LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Studentët e Mjekësisë në protestë, thirrje Manastirliut: Përballuni në shesh! Deputetët e PD çojnë ligjin në Kushtetuese

•Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë dalë sërish sot në protestë përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar një përballje me ministren Ogerta Manastirliu për t’i paraqitur kësaj të fundit argumentet e tyre për anulimin e ligjit që i detyron ata të punojnë në Shqipëri, me qëllim tërheqjen e diplomës. •Studentët nisën  marshimin e tyre nga Universiteti i Mjekësisë, e më pas vazhduan në qendër të kryeqytetit e më pas iu drejtuan Ministrisë së Arsimit. •Studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. •Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”. •30 deputetë të Partisë Demokratike kanë dalë në mbështetje të studentëve të mjekësisë që kërkojnë shfuqizimin e ligjit që i detyron ato të punojnë në Shqipëri për 5 vite ose në të kundërtën do duhet të paguajnë shifrën prej 250 mijë lekësh për një vit. •Një javë më parë, Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë përcaktoi koston prej 2500 eurosh për studentët të cilët përfundojnë studimet dhe duan të tërheqin diplomën pa qenë nevoja të punojnë në Shqipëri. •Qeveria mori më 5 korrik vendimin në lidhje me diplomimin e studentëve të mjekësisë. Sipas ligjit, studentët e vitit të parë të Universitetit të Mjekësisë, që të pajisen me diplomë, do u duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, dhe më pas mund të bëjnë tërheqjen e diplomës. •Ndërsa studentëve nga viti i dytë në të gjashtin, do u duhet që të nënshkruajnë një marrëveshje ku angazhohen se do të qëndrojë: përkatësisht studentët nga viti i dytë në të katërtin, tre vite punë në Shqipëri para diplomimit; dhe studentët e vitit të pestë dhe të gjatë të Mjekësisë, 2 vite punë me qëllim diplomimin.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Punësimi i detyruar/ 30 deputetë të PD në krah të studentëve të mjekësisë, çojnë ligjin në Kushtetuese

Studentët e Mjekësisë në protestë, thirrje
Studentet

TIRANË- 30 deputetë të Partisë Demokratike kanë dalë në mbështetje të studentëve të mjekësisë që kërkojnë shfuqizimin e ligjit që i detyron ato të punojnë në Shqipëri për 5 vite ose në të kundërtën do duhet të paguajnë shifrën prej 250 mijë lekësh për një vit.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka informuar për një kërkesë të përgatitur nga studentët e mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Qeverisë që nuk pajisë për 5 vite me diplomë mjekët e rinj. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

 ‘Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetutese ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite. Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre.’ – shkruan Bardhi.

2 VITE ME PARE

Diplomat 'peng', studentët e mjekësisë 'veshin' me letra higjenike ministrinë e Arsimit

Studentët e Mjekësisë në protestë, thirrje
Sulmohet me letra higjenike 'Ministria e Arsimit'

TIRANË- Ka vijuar edhe sot protesta e studentëve të Mjekësisë e cila zhvillohet për të kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Mes thirrjeve për të plotësuar kërkesat e tyre, studentët marshuan nga Universiteti drejt Ministrisë së Arsimit ku kanë hedhur letra higjienike drejt godinës. 

Pse protestojnë studentët e mjekësisë?

Studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajnë tarifën më shumë se të tjerët. Studentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe.

 

 

 

 

2 VITE ME PARE

FOTO- 'Prangosen' studentët e mjekësisë: Duart e prangosura nuk shërojnë

Studentët e Mjekësisë në protestë, thirrje
Studentet

TIRANË- 'Duart e prangosura nuk shërojnë'- thonë studentët e mjekësisë në protestën e tyre e cila ka nisur në orët e para të mëngjesit. Disa prej tyre janë prangosur, duke lidhur duart me njëri-tjetrit e duke përcjellë mesazhin se nuk mund të mjekojnë, pasi po detyrohen të qëndrojnë në Shqipëri. 

Studentët e Mjekësisë në protestë, thirrje

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë vijuar në javën e tretë të bojkotit. Ato këmbëngulin që ligji për nënshkrimin e kontratës që i detyron ata të qëndrojnë deri në 5 vite në Shqipëri, ose të paguajnë 250 mijë lekë viti, të anulohet. Në rast se nuk ka një përgjigje nga Ministria e Arsimit, studentët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen./Dosja.al

Studentët e Mjekësisë në protestë, thirrje

2 VITE ME PARE

Bojkoti i Mjekësisë/ Studentët: Kemi mbështetjen e prindërve, nuk kthehemi në auditor

Studentët e Mjekësisë në protestë, thirrje
Protesta e studenteve te Mjekesise

TIRANË-Studentët e Fakulteti të Mjekësisë kanë dalë në protestën e radhës ditën e sotme, duke vijuar javën e tretë të bojkotit. Protestuesit vazhdojnë kundërshtimin për nënshkrimin e kontratës dhe kërkojnë pezullimin e ligjit.

Disa prej tyre janë shprehur sot “se do të vazhdojnë bojkotin dhe kërkojnë një reagim nga institucionet”. Sipas studentëve mësohet se ata kanë marrë dhe mbështetjen e prindërve për protestën në mbështetje të kërkesën për heqjen e tarifës që penalizon ekonominë e tyre familjare.

Ne jemi kokëfortë ndaj bojkotit, do ngulmojmë në atë që kërkojmë, të kemi një shenjë jete nga instancat më të larta, nëse nuk ka asnjë reagim, do vazhdojmë bojkotin. Kemi pedagogë në mbështetjen tonë. Janë pro nesh, pro kauzës, na kanë thënë që të vazhdojmë të ngrihemi, të ngremë zërin për vete”- është shprehur një nga studentet për mediat.

Nga ana tjetër ajo shprehet se "do të vazhdojë të mos shkojë në auditore dhe nuk do të lërë pas mësimet edhe pse do të jetë duke protestuar".

Prindërit e mi, janë shumë suportiv dhe janë pro nesh, më kanë dërguar me mirëbesim, me shpresën se do ia dal. Nuk kanë mundësi për ta paguar familja ime tarifën, vij nga një familje e thjeshtë, është goxha e lartë, jemi të vendosur për të vazhduar në rrugën që kemi nisur. Ne mundohemi që të mësojmë vetë, vazhdojmë të lexojmë në shtëpi”, përfundoi studentja.  

2 VITE ME PARE

'Bashkohuni me ne'/ Studentët e Mjekësisë fillojnë sërish protestën: Bojkotojmë mësimin

Studentët e Mjekësisë në protestë, thirrje
Studentet

TIRANË-"Mjekësia bojkoton! Mjekësia bojkoton!"

Këto janë pjesë e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë së tyre kanë vijuar edhe sot protestën e tyre, e cila është në javën e tretë. Ata kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestën kundër kontratës për punë të detyruar në Shqipëri në përfundim të studimeve.

Studentët kanë nisur nga zona e spitaleve dhe kanë mbushur Rrugën e Dibrës drejt qendrës së Tiranës. Ata theksojnë se nuk pranojnë të firmosin kontratën për të qëndruar në Shqipëri dhe si të paguajnë tarifën-gjobë që ka përllogaritur qeveria në këtë rast si e studimit të tyre.

Studentët në këto momente janë duke u zhvilluar për tek Ministria dhe konkretisht janë takimet me Zv.ministren e Arsimit, që ka marrë me forcën e kontratës së punës për të kërkuar për ta./Dosja.al

protesta e studenteve te mjekesise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet