LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Studentët zihen me thika në Qytet Studenti/ Plagoset 20-vjeçari nga bashkëmoshatari, autori në pranga

• Një sherr mes dy studentëve ka ndodhur ditën e sotme në Qytet Studenti. • Agron Demiraj është përleshur me Ajdin Ajvazin pranë një lokali në QS, ku sherri ka agravuar në përdorimin e thikës. • Nga zënka ka mbetur i plagosur 20-vjeçari Demiraj, i cili është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. • I plagosuri raportohet se ka tre plagë në qafë, shpatull dhe brinjë. • Ndërkohë që Ajdini është vënë në pranga nga Policia. 

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Sot të gjen e pabëra kot"/ U plagos me thikë në “Qytet Studenti”, flet babai i 19-vjeçarit: Mjekët më kanë thënë se është jashtë rreziku për jetën

Studentët zihen me thika në Qytet Studenti/ Plagoset 20-vjeçari
foto ilustruese

TIRANË- I ati i 19-vjeçarit që mbeti i plagosur me thikë në “Qytet Studenti” ka rrëfyer se si është gjendja shëndetësore e djalit të tij. Ai shprehet se mjekët i kanë thënë se djali është jashtë rreziku për jetën, por i duhet kohë ta marr veten. Gjithashtu ai thotë se djalin e ka takuar por nuk ka mundur të flasë me të. Më tej ai shprehet se problem i madh është fakti që nuk ka fare siguri dhe të gjen e pabëra kot. 

"Djali im është 19-vjeç, studentë në vit të dytë për Inxhinieri Ekonomike. Unë e di ça djali kam rritur dhe edukuar, por sot të gjen e pabëra kot. Sot më ndodhi mua, nesër dikujt tjetër, problem i madh është fakti që nuk ka fare siguri. Nuk mendoja se do më ndodhte kjo, kurrë në botë. Unë duke porositur mësuesit që të kontrollojnë çantën e djalit vogël që e kam 12 vjeç që mos të marr ndonjë gjë që s’duhet në shkollë, për të madhin as që më kishte shkuar mendja fare se do i ndodhte kjo. Mjekët më kanë thënë se është jashtë rreziku për jetën, por i duhet kohë ta marr veten. E takova pak më parë djalin, por u mallëngjeva, zura të qaj dhe nuk mund të flas me të. Më vjen keq për ata prindër ça djali kanë rrit, ai që ia bëri djalit tim këtë” tha babai i të plagosurit. 

1 VITE ME PARE

Plagosja në Qytet Studenti, i riu u godit tetë herë me thikë në gjoks, krahë dhe këmbë

Studentët zihen me thika në Qytet Studenti/ Plagoset 20-vjeçari
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në Qytet Studenti. Mësohet se i plagosuri, është qëlluar tetë herë me thikë.

Gjithashtu ai ka marrë plagë në krahë, gjoks dhe këmbë. Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.

1 VITE ME PARE

Plagosja në Tiranë, Policia: Studentët u përleshën, i plagosuri në spital

Studentët zihen me thika në Qytet Studenti/ Plagoset 20-vjeçari
Policia

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja ditën e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se studentët u përleshën ditën e sotme në Qytet Studenti. Nga zënka, ka mbetur i plagosur Agron Demiraj, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që autori është vënë në pranga nga Policia.  

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1 VITE ME PARE

DETAJE/ U qëllua me thikë, studenti transportohet drejt Traumës, ka marrë tre plagë

Studentët zihen me thika në Qytet Studenti/ Plagoset 20-vjeçari
Spitali i Traumes

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me thikë mes të rinjëve në Qytet Studenti. Mësohet se i plagosuri Agron Demiraj është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që dyshohet se ai ka marrë tre plagë në trup. Demiraj ka plagë, në qafë, shpatull edhe në pjesën e brinjve.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Plagoset me thikë studenti Agron Demiraj në Qytet Studenti, autori arrestohet nga Policia

Studentët zihen me thika në Qytet Studenti/ Plagoset 20-vjeçari

TIRANË- Studenti i plagosur me thikë në Qytet Studenti është identifikuar. Mësohet se gjatë sherrit të të rinjëve ka mbetur i plagosur Agron Demiraj, 19 vjeç. 

Ndërkohë që autori i plagosjes është Ajdin Ajvazi, i cili është vënë në pranga nga Policia. 

1 VITE ME PARE

Çfarë po ndodh në Qytet Studenti, dyshohet për plagosje me thikë

Studentët zihen me thika në Qytet Studenti/ Plagoset 20-vjeçari
Foto Ilustruese

TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Qytet Studenti. Mësohet se dy persona janë përfshirë në një sherr që ka agravuar në përdorimin e thikës. 

Në vendngjarje ka shkuar Policia e cila ka rrethuar zonën. Ndërkohë që i plagosuri është transportuar me ambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

plagosje ne qytet studenti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet