LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Stuhi dhe erë, moti i keq zbras plazhet, rrëzohen pemët në Tiranë

• I nxehti përvëlues i ka lënë vendin të ftohtit dhe stuhisë. Era e fortë ka bërë që pushuesit të largohen nga plazhet, ndërsa është shoqëruar me trafik në rrugët e qytetit të Vlorës. • I njëjti episod ka ndodhur në plazhet e Divjakës dhe Darëzezës në Fie. Era e fortë ka bërë që të largohen pushuesit edhe në këto zona. Çadrat dhe shezlonget jane mbyllur. Plazhet në Shëngjin e Velipojë janë boshatisur gjithashtu. • Deri më tani nuk raportohen dëme nga të mbjellat. Vetëm në Tiranë, janë rrëzuar pemët pranë zonës së Kopshtit Zoologjik. • Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në të gjithë vendin me aktivitet kryesor në mesditë. Temperaturat do të luhaten në vlerat 16-20 gradë. Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 15 -18 m/sek.

6 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

ME VD- Shëngjini bosh! Shiu dhe stuhia boshatisin plazhin

Stuhi dhe erë, moti i keq zbras plazhet, rrëzohen pemët në
Foto nga Shëngjini

LEZHË- Stuhia ka përfshirë vendin, duke larguar edhe turistët nga plazhi. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, të siguruara nga Syri.net, plazhi i Shëngjinit është i gjithi bosh.


Turistët janë larguar nga bregu i detit, ndërsa të gjithë shezlongët janë mbyllur për të mos u marrë para nga era. 

4 VITE ME PARE

HARTA LIVE- Për fundjavë mos bëni plane! Shi dhe stuhi me erë të fortë, ja si do jetë koha

Stuhi dhe erë, moti i keq zbras plazhet, rrëzohen pemët në
Pamje nga Tirana me shi

TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Pas shumë ditësh me temperatura të larta dhe “përvëluese”, fundjava do të jetë e mbushur me vranësira, reshje shiu si dhe erë intensive.

Nesër, ditën e shtunë, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në relievet malore mot kryesisht i vranët si dhe intervale të shkurtra me diell.

Përgjatë ultësirës perëndimore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale, ndërsa në relievet malore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht dhe në periudha jo afatgjata reshjet në këto zona në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe. Nga ana tjetër, era do të fryjë relativisht intensive me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtesi dhe behet e fortë dhe tepër intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/sek.

Ditën e dielë, moti parashikohet kryesisht i kthjellët por gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kryesisht relievet kodrinore – malore. Por ndryshimi është që përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtesi dhe behet intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 10-16m/sek.

4 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Dielli përvëlues i korrikut i lë vendin ombrellave, si duket Tirana nën shi

Stuhi dhe erë, moti i keq zbras plazhet, rrëzohen pemët në
Foto nga Tirana

TIRANË- Moti ka ndryshuar "faqe" ditën e sotme. Temperaturat e larta, gati në 40 gradë celcius i kanë lënë vendin stuhisë dhe reshjeve të shiut. Edhe pse jo shumë i dendur, shiu ka detyruar qytetarët që të nxjerrin sërish çadrat. 

LSA ka realizuar disa foto nëpër qytet, ky duket sesi qytetarët e kanë përjetuar këtë ndryshim drastik të motit dhe temperaturave gjatë ditës në kryeqytet. Bie në sy që edhe pse me shi, veshjet dhe garderoba nuk ka ndryshuar. 

4 VITE ME PARE

PAMJE nga Ksamili- Furtunë në plazh, turistët ikin me vrap, çadrat "fluturojnë" mbi kokat e tyre

Stuhi dhe erë, moti i keq zbras plazhet, rrëzohen pemët në
Foto nga Ksamili

SARANDË- Erë dhe furtunë në Ksamil. Dosja.al ka siguruar pamje nga Ksamili, kur turistët janë duke u larguar me urgjencë nga plazhi.

Siç duket edhe nga pamjet e mësipërme, disa persona shihen duke marrë çadrat e tyre dhe duke ikur nga plazhi, teksa era merr gjithë çfarë ka para. 

4 VITE ME PARE

VD- Era e fortë rrëzon pemët e Kopshtit zoologjik

Stuhi dhe erë, moti i keq zbras plazhet, rrëzohen pemët në
Pemët e rrëzuara

TIRANË- Erës së fortë që 'mbërtheu' kryeqytetin duket se nuk i kanë shpëtuar dot pemët e Kopshtit Zoologjik të cilat janë rrëzuar duke rrezikuar dhe jetën e njerëzve. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al duken pemët e rrëzuara. Deri tani fatmirësisht nuk raportohet për dëmtime në njerëz. 

Kopshti i ri Zoologjik u inagurua vetëm pak kohë më parë nga ana e kryebashkiakut Veliaj pasi iu nështrua një rikonstruksioni total.

4 VITE ME PARE

VD-‘Shi në plazh’, reshjet e shumta largojnë turistët nga Vlora, trafik i rënduar në qytet

Stuhi dhe erë, moti i keq zbras plazhet, rrëzohen pemët në
Reshjet e dendura të shiut boshatisin plazhin e Vlorës

VLORË- Reshjet e dendura të shiut të cilat nisen rreth orës 11:00 të mesditës së sotme kanë bërë që pushuesit që kishin zgjedhur plazhin e Vlorës të largohen. Ata u larguan me shpejtësi sapo reshjet e dendura ‘pushtuan’ qytetin bregdetar.

Pronarët e plazheve kanë mbyllur çadrat dhe shezlongët që ti sigurojnë nga era e fortë bregdetare e cila vijon prej disa orësh. Largimi i pushuesve dhe turistëve ka shkaktuar trafik në rrugët e qytetit të Vlorës sidomos në lungomare.

stuhia ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet