LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi në BE pa të drejtë vetoje. Meloni: Marrëveshja për emigrantët do zhbllokohet së shpejti

• Kryeministrja Giorgia Meloni dhe Kryeministri Edi Rama, pas shkëmbimit të marrëveshjeve mes ministrave të 2 qeverive zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp, ku e cilësuan këtë mbledhje si ditë historike për dy vendet. • Gjatë fjalës së saj, Meloni deklaroi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë i kanë rrënjët shumë thellë dhe shkojnë përtej interesave reciprokë. • Duke folur për marëveshjen për emigrantët, Meloni nënvizoi se do zhbllokohet së shpejti. • Meloni ndër të tjera, se protokoli do të funksionojë kur të futet në lojë marrëveshja e re për azilin dhe shtoi se po punohet edhe për paraprirjen e këtyre protokolleve. • Kryeministrja italiane tha se gjithashtu se fokusi i marrëveshjeve janë hallka shumë të rëndësishme që kalon nga një vizion u të kaluart së bashku të fenomenit të migracionit. • Më tej, ajo theksoi se ishin të impresionuar nga mbledhja plenare e asamblesë së tyre me 20 ministra, të cilët folën të gjithë në italisht pa nevojën për përkthim. • Gjatë fjalës së saj, Meloni falenderoi kryeministrin Rama, ministrat, ambasadorët dhe të gjithë stafet që kanë punuar këto ditë. • Ndërsa, Rama deklaroi se sot kanë diskutuar me Melonin për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve dhe kjo ishte hera e parë që qeveria shqiptare ulet me një qeveri italiane për të folur për të ardhme të përbashkët. • Kryeministri falendero edhe ministrin Antonio Tajani dhe shtoi se nëse sot korridori 8, ka nisur me një ritëm të përshpejtuar është meritë e ministrit Tajani që uli në tryezë të gjithë aktorët dhe po e ndjek punën personalisht. • Rama theksoi  më tej se nuk ekziston qeveri tjetër jo italiane që të flasë 100% italisht, përveç asaj shqiptare, dhe e quajti mbledhjen e parë mes dy qeverive një ditë historike. • Ndër të tjera, Rama u shpreh se Shqipëria është e gatshme të pranojë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për anëtarësim pa të drejtë vetoje. • Ai shtoi se vendi është i përgatitur të nënshkruajë marrëveshjen dhe të përfaqësohet nga një Komisar Evropian italian.

15 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

"E di që ka disa fërkime"/ Meloni për Greqinë: I njoh miqtë e mi grekë, punojnë për të të ardhmen e BE

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni foli dhe për raportet me shtetin grek. Në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, Meloni tha se ka disa fërkime, por shtoi se i njeh miqtë e saj grekë dhe po punojnë për të të ardhmen e BE-së. Meloni tha ndër të tjera se, fakti që do përfundonin marrëveshjet teknike tregon një punë të madhe të bërë nga ana e Shqipërisë.

"Sa i takon çështjes së hapjes së dialogut politik, ne jemi mbështetës të Shqipërisë duke respektuar sigurisht rregullat. Fakti që do përfundonin marrëveshjet teknike tregon një punë të madhe të bërë nga ana e Shqipërisë. Cka bëjmë ne është të japim ndihmën tonë 360 gradë. E di që ka disa fërkime, i njoh miqtë e mi grekë. I njoh, janë njerëz që kanë punuar për të ardhmen e Europës," tha Meloni./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Nuk do ketë nevojë t’i tërheqë veshin Kyriakos...", Rama: Në 2028, kur Italia do ketë kryesinë e BE dhe Giorgia do kryesojë negociatat

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është optimist që në vitin 2028, kur Italia do të ketë kryesinë dhe Meloni do të drejtojë negociatat. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni, Rama shtoi me tone ironie se nuk do të ketë nevojë të kontaktojë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, pasi deri atëherë çdo çështje do të ketë gjetur zgjidhje.

Rama:Unë do të thosha që si Italia dhe Greqia janë dy vende fqinje. Fakti që është deti në mes na relakson për sa kohë takojmë njëri-tjetrin. Jemi në linjë kontakti, ndoshta mund të jetë e ndërlikuar se nuk kemi kohën të relaksohemi duke notuar ndërsa përshkojmë me varkë për të shkuar tek tjetri. Unë do të thosha që pasi kalon një moment jo i lehtë për të gjitha arsyet që të gjithë i njohin. Ne jemi në rrugën e duhur, jemi duke punuar mire së bashku.

Për ne vlerat e mbrojtës, pakicave janë vlera dhe parime që janë të pandashme nga ekzistenca e Shqipërisë. Kur Shqipëria vë përpara nesh apo si të thuash na thërret në këtë drejtim apo na bën ndonjë vërejte janë mirëseardhur. Unë jam optimist së  në faktin në vitin 2028 kur Italia do të ketë kryesinë dhe Giorgia do të drejtojë negociatat nuk do të ketë nevojë ta telefonoj Qiriakon (kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis), se deri atëherë do të kemi zgjidhur çdo gjë.

Është e sigurt jemi mëse të lumtur që të ndihmojmë, ti japim një dorë se nuk ndodh shpesh që Italia ti kërkojë ndihmë Shqipërisë. Nuk do ta harroj kurrë atë çka bërë forca te zjarrfikësve italianë kur ne patëm tërmetin. Ata rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish në një vend që kishin ardhur për herë të parë. Këto janë gjëra që mbeten përgjithmonë dhe bëjnë që Italia të mos jetë thjeshtë aleat, por të jetë motër e Shqipërisë./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Të anëtarësohemi në BE pa të drejtë vetoje", Rama: Gati të përfaqësohemi nga Komisari Europian Italian

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është e gatshme të pranojë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për anëtarësim pa të drejtë vetoje. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni, ai shtoi se vendi është i përgatitur të nënshkruajë marrëveshjen dhe të përfaqësohet nga një Komisar Evropian italian.

“Siç theksova edhe gjatë mbledhjes, dhe siç kam thënë edhe në raste të tjera, ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me Bashkimin Europian, pa kërkuar as veto dhe as votë. Nuk na intereson kjo pjesë. Ne jemi ithtarë të vendosur dhe fanatikë të vlerave europiane, dhe jemi të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen. Mund të përfaqësohemi nga Komisari europian italian. Do të ishte shumë për ne”, tha Rama./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Nuk vlen për vendet e tjera", Rama nga konferenca e përbashkët me Melonin: Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë i vjen në mendje dhe ne përgjigjemi "PO"

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Rama, Meloni

ITALI-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk është penduar aspak që ka pranuar marrëveshjen për emigrantët me Italinë. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me homologen Giorgia Meloni, Rama theksoi se Italia duke ndihmuar vendin tonë, bën njëherësh edhe ekonomi për veten duke shtuar më tej se nëse do të kthehej pas, do ta bënte sërish të njëjtën gjë. 

Rama tha më tej se Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë ju vjen në mendje dhe ne përgjigjemi "po" por kjo nuk vlen për vendët e tjera.

Rama: Si mund të pendohen unë për marrëveshjen për emigrantët?! Nuk di të them se çfarë do të kuptojnë ata që do ndjekin kronikën e përgatitur nga ju. Sepse këto projekte i rrinë mirë jo vetëm Shqipërisë, por edhe italianëve. Pra projekti nënujor, italianët do të shohin rezultatet  për këto projekte. I rri shumë mirë Italisë nëse bashkëpunon me ne në fushën e Mbrojtjes, sepse nuk mund të mos thoni pse duhet të blejmë ne armatime nga amerikanët, por se si Italia duke ndihmuar Shqipërinë, bën njëherësh edhe ekonomi për veten. Ju më thoni nëse do kisha bërë të njëjtën gjë duke u kthyer pas. Unë e kam thënë me Italinë do ta bëja 100 herë edhe nëse 100 herë do të ishin kundër. Me vende të tjera kurrë. Kur më pyesin pse? Ju them, ju nuk jeni Italia. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë ju vjen në mendje dhe ne përgjigjemi po. Por vendet e tjera i respektojmë por nuk mund t’i kërkojnë Shqipërisë, çfarë u vjen në mendje./ Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

"Emigrantët, të ecim përpara" Meloni: Protokoli do të funksionojë kur të futet në lojë marrëveshja e re për azilin

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama u ndal edhe te marrëveshja për emigrantët. Meloni ndër të tjera tha se protokoli do të funksionojë kur të futet në lojë marrëveshja e re për azilin dhe shtoi se po punohet edhe për paraprirjen e këtyre protokolleve.

“Ne Evropë ka një grup që mblidhet për të folur për fluksin e migracionit. Kryeministri Rama është dëshmitar i aktit që ka disa vende Europian që përpiqen të bëjnë vend në të njëjtën nismë dhe të njëjtin protokoll. Kjo sepse të gjithë e kuptojnë që është një nismë revolucionare. Por protokoli do të funksionojë kur të futet në lojë marrëveshja e re për azilin, por edhe këtu më duhet të kërkoj një reflektim.

Nëse janë bllokuar disa transferime emigrantësh, mund të them se është e drejtë që të dyshosh që këto vendime kishin pas tyre, arsye të një natyre të ndryshme…Por këtu po punohet edhe për paraprirjen e këtyre protokolleve. Por unë e them se do të mbërrijmë po aty tek ajo pikë që kemi thënë në fillim. Por mendoj që gjithkush do të marrë përgjegjësitë e veta," tha Meloni./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Konferenca e përbashkët me Melonin! Rama nuk kursen batutat: Nuk ekziston qeveri tjetër joitaliane që të flasë 100% italisht, sot ditë historike

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Edi Rama

ITALI- Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas mbledhjes së qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat me homologen italiane, Giorgia Meloni. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se nuk ekziston qeveri tjetër jo italiane që të flasë 100% italisht, përveç asaj shqiptare, dhe e quajti mbledhjen e parë mes dy qeverive një ditë historike.

“Kemi edhe provën shkencore që përveç qeverisë italiane, nuk ekziston qeveri tjetër joitaliane që të flasë 100% italisht dhe është veçse ajo shqiptare. Do doja të shtoja që sot për në është ditë historike, sa herë unë shkoj në NATO dëgjoj të flitet për ditë historike, por historike është kjo sepse për herë të parë qeveria shqiptare ulet me qeverinë italiane për të folur për projekte të përbashkëta dhe për të folur për të ardhmen të përbashkët, por të flasë edhe për të bërë një bilanc të gjërave që janë bërë. Në të gjitha vitet që kam udhëhequr Shqipërinë, më duhet të them që skam asnjë dyshim mbi qëllimet e mira, dashurinë dhe për të bërë me të gjitha qeveritë, por me këtë qeveri është dëshira për të bërë, por edhe të bërit, jemi mirënjohës, sepse jo vetëm motra e madhe e Italisë është motra ime, por edhe ministrat e saj qenë me në shumë të gatshëm dhe vazhdojnë të jenë të gatshëm për të na ndihmuar dhe shpresoj të mos keqkuptohet dhe të mos merret për keq kur unë them falë angazhimit vëllazëror të ministrit të mbrojtjes së Italisë sot jemi në gjendje të projektojmë në disa drejtime konkretisht për të fuqizuar aftësitë tonë të mbrojtjes”, tha Rama./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Po punojmë për investime në fushën e energjisë"/ Rama: Falë Melonit, shqiptarët marrin sot pensione për punën e bërë në Itali

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me homologen italiane, Girogia Meloni, theksoi se partneriteti mes shtetin italian do të forcohet më shumë teksa rendit një sërë projektesh të reja, kryesisht në sektorin e energjisë.

Rama tha se kanë një nga projektet më më të mëdha për energjinë në Evropë që po ecën përpara, përmes linjës interkoneksionit mes Shqipërisë dhe Italisë me pjesëmarrjen e Arabe, por janë duke punuar për një tjetër projekt, që do të lidhë Lindjen me Perëndimin. 

“Falënderoj ministrin Tajani, i cili si një evropian i vërtetë, por njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, ka qenë mik i Shqipërisë. Ai po na mbështet në të gjitha elitë tona, dhe po e bën këtë jo vetëm në rrugë diplomatike dhe në aspektin ekonomik. Dhe nëse sot më në fund korridori 8 që është strategjik, më në fund ka nisur me një ritëm të përshpejtuar, kjo është meritë e ministrit të Jashtëm të Italisë.

Pastaj më duhet të shtoj që falë kësaj qeverie edhe kujdesit të veçantë të kryeministres italiane, sot të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali, sot kanë më në fund të drejtën për pensin. Një kërkesë e bërë shumë vite më parë, mbi 10 vite, një angazhim i marrë nga të gjithë qeveritë e mëparshme por është fakt prej e përditshmërisë të shqiptarëve, falë Giorgia Melonit. Mund të them gjithë sa tha Meloni, shkon në drejtimi ne saj që është për thellimin kësaj marrëdhënie dhe është drejtimi i thelbit të kësaj lidhje të veçantë që më në fund shoqërohet nga kantiere të mëdha.

Kemi një nga projektet më më të mëdha për energjinë në Evropë që po ecën përpara, përmes linjës interkoneksionit mes Shqipërisë dhe Italisë me pjesëmarrjen e Arabe, por jemi duke punuar për një tjetër projekt, që do të lidhë Lindjen me Perëndimin. Pastaj kemi dhe kulturën. Nëse nuk do të ishte e pranishme kultura, nuk do të ishte as Italia. Kjo nderon qeverinë por dhe ministrin. Jam i lumtur të iu bashkohem juve në kritikat që do tiu bëhen nga shtypi, por përsa më takon më në fund pas kaq shumë vitesh kemi një marrëveshje konkrete për të bërë bashkë një strukturë më rendësi shumë të madhe evropiane," tha Rama./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

"Gati të bëjmë një marrëveshje me BE..."/ Rama nga konferenca e përbashkët me Melonin: Jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e përbashkët me Kryeministren italiane, Giorgia Meloni se nuk ka parë shumë gjëra historike në NATO por sipas tij sot është një ditë historike. Kryeministri tha ndër të tjera se Shqipëria është gati për marrëveshje me BE, por të mos përdorin as veton e as votën. Rama tha më tej se 'me këtë nivel mikpritjeje në këtë pallat kaq të bukur dhe këtë atmosferë kaq të bukur, nuk keni konkuren'.

"Jemi gati të bëjmë një marrëveshje me BE për të mos përdorur as veton dhe as votën, nuk na intereson. Jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane, nuk kemi asnjë mendje të vendosim veton, jemi gati të nënshkruajmë se mund të përfaqësohemi nga komisari europian italian. Do ishte shumë të kemi dy komisarë për të njëjtën vend pasi ne jemi i njëjtë.

Jam i nderuar dhe mirënjohës për gjithë sapo bëjmë së bashku dhe për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Nuk kam parë shumë gjëra historike në NATO por këtu sot është një ditë historike. Me këtë nivel mikpritjeje në këtë pallat kaq të bukur dhe këtë atmosferë kaq të bukur, nuk keni konkurent," tha Rama./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Integrimi, do të hapim negociatat politike", Rama nga konferenca me Melonin: Linja nënujore me Italinë, projekt me rëndësi të madhe

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot mbështetjen e Italisë ndaj Shqipërisë. Gjatë një konference të përbashkët me homologen italiane Giorgia Meloni, Rama e cilësoi takimin historik dhe theksoi se falë marrëveshjeve të arritura, së shpejti do të hapet edhe një Muze Italian në Shqipëri.

“Sot të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali, kanë më në fund të drejtën për pension. Një kërkesë e bërë mbi 10 vite më parë. Një angazhim i marrë nga të gjitha qeveritë e mëparshme, por është fakt falë Giorgia Meloni dhe falë kësaj qeveria. Ka një lidhje të vecantë të këtij partneriteti strategjik që më në fund shoqërohet nga kantiere të mëdha. Kemi një nga kantieret më të mëdha për energjinë. Po punojmë për një tjetër projekt të madh që do të lidhë lindjen dhe Perëndimin, me rëndësi të madhe strategjike. Kemi edhe kulturën. Sa më takon më në fund kemi një marrëveshje konkrete për të bërë bashkë një strukturë me rëndësi europiane si është Maksi i Romës së bashku me Galerinë tonë Kombëtare. Nëse në vitin 2028, vit në të cilin Italia do të marrë Kryesinë e Këshilit Europian, në fund të 2028 do të nisim punën për negociata politike. Dhe do të mund të hapin atë derë që qëndron e mbyllur prej qindra vitesh”, tha Rama.

6 MUAJ ME PARE

“Meloni, motra ime”/ Rama nga konferenca me homologen italiane: Korridori i 8 ka nisur me ritme të përshpejtuara

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Rama, Meloni

ITALI- Pas Giorgia Melonit, edhe kryeministri Edi Rama e cilësoi si historike ditën e nënshkrimit të 16 marrëveshjeve dhe memorandumeve mes dy qeverive. Gjatë konferencës së përbashkët, Rama theksoi se për herë të parë qeveria italiane u ul me atë shqiptare për të diskutuar për një të ardhme të përbashkët.

Ai vuri në dukje gjithashtu rolin e ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, falë të cilit ka nisur puna për Korridorin 8.

"Sot për ne është një ditë historike. Sa herë që unë shkoj në NATO dëgjoj të flitet për ditë historike, por historike është kjo këtu sot. Për herë të parë qeveria shqiptare ulet me qeverinë italiane për të folur për një të ardhme të përbashkët. Përveçse të flas, edhe për të bërë një bilanc të gjërave që janë bërë dhe për të firmosur marrëdhënie konkrete. Nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim mbi qëllimet e mira, mbi dashurinë dhe dëshirën për të bërë nga ana e qeverisë së Italisë, me këtë qeveri është edhe dëshira e të bërit. Jo vetëm motra e madhe e Italisë është motra ime, por edhe ministrat e saj ishin me ne shumë të gatshëm për të na ndihmuar.

Shpresoj që të mos keqkuptohet dhe të mos merret për keq kur them, falë angazhimit vëllazëror të ministrit të Mbrojtjes së Italisë jemi në gjendje sot të projektojmë në disa drejtime konkretisht për të fuqizuar aftësitë tona të mbrojtës por edhe aftësitë mbrojtëse të përbashkëta. Do doja të bëja falënderim për ministrin Tajani, ka qenë gjithmonë një mik i Shqipërisë. Po na mbështet në aspektin ekonomik dhe sa u takon projekteve të përbashkëta. Korridori 8 që është strategjik, më në fund ka nisur me një ritëm të përshpejtuar. Kjo është meritë e tij që uli përreth një tryeze të gjithë aktorët dhe po e ndjek këtë personalisht. Falë kësaj qeverie dhe kujdesit të veçantë të Melonit, të gjithë Shqiptarët që kanë punuar në Itali, kanë të drejtën e pensionit” u shpreh Rama./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Sot u ulëm për të ardhmen e përbashkët"/ Rama: Ditë historike, sa herë që shkoj në NATO dëgjoj për...

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot kanë diskutuar me Kryeministren italiane, Giorgia Melonin për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve dhe kjo ishte hera e parë që qeveria shqiptare ulet me një qeveri italiane për të folur për të ardhme të përbashkët. Kryeministri falenderoi edhe ministrin Antonio Tajani dhe shtoi se nëse sot korridori 8, ka nisur me një ritëm të përshpejtuar është meritë e ministrit Tajani që uli në tryezë të gjithë aktorët dhe po e ndjek punën personalisht.

"Sot kemi edhe provën shkencore që përvec qeverisë italiane nuk ka një qeveri tjetër që të flasë 100% italisht vecse ajo shqiptare. Sot për ne është një ditë historike, sa herë që shkoj në NATO dëgjoj për ditë historike, por historike është kjo sot. Për herë të parë qeveria shqiptare ulet me një qeveri italiane për të folur për të ardhme të përbashkët

Të them të drejtën në të gjitha vitet që kam drejtuar qeverinë e Shqipërisë, nuk kam patur kurrë asnjë dyshim mbi dashurinë dhe dëshërinë për të bërë nga ana e të gjitha qeverive të italisë, Jemi mirënjohës se jo votmë Meloni është motra ime, por edhe ministra të saj janë të gatshëm për të na ndihmuar.

Besoj mos keqkuptohet kur unë them falë angazhimit vëllazaror të minsitrit të Italisë jemi në gjendje të projektojmë në disa drejtime konkretisht për të fuqizuar aftësitë tona të mbrojtjes, por edhe aftësitë tona të përbashkëta. Falenderim edhe për ministrin Tajani, ka qenë një mik i Shqipërisë, po na mbështet në të gjitha selitë tona, edhe në aspektin ekonomik dhe projekteve të përbashkëta. Nëse sot korridori 8, ka nisur me një ritëm të përshpejtuar është meritë e ministrit Tajani, uli në tryezë të gjithë aktorët dhe po e ndjek punën personalisht," tha Rama./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Të rrisim bashkëpunimin me Shqipërinë", Meloni e "mahnitur" nga ministrat e qeverisë: Flisnin italisht pa pasur nevojë për përkthyes...

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Girogia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, njoftoi sot një takim të ri për nisjen e punimeve të një forumi që do të përfaqësojë ndërmarrjet e sistemit prodhues. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Meloni theksoi se ishin të impresionuar nga mbledhja plenare e asamblesë së tyre me 20 ministra, të cilët folën të gjithë në italisht pa nevojën për përkthim.

"Është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtij lloji. Është e qartë ne dimë që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë i kanë rrënjët shumë thellë. Kanë qenë gjithmonë të tilla, konstante që shkojnë përtej interesave reciprokë. Kemi qenë të mallëngjyer nga kalimi i asamblesë tonë plenare me 20 ministra duke folur të gjithë në italisht pa pasur nevojën e përkthimit. Ajo që duam të bëjmë, është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme ta shndërrojmë në një thesar për ta fuqizuar më shumë. Italia është partneriteti i parë tregtar i Shqipërisë.

Qëllimi ynë është që ti japim më shumë thellësi ,që ti vendosim marrëdhëniet tona në një plan më të thellë. Me kryeministrin Rama kemi lënë një tjetër takim ,atë të krimit të një forumi ku do të përfaqësohen shoqëri ndërmarrje që përfaqësojë sistemim prodhues brenda 6 muajve të parë nga sot. Kemi përcaktuar drejtimet, investimet në sektorë si energjia, transporti duke u përqendruar tek korridori i 8. Ajo rrugë që vjen nga Puglia duke kaluar në Shqipëri dhe duke vazhduar me tej në Maqedoni dhe Bullgari. Kjo domethënë të sigurosh më shumë mirëqënie e zhvillim jo vetëm për Italianë por në mbarë Evropë”, tha Meloni./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Folëm për shumë çështje..."/ Meloni: Romë-Tiranë, vende mike! Shqipëria është një vend, një komb europian

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni theksoi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, se Roma dhe Tirana janë vende mike. Meloni tha ndër të tjera se Shqipëria është një vend, një komb europian. Kryeministrja italiane falenderoi gjithashtu kryeministrin Rama, ministrat, ambasadorët dhe të gjithë stafet që kanë punuar këto ditë.

“Ju e dini që Italia ka lancuar nisma të ndryshme sic është nisma e Punëve të Jashtme dhe kemi qenë mbështetës të parë të anëtarësimit. Dhe e themi që nuk është rizgjerim i Eruopës por një bashkim i saj. Shqipëria është një vend, një komb europian. Ne folëm për shumë çështje dhe të gjitha janë pjesë e bashkëpunimit dypalësh edhe sot thelluam më tej zhvillimet e arritura në dosje praktike.

Por kjo është vetëm një nga fazat e shumta të një bashkëpunimi që do ë mbërrijë në një bashkëpunim që përmban edhe integrimin e ekonomive tona,. Janë marrëveshje dhe mirëkuptime që kanë të bëjnë me sektorë të ndryshëm. Pra do të doja të falënderojë kryeministrin Rama, por edhe ministrat dhe ambasadorët dhe të gjithë stafet që kanë punuar këto ditë”, tha Meloni./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Faleminderit për protokollin e emigrantëve"/ Meloni-Ramës: Shumë u përpoqën të na ndalin! Italia e Shqipëria edhe në arenat ndërkombëtarë kanë ...

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se Italia e Shqipëria edhe në arenat ndërkombëtarë kanë vizion të përbashkët. Duke folur në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, Meloni theksoi se sa i përket protokollit të emigrantëve, shumë janë përpjekur për për të t'i bllokuar, por sipas saj janë të vendosur të vijojnë përpara. Meloni gjithashtu nënvizoi se fokusi i marrëveshjeve janë hallka shumë të rëndësishme që kalon nga një vizion u të kaluart së bashku të fenomenit të migracionit.

"Korridori 8 që vjen nga Puglia në Shqipëri, drejt Maqedonisë. Shndërrimi Adriatikut në një pozicion strategjik, bëjnë që jugu italisë të jetë shumë i rëndësishëm për këtë zonë. Do të thotë më shumë mirëqënie jo vetem për Italinë e Shqipërinë. Fokusi i marrëveshjeve janë hallka shumë të rëndësishme që kalon nga një vizion u të kaluart së bashku të fenomenit të migracionit.

Edhe një herë falenderoj kryeminstrin Shqipëria sillet si një vend anëtar i BE dhe që vetëm me solidaritetin ndaj vendeve që bashkëpunon mund të shihet. Fenomeni migrator është një fenomen global, një protokoll që vë theksin në një protokoll novator dhe ka ngjallur interest ë vendeve të tjera. Shumë punuan për të na bllokuar, por jemi të vendosur të vijojmë përpara. Është vetëm një nga shumë shembujt që mund të sjellim për dialogun mes nesh. Italia e Shqipëria edhe në arenat ndërkombëtarë kanë vizion të përbashkët," tha Meloni./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Takim, historik"/ Meloni: Forum të përbashkët për sipërmarrjen! Marrëdhëniet Shqipëri- Itali i kanë rrënjët shumë thellë

Takimi i 2 qeverive në Romë/ Rama: Të anëtarësohemi
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë i kanë rrënjët shumë thellë dhe shkojnë përtej interesave reciprokë. Duke folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Meloni e cilësoi këtë ditë historike. Më tej Meloni u shpreh se kanë lënë një tjetër takim, atë të vendosjes së krijimit të një forumi, që përfaqësojnë sistemin prodhues.

“Jam shumë e kënaqur jam e kënaqur që mikpres në Romë mikun tim Edi Rama, Ministra që erdhën këtu për herë të parë. Marrëdhëniet tona mund të them që mund të quhen historike, Jo vetëm për faktin se është hera e parë që takohen në një format të këtij lloji, por edhe për cilësinë e marrëveshjeve që u nënshkruan. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë i kanë rrënjët shumë thellë dhe shkojnë përtej interesave reciprokë. Kemi lënë një tjetër takim, atë të vendosjes së krijimit të një forumi, që përfaqësojnë sistemin prodhues”, tha Meloni./Dosja.al

edi rama giorgia meloni

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje