LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin për kursim. Çmimet në Dhërmi? Marrëzi

• Për dy ditë me radhë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me kryetarët e Bashkive në Pogradec, aty ku u bë bilanci i qeverisjes vendore. Dje, u veçua nga Rama Bashkia e Shijakut si ajo më shembullorja në territorin e Shqipërisë. •Kritikat nuk munguan për dy ditë me radhë për bashkinë e Vlorës dhe kryebashkiakun Dritan Lelin, i cili nuk ishte prezent. Rama u shpreh disa herë se Bashkia e Vlorës ka problematika e se Leli është në gjumë letargjik. •Katër bashkitë më të mira për Ramën janë:Lezha, Pogradeci, Mati dhe Shijaku, ndërkohë që mori si shembuj që duhet të mësojnë nga kjo e fundit, bashkitë e Durrësit dhe Tiranës. •Rama u bëri thirrje kryebashkiakëve të kursejnë energjinë elektrike pasi vendi ynë nuk ka siguruar dot sasinë e nevojshme të energjisë. Ai tha se çmimi i energjisë në brusë ka arritur shifra stratosferike krahasuar me një vit më parë. •Kreu i qeverisë tha se qeveria ka bërë planin që qytetarët të kenë energji me orar, plan i cili do të vihet në zbatim në raste emergjente. • Në fund të takimit, Rama kërkoi nga kryetarët e Bashkive që të shtojnë vëmendje te zonat rurale, te transporti dhe te kalimi i ujësjellësave në dorë të Ministrisë së Transporteve.

25 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Rama: Duhet të kursejmë, të hiqen nga puna punonjësit që s’kanë asnjë funksion

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë takimi me kryebashkiakët se vendi ynë nuk ka siguruar dot sasinë e nevojshme të energjisë. Kreu i qeverisë tha se në institucionet ku ka punonjës tepër, të cilët nuk kryejnë asnjë funksion duhen shkurtuar. 

“E fundit por kjo është më e rëndësishmja. Sot energjia shitej, çmimi më i ulët 492.7 euro, çmimi tavan 600 euro megavat. Sot një vit përpara është shitur mes 90 dhe 98 euro. Ajo që ka ndodhur sot është që Shqipëria, nuk kemi arritur të blejmë të gjithë sasinë që kemi nevojë. Kjo është sfida e përditshme kush thotë që dua edhe këtë edhe këtë investime. Duhet të këtë parasysh që këtë diferencë të tmerrshme mes 90 dhe 600 ta paguajë buxheti i shtetit që të mos e paguajmë familjet e bizneset e vogla. Nëse do vijë dita që do duhet të prekim energjinë dhe tu themi njerëzve që kjo fatura tu rrit aty do ta kuptojnë të gjithë se ca do të thotë kjo kohë që po jetojmë. Kjo nuk ndodh se qeveria jonë nuk po e lë të ndodhë. Qeveritë gjykohen për atë që ndodh dhe rrallë mund të pretendo. Kjo që nuk po lëmë të ndodhë ka një kosto. Nëse s’do kishim këtë të jemi të sigurt që pjesa më e madhe do thonim nuk diskutohet që do i bëjmë. Kjo kohë e ka këtë të keqe por ka edhe një të mirë nëse duam ta shohim. Tani kjo kohë e ka këtë të keqe, por ka dhe një të mirë nëqoftëse ne duam që ta shohim të mirën, që na jep mundësinë të bëhemi më të zgjuar në mënyrën sesi shpenzojmë, na jep mundësinë të bëhemi më të prerë ne mënyrën sesi nuk lejojmë shpenzimet të tepërta, për shembull 6 herë më shumë punonjës në sistemin e ujësjellës kanalizimeve sesa duhen, për shembull. Që do të thotë duhet filluar për të bërë disa prerje dhe duhen filluar të mblidhen disa fonde nga aty ku shpenzohen ne mënyrë jo eficente dhe na jep mundësinë të kuptojmë që ok të gjitha duhen, por janë disa gjera që nuk mund të bëhen përgjysmë, që nga pastrimi dhe ja ku jemi sot, faktikisht fondi që u shtua nga ju dhe që u vu në dispozicion nga ne nuk është ndonjë qamet, por shikoni çfarë diference ka bërë dhe të jeni të sigurtë që kjo diferencë është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme sesa diferenca që do bënte një rrugë  rurale diku ose një rrugë lagjeje, shumë më e madhe dhe më e rëndësishme.”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

VD-Energjia dhe uji me orar? Rama: Kemi përgatitur planin për kursim, është për rastet emergjente

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se shteti ka bërë gati një plan për kursim. Gjatë takimit me kryetarët e Bashkive në Pogradec, Rama tha se ky plan nuk do të vihet në zbatim mirëpo do të përdoret në rastet emergjente. Po ashtu, kreu i qeverisë tha se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm kur të përdorin ujin dhe dritat duke marrë shembull dhe rastin e Gjermanisë e cila e ka vënë planin në zbatim. 

'E keni parë se cfarë po bën Gjermania? Po shkurton orarin e përdorimit të ujit e dritave. Ne e kemi bërë këtë plan, por është plan emergjence jo sot. Njerëzit duhet të kursejnë, pse duhet të jenë ndezur dritat në këtë hotel, se pronarit këtu nuk i vjen fatura e merituar, se po ti vinte dhe librat do ti lexonte me neonin e rrugës në darke. I keni parë shpenzimet elektrike në Bashki, shikojini. Spo them bëni si unë si gjëmoj që ti fik dritat në kryeministri edhe kur nuk ka krizë, por po them që disa gjëra duhen bërë. '- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

VD-Regjia e ndjek me sy! Rama transmetohet LIVE: Jashtë kamerave këto punë

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

POGRADEC- Këshillat për patronazhistët, kryeministri Edi Rama do ti diskutojë me kryetarët e bashkive jashtë kamerave. Pasi mbylli konkluzionet për punët e Bashkive, Rama tha se këto kishte teksa u ndal duke parë me sy kamerën. Siç duket, regjia nuk ishte shumë e shpejtë, pasi në transmetim u kap dhe fjalia kur kreu i qeverisë thotë se jashtë kamerave do të flasë dhe për punën e patronazhistëve. 

'Dakord, këto kisha. Dhe një faleminderit, kjo është jashtë kamerave janë punët tona me patronazhistët....'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

VD-'Kam një lajm'/ Rama: Shqipëria nuk ka mundur të blejë sasinë e energjisë që kishte nevojë, kini parasysh kur kërkoni

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria nuk ka mundur që të blejë energjinë që ka pasur nevojë. Kjo deklaratë u tha ditën e sotme gjatë takimit me kryetarët e Bashkive në Pogradec, duke paralajmëruar se duhet menduar me kujdes me kërkesat që bëhen. 

'Kam një lajm për ju sot. Sot energjia shitej cmimi më i ulët 492.7 euro, cmimi tavan 600 euro mgv. Sot e një vit më parë është shitur 90 e 98 euro. Ajo që ka ndodhur sot, tani, është që Shqipëria nuk ka mundur të blejë të gjithë sasinë që kishte nevojë, kush thotë dua dhe këtë, duhet të ketë parasysh se ndërkohe ne vazhdojmë që këtë diferencën e tmerrshme mes 19 dhe 600 ta paguajë buxheti i shtetit që të mos paguajnë familjet. Kur të vijë dita qe ne do duhet të prekim energjinë, aty do ta kuptojnë të gjithë se cfarë do të thotë kjo kohë që jetojmë. Në momentin që do të vijë kjo gjëja e tmerrshme, duke parë rritjen e cmimeve dhe do të futet nëpër shpia, të tjerat do harrohen. Do thonë ishim në rregull, se kjo të merr frymën. Kjo që ne nuk po lëmë të ndodhë ka një kosto. Kjo na jep mundësi që të bëhemi më të zgjuar në mënyrën se si shpenzojmë, në mënyrën se si nuk lejojmë shpenzimet e tepërta. '- tha Rama.

3 VITE ME PARE

VD-“Më lehtë të shkosh në Greqi se në Dhërmi”/ Rama: 200-300 euro nata është e palogjikshme

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama i konsideron të pallogjikshme çmimet në jug të Shqipërisë për sezonin veror. Gjatë takimit me kryetarë të bashkive të qarkut të Vlorës, Rama tha se më mirë të shkosh në Greqi dhe Kroaci apo Mal të Zi se sa në Dhërmi.

Ekonomia ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve, që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi, Mal të Zi apo Kroaci se sa të rrish në Dhërmi. Vërtetë është i mrekullueshëm Dhërmiu, por jemi ende larg për të garantuar cilësi shërbimesh. ata që garantojnë të cilësi ti kenë çmime më të ulta, se sa dikush që hap një derë dhe i kërcet 200-300 euro nata, është e palogjikshme. Të shohësh hartën e frekuentimit ka kontradikta të forta përgjatë listës. Nuk është as faj as kompetenca juaj, por një rol duhet ta merrni përsipër. Lezha ka vënë një çmim tavan, pasi nuk mund të rritet çmimi i çadrave përtej tavanit. Është stërplot në Lezhë. Po të shohësh flamujt e vendeve të ndryshme që janë shtuar në grupin e turistëve në atë zonë, e kupton se gjëja duhet se ka një balancë mes asaj që ofron dhe asaj që paguan. Dua të nënvizoj nevojën për t’u fokusuar më shumë te përmbajtja e sezonit nga pikëpamja artistike. Jemi në mangësi në ofertën për fëmijët. Kjo është më evidentja.”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

VD- Rama: Nuk ka përmirësim në të gjitha Bashkitë, fokusohuni te investimet rurale

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama iu drejtua kryetarëve të Bashkive duke iu bërë të ditur se nuk ka asnjë përmirësim në bashkitë e vendit. Nga Pogradeci, Rama tha se duhet vënë fokusi më shumë në investimet rurale nëpër Bashki. 

'Shqetësimi është që jo në të gjitha bashkitë, përmirësimi është ai që duhet. Nga gjithë prezantimet është se kemi potencial të pashfrytëzuar ende. Ajo që duhet të bëjmë është se në këtë komunitet ka eksperienca shembullore që duhet të përcillen te të tjerët, ka shumë arsye për të komunikuar dhe për të ndarë informacione se si bëhet dicka në një bashkë e si bëhet në një tjetër. Pikat në të cilën duhet të vendoset fokusi, është investimet rurale në çdo bashki. Rilindja urbane e ka prekur të gjithë territorin e vendit, qytetet nuk ndihen më po ti krahasosh me nga u nisën. Ka akoma nevojë për ndërhyrje. Në këtë pikë është bërë gjëja e duhur, nuk mund të them.. (mos i mbaj shënimet me aq shpejtësi se mu morën mend).'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

VD-Rama 'i zë vendin' Lelit, flet si kryetar Bashkie, kryeministri: Kryetari është në gjumë letargjik

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama mori fjalën vetë kur erdhi radha e Bashkisë së Vlorës. Duke deklaruar sërish se kryetari i kësaj Bashkie është në gjumë letargjik, Rama tha se Bashkia e Vlorës ka probleme serioze për sa i përket pastërtisë si dhe shtoi se ajo refuzon që të bashkëpunojë me ministrinë edhe pse merr para nga qeveria. 

'Disa fjalë për bashkinë e Vlorës, meqë kryetari është në një gjumë letargjik. Së pari, shqetësimi që deri dje ishte kryesori në gjithe sezonin në Bashkinë e Himarës tani është në Bashkinë e Vlorës. Për herë të parë në memorien time si vizitor i asaj zone është shembullore në pastërti. Ashtu sikundër është bërë një punë e madhe deri tani në Bashkinë e Sarandës. Bashkia e Vlorës është problem, për pastërinë, sidomos kur kalon brenda qytetit. është problem për cështjen e ndotjes së plazhit nga ujërat e zeza. Eshtë problem dhe në zonat e tjera, në Durrës ne kemi vendosur të gjithë sistemin e ri të kanalizimeve. 

Bashkia refuzon të nënshkruajë kontrata dhe pse merr paratë nga qeveria për këtë punë. Merr përsipër një rrisk shumë të madh, tjetra është cështja e zhvillimeve në Bashkinë, aeroporti po ecën më së miri. '- u shpreh Rama. 

Kjo nuk është hera e parë që Rama sulmon kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit. Ditën e djeshme, po në këtë mbledhje me kryetarët e Bashkive, Rama tha se Leli është në gjumë. 

3 VITE ME PARE

VD- Vë në siklet 'të preferuarin', Rama i ndalon fjalën Ndreut: Në rregull, mbarove

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama, Pjerin Ndreu

POGRADEC- Dhe pse Bashkia e Lezhës është specifikuar në shumë raste si më shembulloja nga ai, kryeministri Edi Rama nuk toleron nga kryebashkiaku i saj asnjë sekond më shumë. Sot, në takimin me kryetarët e bashkive në Pogradec, Rama u tregua shumë i prerë duke matur çdo minutë e çdo sekondë. Ai ndërpreu fjalën e kryebashkiakut Pjerin Ndreut, duke mos e lënë që të përfundojë fjalinë. 

'Në rregull, mbarove, faleminderit shumë'- i tha Rama, ndërsa Ndreu fik avash mikrofonin.

3 VITE ME PARE

VD-'Jeni shumë interesantë'/ Rama zihet me Ndreun dhe Gjicin: Muhabet pa lidhje, nuk ke çfarë sqaron

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

POGRADEC- Nga takimi dyditor që po mban me të zgjedhurit vendor në Pogradec, kryeministri Rama ka sulmuar dy kryebashkiakët e vetëm që deri tani kanë artikuluar kritika për qeverinë, i pari ishte Safet Gjici dhe i dyti Pjerin Ndreu. Rama tha se si në Kukës, ashtu dhe në Shëngjin, po bëhen dy nga projektet më të mëdha aktualisht, dhe se vërejtjet e kryebashkiakëve ishin të pavenda.

“Ti dhe Safeti jeni njerëz interesantë, ndaj jeni dhe më të sukseshmit, njëri thotë që Kukësi do mbetet xhep fallso nga Ura e Madhe, tjetri thotë që Shëngjini do të mbetet i fundit. Kur këtu po bëhet dy nga projektet më të rëndësishme dhe më të mëdha aktualisht në Shqipëri. Shëngjini ndërkohë po lidhet me Velipojën, dhe me Malin e Zi, rruga Shëngjin Velipojë, që ka 30 vite që është ëndërr, e kishte zotëria dhe premtim elektoral, që do e bëja unë, dhe po e bëjmë bashkë. Do të jetë realitet. Ura e Kukësit po bëhet, ndërkohë që kur futeshe në Kukës futeshe fshehtas. Në Kukës dhe në Vlorë hyje fshehtas, të kapte frika se çfarë do të ndodhte, dhe më pas dilte qyteti. Të gjitha qytetet xhep janë, ka xhep plotë, ka dhe xhep fallso. Faktikisht këto vepra rrisin ekonominë, qytetet duhet të mendojnë për të rritur atraktivitetin. Ky është muhabet pa lidhje, nuk ke se çfarë i sqaron”, u shpreh Rama, ndërkohë që dy kryebashkiakëve të veriut nuk iu dha më e drejta e fjalës.

3 VITE ME PARE

VD- Nxehet Rama, paralajmëron kryebashkiaken: Boll Rajmonda! Do të nxjerr jashtë

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

POGRADEC- Nervat e Ramës nuk mbajnë më sot. Gjatë takimit me kryebashkiakët në Pogradec, kreu i qeverisë nuk ka duruar asnjë zhurmë. Teksa fliste kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama është nervozuar me bisedën me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me një koleg të saj.

Rama i ka tërhequr vëmendje që të ndalojë së bëri muhabet, ndërsa e paralajmëroi se do e nxirrte jashtë.

“Ça janë këto muhabete..pse i flet atij?! Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani. boll!”, iu drejtua Rama.

3 VITE ME PARE

'Politikë kriminale me financat'/ Rama: Fshatrat s'kanë pasur 24 orë ujë as kur “non grata” ishte komunist

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka “thumbuar” sërish paraardhësin e tij, Sali Berisha për shpalljen "non grata", së fundmi edhe nga Britania e Madhe. Nga Pogradeci, Rama tha se fshatrat në Shqipëri nuk kanë pasur asnjëherë 24 orë ujë, edhe kur “non grata”, që i referohet Berishës ishte komunist. 

Por ndër të tjera në fjalën e tij, Rama nuk kurseu as kritikat në drejtim të drejtuesve të Ujësjellësve, duke thënë se kanë punësuar 6 herë më shumë punonjës sesa duhen, duke bërë në fakt politikë kriminale me taksat e vendit.

"Kemi 6 herë më shumë punonjës ujësjellësi se na na duhen. Nga vijnë këta? Nga rrugët e krushqive. Por nuk mund të bësh dot “politikë sociale” punësimi me ndërmarrjet. Në ujësjellësa është një gjë e paimagjinueshme. Këto marrëveshje dhe kjo varësi që është në fakt një tërësi ndërvarësisht mes këtyre bashkive por edhe me qeverinë do bëjë të mundur që kjo “politikë sociale” të marri fund, se kjo është në fakt politikë kriminale në raport me financat e shtetit. Domethënë, në kushtet kur kosto e energjisë janë bërë marramendëse, në kushtet kur qeveria vazhdon këmbëngul në një kokëfortësi që bëhet gjithmonë e më shumë çmenduri që nuk do t’i rrisin faturat e familjarëve dhe të biznesit të vogël, ju doni që t’i faturoni arkës së shtetit jo vetëm koston e rritur, por më shumë se gjysmën e të gjithë energjisë që harxhoni. Ju doni mos paguani më shumë se gjysmën e energjisë. Kjo nuk mund të ndodhi më se nuk është gjysma e energjisë që konsumohej deri para se të fillonte kjo krizë. Është gjysma e energjisë më shumë se gjysma e energjisë që kushton sot sa qimet e kokës. 

Fshatrat nuk kanë pasur 24 orë ujë në kohën e non gratës kur ishte komunist. Sot kemi 24 orë ujë në zonat që janë pranë zonave urbane. Kjo është një nga ato gjëra për të cilat historia do të jetë falënderuese për PS. Kjo është ajo për të cilin shqiptarët do të shohin hajër pas 30 vitesh, në rast se do të ketë sukses do të vazhdojë më tutje. Mbani mend ç'po iu them. Kjo është një nga ato gjëra që historia do të jetë falenderuese ndaj PS,"-tha Rama. 

Në fund, ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ajo që firmosi kontratat me të gjithë krerët e bashkive.

3 VITE ME PARE

'Rrezikojmë që të mos ujisim tokat'/ Kryebashkiaku i Kavajës i 'qan' hallin, Rama: E kemi të qartë

 

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Redjan Kralji

 

POGRADEC- Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Kralji tha se si problem kanë kanalin vaditës. Në fjalën e tij, ai dha alarmin se nëse nuk bëhet një ndërhyrje urgjente, do të rrezikojnë që të mos ujisin tokat për vitin që vjen. 

Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Kralji: Problem kemi me kanalin vaditës që prek Peqinin, Rrogozhinën, Kavajën. I ka portat shumë të rrënuara dhe vitin tjetër rrezikojmë që të mos ujisim tokat. Është shumë problem.

Edi Rama: E kemi të qartë këtë punën e kanalit, shpresoj ta zgjidhim.

3 VITE ME PARE

Prezantimi i punës/ Tërmet Peçi mërzitet me Ramën: Më hëngrët shumë nga koha ime

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Tërmet Peçi

POGRADEC- Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi është mërzitur me kryeministrin Edi Rama. Kjo sepse ky i fundit nuk i dha më shumë kohë për prezantimin që po bëjnë në Pogradec me gjithë kolegët e tij të tjerë. Rama i ndërhyri disa herë në fjalën e tij, ndaj dhe Peçi u mërzit. 

PJESë NGA BISEDA: 

Edi Rama: Se ç'kemi investuar ne e dimë? Se ç'ke bërë ti do na thuash. Edhe 30 sekonda ke
Tërmet Peçi: Shkrutimisht
Edi Rama: Po 30 sekonda ke. Ky është sikelti kur ke progres të madhe. Ke shumë për të thënë
Tërmet Peçi: Ja se për Zotin mbarova. Po, po. Do i bëjmë bashkë se nuk e bëjmë dot vetëm
Edi Rama: E kemi dosjen e plotë do e shohim
Tërmet Peçi: Faleminderit po më hëngrët shumë nga koha.

3 VITE ME PARE

Kryebashkiakja e Dimalit donte ta niste me filozofi, Rama i pret hovin: Thuaj ç’ke për të thënë

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Juliana Memaj

POGRACED- Kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Memaj e nisi me thënie filozofike prezantimin e saj para kryeministrit në lidhje me punën e bashkisë nën drejtimin e saj. Por donte që të impresionte kryeministrin, duke nisur me një dhënie filozofike.

“Dua ta nis këtë prezantimin me thënien e Joel Barker se një vision pa aksion…’’, tha ajo duke shkaktuar reagimin e Ramës.

Ky i fundit i kujtoi kohën.

“Ke gjashtë minuta kohë..”, tha Rama, duke i prerë edhe hovin e marrë.

3 VITE ME PARE

Pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore, Rama zihet me Subashin: Po ç'do mbarosh? Mos u kënaq

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Armando Subashi

POGRADEC- Në takimin me kryebashkiakët kryeministri Edi Rama ka debatuar me kryetarin e bashkisë së Fierit, Armando Subashi në lidhje me pikat e grumbullimit për produkte bujqësore dhe blegtorale. Rama i kërkoi më shumë punë, duke kërkuar hapjen e pikave të reja të përpunimit, në mënyrë që t'u vihej në ndihmë fermerëve. 

PJESë NGA DEBATI: 

Rama: Kemi 40 pika grumbullimi tha Eriselda në Lushnjë. E kemi nisur me numër qesharak, por sot kemi 40 në Bashkinë Lushnjë, tha ajo. Këto janë bërë baza e atij zhvillimi që kemi patur në eksporte. Nëse kjo 40 ishte inkurajuese, ishte një pikë tjetër që ne të ulemi kokën, të fikim kamerat, ishin vetëm në atë zonën tjetër, ishin 2 pika përpunimi. Ndërsa se dëgjova në Fier? Sa janë në Fier? Mos më jep përgjigje socialiste!

Kryebashkiaku i Fierit, Subashi: Mbi 20 pika për produktet blegtorale, dhe 1 pikë e madhe për bujqësore, e cila mbledh 90% të gjitha produktet bujqësore të fermerëve në pikën e tyre…Më lër të mbaroj!

Rama: Ça të mbarosh. Fieri ka gjithë atë prodhim. Është e domosdoshme, e kam thënë disa herë, s’duhet të kënaqemi duke parë ku ishim dhe atë që kemi arritur, pasi po të ishte kështu do ishim duke fjetur. Por duhet të kalojmë veten! Bashkitë duhet të aktivizohen, t’i kalojmë në një nivel tjetër. Në nivelin e entiteteve që krijojnë sipërmarrje fitimprurëse, që nxisin krijimin e tyre.

3 VITE ME PARE

Rama i prerë me kryebashkiakët: Brenda vitit duhet të keni gati projektet për të përfituar fondin e garancisë sovrane

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama dhe Taulant Balla

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryebashkiakët socialistë Ai u kërkoi atyre që brenda këtij viti të kenë një ose dy projekte gati për të përfituar fondin e garancisë sovrane për bujqësinë.

"Brenda këtij viti çdo bashki duhet të ketë brenda 1-2 projekte për të aksesuar fondin e garancisë sovrane. Edhe fermerët aksioner të kësaj ndërmarrje, tu jepet një mundësi për të gjithë zinxhirin, qoftë në grumbullim e qoftë në frigoriferim", tha Rama.

3 VITE ME PARE

Balluku: Është ndërmarrë studim fizibiliteti për shkëputjen e portit komercial për ta dërguar atë jashtë Durrësit

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Belinda Balluku

POGRADEC- Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ka folur për portin e Durrësit gjatë takimit me kryebashkiakët duke thënë se është ndërmarrë studim fizibiliteti për shkëputjen e portit komercial për ta dërguar atë jashtë Durrësit. Ndërkohë theksoi se po ndërmerren hapat e tjera proceduriale ndërsa po vijohet me fazat e tjera të projekti. Projekti pilot nis nga ura e Dajlanit për tu përhapur në të gjitha pjesët e tjera të Durrësit. 

Balluku u shpreh se në muajt e fundit qeveria ka pasur një propozim nga kompania “Royal Haskoning”, për të përfshirë një pjesë fundore të një baze militare detare, e cila do jetë në funksion të NATO-s.

"Është ndërmarrë studim fizibiliteti për shkëputjen e portit komercial për ta dërguar atë jashtë Durrësit. Pasi ramë dakort që porti i ri në Porto Romano, dy porte të trajtimit të naftës e gazit. Negocim me kompanitë më të mëdha të “Eagle Hills”, nga Muhamet Alabar, kompani me vepra faktike dhe në Ballkan. Investim i kuotuar prej 2.1 mld dollarësh. Investim bashkëpunim mes kompanisë dhe shtetit. Shteti do kontribuoj përmes tokës, kompania investim financiar. Po ndërmerren dhe hapat e tjera proceduriale. Është ecur për katër fazat e projetit, projekti pilot për rehabilitimin e pastrimin e zonave që do të bëhen të aksesueshme për qytetarët. Nis nga ura e Dajlanit për tu përhapur në të gjitha pjesët e tjera të Durrësit. Është dorëzuar dhe drafti final i portit komercial. Kompania hollandese “Royal Haskoning”.  Në muajin e fundit kemi patur dhe një propozim nga kompania “Royal Haskoning”, për të përfshirë një pjesë fundore të një baze militare detare, e cila do jetë në funksion të NATO-s. Kjo pjesë e projektit i është dërguar NATO. U mirëprit me pozitivitet, pasi Durrësi është strategjikisht i rëndësishëm dhe ka patur kërkesë për “Pashalimianin”. Faza e parë do nisë pasi ligjit të miratohet në kuvend. Fazat e tjera, sipas dinamikës së lëvizjes së portit të ri komrecial. Ai s’do jetë një port i thjesht për nevojat e Shqipërisë, por do akomodoj për disa dekada për të gjitha nevojat e rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pasi Kosova do jetë përmes një porti të thatë, lidhja me hekurudhën Durrës Prishtinë, 60 hektarë portë në pikën fundore të hekurudhës. Zonë industriale të lirë brenda portit, tek zona e Spitallës, me 60 hektarë”, tha Balluku.

3 VITE ME PARE

Çuçi mesazh kryebashkiakëve socialistë: Siguria publike është edhe përgjegjësi e juaja

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Blendi Çuçi

POGRADEC- Gjatë takimit me kryeministrin në Pogradec me kryebashkiakët socialistë në fund të mandatit të tyre, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kishte gjithashtu një mesazh për kryebashkiakët e vendit përsa i takon cështjes së sigurisë publike. Ai u shpreh se vetë kryetarët e bashkive janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e punës së përbashkët për garantimin e sigurisë publike në zonën e tyre. 

Çuçi theksoi se falë këtij bashkëpunimi, deri më sot, po shënojmë vitin më të mirë për sa i takon luftës kundër mbjelljes së kanabisit në Shqipëri, e thënë kjo edhe nga partnerët tanë. 

“Kam një mesazh për të gjithë kryetarët e bashkive që duhet ta kuptojnë që ata janë një pjesë shumë e rëndësishme e sigurisë publike në bashkinë e tyre. Unë kam porositur veçanërisht drejtorët e policisë në qarqe dhe shefat e komisariateve që të ngrenë dhe të jenë aktivë; - dhe në disa prej bashkive kanë filluar të jenë aktivë Këshillat Vendorë të Sigurisë. Dhe aty ku kanë filluar të funksionojnë këto Këshilla Vendorë, statistikat e tregojnë vetë numrin në rënie të krimeve në bashki. Eshtë shumë i rëndësishëm ky bashkëpunim për shumë vepra të cilat kanë nevojë për syrin e gjithkujt, që lidhen qoftë me vepra kundër territorit, që ka të bëjë me ndërtimet pa leje apo krimet mjedisore, ashtu edhe me krime të tjera që janë pak të natyrës më të veçantë siç është tentativa për mbjellje kanabisi në vende të ndryshme. Mbetet shumë për t’u bërë në këtë aspekt, qoftë koordinimi midis strukturave të specializuara që kanë bashkitë, por mbi të gjitha, të asaj klime të bashkëpunimit midis bashkive dhe kryetarëve të bashkive që kanë një rol të jashtëzakonshëm në këtë pikë, me strukturat e policisë. Punonjësit e policisë në komunitet janë pjesë përbërëse e komunitetit. Ata trajnohen për këtë punë; marri një trajnim specifik për të qenë të tillë. Dhe unë shpresoj që modelet e mira që i kemi tashmë në bashki të ndryshme në Shqipëri, t’i përçojmë në gjithë bashkitë. Eshtë shumë e rëndësishme të kuptohet se siguria publike është edhe përgjegjësi e juaja (e vendorëve), po aq sa e policisë, sikundër nuk mund të kemi kurrë sukses në goditjen e krimit pa pasur këtë bashkëpunim dhe këtë bashkërendim me ju”, tha ministri Çuçi.

3 VITE ME PARE

Balluku: Në shkurt hapet tuneli i Llogarasë, Skavica është depozita jonë natyrore e prodhimit të energjisë

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Belinda Balluku

POGRADEC- Kryeministri Rama po zhvillon një takim me krerët e bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre ku po diskutohet dhe për performacën e tyre dhe projektet në vazhdim. E pranishme në takim ishte dhe ministrja e Infrastruktër dhe Energjisë, Belinda Ballaku e cila njoftoi dhe hapjen e tunelit të Llogarasë në muajin shkurt të vitit që vjen. 

Balluku u ndal tek hidrocentrali i Skavicës ku sipas saj do ketë një zhvillim të madh jo vetëm për zonën e Dibrës pasi do punësojë më shumë se 3200 njerëz por mbi të gjitha ajo u shpreh se Skavica do jetë depozita natyrore e prodhimit të energjisë për vendin.

 

Belinda Balluku: Në muajin shkurt do të hapet tuneli i Llogarasë në gjatësinë 5.9 km. Në pjesët e tjera vazhdon puna dhe sipas të gjitha gjasave do mbarojë breda 17 muajve. Ka pasur propagandë politike për këtë projekt, nuk ka pasur asnjëherë shtesë fondesh, është detyrë e koncesionarit që në 13 vite të jetë përgjegjës. Do të ndalem tek Skavica, lufta në Ukrainë ka ndikuar në krizën energjitike. Vendet e mesdheut po e ndiejnë më shumë thatësiren , kështu Skavica merr vlerë, ajo është depozita jonë natyrore e prodhimit të energjisë. Rëndësi e shkollave profesionale në qarkun e Dibres, duke qenë se në punimet e hidrocentralit të Skavices do kërtkojë më shumë se  3000 punonjës do e rrisë kërkesën e personelit të kualifikuar.

3 VITE ME PARE

Kryebashkiaku i Skraparit del hapur si patronazhist, Rama i heq fjalën: Koha mbaroi!

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Adriatik Mema

POGRADEC- Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama tha publikisht para kryebashkiakëve të tjerë se në zgjedhjet e ardhshme lokale PS do të marrë 4 500 vota dhe jo 3 500 vota. Ai tha se do të realizohet duke evidentuar të gjithë njerëzit me influencë nëpër fshatra dhe kanalizimi i votës së tyre drejt PS.

Dua të kaloj tani në aspektin politik. PS ka fituar rreth 3 500 vota në zgjedhjet e kaluara. Më shumë duhej të ishin duke marrë në konsideratë një numër të madh votash të pavlefshme që në shumicën dërrmuese të tyre synonin PS. Ne synojmë që të marrim mbi 4 500 vota dhe për këtë kemi nisur punën që tani. Janë evidentuar në çdo fshat njerëz që kanë influencë dhe reputacion. Njerëzit kanë nevojë të komunikosh me ta…”, tha ai.

Kaq mjaftoi që Rama t’i ndërpriste fjalën, duke i komunikuar se koha e tij prej 6 minutash kishte mbaruar.

3 VITE ME PARE

Katër bashkitë model në Shqipëri, Rama: Veliaj dhe Sako të mësojnë nga kryetari i Shijakut

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka shpallur katër bashkitë shembuj sipas tij në lidhje me funksionimin dhe menaxhimin e territorit. Katër bashkitë e përmendura nga Rama janë Lezha, Pogradeci, Mati dhe Shijaku, ndërkohë që mori si shembuj që duhet të mësojnë nga kjo e fundit, bashkitë e Durrësit dhe Tiranës.

Shkoni shikoni bashkinë e Matit për të kuptuar se çfarë mund të bëjë individi kur nuk e harron në asnjë ditë pse është aty se pse është aty dhe kush e ka çuar aty dhe kur për;iqet të lerë gjurmë me punën që bën.Ne patëm një process shumë të vështirë dhe kompleks që ka vënë në vështirësi shumë shtete më të avancuara, siç ishte rindërtimi nga tërmeti. Bashkia më shembullore e të gjitha bashkive është Shijaku sa i përket rindërtimit. Përfshi edhe Tiranën. Ka patur një përgjigje e institucionit në çdo hap, sikur të ishte bnjë instuitucon perëndimor. Si ndodhi kjo? Mos vallë erdhën nga Gjermania dhe Franca që Bashkia e Shijakut nuk ka shkelur asnjë afat në bërjen e dokumenteve, ne inventariziin e dëmeve, në dhënien e bonuseve, etj? Shumica  e atyre që punjnë aty janë ata që punonin më herët. Çfarë ndryshoi? Ndryshoi lidershipi. Dy bashkitë e mëdha Tirana dhe Durrësi nga pikëpamja e funksionimit në këtë procves, pavaësisht se kanë shumë problematika, kanë çfarë të mësojnë nga Bashkia e Shijakut“, tha Rama. 

3 VITE ME PARE

Skandali me pensionet në Dibër, Rama nga Pogradeci: Kryetari i di të gjitha

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryetarët e bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal dhe tek rasti i Dibrës dhe pse jo direkt kryeministri u shpreh se një kryetar bashkie i të gjitha çfarë ndodhin në qytet. 

"Duhet ti dalësh përballë e ti thuash nuk duhet të jesh më drejtor hipoteke, ose drejtor poste se nuk e di kryetari i Bashkisë kur posta bën zullume me pensionistët e di që çke me atë punë se kryetari i di të gjitha. Kryetari i Bashksië së Tiranës nuk ka si ti dije të gjitha se është gjithë ai qytet, po si mundet kryetari i bashkisë të dëgjojë që posta të lozi me pensionet", tha Rama.

Punonjësi i postës Gazmir Hasi u arrestua nga Policia pasi akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentash. Sipas hetimve Hidri ka vjedhur pensionet rreth 6 milion leke te reja nga pensionet e qytetarëve. Dy shefat akuzohen se nuk e kanë pikasur vjedhjen edhe pse në dokumetacionet e plotësuara nga Hasi ka parregullsi. Sipas hetimeve ata kanë pasur dijeni për veprimet e vartësit të tyre. Skandali me pensionet dyshohet se ka ndodhur përgjatë muajve janar- mars. 

3 VITE ME PARE

'Kryetari i Bashkisë duhet të jetë i alarmuar'/ Rama: Nëse një drejtues lë kokrrën e namit, thuaji o ti o unë këtu

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga kryetarët e bashkive që të kërkojnë llogari nga nënpunësit e tyre nëse shikojnë parregullsi në punë. Gjatë takimit me kryetarëve e Bashkive, Rama u tha se ata duhet të jenë të alarmuar nëse shikojnë një drejtues në qytetin e tyre që po lë nam. 

'Si i bëhet me borxhet? Ujësjellësa për drita.. dhe në këtë proces kemi bërë përmirësime por na duhen më shumë uniforme, nuk na duhen problematike. Të gjitha duhet të jenë të mirë, duhet të garantojnë mesataren e artë, kjo është A, raporti me qytetarët është baza. Cfarë kuptimi ka ti shkosh qytetarëve e tu thuash jam i joti,, duhet të kesh kujdes, respekt e sjellje ndaj qytetarëve. Ti si kryetar Bashkie duhet të jesh i alarmuar nëse një drejtues në qytetin tënd lë kokrrën e namit, duhet të thuash o unë o ky këtu, se i ka dalë boja, duhet të jesh avokati numër 1 i qytetarëve nga të gjithë gjakajdurët që vijnë vërdallë. '- u shpreh Rama. 

3 VITE ME PARE

Rama kritik me kryetarët e bashkive: Si mund të jetë pis ky vend që priti Champions League, hotelet ndosin bregdetin

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

Edi Rama: Ky vend nuk mund të jetë pis, ka pasuri natyrore që ja ka dhënë zoti dhe nuk mund të jetë i ndotur. Si mundet që hotelet të hedhin ujrat e zeza në det apo liqen. Ky është një vend që falë bukurive priti Campions League, si mund të jetë i ndotur ky vend. Vitin e ardhshëm asnjë hotel nuk do të hapet nëse nuk ka deborator. Nuk mundet që ujrat e zeza të shqiptarëve të ndosin bregdetin shqiptar. 

3 VITE ME PARE

Ramës s'i del e keqja me Lelin: Vlora ka një kryetar që fle gjumë

Takimi 2 ditor me kryebashkiakët/ Kritika për Lelin, Rama: Gati planin
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me krerët e Bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre. Duke renditur punën pozitive të Bashkisë së Cërrikut dhe Belshit, Rama u ndal dhe tek Bashkia Vlorë. Duke se kreut të qeverisë nuk i ka dalë akoma inati me kryetarin e Bashkisë së Vlorës Dritan Leli të cilin e sulmoi sërish duke e cilësuar si një kryetar që fle gjumë. 

"Flas për dy bashki në qarkun e Elbasanit, që nuk kanë pasur ndonjë avantazh dhe janë të disavantazuara për shkak të nivelit të fuqisë të taksapaguesve që e kanë shumë modest. Ndërkohë që kemi bashki si Vlora, që ka pasur një vëmendje të veçantë, me të drejtë, nga qeveria, por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora, që me gjithë atë potencial dhe mbështetje që ka, nuk duhet ta diskutonte të qenit xixë në mëngjes, drekë dhe darkë. Pa folur për bashki të cilat kanë potenciale të mëdha, siç është Pogradeci,'- u shpreh Rama.

edi rama rama ne pogradec

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje