë. Bëhet fjalë për Marash Gjonin, polic i kufirit në Shkodër, i cili dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike.

"Janë vendosur 21 masa sigurie. Janë sekuestruar mjete luksoze, pajisje kompjuterike etj. Më e rëndësishmja është që të gjithë sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kthyer në territorin e Shqipërisë. Kemi bërë edhe hetim pasuror për të gjithë anëtarët e grupit kriminal. Ka edhe persona që i është komunikuar edhe një masë e dytë sigurie sepse kanë qenë të prangosur. Hashashi ishte me origjinë nga Siria, heroina nga Turqia; ndërsa kokaina nga vendet e origjinës, me destinacion vendet e BE. Nuk kemi konstatuar episode kultivimi kanabisi në vendin tonë. Kush e ka drejtuar grupin? Organizatorët nuk janë kapur në momentin e parë, janë kapur pjesëtarët në flagrancë. Organizatorët kanë vijuar aktivitetin e tyre. Drogërat vinin me kamion që transportonin sende të ligjshme. Droga futej në vende të fshehura brenda në mjet që nuk kapeshin as nga skenari. Punonjësi i Policisë së Shtetit ishte pjesë e drejtorisë kufitare të Shkodrës, është korruptuar nga trafikantët. Hetimi është kryer me Prokurorinë e Firences. Roli i shqiptarëve ka qenë i transportuesëve, shpërndarësve dhe porositësve. Këta kanë qenë personat që kanë bërë porositjen dhe shpërndarjen në vendet e BE,"-tha prokurori i SPAK, Vladimir Mara.

3 VITE ME PARE

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, DETAJE nga aksioni i SPAK: Janë ekzekutuar 14 urdhër arreste (EMRAT)

SPAK 'shkatërron' grupin kriminal/ 20 të arrestuar, mes tyre
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohen detaje të reja nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me autoritetet italiane ndaj një grupi të strukturuar kriminal. Gjithsej 24 urdhër arreste të lëshuara janë ekzekutuar 14 prej tyre.

Emrat:

Endrit Bakiu

Suko Pajo

Artur Sulaj

Arian Tola

Fadjon Çami

Viron Lekaj

Artan Agalliu

Shpëtim Pjeshka

Jani Çavo

Kudret Rustemaj

Besnik Ruçi

Pirro Çapi

Jani Meçja

Edmond Kabashi

Tomi Hila

Leonard Nergjoni

Artin Kurti

Astrit Miska

Ervis Çilo

Mirash Gjoni

Sonila Sula (arrest shtëpie)

3 VITE ME PARE

SPAK operacion antidrogë në bashkëpunim me autoritetet italiane, 20 urdhër-arreste

SPAK 'shkatërron' grupin kriminal/ 20 të arrestuar, mes tyre
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) ka lëshuar 20 urdhër arreste për trafik narkotikesh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, në disa qytete si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë e Korçë. 

Në lidhje me këtë në orën 13.30, pranë ambienteve të SPAK, do të mbahet konference per shtyp lidhur me Krimin e Organizuar, në bashkëpunim me autoritete të huaja./Dosja.al

operacioni nga bregu ne breg spak

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës